• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, February 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur vajta në shtëpi dhe tepër i mërzitur i tregova mamasë, se Alizoti më tha se; në Francë edhe fshatari më i humbur e flet shqipen më mirë se ty, ajo më…”/ Dëshmia e rrallë e djalit të Telo Mezinit

“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai…”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur

Pjesa e katëmbëdhjetë

                            Pjesë nga libri: ‘ALIZOT EMIRI – Njeriu, librári e gázet fisnike’

                                                            DY FJALË SI HYRJE

Memorie.al / Kur ne, fëmijët e Alizotit, tregonim në ambiente të gëzueshme shoqërore “historitë” e Zotes (Alizotit), na ka qëlluar të na pyesin shpeshherë: – “A i keni shkruar? Jo! Sa keq, do të humbasin…! Kush duhet ta bëjë”?  Dhe jemi ndjerë gjithnjë e me shumë fajtorë. Në qoftë se duhej bërë, ne duhej ta bënim. Po a mund t’i shkruanim ne?! “Jo çdo njeri, që di shkrim e këndim, mund të shkruajë libra”, – thoshte Zotia, sa herë kalonte nëpër duar libra të dobët. Kur po bisedonim me njëri – tjetrin, ne fëmijët e Zotes, për këtë “detyrim”- për Librin, natyrshëm e ndjenim veten përballë paaftësisë për ta kryer. Nuk ishte punë për ne! Me “metrin” e Zotes, ne ishim të paaftë ta shkruanim këtë libër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Grupi i shoqnuem prej Kolë Jakovës dhe që kryesohej prej Nako Spirut, ‘vizituen’ edhe Bibliotekën e Muzeun e At Shtjefën Gjeçovit, ku Kola kërkoi unazën e…”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!

                                                             Vijon nga numri kaluar

                                                                   PJESA E DYTË

Humori

SHKOLLA, ARSIMI & KULTURA 

Ç’ËSHTË SHKOLLA?

Hapeshin shpesh diskutime për shkollën në librari. Arsimimi ishte pre-okupacion i përgjithshëm në Gjirokastër. Shkollimi shikohej si rruga e vetme për të siguruar një jetesë optimale dhe me dinjitet. Diskutohej për mbarëvajtjen e fëmijëve, përmendeshin me respekt nga të moshuarit emrat e nxënësve të dalluar, e sidomos kur thuhej se ishin mjaft të varfër.

“I lumtë, bravo i qoftë, nuk kanë ngopur barkun me bukë, …!” Diheshin emrat e tyre. Por përmendeshin dhe raste të thyerjes së disiplinës nga ndonjë nxënës, si ngjarje që ulnin vlerat e qytetit. Pa le po ta kish bërë vijë ndonjëri. Qyteti shqetësohej! Dhe ndodhte që prindërit e lodhur e të vuajtur nga jeta, ndiheshin të pafuqishëm ndaj rezultateve të dobëta të fëmijëve të tyre.

– “Hajde, hajde se do ta pjekë shkolla, si të tërë”! – ngushëllonin të pranishmit prindin e shqetësuar, të cilit nuk i mësonte fëmija, apo kish thyer rregullat e shkollës.

– “More po ç’e dini shkollën ju? – u ndërhyri Zotia një ditë kur unë ndodhesha në librari. – Mos i bini në qafë kot! Shkolla është tamam si një furrë dhe pjek atë që fut. Ta zëmë, po fute birek, nxjerr birek të pjekur, po fute shapkat, nxjerr shapkat të pjekur. S’ka bënë vaki gjer më sot, që të futësh kungull në furrë e, të ta nxjerrë mish të pjekur! Në asnjë vend të botës! Çdo prind e di mirë se ç’mall ka çuar në shkollë”.

Të pranishmit i dhanë të drejtë Zotës, ndonëse qeshnin me krahasimin e bërë prej tij, por Zotia s’kish mbaruar:

– “Shkolla të jep miellin, thesin duhet ta kesh vetë! Po vajte me thes, thesin të mbush! Po vajte me trastë, trastën të mbush. Po e pate thesin të shpuar, do dalësh me thesin bosh, po s’është faji i shkollës, ama”!

MBARËVAJTJA E FËMIJËVE

Si prind, Zotia ishte mjaft kërkues ndaj fëmijëve. Kjo u duk që me fëmijën e parë, Ibrahimin, i cili shkëlqeu prej klasës së parë deri në përfundim të fakultetit. Unë vazhdova shkollën tre vjet mbas të parit. E kisha marrë vesh, se në shtëpinë tonë s’mund të hynte tjetër, veç notës maksimale, pesë. Po hajde t’i merrje ato “të shkreta pesa”. Pedagogët e nderuar të asaj kohe, nuk e lëshonin pesën për qamet. Nuk kam njohur më kurnacë!! Ndaj do ketë dalë dhe ai nami për Gjirokastrën…!

