• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, July 27, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Letrat që Nuhi Vinca nga Struga ia dërgonte Mentor Çokut në Romë, kalonin në zyrat e UDB-së, për këto e të tjera shërbime, shefi Jordan Spasovski, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zyrtarit të UDB-së

“Ç`i grise shamitë së lari në krua, sytë i ke tek ujët, mend i ke te mua, nga pragu te gardhi, shkon thua më thua…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për kolegun nga Struga
“Ashtu siç ishte vendosur, Abaz Ermenji, me një forcë prej 200 burrash, sulmuan papritmas një autokolonë gjermane, të përbërë prej 40 kamionësh dhe…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të ‘Ballit Kombëtar’
“Si u larguam nga Shkodra në nëntorin e ’44-ës me Abaz Kupin e Mit’hat Frashërin, pasi kishim paguar nga 10 napolona flori për…”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
“Një krijim interesant, antipod i ‘Epopeja e Ballit Kombëtar’ të Musarajt, mund të konsiderohet poema ‘Përqafimi i dy kundërshtarëve’ e Hekuran Zhitit…”/ Studimi i panjohur i Prof. Agim Vinca
“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së

Nga Nafi Çegrani / ish – zyrtar i UDB-së

Pjesa e tretë

Memorie.al / Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, me urdhër të Josif Broz Titos, u formua e ashtuquajtura OZN-a (Organ Zastite Naroda) me 13 maj 1944, dhe një vit më pas, VOS (Vojna Obavestajna Sluzba ‘JNA’) Shërbimi Informativ Ushtarak i Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë. Nga fundi i vitit 1946, këto shërbime u reformuan dhe u shkrinë duke e formuar UDB-në dhe KOS-in, (Uprava Drzavne Bezbednosti) Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe (Kontra obavestajna Sluzba) Shërbimi i Kundërzbulimit Jugosllav, varësia e të cilit ishte nga Komanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, të cilët drejtoheshin nga Aleksandër Rankoviç, me pseudonimin “Leka” dhe Sllobodan Peneziç, me nofkën “Kercun”.

                                                        Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Mehdi N., nga Rrajca, kryetar i Zyrës Teknike të Spaçit, flinte në një dhomë më vete me ‘dylberin’ e vet, të cilit me dijeninë e komandës, i kishte veshur një fustan dhe…”! / Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Në Frengove, te qendra për nisjen e agjentëve në Shqipëri, bënin gosti, kurse në shtëpinë e Xheladin D., dhe Ali P., te ‘Gjyluas’…”! / Dëshmia e rrallë e ish-zyrtarit të UDB-së

Për mendim tim, kjo politikë e fshehtë antishqiptare, njëkohësisht ka qenë edhe shumë e rrezikshme për gjithë emigracionin përtej oqeanit. Në SHBA-ës, vepronin disa organizata emigrante shqiptare, si “Vatra” në Boston, Komiteti “Shqipëria e Lirë” në Nju Jork, dhe organizata të tjera si; “Legaliteti”, “Balli Kombëtar”, Partia Agrare, “Lidhja e Prizrenit”, Partia e Katundarëve, “Lidhja Kosovare”, Partia Amerikano-Shqiptare e Rinisë, etj…!

Antagonizmat në radhët e emigracionit shqiptar gjithmonë dhe gjithnjë kanë qenë të mëdha, sidomos te krerët e organizatave të ndryshme, jo vetëm në Amerikë, por edhe në vende të tjera të Europës Perëndimore. Madje, edhe në Turqi, Zelandën e Re, Australi, këto antagonizma e grindje individësh dhe grupesh, UDB-ja i ka përcjellë me vëmendje të veçantë dhe ka ditur në mënyrë perfekte, si të fuste sherrin mes tyre….!

Në pranverë të vitit 1953, vëllai i Abaz Ermenjit sulmoi fizikisht Abaz Kupin, më vonë Kupi plagos me revole Ermenjin. UDB-ja u mundua ta shfrytëzojë mirë këtë rast të volitshëm, duke i shpifur dhe intriguar përmes informatorëve të saj, që këto “larje hesapesh” të mbaronin me vrasje, por fatmirësisht, operacioni i tyre i koduar ato vite dhe i quajtur “Stuhia”, nuk pati sukses. Adem Selim Gllavica, u orvat me instruksione të UDB-së, të përfitonte nga konfliktet e rrymave kosovare në Australi, bashkë me dy kosovare të tjerë, por nuk ia arritën qëllimit, sepse Komiteti atje u bëri rezistencë të fortë.

Ndërsa, Halit Bajrami ish-shef i Shërbimit të Kundërzbulimit në divizionin e Korçës, cili që në vitin 1951, si i arratisur në Greqi, me instruksion të UDB-së, u transferua në Zelandën e Re, dhe pas shumë vitesh, ka shfaqur dëshirën të vijë në Jugosllavi. Tajar Zavalani, i cili përktheu romanin “Ana Karenina”, për një farë kohe ka qenë i angazhuar nga KGB-ja, madje në Londër punoi si agjent i Shërbimit të Inteligjent Servisit anglez ‘M6’, kurse Hasan Dosti, në të kundërt, si agjent i ‘M6’, punoi edhe për CIA-n.

Muharrem Bajraktari, përmes ambasadës jugosllave në Paris të Francës, kërkoi një divizion të armatosur, të rrëzonte regjimin e Enver Hoxhës. Halit Shehu, me pseudonimin “Bukoviku” bashkëpunoi me shefin e SDB-së në Shkup, Nikolla Ilievskin, i cili e vizitoi me mision të caktuar në Amerikë. Olloman Sela, u mundua të ulej në dy karrige, edhe me Sigurimin e Shtetit enverist edhe me UDB-së….!

Nuhi Vinca nga Struga, të gjitha letrat që ia ka dërguar emigrantit shqiptar Mentor Çokut në Romë, paraprakisht ato janë fotokopjuar në zyrat e UDB-së, për këto e të tjera shërbime, shefi Jordan Spasovski, e ka ndihmuar Nuhiun, gjatë kohës së diferencimit dhe demonstratave të vitit 1968. Për Mentor Çokun dhe disa të tjerë në Romë, UDB-ja kishte sajuar me kohë dosjet mjaft voluminoze, po kështu edhe për Emest Koliqin, Haznedarin, Imer Koçin etj…!

Nikolla Ilievski duke pasur përvojë me ca persona “loajal” nga anët e Struges dhe Ohrit, Manastirit dhe Prilepit, Dibrës dhe Kërçovës, Gostivarit e Tetovës, gjer në Shkup e Kumanovë, dhe me tej në këmbimin intern zyrtar të informacioneve me vlera të veçanta dhe relevante, kanë mbajtur edhe me SDB (UDB-në) për Kosovën.

Kështu, këto shërbime, duke vepruar me metoda specifike dhe në sajë të konspiracionit të thellë, shumë shqiptarë të kategorisë së Bexhet Bexhetit, Saqip Kollarit, Hajrush Toskës, Bedri Sinanit, Edip Marku e gjer te Selim Brosha e Muharrem Dana ne Prishtinë, arritën disa herë të dërgonin “lidhjet e tyre operative” dhe informatorët e angazhuar, gjer në Nju Jork e Paterson, bile edhe në Çikago, në Aurorë, duke bërë vëzhgime mbi Hafiz Jusuf Azemin, Luan Gashin, Ajet Rushitin dhe “Lidhjen Kosovare”.

(UDB-ja pas kthimit tim nga Amerika, u mundua me çdo mënyre të dërgonte me detyra të caktuara në Çikago edhe plakun Rexhep Zajazin, të cilin e kisha mik. Instruksionet ia ka dhënë personalisht Nikolla Ilievski, një fosil i prishur, por plaku kërçovar, i mençur dhe trim, duke qenë edhe prind i djemve të shkolluar, para se të nisej për Amerikë, u konsultua me mua në banesën time në Shkup, në verë të vitit 1977, ku pas bisedimeve te gjata, ashtu siç me takonte si shqiptar, i thashë që të largohej nga ai rrjet antishqiptar, edhe përkundër kërcënimeve dhe provokimeve që ia bënin, dhe të mbetej me dinjitet siç e kishte burrërinë).

Dhe ashtu bëri Rexhep Zajazi, pasi vajti në Çikago dhe u kthye në Jugosllavi, duke mos u dhënë ndonjë “informacion me vlerë” SDB-së në Shkup, deri në vdekje mbeti njeri me të gjitha tiparet e një patrioti të vërtetë shqiptar. Ai ishte trim dhe e kujtoj me respekt të veçantë. Duke pasur besim ai më rrëfeu gjithçka kishte raportuar te UDB-ja dhe urdhrat si direktive që ia kishin dhënë të prera, që assesi për këto “gjera zyrtare”, të mos më rrëfente mua fare dhe definitivisht të largohej dhe mos kontaktonte me mua, sepse unë, pasi qenkam larguar pa lejen e tyre nga ai Shërbim, dhe vajtja ime, duke u arratisur dhe emigruar në Amerikë, qenkam “objektiv i rrezikshëm” dhe se nga SHBA-ja, qenkam kthyer me “instruksione” të CIA-s amerikane dhe të krerëve të emigracionit shqiptarë…!

Më kujtohet edhe një gjë tjetër interesante, lidhur me Nikolla Ilievskin, të cilin kur shkoi në Amerikë për të “gjetur gjurmët dhe lidhjet” e mia atje, e priti Halit Shehu – Zajazi. Qëllimi i tij ishte të zbulonte nëse isha i lidhur me krerët e emigracionit shqiptar dhe me CIA-n, sepse atje kisha edhe dy vëllezërit e mi; Irfanin dhe Sulejmanin, dhe shkuarja ime në Amerikë, sigurisht që i kishte prishur planet dhe operacionet e shërbimeve të fshehta jugosllave të SDB-së dhe KOS-it, si një grusht i rendë.

(Halit Shehu, duke e vënë në pozitë tinëzare në rrjetin e vet, SDB-a në Shkup, ia kishin sajuar një dosje voluminoze dhe të koduar me shifrën “Bukoviku”. Sepse, ato vite, gjersa me punë është gjendur në Gjermani, dhe njëkohësisht, ka mbajtur shpesh “kontakte” edhe me Nexhat Golijën në Esen, që atëhere, Halitit iu përgatit një kurth dhe erdhi në përplasje të armatosur me policinë gjermane në Dyseldorf…!)

Këtë rast, si shkas, në mënyrë perfide, e shfrytëzon SDB-ja e Maqedonisë, duke e vënë Halitin në rrjet veprimi. Dhe kështu, duke mbajtur në “kontakt” edhe Nazif Bajramin, madje me to edhe “Xhems Bondi shqiptar”, – u bënë viktima të Nikolla Ilievskit dhe të SDB-së. Nikolla Ilievski e vizitoi (pas kthimit tim nga Amerika) Halitin në Nju Jork, duke qëndruar ca ditë si mysafir i tij. Kur hyri Ilievski ditën e parë në dhomën e pritjes, në banesën e Halitit, pyeti: “Kaj qe sednem jas?” (Ku do të ulem unë) “Tuka…na çelo! (Këtu në krye të vendit), duke i treguar Halitit me dorë vendin.

“Tuka, ispod slikata na Skenderbeg”! (Këtu, nën portretin e Skënderbeut), – tha Haliti dhe të dy palët qeshën të kënaqura. Udbashi Nikolla Ilievski, është interesuar thellësisht për veprimtarinë e krerëve të emigracionit shqiptar në Amerikë, duke u interesuar njëkohësisht edhe mbi “lëvizjet” e mia (Nafi Çegranit), për “kontaktet” e mia me personalitete të shquara të emigracionit, gjatë qëndrimit tim në Amerikë, etj. Kur erdhi Halit Shehu të më vizitonte në Çegran, pas daljes sime nga burgu) nxora një “izveshtaj” (raport) të SDB-së, shkruar me cirilikun maqedonas, dhe e pyeta në dinte të lexonte cirilikun.

