• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Kam cënuar unitetin Enver-Mehmet, por Petriti me Hiton përqendruan armët në Shtatmadhori…./Letra e Beqir Ballukut nga burgu

Beqir Balluku
beqir balluku me kinezet
Beqir Balluku
Parad tribuna byroja
Varrimi i Hysni Kapos
Beqir Balluku me Enverin
Letra e Beqir Ballukut  nga burgu për Enverin: Mos më quani armik, kam pasur koncepte borgjezo-revizioniste, më lini në….

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al publikon letrën e plotë të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku për Enver Hoxhën, e datës 18 Shtator të vitit 1974, e dërguar nga Roskoveci ku vuante fillimisht internimin, i akuzuar si “armik i partisë dhe popullit”. Në plot 24 faqe të asaj letre, Balluku i shpjegon gjithçka ish-shefit të tij, duke filluar që nga periudha e Luftës, e deri në atë ditë që ndodhej aty, larg shokëve dhe i ndarë nga familja. Dhe me damkën e madhe si i “pushkatuar politikisht” ai i lutet Enverit dhe Partisë, që të vënë dorën në zëmër dhe t’i japin edhe njëherë mundësinë që për ato pak vjet të jetës që i kanë mbetur, t’i kalojë pranë shoqërisë socialiste, duke dhënë kontributin e tij qoftë dhe në duke punuar në punë krahu…?!

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Letra e Ballukut për Enver Hoxhën

Dhe me në fund nuk vura në dijeni shokët për fillimin e mbarimin e keq të këtij materiali? Që unë merrem me përpunimin e një materiali që u ngritën në Plenumin e 12 të Komitetit Qendror të PPSH-së, shoku Hysni ka qenë në dijeni si nga unë ashtu dhe nga aparati ushtarak i Komitetit Qendror, sigurisht në formë të përgjithshme pa asnjë hollësi, ndërsa shoku Enver dhe Mehmet nuk janë në dijeni, sepse kam menduar që t’ua dorëzoj materialin e gatshëm, si bëra me materialin e katërt, kjo është një shkelje e rëndë e rregullave, që në rastin konkret unë duhet ta shtroja problemin me shokët dhe të merrja autorizim për ta përpunuar apo jo një material të tillë. Po të kisha ndjekur këtë rrugë, sigurisht që edhe konceptet e mija të gabuara, do të ishin kapur dhe goditur me kohë. Pse nuk e kam bërë unë këtë gjë?

Unë këtë gjë nuk e kam bërë pse kam menduar se po përpunoj një temë i bazuar në mësimet e vijën e Partisë dhe se ky material mbasi të mbarohej, do t’u paraqitej për aprovim shokëve. Ndërsa për anulimin e tij nuk është në dijeni asnjë nga shokët, nga ana ime, pa folur për Petritin e Hiton. Pse ka ndodhur kjo? Kjo ka ndodhur se unë këtë çështje e kam parë dhe trajtuar me sy liberali, pa u shqetësuar që të rrëmoj e shoh shkaqet që më kanë çuar në këto gabime dhe faje.

Dua të theksoj se problemi kryesor që kam synuar të trajtoj në këtë material ka qenë formacioni i luftimit, d.m.th. zënia e mbulimit të brezit të parë  në drejtime kryesore me forca art-mitraliere me fuqi të madhe zjarri  dhe të siguruara me fortifikim të gjerë xhenier, ndërsa për aktivitetin në formën që përshkruhet nuk kam qenë entuziast dhe atë unë do e korrigjoja në materialin e përfunduar. Në materialin e katërt këtyre problemeve unë u dhashë rrugën që dihet, d.m.th. forcat art-mitraljere janë në skalion të parë dhe forcat e këmbësorisë në s’kalon të dytë  dhe aktiviteti është në përputhje me tezat. Pavarësisht nga ky qëndrim i imi ndaj këtyre materialeve që vijnë në kundërshtim me tezat dhe qëndrim i padenjë si komunist para Partisë, është qëndrim negativ dhe liberal ndaj gabimeve dhe fajeve të cilat duhet t’i zbulosh me kuraje dhe t’i dënosh e luftosh me rreptësi.

Tamam se nuk i kam pastruar pluhurat ditë për ditë ashtu siç na mëson Partia e shoku Enver, në kokën time kanë zënë vend koncepte dhe botëkuptime të huaja borgjeze-revizioniste që më çuan në këto gabime dhe faje. Pra mbyllja e materialit të tretë në mënyrë të thjeshtë pa ndërmarrë një sulm të rreptë politik-ideologjik për çrrënjosjen e këtyre koncepteve, nuk e eksplodon faktin që në të ardhmen këto materiale të përdoreshin nga unë sepse plagës nuk i ishte vënë gishti, bota ime e brendshme kishte mbetur e sëmurë.

Balluku: kam cënuar unitetin Enver-Mehmet

Shtrimi dhe trajtimi i problemeve në materialin e tretë duke mbështetur për argumentim bazimin e tezave të tij të shtrembëta në mënyrë të gabuar e tendencioze, në fjalimin e shokut Enver, që theksoi se ai është një fjalim që afirmon dhe pasuron më tej tezat, në mënyrë të paevitueshme të çon në kundërvënie dhe në cënim të unitetit në byro në mes shokut Enver dhe Mehmet, këtë gjë nuk e reflekton vetëm libri i citateve që ka shoqëruar materialin, por tërë fryma e tij, që duke përdorur në mënyrë të gabuar shokun Enver dhe Mehmet, materiali të merrte peshë dhe të bazohej.

Pavarësisht se në materialin e tretë ka probleme dhe iniciativa që nuk janë të mijat, kjo nuk ka rëndësi, përgjegjës për të gjitha jam unë. Përpunimi i këtij materiali është përshkuar nga fillimi e deri në fund nga metoda të huaja dhe të gabuara si mënjanimi i shokëve dhe aparateve, kjo ka ndodhur për dy arsye: së pari, unë duke u prirë nga mendimi se Petriti e përqafon me vështirësi të renë, kam qenë i bindur se ai nuk kontribuon në hartimin e këtij materiali që unë e konsideroja të drejtë, përveç kësaj unë kam menduar se përgjithësisht Petriti, nuk u futet studimit të problemeve thellë e me durim, dhe së dyti, faktori që përbën thelbin e problemit qëndron në faktin se unë duke qenë nën ndikimin e koncepteve të huaja më ka pushtuar ndjenja e mendjemadhësisë dhe arrivizmit, se ja këtë përpunim shkencor, këtë temë siç e quaja unë, për zbërthimin e pasurimin e temave, grupi i punës e bëri nën drejtimin tim.

Por nga sa vura në dukje me lart, po theksoj prapë se edhe vetëm revizionimi i parimeve të temës së parë të mbrojtjes, të çon në mënyrë të paevitueshme në prekjen e tërë tezave dhe në krijimin e një platforme të re, në rastin konkret antimarksiste dhe me pasoja të rënda për mbrojtjen tonë, logjika e shëndoshë këtu të çon.

Në procesin e këtij materiali sedra ime është prekur veçanërisht nga kundërshtimet e shokëve, por këtë çështje unë e kam quajtur normale dhe se në procesin e punës diferencat do të rrafshohen.

Arsyeja e parë e largimit tim nga posti i ministrit është bërë për shkak të marrëdhënieve jo të mira në mes meje dhe Petritit, sidomos pas vitit 1966 kur çështja jonë u shtrua dy herë radhazi në Byronë Politike për fajin tim. Mua kurdoherë më ka shqetësuar fakti se Petriti ndaj meje nuk është kurdoherë i hapët, ai akumulon dhe se qenien time përgjegjës mbi veten e tij nuk e tres, ai kërkon kompetenca të pakufizuara, d.m.th, fushëveprimi të gjerë, jashtë caqeve dhe kufijve të Shtatmadhorisë, unë disa herë i kam thënë që është mirë që t’i të propozosh që të dalësh zëvendësministër i lirë dhe të marrësh nën drejtim sektorë që kam unë në lidhje, ai këtë nuk e ka pranuar. Por pas shtrimit të çështjes në Byro, shoku Petrit dhe Hito, përpunuan skemën e re, ku të gjitha armët dhe shërbimet u përqendruan në Shtatmadhori. Unë atëherë me këtë skemë u shfaqa dakord. Kuptohet se në bazë të kësaj i gjithë aktiviteti i ministrisë u përqendrua në Shtatmadhori dhe se edhe organet e tjera që mbetën jashtë saj, tërë aktivitetin e tyre duhet ta ndërtonin në harmoni me këtë organ, mbi bazën e kësaj metode pune, unë si ministër shpesh për shumë probleme të rëndësishme, isha i painformuar dhe në pamundësi që të ndihmoj e ngrejë probleme para shokëve, këtë vërejtje ja kam bërë shpesh Petritit që ta vej në vend në kontaktet me mua./Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share8TweetPinSendShareSend
Previous Post

Mbi 350 avionë anglo-amerikanë në inkursione luftarake në qiellin shqiptar duke bombarduar forcat gjermane….Dokumentet sekrete (fotot e panjohura)

Next Post

Misteri i vrasjes së Zenel Islamit ( Luli i vocër i Migjenit )

Artikuj të ngjashëm

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
Next Post
Ekzekutimi me artileri i deputetit dhe kolonelit Haxhi Hajdari

Misteri i vrasjes së Zenel Islamit ( Luli i vocër i Migjenit )

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!