• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, April 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Letra e Sejfulla Malëshovës nga internimi për Enverin: Dua pension pleqërie dhe jo patriotik, nuk e tradhtoj kurrë vendin dhe Partinë time…

Memorie.al Dishnica,Lame kodra
Memorie.al lazar fundo shoket
Memorie.al Kongresi i Permetit 24 Maj 1944
Memorie.al Fieri vitet80
Memorie.al Sejfulla Malëshova
Letra e Sejfulla Malëshovës nga internimi për Enverin: Dua pension pleqërie dhe jo patriotik, nuk e tradhtoj kurrë vendin dhe Partinë time…
Memorie.al Sejfulla, Fundo, Shuteriqi
Letra e Sejfulla Malëshovës nga internimi për Enverin: Dua pension pleqërie dhe jo patriotik, nuk e tradhtoj kurrë vendin dhe Partinë time…

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon dokumentin  arkivor nga fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, me letrën e Sejfulla Malëshovës, dërguar Enver Hoxhës në vitin 1961 nga qyteti i Fierit ku ai ishte i internuar dhe punonte si magazinier, ku i kërkonte që t’i njihej vjetërsia e punës për kohën që kishte punuar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Francë në sekretariatin e Internacionalistes Komuniste dhe në bazë të këtyre të shikohej mundësia e dhënies së pensionit të pleqërisë, gjë të cilën Komiteti i Partisë dhe ai Ekzekutiv i Fierit, nuk ja kishin aprovuar duke i thënë se “kishte ndryshuar qëndrimin politik”?!

Nga qyteti i Fierit ku e kishin degdisur si punëtor dhe magazinier që nga viti 1950-të, pas mos marrëveshjeve që kishte pasur me Enver Hoxhën, Sejfulla Mëlshova detyrohet që t’i shkruaj përsëri ish “shokut të tij të armëve”.

Pasi kishte prekur dekadën e gjashtë të jetës së tij, por me plot ulje dhe ngritje, nga që  nga karakteri thuhej se ishte rebel dhe idealist i pandreqshëm, duke provuar si emigracionin politik për vite  jashtë atdheut, ashtu dhe majat e pushtetit, si deputet, ministër dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, aty në barrakën ku jetonte, krejt i vetëm (rrethanat e jetës nuk ia mundësuan krijimin e një familje), ka filluar të plotësojë dokumentet për pensionin e pleqërisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1929-ën, kur erdhi Faik Konica në Tiranë, i propozoi që të kthehej bashkë me të në SHBA-ës, që të vendosej në Institutin ‘Rockfeller’ në Nju York, por…”/ Historia e panjohur e mjekut të Mbretit Zog

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

Pasi ka shkruar disa letra në adresë të autoriteteve lokale të rrethit të Fierit dhe ka marrë përgjigje negative, është detyruar që t’i shkruaj personalisht vetë Enver Hoxhës, por duke mos i kërkuar asnjë lëmoshë apo favor?! Thjesht që t’i jepej e drejta që i takonte në bazë të ligjeve në fuqi. Në letrën e tij, nuk ka munguar të shkruaj: “Nuk e kam tradhtuar kurrë partinë dhe atdheun tim”, gjë të cilën me shumë gjasa duket që Malëshova e ka nxjerrë nga zëmra, pasi i tillë ishte vërtet, një “idealist i pandreqshëm”….?!

Ndërsa tradhtarë, ishin të tjerët…dhe koha tregoi se nuk kishte gabuar?! Nisur nga këto dhe plot gjëra të tjera që ndanin hendekun e madh me ish-shokët e tij të armëve, nuk dihet me saktësi se sa ka besuar vetë Sejfullai në zgjidhjen e problemit për të cilën edhe po i shkruante direkt ish shefit të tij të dikurshëm, por çuditërisht ai ka marrë një përgjigje pozitive dhe problem i pensionit i është zgjidhur. Duket se Enver Hoxha kësaj radhe kishte vënë dorën në zëmër dhe si rrallë ndonjëherë po u përgjigjej pozitivisht ish-shokëve të tij të idealit dhe armëve, me të cilët tashmë i kishte ndarë rrugët njëherë e përgjithmonë.

Kjo gjë bëhet e ditur edhe nga këto dokumente arkivore, ku autorit të poezisë së njohur “Përse e dua Shqipërinë”, nënshkruar me pseudonimin letrar, Lame Kodra, i është akorduar pensioni që i takonte edhe në bazë të ligjeve në fuqi.

Por atë pension ai nuk mundi ta gëzonte më shumë se dhjetë vite, pasi në vitin 1971, në rrethana ende të paqarta, aty në “Barrakën Nr. 1” të qytetit të Fierit, mbylli sytë përgjithmonë duke u ndarë nga kjo jetë që ai, qoftë si fanolist, antizogist, komunist apo demokrat-liberal, ia kishte kushtuar të gjithën Shqipërisë.

Letra e Sejfulla Malëshovës për Enverin

                      SEKRETARIATIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH

                                                        TIRANE

         (Shokut Enver Hoxha)

Unë i nënshkruari Sejfulla Malëshova, magazinier në Fier, kam nderin t’ju parashtroj lutjen si më poshtë:

Jam 61 vjeç dhe sipas ligjës, kam të drejtë të dal në pension.

Po të punoj, me pension të plotë, marr dhe 2. 000 lekë përmbi rrogën. Jam në gjendje të punoj dhe vetëm rroga e vogël më shtyn të kërkoj pension dhe kështu u hodha lutje dhe kërkova të më njiheshe koha kur kam punuar jashtë Shqipërisë, sikurse e parashikon edhe vetë ligja e pensioneve, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të rrethit të Fierit, duke përdorur të drejtën e tij, nuk ma njohu këtë kohë si vjetërsi pune, duke thënë se ”ka ndryshuar qëndrim politik”. Kjo do të thotë se qëndrimi im politik ka ndryshuar në parim: kam luftuar dhe kam punuar për këtë republikë dhe për këtë parti një kohë, por tani nuk jam me këtë pushtet dhe me këtë parti.

Kjo nuk është e vërtetë. Unë kam bërë shumë gabime, por për një gjë të cilën nuk e kam bërë dhe nuk do ta bëj kurrë, të tradhtoj vendin tim dhe partinë time. Kam dyzet vjet që punoj, në këtë rrugë dhe ka ardhur koha që të bindet për këtë gjë edhe Komiteti Ekzekutiv i K.P. të rrethit të Fierit. Unë nuk kërkova pension patriotik apo pension për merita shërbimi, por pension pleqërie.

Në Bashkimin Sovjetik nuk kam punuar vetëm si komunist shqiptar, por edhe si punonjës. Në Francë lashë punën dhe shkova, siç e di këtë shoku Enver Hoxha, në post të Sekretariatit të Internacionales Komuniste. Partia jonë besoj se e njeh këtë punë si një punë që ka lidhje me të. Prandaj unë iu luta këtij sekretariati dhe personalisht shokut Enver, të paktën që të njihet koha kur unë kam qenë në Francë (1939-1941) dhe në Shqipëri përpara çlirimit (1943-1945), duke më dhënë një vërtetim për pjesëmarrjen time në luftën nacional-çlirimtare.

Kjo më mjafton për të marrë pension të plotë.

Me shpresë se kjo lutje e ime do të merret parasysh

                    Me respekt

               Sejfulla Malëshova

           Lagjia 18 Tetori, Barraka Nr.1

                          Fier

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Shënimi mbi letrën e Sejfulla Malëshovës

Me porosi të shokut Enver, u njoftua sekretari i parë I K.P. shoku Pirro Gusho, ta thërrasin Sejfulla Malëshovën dhe ta njoftojnë se shoku Enver e morri letrën e tij, dhe për çështjen që ngre t’i drejtohet Kryeministrisë e do të shikohet në mënyrë të favorshme për të./Memorie.al

30.8.1961

Merr pensionin në rregull

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share11TweetPinSendShareSend
Previous Post

Urdhëratë me shkrim të Enverit: "Të pushkatohen", "të ekzekutohet","dakord me propozimin për dënimin me vdekje"…

Next Post

Letra e 1960-ës për Hysni Kapon / “Besniku”, “Lisi”, “Rubiku”, “Mali” etj., gjenerali i Sigurimit nxjerr pseudonimet e Peshkopisë….

Artikuj të ngjashëm

“Në 1929-ën, kur erdhi Faik Konica në Tiranë, i propozoi që të kthehej bashkë me të në SHBA-ës, që të vendosej në Institutin ‘Rockfeller’ në Nju York, por…”/ Historia e panjohur e mjekut të Mbretit Zog
Personazh

April 28, 2026
“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm
Personazh

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

April 27, 2026
“Ahmet bej Zogu s’bënte shaka kur thoshte se do të bëhej Mbret, pasi ky djalosh 19 vjeçar, peng në një vend të huaj, që në Vjenë, veç një adjutanti, ai…”/  Libri i panjohur Jean-Luc Tourenne

“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog

April 28, 2026
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Personazh

“Një ditë në burgun te shtëpia e Bishqemit në Elbasan, përplasin në tokë një njeri të gjakosur, i cili ishte…”/ Si vdiq nga torturat e Sigurimit, Dr. Shkencave Emin Haxhimusai, i diplomuar në Vjenë?

April 25, 2026
“Në gazetën ‘Turku i ri’, thuhej se drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, duhej t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet, që të merrte…”/ Ana e panjohur e plakut të Vlorës

April 24, 2026
Next Post
Letra e 1960-ës për Hysni Kapon / “Besniku”, “Lisi”, “Rubiku”, “Mali” etj., gjenerali i Sigurimit nxjerr pseudonimet e  Peshkopisë….

Letra e 1960-ës për Hysni Kapon / “Besniku”, “Lisi”, “Rubiku”, “Mali” etj., gjenerali i Sigurimit nxjerr pseudonimet e Peshkopisë….

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme