• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Legalitetit’ i janë ngjallur shpresat me fitoren e Bushit, se Shqipëria do jetë e tyre, pasi Leka Zogu është mik i ngushtë presidentit të SHBA-ës…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar, në ’86-ën

“Letra e gjendur në fshatin Markat, ku thuhet: ‘Poshtë Partia me në krye Enver Hoxhën, nuk durohet or vëllezër, por duhet të ngrihemi’, etj., duhet të jetë shkruar nga…”/ Relacioni i Sigurimit, maj 1972
“Legalitetit’ i janë ngjallur shpresat me fitoren e Bushit, se Shqipëria do jetë e tyre, pasi Leka Zogu është mik i ngushtë presidentit të SHBA-ës…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar, në ’86-ën
“Kaso i tha shokut të tij, se: Jugosllavi dhe greku kanë programe të bukura, kurse RTSH-ja, jep gjithë ditën atë malokun me çifteli…” / Raporti i Punëtorit Operativ, Novruz Haxhia, janar ‘73
“Legalitetit’ i janë ngjallur shpresat me fitoren e Bushit, se Shqipëria do jetë e tyre, pasi Leka Zogu është mik i ngushtë presidentit të SHBA-ës…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar, në ’86-ën
“Duke dëgjuar programet e Radio Moskës, që e paraqiste gjendjen në Shqipëri si shumë të vështirë, ushqeja iluzione se ata do të na pushtonin dhe…” / Dëshmitë e Kaso Hoxhës në hetuesi, Sarandë, 1973
“Legalitetit’ i janë ngjallur shpresat me fitoren e Bushit, se Shqipëria do jetë e tyre, pasi Leka Zogu është mik i ngushtë presidentit të SHBA-ës…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar, në ’86-ën
“Duke dëgjuar programet e Radio Moskës, që e paraqiste gjendjen në Shqipëri si shumë të vështirë, ushqeja iluzione se ata do të na pushtonin dhe…” / Dëshmitë e Kaso Hoxhës në hetuesi, Sarandë, 1973
“Legalitetit’ i janë ngjallur shpresat me fitoren e Bushit, se Shqipëria do jetë e tyre, pasi Leka Zogu është mik i ngushtë presidentit të SHBA-ës…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar, në ’86-ën
“Ja e vërteta e arratisjes së Bilal Xhaferrit dhe kush ishin dy bashkëfshatarët tanë çamë, “Gjoksi” e “Trimi”, që Sigurimi i nisi në….”/ Dëshmia nga SHBA-ës e të arratisurit në ’85-ën
“Legalitetit’ i janë ngjallur shpresat me fitoren e Bushit, se Shqipëria do jetë e tyre, pasi Leka Zogu është mik i ngushtë presidentit të SHBA-ës…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar, në ’86-ën

Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërmbëdhjetë

Memorie.al publikon një dosje që është siguruar para pak kohësh nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja hetimore, gjyqësore dhe ajo e përpunimit të shtetasit, Kasëm Hoxha, me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim, në SHBA që nga viti 1985, kur ai mundi të arratiset nga Shqipëria për në Greqi, pasi kishte vuajtur dhjetë vite, në kampin e Spaçit, i dënuar për “agjitacion e propagandë, ndaj pushtetit popullor”. Në momentin e arrestimit, më 21 qershor të vitit 1973, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, në shtëpinë e tij i’u gjetën disa “materiale komprometuese”, si poezi dhe trakte, ku ai bënte thirrje “për përmbysjen e pushtetit popullor”., etj. Dosja në ngarkim të shtetasit Kaso Hoxha, (tashmë e de-klasifikuar) fillon me atë të përpunimit, ku organet e Sigurimit të Shtetit dhe Dega e Punëve të Brendshme e rrethit të Sarandës, bëjnë të gjithë përpjekjet, për të gjetur autorin e letrës “me përmbajtje të thellë armiqësore”, që ishte hedhur në qendër të fshatit Markat, ku pas shumë kohësh, me ndihmën edhe të Laboratorit Qendror Kriminalistik, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, u bë e mundur, që të saktësohej dhe identifikohej se shkrimi në atë letër, ishte i Kaso Hoxhës, kjo solli edhe arrestimin e tij. Dosja në fjalë vazhdon me procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj tij, ku ai pasi vuajti dhjetë vite në burgun e Spaçit, në nëntorin e 1982-in, kthehet në fshatin e lindjes, Markat, ku që në ditët e para, ndaj tij fillon ndjekja dhe survejimi nga organet e Sigurimit të Shtetit, që kishin angazhuar jo vetëm disa bashkëpunëtorë të Sigurimit, por edhe familjarë të afërt të tij, kjo e detyroi Kaso, për t’i shpëtuar arrestimit, të arratisej nga Shqipëria, duke kaluar kufirin shtetëror, për në shtetin fqinjë, Greqi. Pas disa kohësh qëndrimi në Kampin e Llavros, fitoi statusin e azilantit politik, për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe atje, ndaj tij vazhdoi ndjekja e survejimi, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit dhe disa agjentëve të saj të fshehtë, ( “Fatosi”, “Gjahtari”, “Vullkani”, B. p. “6856”, etj.), deri në vitin 1991, që u shemb regjimi komunist në Shqipëri. Historia e Kaso Hoxhës, u bë e njohur pas botimit të librit të tij “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, vjen tashmë nëpërmjet dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, (ku ndodhen, raporte bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit, me pseudonimet e tyre, letra, shënime, informacione, relacione, raport-informacione, përgjime me teknikë operative, etj., të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, hetuesve, titullarëve të Degës së Punëve të Brendshme, të rrethit të Sarandës, etj., deri te rezidentura e Zbulimit Politik në SHBA, e agjentët e saj atje), të cilat fillojnë në vitin 1973 dhe përfundojnë në vitin 1991, kur dosja e tij u arkivua përgjithmonë.

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Aleksandër Thana, me të dhënat e dërguara nga rezidenti i Zbulimit Politik Shqiptar, Sazan Bejo, i kamufluar si diplomat pranë Misionit Diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, lidhur me aktivitetin e Kasëm Hoxhës dhe emigrantëve të tjerë shqiptarë, në SHBA-ës

 SEKRET

Ekzemplar Nr. 6

Tiranë, më 30.8.1988

Sazan Bejo, me tel.1288, dt. 24.8.1988, njofton nga New Yorku:

Dhënë nga: “6856”

  1. Pas legalistit Agim Sula, “Legalitetit”, janë ngjallur shpresat se gjoja së shpejti Shqipëria do të jetë e tyre. Sipas tyre, me fitoren e Bushit, si president, rriten edhe shpresat e tyre, sepse Leka Zogu, është mik i ngushtë i Presidentit Bush.
  2. Sipas të arratisurit Thoma Karçano, kohët e fundit, autoritetet shqiptare, kanë arrestuar 12 minoritarë, të cilët donin të bënin demonstratë. Sa sipër, ai i kishte mësuar brenda 24 orëve, nga njerëzit që mbajnë vorio-epirotët, në lidhje me vendin tonë.
  3. I arratisuri Kaso Hoxha, mbërrin në Beograd më 25 gusht dhe do të shkojë në Ulqin, ku pretendon se do të marrë një vajzë për martesë dhe nga Jugosllavia, do të shkojë në Athinë, tek Pavllo Apostoli.

Sa sipër, burimi i ka dhënë me tel.

Për pikën “3”, sh. Razip, ka shënuar: t’i bëhet informacion Kundërzbulimit.

U nxor për burimin dhe sipas implikimeve.

                                   Punëtori Operativ

                                   Aleksandër Thana

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Aleksandër Thana, me të dhënat e dërguara nga rezidenti i Zbulimit Politik Shqiptar, M. Gjika, i kamufluar si diplomat pranë Misionit Diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Neë York, lidhur me aktivitetin e lëvizjet e Kasëm Hoxhës  nga SHBA-ës, për në Jugosllavi e  Greqi 

                SEKRET

        Ekzemplar i vetëm

  Tiranë, më 14.10.1988

  1. Gjika, me tel.1506, dt. 6.10.1988, njofton nga New Yorku:

Dhënë nga: “6856”

Kaso Hoxha, ndodhet aktualisht në Igumenicë të Greqisë dhe është martuar me një greke. Kishte qenë në Jugosllavi 2-3 ditë.

U nxor për Kaso Hoxhën, ju bë informacion Kundërzbulimit.

                                   Punëtori Operativ

                                    Aleksandër Thana

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Aleksandër Thana, me të dhënat e dërguara nga rezidenti i Zbulimit Politik Shqiptar, S. Bejo, i kamufluar si diplomat pranë Misionit Diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, lidhur me aktivitetin e lëvizjet e Kasëm Hoxhës

Dokumenti sekret i përpiluar nga:

Dhënë nga “6956”                                                                                   SEKRET

Dt.30.7.1989                                                                                          Ekzemplar Nr. 1

Marrë nga P.Op. S. Bejo                                                                    Tiranë, më 30.10.1989

 

                                                       I N F O R M A T E

Kaso Hoxha, është martuar me një greke nga Igumenica. Për të bërë ceremoninë atje, vitin e kaluar, ka ndërruar emrin në Kristo Papadhes. Aktualisht, pas kthimit nga Greqia, nuk dihet se ku jeton, ka ndërruar edhe vend pune dhe adresë dhe burimi e quan në shërbim të Zbulimit Grek.

U nxor nga rap. Info. 14.8.1989, Dega III.

                                         Punëtori Operativ

                                       Aleksandër Thana

Dokumenti i përpiluar nga hetuesi Kristo Vangjeli dhe i miratuar nga Kryetari i Hetuesisë së rrethit të Sarandës, Zamir Shtylla, me planin hetimor për hetimin e çështjes penale, në ngarkim të të arratisurit Kasëm Hoxha

MIRATOHET

KRYETARI I HETUESISË

ZAMIR SHTYLLA                                                                        Sarandë, më 15.8.1985

PLAN – HETIMOR

(Për hetimin e çështjes penale, nr.123)

Nga materiali kallëzues të Degës së Punëve të Brendshme Sarandë, del se shtetasi Kasëm Çerçiz Hoxha, nga fshati Markat, me datën 29.7.1985, është arratisur jashtë shtetit, në Greqi.

Për sqarimin e këtij problemi, ngrihen këto versione:

  1. Për arratisjen e shtetasit Kasëm Hoxha, mund të kenë dijeni, edhe persona të tjerë.
  2. Realizimi i arratisjes së Kasëm Hoxhës, mund të jetë bërë edhe me ndihmën e personave të tjerë, banorë të fshatrave kufitarë, të zonës së rrethit të Sarandës.

Për vërtetimin ose jo të këtyre versioneve, si dhe hetimin e plotë e të gjithanshëm të kësaj çështje, do të kryen këto detyra:

  • Do të bëhet vendimi përkatës, e pasi të merret miratimi i prokurorit të rrethit, do të bëhet kontrolli në banesën e të arratisurit Kasëm Hoxha, në fshatin Markat.
  • Do të thirren e do të pyesim si dëshmitarë, shtetasit: Lefko Rexho, Hysen Osmani, Nderime Hoxha, Vitori Mataj, Luljeta Hoxha, Baruhe Kushe, Mejdo Hoxha, Alem Hoxha, etj., ku do të synohet të sqarohet nëse ka persona të tjerë që kanë pasur dijeni për qëllimin e arratisjes të Kasëm Hoxhës, mbi rrethin e tij shoqëror, nëse mbante apo jo korrespodencë me të afërmit e tij të arratisur jashtë shtetit, mbi marrëdhëniet familjare të tij, mbi trajtimin që i bëhej pas daljes së tij nga burgu, etj.
  • Në rast se do të ketë kontradikta, do të bëhen ballafaqimet përkatëse, për eliminimin e tyre.

Këto detyra do të realizohen deri më datën 30.8.1985.

Në varësi të realizimit të këtyre detyrave, do të përcaktohen detyra të tjera të nevojshme, për hetimin e plotë e të gjithanshëm, të kësaj çështje dhe do të vendoset mbi mënyrën e përfundimit të saj.

                                     HETUESI

                                  Kristo Vangjeli

Dokumenti me proces-verbalin e marrjes në pyetje të vajzës së Kasëm Hoxhës, Luljeta Hoxha, nga ana e hetuesit të Sarandës, Kristo Vangjeli, mbi rrethanat e arratisjes së babait të saj, Kasëm Hoxha

Proces-verbal

Sot me dt. 20.8.1985, në Sarandë, unë hetuesi Kristo Vangjeli, në prani të Halime Makriut, kam marrë në pyetje si dëshmitare, Luljeta Kasëm Hoxha, i dt. 3.9.1969, me arsim tetëvjeçar, banuese në fshatin Markat, Sarandë, detyra kooperativiste. Marrëdhëniet me të pandehurin, e bija, e ka baba.

Hetuesi më paralajmëroi mbi përgjegjësinë penale që kam në bazë të nenit 202 të Kodit Penal, për dëshmi të rreme.

                            Firma e dëshmitarit

                                  Luljeta Hoxha

Në lidhje me çështjen, shpjegoj si më poshtë:

Unë banoj në fshatin Markat të rrethit të Sarandës dhe me punë jam kooperativiste. Babai im, Kasëm Hoxha, në vitin 1972, është dënuar me dhjetë vjet burg, për aktivitet armiqësor dhe është liruar në vitin 1982, me rastin e amnistisë. Mbasi ka dalë nga burgu babai tim, Kasëm Hoxha, ka punuar si kooperativist. Sqaroj se, babai sillej mirë me neve në shtëpi dhe po kështu edhe me mamanë time, Mejdo Hoxhën, ai kishte marrëdhënie të mira dhe nuk kishin grindje. Zakonisht babai në mbas dite shkonte nëpër shtëpitë e motrave të veta, tek Bardhe Kusha dhe Vito Murto, ku qëndronte deri në orën 22.00.

Gjithashtu sqaroj, se babai im, Kasëm, punonte në të njëjtën brigadë me mua. Me datën 29.7.1985, unë jam ngritur nga gjumi herët si gjithnjë, e mbasi bëra gati trastën time të bukës, dhe atë të babait, unë në orën 6, jam nisur për në vendin e punës, në shkulje qepësh, tek vendi i quajtur Kotec. Ndërsa për babain tim, Kasëmin, unë nuk e dija se ku e kishte vendin e punës atë ditë, pasi neve jemi brigadë investimesh, e punojmë në vende të ndryshme. Në orën 19.30 të datës 29.7.1985, unë jam kthyer nga puna në shtëpi dhe pashë se babai im, Kasëmi, nuk ishte kthyer nga puna.

Unë në këtë rast pyeta mamanë në shtëpi dhe motrën time, Nderimen, për babain dhe ato më thanë se ai në mëngjes, kishte marrë trastën e bukës, një lopatë dhe gomarin, e u kishte dhenë se do të shkonte në punë. Neve e pritëm deri vonë, por ai nuk është kthyer dhe unë thashë se ai mund të jetë në vaditje të lulediellit, prandaj edhe nuk është kthyer. Ditën e nesërme, më datën 30.7.1985, në orën 6.00, unë përsëri kam shkuar në punë, tek shkulja e qepëve. Rreth orës 7 e 30 të kësaj dite, aty ka ardhur mamaja ime, Mejdua, duke pasur me vete edhe trastën e bukës për babain. Ajo më pyeti nëse e kisha parë apo jo dhe unë i thashë se nuk e kisha takuar gjëkundi. Mandej ajo u largua dhe kërkonte të takohej me babanë.

Unë vazhdova punën dhe jam kthyer në shtëpi në orën 19.30 të mbrëmjes, ku aty para dyqaneve, jam takuar me mamanë dhe ajo më tha se, nuk e kishte gjetur babanë. Më pas në shtëpinë tonë, erdhi motra ime, Nderimja dhe rreth orës 11 te natës të kësaj date, gomari jonë kishte shkuar në shtëpi vetëm, pa pasur as samarin, më pas neve kemi shkuar e kemi njoftuar në Këshillin Popullor të fshatit, për faktin se nuk kishte ardhur babai në shtëpi, qysh në mëngjesin e datës 29.7.1985.

Pyetje: Na shpjegoni dëshmitare, nëse juve si familje, kishit grumbulluar gjë bimë medicinale, në rast se po, çfarë, kurë dhe çfarë i keni bërë?

Përgjigje: Rreth muajve prill-maj 1985, neve kishim mbledhur një sasi kamomili, prej 10.kg. të cilën e kemi shitur në Livadhja. Po kështu, kishim mbledhur rreth 18 kg. rigon, që e kishim shitur te dyqani i Partizanit, mamaja ime, Mejdua, ndërsa lekët, nuk i kishte marrë dhe kuponin e kishim në shtëpi. Ditët e fundit, kuponin ja dhamë bashkëfshatarit tonë, Feti Zeneli, për të marrë lekët në dyqan.

Pyetje: Na shpjegoni dëshmitare, nëse babai juaj, dërgonte ose merrte letra jashtë shtetit, në rrastë se po, kujt e nga kush konkretisht?

Përgjigje: Unë nuk di që babai im të merrte ose të dërgonte letra, ndonjë personi jashtë shtetit.

Pyetje: Na e sqaroni dëshmitare, nëse babai juaj, dinte ose jo gjuhë të huaja, në rast se po, çfarë gjuhe dinte?

Përgjigje: Babai im, gjatë kohës që ishte në burg, kishte mësuar të fliste mirë, gjuhën greke, rusishten dhe anglishten. Këtë, unë e kam dëgjuar, kur ai fliste greqisht me nusen e dajës, Evgjeni Bejko, ndërsa rusisht, ai fliste me djalin e hallës, Tefik Esat Mullajn, ndërsa anglisht, ai bisedonte me vajzën e hallës, Shkëndie Nazar Myrto.

Pyetje: Na sqaroni dëshmitare, se me cilët persona në fshatin Markat, kishte shoqëri babai juaj?

Përgjigje: Sqaroj se babai im, nuk mbante shoqëri me asnjë person në fshat, me përjashtim me Xhelal Çamin, me të cilin kanë qenë shok në burg dhe tani ai banon në Tiranë, ku babai ka shkuar dy herë për ta takuar.

Pyetje: Na sqaroni dëshmitare, nëse gjatë muajit korrik 1985, ju ka ardhur njeri në shtëpi, në rast se po, kur konkretisht?

Përgjigje: Më kujtohet se me datën 27.7.1985, mbas dite në shtëpinë tonë, ka ardhur kushëriri i babait, Alem Hoxha me gruan, ku kanë qëndruar disa minuta, duke bërë biseda familjare. Alemi, ishte i ftuar në dasëm të Idriz Hoxhës, i cili martonte vajzën e tij. Mandej, si unë e babai, kemi shkuar në dasëm te shtëpia e Idriz Hoxhës dhe kemi qëndruar deri në orën 22.00, ndërsa të nesërmen, me dt. 28.7.1985, Alem Hoxha ka shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Borahe të Sarandës dhe neve në këtë datë nuk e kemi takuar atë.

Proces-verbalin e lexova, mbasi pashë se thëniet e mija janë shkruar drejt, e vërtetoj me firmën time. Memorie.al

              Dëshmitarja                                                                      Hetuesie

          Luljeta Hoxha                                                                 Kristo Vangjeli

                                                         Asistoi

                                                Halime Makriu

                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur banonim në Gjirokastër, Enver Hoxha i propozoi disa herë Aurelias për fejesë dhe pasi mori refuzimin e prerë të saj, ai u betua që...”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të Kombëtares shqiptare

Next Post

Shën Tereza e shqiptarëve, Apostull modern i ditëve tona

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Shën Tereza e shqiptarëve, Apostull modern i ditëve tona

Shën Tereza e shqiptarëve, Apostull modern i ditëve tona

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!