MESATARJA E NOTAVE

Vazhdonin dëftesat e shkollës për Ibrahimin me të gjitha pesa. Mbaroi filloren, shtatëvjeçaren dhe filloi gjimnazin. Vlerësimet bëheshin në dy semestra veç e veç dhe në fund plotësohej rezultati vjetor. Me rezultatet e semestrit të parë Zotia u mërzit shumë, sepse në një lëndë ishte vlerësuar me notën katër. Në lëndën e Fizkulturës. Ishte katra e parë. E vërteta ishte se djali i Zotes ishte trupvogël dhe vlerësimi i bërë nga pedagogu i fizkulturës ishte jo vetëm i drejtë, por dhe dashamirës. Mirëpo hajde të mbajë katrën! U prish rregulli.

Zotia nuk ishte thjesht formalist në këtë aspekt. Ai parashikonte se kjo do ndikonte në uljen e mesatares së notave për djalin dhe do ta vështirësonte për të drejtën e studimit. I duhej patjetër, që dëftesa të ishte me të gjitha pesa, që të kishte të drejtën të luftonte, për ta kërkuar vazhdimin e shkollës së lartë. Koha tregoi se kishte shumë të drejtë.

Mezi priste që t’i shkonte pedagogu i fizkulturës në librari. Zotia e dinte se i biri nuk kish çfarë të bënte më shumë. Tek ushtrimet e kaluçit, mund të ngelte kur të doje. Nuk ishte faji i tij. Vetë Zotia e kish bërë më të vogël se ç’duhej. Ku i kishte patur sytë?! Nuk bëhen punët me sy mbyllur!

Erdhi pedagogu në librari për të marrë gazetën dhe Zotia e pyeti për djalin. Pedagogu i foli shumë mirë, por ai nuk i plotësonte disa norma të moshës. Zotia ia shprehu shqetësimin, që me notën e fizkulturës i prishej komplet rezultati. Nuk do mund të thuhej më, “me të gjitha pesa”, dhe kjo do kishte pasojat e veta. Pedagogu në pozicionin e vet ishte mjaft korrekt.

Sipas asaj që i kërkonte prindi i nxënësit të vet, i takonte që në lëndën e fizkulturës, të mos vihej notë tjetër veç pesës. Pra në fizkulturë mjafton që të shkoje, se nuk kishte fare rëndësi se çfarë bëje. Ky do të ishte zhvlerësim i plotë i lëndës. Kjo ishte e pamundur të bëhej edhe po të donte pedagogu. Zotes i duhej të gjente një zgjidhje individuale, ndaj përdori humorin:

– “Unë çuditem pse nuk jep rezultate në shkollë ai djalë?! Në shtëpi ai ecën në litar si pelivani Ali Xhixha dhe, ç’është më e rëndësishmja, s’ka rënë asnjëherë nga litari. Paraqet një formë të qëndrueshme”.

– “Si ka mundësi?! Jo, kjo është e pamundur”! – i tha pedagogu, që u ndje ngushtë edhe për faktin, sepse nuk kish arritur të dallojë këtë aftësi të veçantë akrobatike të nxënësit të vet, Ibrahimit. Ishte detyra e tij të zbulonte talentet.

– “Posi mo, është e mundur që ç’ke me të! E kalon çdo ditë”, – i tha i sigurt Zotia.

– “Më fal, Alizot, po ku e lidhni litarin, sa i gjatë është, sa lart nga toka…”? – e pyeti pedagogu që vazhdonte të shprehte habi.

– “Unë, në të vërtetë, në vend të litarit, i vizatoj një vijë me shkumës në mes të dyshemesë dhe e vë që të shkojë mbi të”- e sqaroi më në fund ushtrimin akrobatik Alizoti.

Të pranishmit në librari ja dhanë gazit, sapo kuptuan se “akrobacinë” e kish bërë Alizoti dhe jo i biri. Qeshi dhe pedagogu me fabulën e improvizuar. Ai e kuptoi mesazhin e Zotes. Si prind ishte i ndërgjegjshëm për mundësitë e fëmijës, por kërkonte një lëshim formal, sepse, siç i tha vetë, nuk do ta çonte djalin në Institutin e Fizkulturës.

Ç’ ËSHTË BOTA?

Vajza e Alizotit, Liljana, ishte emëruar mësuese e gjeografisë në fshatin Nepravishtë, Gjirokastër. Shkonte e kthehej me “korierat”, automjete të zakonshme transporti, në karrocerinë e të cilave ishin vendosur stola. Konsiderohej privilegj fakti që kthehej çdo ditë në shtëpi mbas mbarimit të mësimit. Për pasojë, ajo i merrte me vete detyrat e nxënësve dhe i kontrollonte në shtëpi.

Zotia ishte shumë kurioz të dinte se sa interes tregonin fëmijët e asaj zone për dije, ndaj e pyeti një ditë Lulunë.

– “Janë të mirë, Zote. Ka nxënës shumë të mirë, por ka dhe ndonjë që s’mëson fare, si njeri, që i kam vënë dysh në provim me shkrim sot”.

– “Përse ja u ke bënë provimin” – e pyeti Zotia.

– “Iu bëra provim në gjeografi në klasën e katërt fillore, për mësimin e ditës. Tema e mësimit ishte për botën, ç’është bota…”! Të gjithë kanë shkruar dy tre faqe, ky më ka shkruar dy rreshta! I vura dysh dhe e ka shumë!

– “Po ç’ka shkruar në ato të shkreta rreshta”? – e pyeti Zotia.

– “U u, ç’ka shkruar thotë, se është edhe për të qeshur, – po e sqaronte Luluja -, po ja, thoshte: “Bota është një rëmudhë me dhe (tokë) e me ujë…”!

– “Bravo, – bërtiti Zotia -, qenka qerrata i madh, e paska kuptuar shejtani që tani. Ka të drejtë. Bota ashtu është vërtet, rëmudhë e madhe nga të katër anët. Meriton një pesë të mirë”!

– “Si do ti vë pesë, mo Zote, po s’më ka shkruar asnjë fjalë nga mësimi”.

– “Sakën se i vë dysh”! – e mbylli bisedën Zotia.

NË Ç’KLASË JE?

Gjallërohej kur i shkonin në librari nxënës shkolle, sidomos ata të fillores, apo të shtatëvjeçares. U shërbente me kënaqësi të veçantë dhe entuziazmohej nga sinqeriteti i moshës së nxënësve e dëshira e tyre për të mësuar. Por kishte qejf t’i ngacmonte. U bënte pyetje të ndryshme. Bisedonte si bashkëmoshatar. Bënte humor me ta, që të qeshnin së bashku. Edhe nxënësit e donin xha Alizotin. Kur nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i begenisur me bashkëbisedim, mjaftohej vetëm me pyetje të thjeshta

– “Në ç’klasë je”?

– “Në të tretën” – përgjigjej, për-shembull, nxënësi.

– “Uaa, po kur vajte në të tretën ti mo, ti vjet ishe në të ditën”! – i pyeste si i habitur xha Alizoti.

Nxënësit në fillim hutoheshin pastaj e sqaronin gjithë seriozitet:

– “Po mo xha Alizot, vjet në të ditën, sivjet në të tretën, tamam”!

Një herë ngeci me një nxënës. Zotia i bëri pyetjen formulë:

– “Në ç’klasë je”?

– “Në të katërtën”.

– “Po kur vajte në të katërtën, ti vjet ishe në të tretën”?!

– “Jo, mo xha Alizot, edhe vjet në të katërtën isha unë, po mbeta në klasë, se më kishte inat mësuesi”! – e sqaroi me durim nxënësi, që doli ndryshe nga shokët.

Mbeti dhe Zotia si nxënës i hutuar. E gjeti fare pa përgatitur. Edhe kush? “Mbetësi”!!

“Më prishi formulën, – tha Zotia – ma hodhi qerratai”!

FRËNGJISHTJA

Më takoi një herë djali i Telo Mezinit, doktori, Bidua. Erdhi në ndërmarrjen “Triss – Ndërtim”, ku punojmë unë dhe Ibrahimi, për të aplikuar taksa për higjienën. Problem pune. Iu bë qejfi, që pati të bënte me ne për atë problem, për të cilin kishte ardhur dhe kishte dëshirë të fliste për Alizotin. E kujtonte shumë mirë për komunikimin e dashur me nxënësit, por dhe për humorin. I kishte mbetur në kujtesë një rast.

– “Shkova në librari, si zakonisht, për të blerë libra, fletore etj. U interesova edhe për një libër, jashtë klase në gjuhën frënge, sepse bënim frëngjisht në gjimnaz”, – vazhdoi tregimin Bidua.

– ‘Në ç’klasë vajte, – më pyeti Alizoti -, cili mësues ju bën frëngjishten, ç’metodë po përdorni…’?

Unë i përgjigjesha për secilën pyetje. Më pyeti diçka për të vënë në provë njohuritë e mia në asimilimin e gjuhës frënge: – ‘Si i thonë frëngjisht kësaj shprehje’?…, dhe me tha një shprehje të thjeshtë në shqip. S’e kujtoj saktë shprehjen, por kjo nuk ka rëndësi. Unë e formulova në frëngjisht atë shprehje, por formulimi im nuk ishte plotësisht i saktë, u ngatërrova, e korrigjova, u hutova dhe ngela disi i turpëruar.

Kur Alizoti, që atë priste, ma preu me të qeshur:

– ‘Çoç të pandeha, po nuk më dole siç të doja unë. Si ka mundësi? Në Francë edhe fshatari më i humbur e flet frëngjishten më mirë se ti?!

Alizoti më dha të fala për prindit dhe unë u largova i mërzitur. Gjithë rrugës më mbeti në mëndje krahasimi që më bëri me fshatarin më të humbur të Francës. Më mirë të kisha marrë notë të keqe në klasë se sa të mos përgjigjesha tek Alizoti! Shkova në shtëpi dhe ia tregova mamasë se ç’më kish ndodhur këtë radhë me xha Alizotin. Them këtë radhë, se në çdo herë do ta kishim ndonjë gjë me të. Mamaja, si më dëgjoi, qeshi.

– ‘More budalla, – më tha -, po s’e kuptove Alizotin, që të ka ngacmuar? Pse, nuk e di ti që fshatarët francezë nuk flasin shqip”?!! / Memorie.al

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 1913 shkova në Shkodër dhe me propozim të At Fishtës, u nisëm për në Gomsiqe, te At Gjeçovi, një nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria...”/ Vizita e Konicës te frati famshëm

Next Post

“Grupi i shoqnuem prej Kolë Jakovës dhe që kryesohej prej Nako Spirut, ‘vizituen’ edhe Bibliotekën e Muzeun e At Shtjefën Gjeçovit, ku Kola kërkoi unazën e...”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

Artikuj të ngjashëm

“Xhaviti i tha Xhafer Vokshit se shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit, e kanë ngrënë me çdo qeveri, prandaj nuk kanë qenë kurrë patriot, por…”/ Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Grupi i shoqnuem prej Kolë Jakovës dhe që kryesohej prej Nako Spirut, ‘vizituen’ edhe Bibliotekën e Muzeun e At Shtjefën Gjeçovit, ku Kola kërkoi unazën e…”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

February 18, 2026
“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!
Dossier

“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!

February 17, 2026
“Gjatë shëtitjeve në rrugët e Gjirokastrës, Enveri përshëndeste dhe takonte ata që i njihte dhe kur e pyeti Alizotin; pa më thuaj a ke ndonjë hall, ai…”/ Historia e panjohur me librarian e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Vite më vonë unë e kuptova se pse xha Alizoti nuk ma dha librin që kërkoja dhe rikujtoja fjalët e tij; nuk është për moshën tënde, moj vajzë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë për librarin e famshëm të Gjirokastrës

February 18, 2026
“Në Pogradec e Fier, mbyllja më parë e kishave nga xhamitë ose, ruajtja si monumente e disa prej tyre, është komentuar si…”/ Letra e Enver Hoxhës në ’67-ën, kur ndaloi besimet fetare
Dossier

“Në Pogradec e Fier, mbyllja më parë e kishave nga xhamitë ose, ruajtja si monumente e disa prej tyre, është komentuar si…”/ Letra e Enver Hoxhës në ’67-ën, kur ndaloi besimet fetare

February 16, 2026
“Kur po na nxjerrshin prej Kuvendit Françeskan, Dul Rrjodhi, i tha Hys Zajës; Shoku prokuror, ky Zef Pllumi, ka ‘Lahutën e Malsisë’, me firmën e Fishtes: çka të bajmë…”?! / Kujtimet e fratit të famshëm
Dossier

“Shumë kisha dhe xhami po braktisen dhe po rrënohen, asnjë ndërtim të mos u bëhet, disa mund të kthehen në vepra muze, nëse i do populli, të tjerat të bëhen depo…”/ Urdhri i Enver Hoxhës, në 1967

February 17, 2026
“E kritikuan se u rezervonte libra ‘miqve’ dhe e larguan nga puna para pensionit…”/ Ana e panjohur e librarit që njihte Tefta Tashkon dhe vuri lule te varri i Migjenit në Itali
Dossier

“E kritikuan se u rezervonte libra ‘miqve’ dhe e larguan nga puna para pensionit…”/ Ana e panjohur e librarit që njihte Tefta Tashkon dhe vuri lule te varri i Migjenit në Itali

February 16, 2026
Next Post
“Xhaviti i tha Xhafer Vokshit se shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit, e kanë ngrënë me çdo qeveri, prandaj nuk kanë qenë kurrë patriot, por…”/ Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit

“Grupi i shoqnuem prej Kolë Jakovës dhe që kryesohej prej Nako Spirut, ‘vizituen’ edhe Bibliotekën e Muzeun e At Shtjefën Gjeçovit, ku Kola kërkoi unazën e...”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme