Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e njëzetepestë
Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.
Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.
Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarsia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.
Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku pas legjislacionit të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, një vend të veçantë zë edhe Kodi Civil dhe ai Penal, gjë të cilat janë botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.
Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)
Kodi Penal 1928
– LIBRI I DYTË –
Deliktet
TITULLI VII
Delikte kundra tanësiës publike
KAPTINA V
Kontravencione q’i përkasin spektakulave dhe stabilimentave dhe ushtrimeve publike
KAPTINA III
Kontravencione q’i përkasin shënjave ose aparatave të një shërbimi publik
NENI 524. – Kushdo që ometon të vejë shenjat dhe shtegjet e përshkrueme në rregulloret për me ndalue rreziqet që rrjedhin nga punë të bamuna ose nga sende të lanuna në vënd ku shkon publiku, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në treqint fr. ari; dhe kur vepra ka një rëndësi si mbas rasteve, mund t’i shtohet gjobës së lehtë dhe burgim i lehtë deri në dymbëdhet ditë.
Ay që arbitrarisht heq shënjat e përmenduna ndëshkohet me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në pesqint, fr. ari, së cilës gjobë mund t’i shtohet burgim’i lehtë deri në njëzet dit.
NENI 525. – Kushdo që, arbitrarisht, shuen fenerët ose dritat të cilat shërbejnë për ndriçimin publik, ose heq aparatet ose shënjat e tjera nga ato që tregohen në nenin e ma sipërmë dhe që destinohen për shërbim publik, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari.
NENI 526. – Kushdo që, tue pasë një mjeshtëri që punon me përdorim zjormi, nuk pastron her-pas-here tymoren e dyqanit, ndëshkohet me gjobë të lehtë nga dhet deri në dyqint fr. ari; gjith ashtu me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari dënohen dhe ata pronarë ose qiramarës të cilët nuk pastrojnë her-pas-here tymoret e shtëpivet ku banojnë kur nga mos pastrimi mund të shkaktohet një rrezik publik.
KAPTINA IV
Heqje dhe vumje e rrezikshme e sendeve
NENI 527. – Kushdo që heth ose derth në vënd të thurun e privat q’asht i bashkët për dy ose ma shum familje, sende që mund të goditin ose të ndyjnë njerëzit, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në dhet dit ose me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari.
NENI 528. – Kushdo që, pa marrë masat e duhuna, ven mbi dritaret, çatitë taracat ose në të tjera vënde ksodore, ose var n’ato sende të cilat, po të hijën, mund të goditin ose të ndyjnë njerëzit, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëdhet fr. ari.
Në qofte se fajtori nuk dihet, ndëshkimi i vihet qira marrësit ose nëdorësit të ndërtesë, kurdoherë që këta qenë në pozitë të ndalojnë atë faj.
KAPTINA V
Kontravencione q’i përkasin ruajtjes të personavet të çmendun ose të udhëhequn
NENI 529. – Kushdo që len të bredhin lirisht persona të çmëndun që janë nën rojen e tij, ose që nuk lajmon përnjëherësh autoritetin kur i shpëtojnë nga ruejtja të lehtë, dënohen deri në dyqint e pesëdhjet fr. ari.
NENI 530. – Kushdo që, pa lajmue përnjiherësh Autoritetin, ose pa marrë autorizimin e këtij, kur duhet të merret, pranon të të ruejpersona q’i din se janë të sëmunë nga mëndja, ose i len të lirë, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëqint fr. ari, dhe kur vepra ka një randësi, gjobës mund t’i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në një muej.
NENI 531. – Ndëshkimeve të caktueme në nenet e masipërme u shtohet dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtërisë, kur fajtori asht një person i ngarkuem për me drejtue një çmendinë ose kur ushtron mjeshtërinë e shëndetësisë.
NENI 532. – Kushdo që, tue qënë udhëheqësi i një tjetëri për m’ e çue në një vënd të caktuem, e len atë pa ndonjë arësye ose e gabon me dhelpërina n’udhëheqje, ndëshkohet, për të vetëmen këtë vepër, me burgim të lehtë deri në gjashtë muej.
KAPTINA VI
Mos kujdesim në ruejtje dhe administrimi i keq i shtazavet dhe mjetevet barëtëse rrotare
NENI 533. – Kushdo që len të lirë ose nuk ruen, me masat që parashikohen në rregulloret, kafshë t’egëra ose shtaza të rrezikëshme, të cilat i ka në zotnim ose në ruejtje, dhe në rast që ka dyshim se ato kafshë janë të tërbueme, nuk lajmon, përnjëherësh, Autoritetin, ndëshkohet me burgim të lehtë, deri në një muej.
