• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“L. L., i shkruan Enverit, se; ai u dashurua me një vajzë sovjetike, mbështetur në ‘qëllimin e Partisë tonë të dashur dhe në vendimin e qeverisë’…”/ Historia e studentëve shqiptar në Lindjen komuniste

“Babanë e morën natën nga burgu dhe e dërguan në breg të lumit, para skuadrës së pushkatimit, ku një oficer i Sigurimit i tha…”/ Dëshmia e ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar
“L. L., i shkruan Enverit, se; ai u dashurua me një vajzë sovjetike, mbështetur në ‘qëllimin e Partisë tonë të dashur dhe në vendimin e qeverisë’…”/ Historia e studentëve shqiptar në Lindjen komuniste
“L. L., i shkruan Enverit, se; ai u dashurua me një vajzë sovjetike, mbështetur në ‘qëllimin e Partisë tonë të dashur dhe në vendimin e qeverisë’…”/ Historia e studentëve shqiptar në Lindjen komuniste
“L. L., i shkruan Enverit, se; ai u dashurua me një vajzë sovjetike, mbështetur në ‘qëllimin e Partisë tonë të dashur dhe në vendimin e qeverisë’…”/ Historia e studentëve shqiptar në Lindjen komuniste
“L. L., i shkruan Enverit, se; ai u dashurua me një vajzë sovjetike, mbështetur në ‘qëllimin e Partisë tonë të dashur dhe në vendimin e qeverisë’…”/ Historia e studentëve shqiptar në Lindjen komuniste
“Mbasi ndenjëm gjysëm ore të rrethuar, kursantët rusë i hodhën armët dhe …”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in

Nga Prof. i Asoc. Klejd Këlliçi

Pjesa e parë

Memorie.al / Në kapërcyellin e viteve nëntëdhjetë, shumë familje shqiptare u përballën me tregime hera herës traumatike, ku sidomos fëmijët, shumë prej tyre të rritur, zbulonin se kishin vëllezër e motra ‘jashtë shtetit’. Për shoqërinë e familjen shqiptare, që ruajti dhe gjatë komunizmit elementë të fortë tradicionalizmi, ky duhej të ishte një event traumatik, ndonëse shpejt u kthye në ngjarje gëzimi, ku baballarët njihnin e takonin fëmijët e mbetur në vendet lindore, pas prishjes me Bashkimin Sovjetik. Këto, tashmë familje të zgjeruara, dikur pjesë e imagjinarit fantastik shqiptar për botën e huaj, u shfaqën vetëm në vitet nëntëdhjetë, si pjesë e pashmangshme e hapjes së Shqipërisë me botën.

Për vendet e Evropës Lindore, vendosja e regjimeve komuniste, parashikonte detyrimisht një integrim shoqëror tejet më inçiziv, natyrisht nën udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik. Pavarësisht kësaj, regjimi komunist në Shqipëri pa me dyshim martesat mes shqiptarëve e të huajve, të cilat edhe pse nuk ndaloheshin, duhet të autorizoheshin nga vetë shteti. Letrat që studentët shqiptarë i dërgojnë Enver Hoxhës, apo autoriteteve të tjera shtetërore, venë në dukje pikërisht vështirësitë e mëdha të studentëve shqiptarë, për të gëzuar të drejtën e tyre themelore të zgjedhjes së partnerit.  Kjo e drejtë nuk mohohej nga shteti shqiptar, por ky i fundit ruante diskrecionin përfundimtar në kryesisht atij shqiptar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Në këtë mënyrë, përmes letrave kuptohen elementët të qenësishëm të subjekteve socialiste, karakteristikat e të cilëve kuptohen përmes gjuhës së përdorur, arsenalit linguistik përmes të cilit ata kërkojnë të arrijnë qëllimet e tyre dhe të pozicionohen në kuadrin e konflikteve më të mëdha politike, sikurse dhe ai që rëndom njihet si; “prishja me Bashkimin Sovjetik dhe më gjerë në thyerjen e madhe sovjeto-kineze”.

Studiuesi Fitzpatrik, i kategorizon këto lloje letrash si rrëfim, një lloj hapje e qasje totale të subjektit, ndaj pritësit të letrës. Ato përpiqen të ndërtojnë një raport personal me liderin, duke legjitimuar njëkohësisht letër shkruesin, por dhe letër pritësin.

Dëshira për martesa, letra Enver Hoxhës dhe zhgënjime

Duke filluar që prej fundit të viteve dyzetë e tutje të shekullit të kaluar, me dhjetëra qytetarë shqiptarë, kryesisht në moshat 20 vjeç e sipër, do të niseshin në vendet socialiste për studime ose specializim dhe binin kështu për herë të parë, në kontakt me qytetarë të huaj. (Pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera socialiste, kishte rreth 1000 studentë).

Ambasadat shqiptare bëhen kështu rregullatorë, për aq sa kishin mundësi, të jetës së studentëve, të cilët, përveçse detyroheshin të ndiqnin rregullat e shteti pritës, vareshin paralelisht dhe nga ambasadat përkatëse. Megjithatë, është e pamundur që të kontrollohet aktiviteti i qindra studentëve, të cilët vijnë nga një vend tejet i prapambetur në ‘parajsën’ socialiste, qytete e kryeqytete që ruanin si shkëlqimin e paraluftës edhe atë të triumfit të socializmit, sikurse ishte Moska apo Leningradi. E natyrisht, përtej vendosjes së regjimeve komuniste dhe aplikimit të stalinizmit si stil e logjikë ushtrimi të pushtetit, shoqëritë evropian-lindore, ishin tejet më të hapura sesa ajo shqiptare dhe aq më pak nga shoqëria e ndërtuar nga komunizmi rishtar shqiptar.

Në vitin 1953, në një qarkore drejtuar Ambasadave, Enver Hoxha ankohet për sjelljet e ‘pahijshme’ të studentëve dhe kursantëve, probleme të natyrës specifike dhe shpesh private, por që marrin kuptim në raportet e shkëmbimeve njerëzore mes vendeve të Bllokut Komunist. Studentët, kursantët apo njerëzit që shkojnë të marrin eksperiencë jashtë vendit, duhet të kenë një sjellje korrekte dhe të kontrollueshme. Në fakt, këto raporte nxjerrin në pah dhe nivelin e zhvillimit shoqëror dhe disnivelin e shoqërive socialiste, ku shkëmbimet kanë për qëllim pikërisht nivelimin e distancave, kryesisht ekonomike dhe zhvillimore që ato kanë. Njëkohësisht, studentët janë pasqyrë e shtetit dërgues, ose të paktën kështu ata kuptohen nga shteti dërgues, në dorën e të cilit, mbetet dhe fati i studentëve.

(Bursat e studimit paguheshin rrallë nga shteti shqiptar dhe më shumë shfrytëzohej ndihma e vendeve të Lindjes, në kuptimin e raporteve të ndërsjellta e barazisë mes shteteve, të cilat prisnin studentët). Kontrolli i ambasadave është pjesë e qenësishme e logjikës shtetërore dhe zgjatimit të saj në vendet pritëse. Kjo nuk kishte thjeshtë të bënte me aspekte të moralit e sjelljes, sa kohë që pretendohej se studentët, ishin produkti më autentik i shoqërive socialiste, përfaqësues të fytyrës së re të vendeve në transformim, por dhe me elementë të tjerë, që i përvidheshin logjikës së shkrirjes, mes shoqërive socialiste.

Shqipëria, sikurse dhe vende të tjera socialiste, ushtron kontroll mbi jetët e studentëve në aspektin material dhe atë moral. Ambasadat shqiptare, presin studentët shqiptarë, mundësojnë përgatitjen shpirtërore, me dinamikat e shoqërisë pritëse, vendosin nëse ata do të vijnë apo jo, për pushime verore, e kështu me radhë. Ato gjithashtu organizojnë aspekte të rëndësishme të jetës socio-politike të tyre, që shkojnë nga ngritja e organizatave bazë të partisë, deri te super vizioni, aty ku mundet, i punimeve të këtyre organizatave.

Në vitin 1957, me urdhër të Ministrisë së Arsimit, ambasadave shqiptare, u jepen një sërë kompetencash të rëndësishme në raport me organizimin e jetës studentore. Përfaqësitë diplomatike, kështu kthehen në kontrollues të përditshmërisë studentore, që prek thuajse çdo aspekt të jetës. Ato kanë të drejtë të propozojnë një sërë masash, kur rregullat shkelen dhe që shkojnë nga këshillimi, deri tek kthimi përfundimtar në vend, që duhej të ishte ndoshta dhe masa më e rëndë për studentët, pasi shënohej në karakteristikën e personit, e cila e shoqëronte atë për të gjithë jetën.

Natyrisht që përfaqësitë shqiptare, e kishin tejet të vështirë të kontrollonin çdo lloj aspekti dhe aq më pak raportet intime si dhe e problemet që mund të lindnin në këtë aspekt, duke pasur parasysh dhe shkallën e lirisë, apo mungesën në shumë raste të kufizimeve të mprehta, që ekzistonin më marrëdhëniet ndër gjinore në Shqipëri. Padyshim që për shqiptarët, bota jashtë vendit, qoftë dhe ajo e Lindjes, ishte një moment lirie e paprecedentë, qoftë në raportet e përditshmërinë, qoftë në ato të natyrës intime. Efekti i kësaj ishin dhe lidhjet të cilat në shumë raste, përfundonin e kurorëzoheshin në martesa.

Shteti shqiptar gjendet kështu përpara faktit të kryer, dëshirës për të kontrolluar aktivitetin e studentëve dhe logjikës ndërkombëtariste të socializmit. Në rastin e parë janë marrëdhëniet intime, lirshmëria dhe mungesa e traditës së shoqërisë shqiptare, por, nga ana tjetër, i vëllazërisë socialiste dhe kjo natyrisht vë para vështirësisë autoritetet.

Përgjithësisht ata që martohen, janë kryesisht burra, me gra të huaja dhe pak gra shqiptare, që martohen me burra të huaj dhe kjo reflekton dhe raportet e zhdrejta gjinore, në dërgimin e studentëve jashtë shtetit. Ndonëse ka pak ose aspak orientime, se si të veprohet me martesat, pjesa më e madhe e studentëve që martohen, do të duhet t’i sjellin gratë e tyre dhe eventualisht fëmijët, vetëm pas mbarimit të studimeve, në vendin e origjinës.

Në lutjen e P.G. për autoritetet, shpjegohet pak a shumë dinamika e martesave, mes të huajve dhe shqiptarëve studentë. Sipas letërshkruesit përpara viti 1958, martesat lejoheshin, edhe pse në mesin e viteve pesëdhjetë, studentët shqiptarë këshilloheshin, të mos martoheshin me të gra të huaja, për shkak të diversitetit kulturor, zakoneve e kushteve në të cilat ndodhej vendi. Kjo natyrisht, nuk ishte e zakonshmja, porse largime të grave sovjetike apo lindore, pra divorce që ishin ngjarje të dëmshme ose pak të pranueshme, për udhëheqjen shqiptare.

Destinacioni i shqiptarëve, burra apo gra, duhej të ishte gjithmonë Shqipëria. Qëndrimi në vendet lindore, pavarësisht marrëdhënieve të mira, është i paimagjinueshëm, qoftë kjo dhe për misionin specifik që studentët kanë, atë të nxënies dhe aplikimit të dijeve të marra në vendlindje. Gra dhe vajza sovjetike, polake apo të nacionaliteteve të tjera, do të transferohen kështu në Shqipëri gradualisht, në dekadën e viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar. Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe eventualisht me vendet e tjera të ‘Bllokut’, pezullon dhe ndalon fenomenin e martesave dhe njëkohësisht ndalon studentët shqiptarë, të sjellin në Shqipëri gratë e tyre, jo vetëm të huaja, por të konsideruara pjesë një bote tashmë armiqësore.

Agjentë të këtij ndalimi janë pikërisht ambasadat shqiptare, të cilat frenojnë dhënien e vizave hyrëse, dokumenteve e certifikatave përkatëse, që do të mundësonin transferimin në Shqipëri, apo qëndrimin në vendet përkatëse të bashkëshortëve.

Në logjikën shqiptare, ngjizur dhe me predispozitën tradicionaliste të raporteve gjinore, gruaja ndiqte burrin kudo që ai shkonte. Studentët shqiptarë, si vajza e djem, u detyruan të ktheheshin në Shqipëri, pa mbaruar studimet në vendet lindore, duke lënë kështu pas gratë, burrat apo të fejuarit e tyre. Thyerja është e beftë, në mos brutale, ngaqë ajo vjen në periudhën e verës, kur pjesa më e madhe e studentëve kthehen për pushime të detyruara në Shqipëri dhe ku ju komunikohet pikërisht ndërprerja e studimeve dhe pamundësia e fizike, për të qenë pranë partnerëve të tyre.

Bashkimi Sovjetik dhe vende të tjera të Bllokut, ndërpresin ndihmën e bursat për studentët, gjë që e bën të pamundur vazhdimin e studimeve dhe për pasojë, vijimësinë e raporteve me bashkëshortët. Prishja e marrëdhënieve me Bllokun, tërheqja e ambasadorëve respektivë, të Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, radhitja në anën e Bashkimit Sovjetik të shumicës së vendeve komuniste, do të prodhonin izolimin e parë, brenda këtij blloku.

Viktimat e para të kësaj prishje, ishin studentët dhe më tepër partnerët e tyre. Ata përbënin dyfishazi rrezik, si subjekte të influencueshme nga propaganda e huaj, por dhe në raportet që  kishin me bashkëshortet, të cilat konsideroheshin agjente potenciale. Raportet me të huajt dhe dyshimi ndaj tyre, reflektonin njëherazi fobinë e sistemit ndaj tyre, idenë e tjetrit, si i dyshimtë i vazhdueshëm dhe perceptimit të të qenit në vijën kufitare, të përballjes me një numër të pafund armiqsh.

Paternalizmi dhe dashuria e sinqertë

Letrat drejtuar autoriteteve, ishin të zakonshme për qytetarët shqiptarë. Në to pasqyroheshin kërkesa, sugjerime, denoncime e kështu me radhë. Letrat e studentëve, hynin në kategorinë e kërkesave dhe sqarimeve për situatën e tyre specifike e njëkohësisht, pasigurinë e moskuptimin e arsyeve e ndalimit të martesave. Ato ishin gjithashtu letra që tregonin një raport të veçantë disproporcional, mes të udhëheqësit dhe subjekteve socialiste. Shpesh në to, nuk kërkohej e drejta e mohuar, por më shumë shprehej habia e pamundësisë së realizimit të një akti, për të cilin subjektet, kishin dhënë prova të mjaftueshme besnikërie.

Tonaliteti i letrave përmban aspekte thuajse familjarë, përmes të cilëve letërshkruesit, kërkojnë të instaurojnë një raport personal me trajta paternaliste me udhëheqësin, duke i njohur atij pushtet të pakufizuar, në mos jete e vdekjeje, të paktën esencial, për fatin e letër shkruesve. Gjithsesi, për një pjesë prej tyre ishte e papranueshme, të mos merrnin apo të linin në vendet lindore, bashkëshortet e tyre. Për këtë arsye, shumë syresh mundohen me të gjitha mundësitë që kanë, të zgjidhin ngërçin burokratik të pengesave, për të sjellë në Shqipëri, gratë e fëmijët e tyre.

Përpos përpjekjeve në rrugë ligjore, ata i shkruajnë udhëheqjes, si instanca më e lartë e cila, mund ta zgjidhë problemin. Parashtrimi i këtij problem, është natyrisht personal e jo kolektiv dhe letrat shkruhen shpesh nga të dy partnerët, shqiptarët dhe të huajt. Struktura e tyre është thuajse e njëjtë,  ku fillohet me vendosjen e lidhjes paternaliste me udhëheqësin, deklaratën e besnikërisë, vlerësimin e vetes, prezantimin e bashkëshortes dhe problemit të martesës, garancinë personale për bashkëshorten dhe deklaratën e përbashkët të besnikërisë.

Studentët janë dhe pretendojnë të jenë produkt kryekëput i partisë dhe shtetit. E për këtë ata e ndjejnë të natyrshme t’i drejtohen Enver Hoxhës, që ata e identifikojnë si autoriteti më i lartë, atij që ka pushtetin mbi jetën dhe vdekjen e subjekteve e që natyrisht ka fuqinë të tejkalojë ligjin.

A.D., i drejtohet udhëheqësit me emër personal dhe i kërkon falje, që po i merr kohë atij. Ai shkruan; “Pse ka kohë udhëheqësi jonë i dashur, në shpatullat e të cilit qëndrojnë se sa probleme, më të cilat varet fati i gjithë popullit”?! Ndër rastet e rralla të grave që martohen me qytetarë të huaj, T.B., i drejtohet Enver Hoxhës, pasi ky i fundit; “me kujdes e dhemshuri, zgjidh e plotëson kërkesat e nevojat e popullit”.

Si e tillë letra e saj, nuk duhet injoruar dhe duhet parë me të njëjtën logjikë, sikurse e sheh dhe prindi, sikurse dhe F.D., i cili i drejtohet Hoxhës; “si djali babait” dhe më pas e cilëson si udhëheqës të dashur. Raporti politik, orientohet kështu drejt paternalizmit dhe idesë se Hoxha, është si babai i familjes së madhe shqiptare, prej të cilit varen fatet kombit dhe ato personale të letër shkrueseve.

Ndërsa civilët i bëjnë apel dhembshurisë së prindit, për ushtarakët, është me e rëndësishme parashtrimi i origjinës familjare dhe afërsia e saj me pushtetin. L.L., shkruan kërkon afërsi thuajse familjare me Hoxhën dhe Partinë, të cilët; “më rritën e më dhanë jetë”. Piloti I.K., shkruan se; ka plotësuar porosinë e udhëheqësit dhe partisë më përpikëri, duke dalë me rezultate të shkëlqyera dhe që komandon pa problem avionin, me të cilin do të mbrojë më pas atdheun. Një ushtarak tjetër, bën rezymenë e familjes e origjinës, një prej arsyeve kryesore përse është përzgjedhur për të shkuar në Bashkimin Sovjetik. R.C., rrjedh nga një familje me lidhje të forta thuajse gjenetike me regjimin.

I ati ka qenë partizan e shofer në Degën e Punëve të Brendshme në Elbasan. Të ëmën ia kanë vrarë gjermanët. Formimi politik i letërshkruesit, po kështu nuk mund të vihet në dyshim, pasi qysh në bangat e shkollës, ai është angazhuar në të gjitha aktivitetet e mundshme politike e organizatat partiake dhe për pasojë, prania e tij në Bashkimin Sovjetik, është produkt i besnikërisë familjare e personale, ndaj Partisë. P.G., nga Korça, thotë se; familja e tij ka ndihmuar me çdo mjet Luftën dhe shumë nga të afërmit e tij, kanë dhënë jetën për çlirimin e vendit. Ëndrra e tij për t’u bërë pilot, u realizua nga Partia, e cila më pas i dha mundësi, të shkonte në Bashkimin Sovjetik.

Apeli për ndihmë vjen dhe me njohjen dhe pjesëmarrjen në sakrificën kolektive. S.S., shkruan se; partia dhe Enver Hoxha, kanë bërë shumë për lëvizjen marksiste-leniniste në botë, e bashkë e me ta, edhe letërshkruesi zotohet se do të luftojë vazhdimisht e të japë jetën për çështjen e komunizmit dhe mbrojtjen e vendit. Përpos deklaratës personale të besnikërisë, studentët ofrohen të garantojnë jo vetëm për veten, por kryesisht për bashkëshortët e tyre. Në to shfaqen kryesisht elementë të traditës morale shqiptare ose, më saktë, të një botëkuptimi tradicional mbi raportin martesor, ndërthurur kjo me dashurinë, të konceptuar në socializëm si element autentik dhe shprehje e vullnetit të lirë të subjekteve, nën lejimin e kornizave të shtetit socialist.

L.L., shkruan se ai u dashurua me një vajzë sovjetike me të cilën vendosën të lidhin jetën, mbështetur në; “qëllimin e Partisë tonë të dashur për të mirën e të gjithë njerëzve të ndershëm dhe duke u mbështetur në vendimin e qeverisë sonë, ne vendosëm të lidhim jetën”. E kështu martesa nuk është vetëm vendim personal, por dhe një autorizim shtetëror, i cili natyrisht duhet respektuar, sepse përkon dhe me qëllimin e Partisë, për të bërë të lumtur njerëzit.

Letrat e burrave dublohen nga ato të grave të tyre, familjarëve apo shokëve të kursit. Ndërsa të parat përforcojnë kërkesat e letrave të burrave, të tjerat janë pjesë e arsenalit ndihmës e strategjive që letërshkruesit përdorin në raporte me pushtetin. Burrat shkrues janë njëra pjesë e ekuacionit, i cili në shumë raste ndërtohet në një raport me më shumë se dy aktorë. Ata i prezantojnë gratë udhëheqësit, në të njëjtën formë sikurse do t’ia prezantonin ato prindërve të tyre. Memorie.al

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Enveri ia pati frikën, siç tregohej edhe një histori helmimesh, me ngatërrim vendesh, gjatë një darkë në Kremlin, të një udhëheqësi nga një parti tjetër...”/ Kujtimet e Fadil Paçramit

Next Post

“Enver Hoxha i mbajti tre ditë në zyrën e tij, 50 fotografi të Mehmet Shehut të vdekur, duke u relaksuar 6 orë para tyre dhe...”/ Dëshmia e rrallë, e ish-oficerit të grupit të shoqërimit të “Komandantit”

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
E.Hoxha & M.Shehu ne gjueti

“Enver Hoxha i mbajti tre ditë në zyrën e tij, 50 fotografi të Mehmet Shehut të vdekur, duke u relaksuar 6 orë para tyre dhe...”/ Dëshmia e rrallë, e ish-oficerit të grupit të shoqërimit të “Komandantit”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!