Haliti u zbeh në fytyrë dhe, pasi lexoi emrin e vet dhe të Nikolla Ilievskit, si nën besim më tha: “Të lutem, ti dhe Zoti! Unë e pranoj se e kam pritur në Nju Jork Ilievskin, por për ty nuk kam ditur gjë. Ai më ka pyetur shumë për ty, por unë nuk të kam njohur në Amerikë, vetëm emrin që ta kisha dëgjuar. Ka mundësi që UDB-ja dhe ‘Ko1ja’ më kanë mashtruar”! Ndër mend më vinte hipokrizia dhe djallëzia e udbashëve, si Nikolla Ilievski.

Më vinte në mend e ashtuquajtura; “Metoda e komprometimit”, të cilën e përdorte gjerësisht UDB-ja (SDB)-ja me shqiptarët dhe në dëm të shqiptarëve. Ky është vetëm një shembull me Halit Shehun-(Zajazin) si bir i Mefail Zajazit, të cilin e njeh historia, duke zhvilluar kështu, një veprimtari djalli.

– GAFUR BILALI nga Çegrani, i cili gëzonte një autoritet si bir i xha Kaloshit, familje balliste, më 1962-‘66, UDB-ja e Gostivarit e “rekrutoi” si bashkëpunëtor të regjistruar në Gjermani, ku Gafuri gjendej me punë. Dy operativët, Urosh Miloshevski dhe Gafur Mehmeti, i dhanë detyra të caktuara të informonte mbi Xhafer Devën, Hysen Terpezen, etj., me të cilët doli në fotografi në Munih dhe tërë ato ia solli UDB-së.

Kur e takova një rast Gafurin në Çegran, pasi e kisha bashkëfshatar dhe, duke synuar që ta largoja nga ai “angazhim” i fshehtë, i thashë; “Gafur, unë i kam lexuar të gjitha raportet e tua nga Gjermania, madje kam edhe fotografitë që ke dalë atje me Xhafer Devën, Hysen Terpezen, ty e ca të tjerë, po çka të duhet ajo punë? Ti je kurbetqar, mos u ngatërro me UDB-në”! Gafuri u skuq pak në fytyrë, madje, u zbeh fare.

Ndoshta ishte i habitur nga i dija unë ato gjëra aq sekrete, dhe tha: “Ata më paskan mashtruar, më thanë se këto gjëra askush, kërkush në jetë nuk mund t’i dijë, apo t’i marrë vesh! Tash e kuptoj se sa më paskan gënjye Uroshi dhe Memedi i Negotinës”- dhe iku duke psherëtirë.

– MYRVET MUÇA, verën e vitit 1972 nga Amerika i shkruan letër zëvendëssekretarit republikan për PB-në, në Ministrinë e UDB-së në Shkup, Fehmi Muçës, se janë “farefis” mes tyre, që “lidhjet fisnore” i kanë nga Dibra, ndaj kërkonte që të kishin letërkëmbim në linjën Nju Jork-Shkup dhe anasjelltas.

“Të këmbejnë mendime dhe të çmallen sepse janë edhe të një mbiemri – MUÇA –! Por, Fehmiu, si njeri me eksperiencë dhe përvojë komunisti të kalitur në Komitetin Qendror të Angel Çemerkit, letrat e Myrvet Muçës, të dërguara nga Amerika, ia dorëzoi sektorit të SDB-së, ku unë i lexoja me kureshtje, si analist i operativës për çështjet e emigracionit shqiptar, pasi janë evidentuar ato me shifra të veçanta.

Disa i bëra fotokopje dhe i përvetësova në arshivën time si dokumente me rëndësi, e të cilat i ruaj edhe sot. (Me kureshtje të veçantë e lexova edhe dosjen personale të Marvet Muçës, të cilin UDB-ja e kishte sajuar që në vitet 1956-1960, kur ai ishte arratisur nga Shqipëria në Shkup. Ato vite ishte burgosur dhe kishte kaluar ferrin e “Idrizovës”. Majde, kaloi në Austri dhe që nga viti 1962, emigroi në Amerikë. UDB-ja edhe atje e përcolli dhe e mbajti nën vëzhgim.

Habitem edhe sot pse vallë aq mall e nostalgji, apo zhgënjim, që ky burrë i përvuajtur, t’i shkruajë letra Fehmi Muçës?! E ky i fundit, duke u arsyetuar para UDB-së, në raportin e tij zyrtar, thotë: “Nuk e njoh fare këtë farë Myrvet Muça, as që kam ndonjë farefis timin në Amerikë! Këtë SDB-ja, le ta ketë në dijeni”,-thotë zv.Sekretari republikan i kësaj ministrie, Femi Muça në raportin zyrtar drejtuar SDB-së.

Por, kur jemi tek shqiptarët në Amerikë dhe veprimet e UDB-së mes tyre, duhet të themi se ata agjentët e tyre kanë bërë mëkate duke u futur grindjen dhe duke shpifur plor disa grupe shqiptarësh të emigracionit ekonomik, sidomos në Paterson të Nju Xhersit. Olloman Sela e disa të tjerë, janë marrë me punë “fakirësh” të shitur, duke krijuar mollë sherri edhe rreth ndërtimit të xhamisë dhe veprimtarinë e organizatës apo angazhimin e devotshëm patriotik të intelektualëve në radhët e Fondit të Përbashkët Shqiptar, siç ishin Nazmi Demishau me shokë.

UDB-ja kishte këlyshët e vet mes tyre, dhe si rezident i kombinacioneve dhe të rrjetit të agjentëve të Shkupit dhe Beogradit, për të mbledhur informacione operative, ishte Dragan Terziovski, lidhje me të mbanin edhe disa shqiptarë të tjerë, sidomos ata që jetonin dhe punonin në Paterson të Njuxhersit, Kenerikut, Nju Jorkut etj.

NEXHAT GOLIJA, emigrant nga Shqipëria në Esen të Gjermanisë, vite të tëra ka qenë i angazhuar nga SDB-ja jugosllave si spiun, në rrjetin agjenturor për përpunimin “operativ” të shqiptarëve nga Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Kërçova e Kumanova, e sidomos për interes të SDB-së së Maqedonisë.

Ai ka spiunuar Imer Imerin dhe ca të tjerë nga Çegrani, të cilët në vitet 1969-’78, gjendeshin në Esen të Gjermanisë. Nga ana tjetër edhe Imer Imeri bashkëpunonte me Nexhat Golijen, për interesa personale. Nexhat Golija i gënjente shqiptarët e Gostivarit dhe Tetovës, duke u thënë se gjoja ishte Nexhat AGOLLI dhe se ndihmonte nevojtarët kurbetçinj, për punë dhe shërbime të ndryshme, si për shembull “rregullonte” ndonjë dokument në policinë gjermane, ua merrte “shpërblimin” për këtë, nga 200-1000, ose nga 1500 deri në 3000 marka, varësisht nga rëndësia e dokumentit.

Ai kishte edhe rrjetin e vet të bashkëpunëtorëve nga Çegrani, Gostivari, Dibra e Tetova, të cilët bënin shitjen e garancive për punë, formularë që Golija i merrte falas në organet gjermane. Kështu një garanci e shiste në fshatrat e Pollogut, nga 2000-3000 marka gjermane. Një pjesë të të hollave të fituara nga marifetet, Nexhat Golija i ndante me shefin e policisë në Gostivar, Trife Matevskin dhe zv. e tij Zhivko Mitevskin.

Nexhat Golija kishte edhe një motër në Tetovë, që quhej Ajshe, ndërsa mbesa e tij, Suzana Kaba, punonte si spikere në TV e Shkupit, në emisionin në gjuhën shqipe, e cila për bashkëshort zgjodhi një Maqedonas. Nexhat Golija ishte informator i SDB-së në Shkup dhe Dibër, me pseudonimin “Çupi”, ndoshta nga fakti se çalonte në një këmbë.

Shumë letër-këmbime dhe të tjera dokumente, të cilat ia merrte “Doktorit” (me të cilin kishin miqësi të afërt në Esen), ia dorëzonte SDB-së jugosllave, përmes “lidhjes operative”, në Dibër dhe Gostivar, por nga ana tjetër, edhe letrat që i dërgonte në shtëpi, bashkëshortja e tij, Emrie Koçi, ia dorëzonte shefit të SDB-së në Gostivar, Urosh Mlloshevskit. Lidhjen direket të Golijes me Trife Matevskin, e mbanin disa persona nga Çegrani dhe ca fshatra të Gostivarit e Tetovës.