NENI 534. – Kushdo që, në vënde të hapëta, nuk ruen ose lëshon të lirë, shtaza që janë për të hypun, ose për të hequn, qofshin të zgjidhuna ose të mbërthyeme ose udhëheq pa pasun kapacitetin e mjaftë ose ia u mbeson atyne që nuk janë të stervitun, ose tue i udhëheq ose mbërthye keq ose tue i ngacmue ose tremb, ven në rezik sigurimin e të tjerëve, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në një muej.
Në qoftë se vepruësi asht shofer ose konduktor q’i shtrohet lejes , vendoset dhe pezullim’i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtëris tij për një kohë deri në një muej.
NENI 535. – Kushdo që, në rrugët ose në viset që shkon populli, ose n’ato vënde që janë të çeluna për popull, nget kafshë, karroca, automobila dhe të tjera mjete kësodore bartëse në mënyrë të rrezikshme për sigurimin e personave ose të gjanave, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në njëzet ditë, ose me gjobë të lehtë deri në njëzet ditë, ose me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari, dhe në qoftë se kontravjtësi asht shofer ose nga ata konduktorë q’i shtrohen lejes, vendoset dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtërisë për një kohë deri në një muej.
KAPTINA VII
Kontravencione q’i përkasin një rreziku komun
NENI 536. – Kushdo që, qoftë nga pa kujdesia ose nga pa stërvitja, ban të lindë, me çdo mënyrë, një rrezik damesh të mbëdha në gjana, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr, ari ose me burgim të lehtë deri në njëzet ditë.
Në qoftë se vepra njëhersh formon dhe shkelje të rregulloreve q’i përkasin mjeshtërisë, tregëtisë ose industrisë, dhe ligja nuk urdhënon ndryshe, ndëshkimi asht me burgim të lehtë nga gjashtë deri në tridhet ditë dhe me pezullimin e ushtrimit ose të mjeshtërisë për një kohë deri në një muej.
NENI 537. – Kushdo që shkel me çdo mënyrë masat e marruna nga Autoriteti kundra sëmundjeve ngjitëse ose rregullore të tjera që janë për largimin e rrezikut ose të përhapjes s’atyne sëmundjeve, ndëshkohet me burgim të lehtë nga pesëmbëdhet dit deri në dy muej ose me gjobë të lehtë nga pesëdhetë deri në pesqint fr. ari.
NENI 538. – Kushdo që me çdo mënyrë shkel urdhnat ose masat e marruna prej autoritetve kundra liës ose sëmundjeve të tjera ngjitëse të shtazave ose të bakëtisë, ndëshkohet me burgim të lehtë nga pesë ditë deri në një muej, ose me gjobë të lehtë nga njëzetepesë deri në pesqint fr. ari.
Kundravajtësit e neneve 537, 538 vihen dhe nën vrejtim ose ruejtje të posaçme t’Autoritetit të sigurimit publik për sa kohë vazhdon rreziku i përhapjes s’atyne sëmundjeve.
NENI 539. – Kushdo që mfesh nga Autoriteti, petka, mobila ose sende të tjera të një personi që ka vdëk nga një sëmundje ngjitse ose nuk konformohet me urdhënat qe janë dhanë për çdukjen ose pastrimin e sende kësodore, ose i mban ose tue ditun i shet ose i blen ose i nxjerr për shitje, ndëshkohet me burgim të lehtë nga dhet ditë deri në dy muej ose me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në njëmije fr. ari dhe sendet në flalë konfiskohen dhe çduken.
NENI 540. – Kushdo që, në kohë lijë ose tjetër sëmundjeje të kafshëve ose shtazeve, nuk konformohet me urdhënat e marruna prej autoriteteve kundra përhapjes s’atyne sëmundjeve, si dhe ay që nuk kujdeset t’i veçojë shtazat e veta të sëmuna prej asilloj sëmundjeve në mënyrë që të mos bashkohen me të tjera shtaza, ose mban të mëshefta ose tue ditun blen, shet ose nxjerr për shitje sshtaza, ose mishna të shtazave të sëmuna ose të ngordhuna, ose nuk konformohet me urdhënat e dhanuna për çdukjen e tyne, ndëshkohet me gjobë të lehtë nga dhet deri në dyqint fr. ari, dhe kur vepra ka një randësi, si mbas rasteve, gjobës i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në pesëmbëdhet ditë.
Në rastin e pikës të ma sipërmë si dhe n’ato të neneve 537, e vijuese në qoftë se sëmundja u përhap prej veprës të fajtorit, ndëshkimi në të gjitha këto raste asht burgim i lehtë nga një deri në tre muej ose gjobë e lehtë nga dyqint në dymijë fr. ari.
NENI 541. – Kushdo që jashtë vorresave të caktueme varros një të vdekun, ndëshkohet me gjobë të lehtë nga pesëdhjet deri në pesëqint fr. ari ose me burgim të lehtë nga pesë ditë deri në dy muej dhe fajtori detyrohet me çvaros të vdekunin dhe me e mbulue në vëndet e caktueme.
NENI 542. – Kushdo që nëpër puse, stera, burime, lumenj ose vija, ujnat e të cilave përdoren për me pi ose për me ba gjellë ose pije, heth sende të qelbuna ose t tjera gjana që sjellin një krupë, kur përdoren, si dhe ay që fëlliq ato, ndëshkohet me burgim të lehtë nga pesë ditë deri në një muej, ose me gjobë të lehtë nga njëzet deri në dyqint fr. ari.
NENI 543. – Kushdo që nuk respekton urdhënat e autoriteteve për pastrim, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji, ndëshkohet me gjobë të lehtë nga tridhet deri në treqint fr. ari, së cilës gjobë munt t’i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në dhet ditë.
NENI 544. – Kushdo që pregatit për përdorim publik ushqimet të cilat, tue u marrë parasysh cillsia e substancave, sidhet gjëndja ose mund të jenë të damshme për shëndetin, gjith’ ashtu dhe ay që mban ushqimet për shitje në vënde dhe në enë ose në mënyr që mund të damtojë shëndetin, ose tue ditun shet gjana për haje të prishuna, të kalbuna ose të fëlligjuna, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në njëzet ditë dhe me gjobë të lehtë nga dhet deri në njëqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes po të ketij faji, me burgim të lehtë nga pesë ditë deri në një muej dhe me gjobë të lehtë jo ma pak se njëqint fr. ari.
TITULLI III
Kontravencione q’i përkasin moralit publik
KAPTINA I
Bixhos
NENI 545. – Kushdo që, në vënde publike ose të çeluna për publikun, mban vënd për bixhos ose ep vënd për lodra bixhozi, ndëshkohet me burgim të lehtë nga një deri në tre muej dhe me gjobë të lehtë nga njëzet deri në pesëdhet fr. ari, dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji ndëshkohet me burhim të lehtë nga dy deri në gjashtë muej dhe me gjobë të lehtë nga njëqint deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori këtë vepër e ka ba zakon, ndëshkimi asht burgim i lehtë nga tre muej deri në një vit dhe gjobë e lehtë, jo ma pak se treqint fr. ari.
NENI 546. – Kushdo që, pa qënë nga fajtorët e treguem në nenin e ma sipërmë, kapet tue lujtun bixhos, në vënd publik ose të çelun për publikun, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në njëzet ditë ose me gjobë të lehtë nga dhet deri në dyqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji, burgimi i lehtë asht nga pesëmëdhet ditë deri në dy muej dhe me gjoba e lehtë nga njëzet e pesë deri në treqint fr. ari.
Në qoftë se fajtori asht nëpunës, kjo cilësië formon shkak randësor, dhe përveç dënimit të sipërtreguem, ndëshkohet dhe me pushim nga nëpunësia pë një kohë nga një deri në gjashtë muej.
NENI 547. – Në të gjithë rastet e kontravencioneve të bixhozit, të hollat e vuemuna në lodër si dhe veglat dhe objektet e përdoruna ose të destinueme për atë konfiskohen.
NENI 548. – Për efektet e ligjës penale, konsiderohet bixhoz ato lodra që luhen me qëllim fitimi, dhe mundja ose humbja mvaret, krejt ose pthuej kreajt nga fati.
Për kontravensionet e parapame në nenet e ma sipërme konsiderohen si të celuna për publikun edhe ato vënde të mbledhjeve private ku kërkohet shpërblim për përdorimin e veglave të lodrës, ose për komoditetin e lojtjes, si dhe ato vënde ku, qoftë dhe pa pagesë, hyrja dhe loja bixhos asht e lirë. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm