• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kur unë i kërkova drejtorit, arsyen e përjashtimit tim nga shkolla, ai më….”/ Dëshmitë e rralla të vajzës nga Tirana, që u internua në moshën 10 vjeçare

“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
“Mësuesja ime e pashpirt, e cila më tha; mëso sa të duash se kazma të pret, një ditë u përdhunua nga disa ushtarë dhe…”/ Dëshmitë e rralla të vajzës nga Tirana, që u internua në moshën 10 vjeçare
“Mësuesja ime e pashpirt, e cila më tha; mëso sa të duash se kazma të pret, një ditë u përdhunua nga disa ushtarë dhe…”/ Dëshmitë e rralla të vajzës nga Tirana, që u internua në moshën 10 vjeçare
“Në Baldushk, rrinim edhe nga tre ditë pa ngrënë, por motra, pastruese të një lokal në ‘Brrakë’, mblidhte mbeturinat e…”! /Kujtimet e Ylli Tabakut, që vuajti 27 vite burg
“Ja historia tragjike e familjes së Kol Bib Miraka në regjimin komunist, ku ata…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Pasi ja shkulën me pinca dhëmbët e floririt, nënën e shtrinë për tokë në qeli dhe …”!/ Historia e tragjike e tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet e Enver Hoxhës

Intervistoi: Violeta Murati  

Pjesa e dytë

Memorie.al / Një lëndë romanore e rrallë, rrëfim historik nga diktatura se si e përjetoi persekucionin një adoleshente. Alma Gjurgji, në librin “Krahë të këputur”, të botuar së fundi nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka treguar në formë letrare, për historitë e tmerrshme përndjekjes në diktaturë…! Nëse “romani” e realizon misionin e tij, së shpejti ky libër, do të tregohet edhe nga kinemaja, nga regjisori Besnik Bisha    

                                                     Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

Znj. Alma, një kujtesë e tillë, përshkrime me detaje e çdo momenti të jetës në diktaturë, përveç një antropologjie se si arrinte të denigronte njeriun, në të kundërtën nga “formimi i njeriut të ri”, duket se ka lënë gjurmë të fortë tek ju. Ju ndalni rrëfimin në moshën 15 vjeçare, ç’mundime ishin?

M’u kujtua një thënie e shkrimtarit të madh, Fyodor Dostojevsky: “…Askush nuk mund të thotë se ka jetuar, nëse nuk ka një histori për të treguar…”, por kujtimet dhe përjetimet e mia, shkojnë përtej kësaj.

Mendoj se traumat dhe ngjarjet e pazakonta, lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e secilit prej nesh. Të përshkruash një jetë të mbushur me dhimbje, privacione, përjashtime, varfëri, përçudnim, frikë, sigurisht nuk ka qenë aspak e lehtë.

Nga ana tjetër, propaganda komuniste trumbetonte me nota të lavdishme, epërsinë e diktaturës së proletariatit dhe luftën e klasave, që në vetvete, do të thoshte terror, kamxhik, denigrim, vrasje. Lufta e paprecedent, ishte e shtrirë në të gjitha nivelet.

Të gjithë jetonin në panikun e pasigurisë nga ndonjë denoncim i mundshëm, që mund të vinte nga kushdo. Ndonëse rrëfimi i kujtimeve të mia, ndalet në moshën 15-vjeçare, historia e plotë e përsekucionit nuk mbaron këtu.

Ajo u pasua me përballjen e tmerrshme të punës skllavëruese të bujqësisë, me trajtimin përçudnues të drejtuesve të fshatit, me kërcënimet e operativëve të sigurimit për përplasje pas hekurave të burgut, e sa e sa të tjera.

Ndonëse historia që kam përshkruar në libër ndalet në vitin 1972, në mënyrë permanente, ajo vazhdoi si e tillë deri në vitin 1991, vit kur ra regjimi komunist.

Viti 1972. Flisni për një epidemi gripi, kur shumë vdekje nga kjo arsye u fshehën. Çfarë ngjarje ka qenë kjo, si e kujtoni?

…Ishte viti 1972. Ndonëse në horizont po frynin erëra liberalizmi, koha ishte kundër meje. Në nëntor të atij viti, ra një epidemi gripi shfarosëse. Çdo ditë shihja të mbusheshin shtyllat me njoftimet e vdekjeve dhe makinat funerale, që më kalonin para syve. Asnjëherë nuk u mor vesh numri i viktimave, pasi makina e propagandës komuniste, nuk publikonte kurrë realitete të tilla.

Gjyshja ime u sëmur rëndë, dhe në këto rrethana në Tiranë, mbërriti mami me vëllain dhe motrën. Pas disa ditësh u sëmurën edhe ata. Unë mbeta e vetme, për t’iu shërbyer katër të sëmurëve. Shtëpia u kthye në spital. Nuk ia dilja dot. Isha vetëm 14 vjeçe.

Si të mos mjaftonin të gjitha këto, duhej të duroja edhe “qiraxhiun” i cili ishte entuziast që e gjente derën pa shul dhe ishim të detyruar të dëgjonim monologjet e tij të çekuilibruara, deri pas mesnatës. I dërgova një telegram urgjent babit, i cili ia doli mbanë, të merrte leje për të ardhur. Mbërriti pas tre ditësh në Tiranë. Me gjithë mjekimin që merrnin, nuk kishte asnjë shenjë përmirësimi, për të sëmurët e mi.

Një mëngjes, gjyshja u ndje më keq se zakonisht. Nuk merrte dot frymë dhe këmbët i kishte akull të ftohta. Me zë të ulët, më ftoi të ulesha pranë saj, në shtrat. Ajo grua e fortë, që nuk më kishte folur kurrë për vdekjen, ndjehej shumë pranë saj. Me sy të shuar si kurrë më parë, më tha se e ndjente që po largohej nga kjo botë, me një peng shumë të madh në zemër, që ishte dëbimi ynë…!

…Pas disa minutash ajo dha shpirt. Aty në gjoksin tim, ndjeva kokën e saj të lëshohej. Sytë i kishte mbyllur, për të mos i hapur më kurrë. Mjekët më larguan prej aty dhe i lidhën mjekrën. Pas disa minutash, ata u larguan, duke ngushëlluar babin dhe mua. Unë kisha ngrirë.

Nuk e besoja dot se gjyshja më kishte lënë vetëm, në rrugëtimin tonë të përbashkët. Ajo nuk jetonte më. Nuk kisha lot. Më dukej se personi që po përjetonte këtë fatkeqësi, nuk isha unë, por dikush tjetër…!

…E putha për të fundit herë në ballin e saj të akullt. Ajo nuk e ndjeu puthjen time. Gjyshja nuk ishte më. Kishte ikur diku larg, për të mos u kthyer kurrë. Pas varrimit të saj, të afërmit u larguan në shtëpitë e tyre, ndërsa unë u lëshova në krahët e dëshpërimit dhe qava e qava, për orë të tëra…

Shkëpusim një moment, kur rrëfeni për një temë hartimi, ku duhej të shpreheshit për mrekullitë e ndërtimit socialist…! Keni hezituar, sigurisht?

E kujtoj këtë moment kështu, në librin tim: […] “Po afronin provimet dhe isha tërësisht e përqendruar, të përgatitesha sa më mirë. Me Ritën pranë, kjo gjë ishte më e lehtë, pasi mbështesnim njëra-tjetrën.

Shoqet dhe shokët e klasës, kishin vendosur pak a shumë, se si do t’i vijonin studimet më tej. Prindërit e tyre kishin filluar përpjekjet, për të siguruar shkollën e dëshiruar, ndërsa unë nuk, kisha kurajo të mendoja se çfarë më priste.

Gjithçka ishte aq e zymtë. Veçanërisht muajt e fundit, disa nga mësueset e shprehnin hapur keqardhjen, për pamundësinë e të qenit e barabartë me të tjerët. Përpiqeshin të më thoshin ndonjë fjalë inkurajuese, por pa dobi.

Nuk kishin asgjë në dorë, të ndryshonin fatin tim të parashkruar. Mbërritën dhe ditët e provimeve. Unë isha përgatitur mjaft mirë dhe u paraqita shkëlqyeshëm.

Pata një lloj dileme, për provimin me shkrim të letërsisë. Ishte një hartim me temë, që lidhej me mrekullitë e socializmit shqiptar. Duhej të shkruaja për diçka, që nuk kishte lidhje fare me atë që ndjeja dhe mendoja, një hipokrizi e gjallë. Ishte si të dilja kundër vetes.

U përpoqa shumë. Megjithatë, arrita të hidhja disa fjalë të bukura në ato rreshta. Në perceptimin tim, e tërë përmbajtja e asaj që kisha shkruar, ishte patetike dhe pa jetë. Mora vlerësimin maksimal. Nuk isha aspak e sigurt, nëse e meritoja. Me sa duket mësuesja e letërsisë, e kishte mirëkuptuar zbrazëtinë time.

Ajo e njihte shumë mirë raportin që familja ime, kishte me diktaturën dhe socializmin. Përfundimi i sezonit të provimeve ishte çlirim për të gjithë. Sado e përgatitur të jesh, paraqitja përpara një komisioni që kërkon të eksplorojë njohuritë e tua, të fituara në vite, është shumë stresues. Organizuam një festë të vogël lamtumire.

Rrugët e jetës në mënyrë të pashmangshme, po ndaheshin. Gjithkush do të merrte drejtimin e vet. Vetëm unë nuk kisha të drejtë të ëndërroja dhe të shprehesha, për perspektivën time. Ishte kaq emocionuese dhe e trishtueshme, njëkohësisht. E parandieja se shumë prej tyre, nuk do të kisha rastin t’i takoja më kurrë…!

…Brenda pak minutash, m’u rikthyen shumë situata të bukura dhe të trishtuara, që kishin shoqëruar fëmijërinë time. Po të qëndroja edhe ca, isha gati t’ia plasja të qarit dhe nuk kisha kërr kënd pranë, të më fshinte lotët. Pasi kontrollova edhe një herë dyert, nxitova të largohem, për të mos humbur trenin. Si asnjëherë tjetër, ai nuk ishte i mbingarkuar me udhëtarë.

U ula në një kabinë, pranë dritares. Natyra më kishte ndihmuar që fizikisht, të rritesha shumë shpejt. Dukesha shumë më e madhe se ç’isha në të vërtetë. Kjo më kish krijuar “komoditetin” e imponuar të udhëtoja vetëm. Karshi meje, ishte ulur një çift të moshuarish, që për fat të mirë, nuk më kushtuan aspak vëmendje. Ishin mjaft të zënë, me bisedat e tyre.

Mua nuk më interesonte fare çfarë bisedonin ata. Isha tepër e zënë me refleksionet e mia. Ditët e fundit kisha përjetuar shumë emocione, që kishin në themel të tyre lamtumirën. Situatat filluan të më ngatërrohen me njëra-tjetrën. Po humbisja. Më zuri gjumi…!

I keni përjetuar mbylljet e dyerve, dhe kur mësuesja ua përplaste në fytyrë shprehjen: mëso sa të duash, në kazëm do përfundosh…! Duket sikur ju ushton ende në vesh, apo jo? Të dhimbshme këto episode?!

Sigurisht, këto episode dramatike dhe vrasëse të ëndrrave të pafajshme të një fëmijë, nuk munda t’i harroj kurrë. Ajo e mësueses, ishte si një profeci kriminale, që më ndoqi këmba këmbës…! Dy vite më pas, prindërit kishin mundur të më largojnë nga internimi.

Për një periudhë 4 vjeçare, jetova me gjyshen time të moshuar, të mbetur e vetme në shtëpinë tonë, në Tiranë. Por dhe ajo ndërroi jetë, duke më lënë krejt të pashpresës, në rrugëtimin e dëshpëruar drejt arsimimit. Pas kësaj, kujtoj me trishtim gjithashtu përjashtimin nga shkolla e mesme Teknike e Tiranës, pas përfundimit të vitit të parë…!

….Shtatori erdhi sërish shumë shpejt dhe më duhej të kthehesha në Tiranë, për të vazhduar vitin e dytë të shkollës. Këtë radhë më shoqëroi vëllai im, i cili ishte rritur, madje ishte bërë më i gjatë se unë. Nuk kisha pikën e entuziazmit, që po rikthehesha në shkollë. Kisha një parandjenjë të keqe. Çdo vit duhej të rikonfirmohej regjistrimi. Hyra në shkollë, për të kryer këtë procedurë.

Oborri ishte plot me nxënës, që kishin ardhur për të njëjtën arsye. Mësimi fillonte dy ditë më pas. Me hapa të shpejtuara, u shmanga të mos takoja asnjërin. Me një lloj pasigurie dhe ndrojtjeje, u futa në godinën e degës elektrike.

Ngjita me shpejtësi shkallët dhe vura re se dera e zyrës së drejtorit, në katin e dytë, ishte gjysmë e hapur. Ai ishte mësues fizike dhe matematike, me autoritet të padiskutueshëm. Trokita lehtë.

Drejtori më ftoi të futesha në zyrë, por njëkohësisht vura re që u prish në fytyrë. Pasi më pyeti sesi i kisha kaluar pushimet, i vënë dukshëm në vështirësi, më tha se ishte i detyruar të më informonte, se unë nuk mund të vazhdoja më shkollën aty. Më tej vijoi me fjalë ngushëlluese, se isha e re dhe nuk duhej të dekurajohesha, se jeta do të më ofronte mundësi të tjera.

Ndonëse për një moment u mpiva, në të vërtetë për mua, ishte fundi i një ankthi, e kisha parandjerë, e kisha pritur një fund të asaj natyre. E mësuar me goditje dhe shtypje të tilla, u përpoqa të mblidhja menjëherë veten dhe me gjysmë zëri e pyeta; se kush ishte shkaku i këtij përjashtimi?!

Dhe përgjigja që mund të tingëllojë shumë e çuditshme dhe gati e pabesueshme, ishte kjo: “…Nuk duhej të merrje dhjeta në mësime, dikush të ka njohur nga fotoja në tabelën e nderit dhe morëm urdhër të prerë, që të mos vazhdosh më këtu”!

Nuk kishte vend për asnjë koment. Me zemër të copëtuar i dhashë dorën dhe njëkohësisht lamtumirën. Në të vërtetë nuk pata më rastin ta takoja kurrë këtë profesor, që ia lexova keqardhjen e të qenit i detyruar, të flakte në rrugë një nxënëse 15-vjeçare, e cila kishte “guxuar”, të merrte vlerësime maksimale në mësime. Me të njëjtën shtysë, për të mos takuar askënd, u largova me shpejtësi nga ajo shkollë, për të mos u kthyer më…!

…Kish mbaruar gjithçka. Unë po kthehesha përfundimisht në fshatin e internimit, për të vuajtur dënimin e paracaktuar për gjyshin, të cilin nuk e kisha njohur kurrë. Do të punoja në krah të prindërve të mi, tashmë të mposhtur nga puna disavjeçare skllavëruese, në ato kodra të zhuritura.

Kisha provuar disa prej tyre muajt e verës, por me kohë të plotë dhe në mënyrë definitive, ishte diçka tjetër. Do të përballesha me brigadierët arrogantë, që të fyenin e të denigronin, do të përballesha me mospranimin e shumë fshatarëve, të një “armikeje” të re në gjirin e tyre.

Do të përballesha me urinë, me etjen, me frikën nga gjarpërinjtë që i ndeshje kudo. Do të përballesha me orët tejet të zgjatura të punës, në shi, në ngrica apo dhe në vapën përvëluese. Të gjitha këto i dija. Por kishte dhe gjëra, që ende nuk i imagjinoja.

Unë nuk mund ta dija, se në moshën 17-vjeçare, do të rrezikoja burgun pas kalbjes së disa rrënjëve domatesh, për shkak të vaditjes. Disa nga fshatarët, do të më akuzonin si sabotatore, ndërkohë që vaditjen e kishte bërë dikush tjetër.

Nuk mund ta imagjinoja dot, se për vite me radhë, do punoja në një serë me domate, ku temperatura shkonte më shumë se 50 gradë, ku dehidratimi dhe etja, ishin më shumë se torturë…!

…Treni fishkëllente drejt rrugës pa kthim. Sirena e tij, m’u duk si kënga e dëshpëruar e një kukuvajke. Si asnjëherë tjetër, m’u kujtua sërish mësuesja e fëmijërisë dhe parashikimi i kobshëm i saj: “Mëso sa të duash, kazma të pret”. Kishte pasur të drejtë. Profecia e saj kriminale, ishte përmbushur. Memorie.al

Marrë nga observatorikujteses.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër

Next Post

“Sazexhiun rom, Lym Rinxhi, për 4 ditë ikje pa leje, e dënuan 5 vjet burg dhe në fund, kur do shpërndaheshim, u dëgjua zëri i një ushtari që thirri...”/ Refleksionet e publicist të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
Next Post
“Sazexhiun rom, Lym Rinxhi, për 4 ditë ikje pa leje, e dënuan 5 vjet burg dhe në fund, kur do shpërndaheshim, u dëgjua zëri i një ushtari që thirri…”/ Refleksionet e publicist të njohur

“Sazexhiun rom, Lym Rinxhi, për 4 ditë ikje pa leje, e dënuan 5 vjet burg dhe në fund, kur do shpërndaheshim, u dëgjua zëri i një ushtari që thirri...”/ Refleksionet e publicist të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!