Por, të gjithë këta ishin njerëz të cilët shikonin vërdallë dhe shkonin nga frynte era, ishin fare të pashkolluar dhe nuk kishin as hije as rrënjë, siç thotë populli ndaj edhe u shërbenin klanit dhe brigadës mafioze të milicisë së asaj kohe, jo vetëm në Gostivar, por edhe me gjerë. Kontakte të tilla të korrupsionit dhe me falangën mafioze, mbanin edhe ca kushërinj të mi, me komandantin Zdravko, me të cilin kishin lidhe edhe “vëllazëri”, që nga koha kur pasken qenë bashkërisht me të në shërbimin ushtarak!

Ose, një tjetër, siç ishte gjykatës hetues për Maqedoninë Sllobodan Davidovskin e Vollkovisë, e mbanin si mik shtëpie në mes të Çegranit dhe e ushqenin me qengja të pjekur…! Po kështu ndodhte edhe me Zhivko Mitevskin, më vonë dhe me Themelko Boshkovskin, një “intelektual” shqiptar (arsimtar i edukatës fizike) këtij ogurzezi shpesh e thirrte të drekonte, duke i shtruar mish të pjekur dhe verë rrushi në bahçe, në oborrin e shtëpisë.

Ka edhe shumë shembuj të tjerë, të cilët ishin si rezultat i zhgënjimit të shqiptarëve me parullën “Bashkim e Vëllazërim”…! Por, që, edhe në mbajtjen e jaranive të këtilla, zyrtaret e SJB-se dhe milicia maqedonase, kishin fushë veprimi në kohe dhe hapësire, për të siguruar edhe ndonjë informacion me vlere për Shërbimin…! E, saga e tragjikes shqiptare, mjerisht, ende po vazhdon, në shtigje djalli! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Arsen Hoxha u tha delvinjotëve; ju keni rënë dakord, që të fitojë Saranda, ata protestuan, takimi u mbyll 1-1 dhe policia e mori arbitrin, duke...”! / Dëshmia e rrallë e “Pupes”, personazhit mitik të Delvinës

Artikuj të ngjashëm

“Kryetari i Degës së Brendshme Pukë, urdhëroi që vend-roja nr.1, të përdorte armën, ndaj të dënuarve, M. Leka, K. Gjordeni dhe T. Ndoja, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Revoltës së Qafë-Barit, 22 maj ‘84
Dossier

“Mehdi N., nga Rrajca, kryetar i Zyrës Teknike të Spaçit, flinte në një dhomë më vete me ‘dylberin’ e vet, të cilit me dijeninë e komandës, i kishte veshur një fustan dhe…”! / Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 26, 2025
“Në Frengove, te qendra për nisjen e agjentëve në Shqipëri, bënin gosti, kurse në shtëpinë e Xheladin D., dhe Ali P., te ‘Gjyluas’…”! / Dëshmia e rrallë e ish-zyrtarit të UDB-së
Dossier

“Në Frengove, te qendra për nisjen e agjentëve në Shqipëri, bënin gosti, kurse në shtëpinë e Xheladin D., dhe Ali P., te ‘Gjyluas’…”! / Dëshmia e rrallë e ish-zyrtarit të UDB-së

July 25, 2025
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

“Në Burrel u njoha me Gjergji Molen nga Korça, me babain ‘armik të popullit’, kurse i biri, adhurues i marksizmit, madje kishte shpikur një tezë, që e çoi në Komitetin Qendror, por…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 25, 2025
“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
Dossier

“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së

July 25, 2025
Dossier

“Davidi, është djali i Mimiko Kantozit, i cili në Shqipërinë komuniste, punoi gjithë jetën në ‘Albturizëm’, kurse tani jeton në Tel Aviv, pasi…“/ Reportazhi i gazetarit të njohur, me hebrenjtë në Greqi

July 23, 2025
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Dossier

“Vëllai i madh i Nisim Kohenit në Bruklin, nuk do t’ia dijë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ku i ati dhe daja, bënë nga 5 vjet burg politik, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit të njohur, me hebrenjtë në Greqi

July 22, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme