• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra e Feçorit për Enverin: Oficerin e Sigurimit, R.Xh. në Shkodër e arrestuam se ndihmoi një vajzë për qëllime të ulta….

Memorie.al Fecor Sheuh gjyq
Memorie.al Kadri Hazbiu gjyq
Memorie.al Kadri Hazbiu gjyq
Memorie.al Fecor Sheuh
Memorie.al Stalini Shkoder
Letra e Feçorit për Enverin: Oficerin e Sigurimit, R.Xh. në Shkodër e arrestuam se ndihmoi një vajzë për qëllime të ulta….
Letra e Feçorit për Enverin: Oficerin e Sigurimit, R.Xh. në Shkodër e arrestuam se ndihmoi një vajzë për qëllime të ulta….

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor me raportin “Tepër sekret” të vitit 1980, ku Ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, informon Enver Hoxhën, “mbi disa shfaqje negative” në radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ndodhura në Shkodër, Durrës dhe Burrel, ku midis të tjerash i bën me dije mbi ngjarjen me oficerin e Sigurimit në rrethin e Shkodrës që ndihmoi një vajzë të internuar si dhe atë të punëtorit operativ, Gj. Gjoni, në qytetin e Burrelit, që inskenoi dy dëshmitarë të rremë për të dënuar një të arrestuar…

Edhe pse organet dhe efektivët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ishin ngarkuar dhe punonin për “parandalimin dhe zbulimin e veprimeve e ngjarjeve të kundra ligjshme”, herë pas here edhe në vetë radhët e tyre kishte abuzime nga më të ndryshmet, (pa përfshirë këtu ato ngjarje të karakterit “politik”, ku abuzimi me detyrën ndaj personave që survejoheshin, ndiqeshin, procedoheshin, arrestoheshin, hetoheshin dhe dënoheshin, pothuaj ishte ngritur në sistem). Lidhur me këtë, pra me abuzimet në radhët vetë efektivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bën fjalë dhe një raport-informacion që i përket ngjarjeve të ndodhura në periudhën korrik-gusht 1980, ku Ministri i Punëve të Brendshëm, Feçor Shehu, informon sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxhën, duke i bërë me dije për “disa shfaqje negative” që kanë ndodhur në vetë radhët e efektivave që ai drejtonte, konkretisht në degët e Punëve të Brendshme të Shkodrës, Durrësit dhe Burrelit. Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë që po e publikojmë në këtë shkrim, “më problematike” paraqitej ngjarja e ndodhur në Degën e Brendshme të Shkodrës, ku oficeri i Sigurimit Xh. R. me detyrë punëtor Operativ, është arrestuar për arsye se “ka falsifikuar dokumentet për të ndihmuar një vajzë të internuar për qëllime të ulta”. Nuk dihet me saktësi, nëse qëndron ajo akuzë që është bërë ndaj atij oficeri të Sigurimit, për të cilën edhe është arrestuar, apo ai e ka ndihmuar atë vajzë thjesht për qëllime humane, (ka pasur edhe raste të tilla, ndonëse të rralla), pa asnjë lloj përftimi tjetër?! Gjë e cila si duket i “ka tërbuar” eprorët e tij, që i kanë vënë hekurat menjëherë. Si për ironi të fatit, si akuza në fjalë që i bëhej punëtorit operativ të Shkodrës, vetëm afro dy vjet më pas, do të kishte “me shumicë” ndaj vetë Ministrit Feçor Shehu në gjyqin ndaj tij, gjëra të cilat tashmë janë të njohur dhe të bëra publike edhe nga një numër i madh dokumentesh arkivore të publikuara pas viteve ’90-të. (Dokumenti në fjalë publikohet i plotë, por me iniciale të emrit të punëtorit operativ të Shkodrës që është arrestuar).

 REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE                                       SEKRET

Gjithashtu mund të lexoni

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

     MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME                                                 Ekzemplar Nr. 1

             DREJTORIA E PARE

               Nr. 3436                                                                                   Tiranë, më 29.8.1980 

L E N D A: Mbi disa çështje të veprimtarisë armiqësore e keqbërëse gjatë muajve korrik-gusht dhe ngjarjet negative në radhët e vetë efektivit të MPB

                                SEKRETARIT TE PARE TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH

                                                      SHOKUT ENVER HOXHA

                                                               T I R A N E

MBI DISA SHFAQJE NEGATIVE NE RADHËT E EFEKTIVIT TE MINISTRISË SE PUNËVE TE BRENDSHME

Në kuadrin e masave që kemi marrë për kuptimin dhe zbatimin e mësimeve të Partisë dhe shokut Enver, ne punuam në mënyrë të organizuar në të gjithë sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme fjalimet e shokut Enver të muajit prill në Byronë Politike e Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe Sekretariatit të K.Q. mbi forcimin e disiplinës në forcat e armatosura, të cilat po çojnë në forcimin e mëtejshëm të disiplinës e të ligjshmërisë dhe përsosjen e figurës morale-politike të kuadrit e gjithë efektivit.

Kjo duket veç të tjerave, edhe në uljen e ngjarjeve negative e të masave ndëshkimore, të cilat në 6-mujorin e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën korresponduese të vitit 1979, kanë qenë 30% më pak.

Sidoqoftë, kundër shfaqjeve të huaja na duhet të bëjmë një luftë të vazhdueshme e sa më konkrete, për t’i bërë ballë presionit të madh që ushtrohet ndaj kuadrit e efektivit tonë për prishjen e figurës morale-politike të tyre.

   Gjatë muajve korrik-gusht si ngjarje shqetësuese në efektivin kuadër kanë qenë:

  1. Arrestimi për shpërdorim të detyrës i oficerit Xh.R. (ish punëtor operativ në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër) pse ka krijuar dokumente fallco për të ndihmuar një vajzë të internuar për qëllime të ulta. Çështja i kaloi gjyqit dhe ngjarja do të përgjithësohet në të gjithë kuadrin.
  2. Procedimi në gjendje të lirë për shpërdorim të detyrës I katër kuadrove të Degës së Punëve të Brendshme Durrës, (zëvendës-shef i Policisë, dy punëtorë operativë të ndjekjes së krimeve, e një punëtor policie sektori), sepse kanë rrahur një shtetas në postën e Policisë së Plazhit.

Megjithëse çështja u pushua, sepse gjatë hetimit nuk u grumbulluan prova të mjaftueshme për t’i kaluar gjyqit, kemi bindjen se një veprim i tillë (rrahja) duhet të ketë ndodhur. Për këtë kemi shtruar detyrën që çështja të analizohet thellë në kolektivat e organizatat përkatëse dhe, në varësi me qëndrimin autokritik të secilit, do të gjykohet për masat që do të merren në rrugë administrative.

Nisur nga kjo ngjarje, por edhe pse e kishim në plan, këtë muaj dërguam në Degën e Punëve të Brendshme të Durrësit një ekip në shkallë ministrie, i cili gjatë ndihmës e kontrollit e vuri theksin, veç të tjerave, tek metoda e punës së kuadrove drejtues dhe lufta që bëhet kundër shfaqjeve të huaja e negative për forcimin e figurës moralo-politike e të unitetit brenda efektivit të degës.

  1.  Nxjerrja në lirim e tre punëtorëve operativ ilegalë të degës së II të Drejtorisë së parë të Sigurimit për ulje të vigjilencës e cënim të figurës së punonjësit të Punëve të Brendshme.
  2.  Veprimet e kundërligjshmesh të punëtorit Operativ të degës së Punëve të Brendshme Burrel, Gj. Gjoni, i cili nisur nga sedra e sëmurë e karrierizmi, në kundërshtim me Platformën dhe ligjet, nxit dhe përgatit dy persona për të dalë dëshmitarë në hetuesi kundër një personi që ndiqej prej tij për veprimtari armiqësore, me pikësynim që ky të goditej dhe përpunimi të konsiderohej i realizuar.

Megjithëse këto shkelje janë zbuluar nga vetë dega e Punëve të Brendshme, ne kemi dërguar atje dy shokë për të analizuar më thellë problemin dhe për të nxjerrë përgjegjësinë e këtij punëtori operativ si dhe vetë Degës.

Këto shkelje e të tjera të vërtetuara në kuadrin e efektivin tonë po I përgjithësojmë në një material, i cili do të shqyrtohet në një mbledhje të posaçme të Kolegjiumit të Ministrisë, ku do të thirren edhe disa kryetarë të degëve të punëve të Brendshme që kanë patur më shumë shkelje të disiplinës dhe e cënimit të figurës morale-politike të kuadrove dhe efektivit. Në përfundim mendojmë që me një letër qarkore t’u tërheqim edhe njëherë vëmendjen gjithë organeve e reparteve të Punëve të Brendshme për një punë e luftë më të organizuar e komplekse në drejtim të shfaqjeve e qëndrimeve të huaja./ Memorie.al 

           MINISTRI I PUNËVE TE BRENDSHME

                           FEÇOR SHEHU

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share8TweetPinSendShareSend
Previous Post

Intervista e Sadik Premtes nga Parisi në ‘82-in: Mehmet Shehu kishte kurajo, nuk ishte nga ata që vetëvritej...

Next Post

Letra e Lisen Bashkurtit për Ramizin: Thuhet se Kadare ishte një nga gjeneralët që e priti bota perendimore dhe organizatorët e 2 korrikut…

Artikuj të ngjashëm

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska
Dossier

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

April 24, 2026
“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Dossier

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

April 24, 2026
“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën
Dossier

“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

April 23, 2026
Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940
Dossier

“Qeveria greke nisi t’u jepte rroga edhe hoxhallarëve, që ata të flisnin mirë për Greqinë dhe ata i morën, se ndryshe merrnin…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914 – ën

April 25, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Hrushovi thoshte për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Enver Hoxhën kryeministrin Shehu dhe ministrin Balluku, se; ‘ata janë më keq se egërsirat’, …”/ Libri i historianit irlandez

April 23, 2026
“Në fshatrat e tyre mbërritën ushtritë greke; një lukuni egërsirash, të etura për gjak e plaçkitje, ishin mbledhur gjithë varfanjakët e Greqisë dhe mësynin myslimanët…”/ Libri i studiuesit nga Korça
Dossier

“Në fshatrat e tyre mbërritën ushtritë greke; një lukuni egërsirash, të etura për gjak e plaçkitje, ishin mbledhur gjithë varfanjakët e Greqisë dhe mësynin myslimanët…”/ Libri i studiuesit nga Korça

April 24, 2026
Next Post
“Që kur vdiq udhëheqësi stalinist, Enver Hoxha, në 1985, disa ndryshime simbolike ndodhën me Ramiz Alinë, pasardhës i zotit Hoxha, qeveria e të cilit ka ndaluar…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, janar 1990

Letra e Lisen Bashkurtit për Ramizin: Thuhet se Kadare ishte një nga gjeneralët që e priti bota perendimore dhe organizatorët e 2 korrikut…

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme