• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, September 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

“Pasi u çmalla me nanën dhe motrën, që kishe dhjetë vite pa i pa, i pyeta a kishin ndonji lajm të keq, me më dhanë, ato më thanë; jemi pa buk…”/ Dëshmia tronditëse e ish-të dënuarit politik nga SHBA-ja
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
“Në 1973-in, u arrestua inxhinieri gjeolog i naftës, Nuredin Skrapari, pasi bashkë me dy shokë, kishin pirë dhe në shenjë revolte, me portretin e Enver Hoxhës, ata…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

Nga Ali Buzra

Pjesa e tetë

                                          JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE  

                                          (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

                                                         Vijon nga numri kaluar

Belul Balliu, djali i Halilit, i ruhej shumë Sigurimit të Shtetit, mbasi e dinte që kërkohej pretekst për ta arrestuar. Mbas vitit 1945, kur arrestohet e dënohet xhaxhai i tij, Azis Balliu, Beluli mbeti kryetar i familjes. Në vitin 1946, ata cilësohen kulakë. Në vitin 1947, me një vendim të Kryesisë së Frontit Demokratik të Rrethit, u hiqet ky titull. Shteti komunist tallej me familjet e persekutuara. Në vitin 1952, me urdhër nga Komiteti i Partisë së rrethit, ata cilësohen përsëri kulakë.

Në vitin 1976, Beluli, baba i tre vajzave, arrestohet. Tashmë ai ishte i ndarë nga Haxhiu. Mbas disa muajsh hetuesi, nën tortura e presion të vazhdueshëm e nxjerrin në gjyq, e dënohet me 8 vjet burg. Burgun e kryen në Ballsh të Fierit. Atje sëmuret rëndë, dhe e dërgojnë në spitalin e burgut të Tiranës, ku dhe ndërroi jetë.

Haxhi Balliu, është i vetmi person nga ky fis, i dënuar nga diktatura komuniste, dëshmitar i gjallë sot, me të cilin kam komunikuar drejt për së drejti. Ai është djali i Azis Balliut. Ka lindur në vitin 1931. Kryen shkollën fillore në Zdrajsh. Në kohën kur i a arrestojnë babanë, ishte 15 vjeç. Djegia e shtëpive dhe arrestimi i të atit, ishte për të, prezantimi i parë me shtetin komunist të Diktaturës së Proletariatit. Fillimisht, megjithëse babai ishte në burg, atë e pranojnë në organizatën e rinisë në fshat. Në vitin 1951, mobilizohet në shërbim ushtarak, në një repart pune, në Tiranë, pa të drejtë të mbajë armë. Në këtë repart ndodheshin edhe vëllezërit; Veli e Haki Biçaku, nga Qarrishta, si dhe Sami Blloshmi nga Bërzeshta.

Pas një viti e transferojnë në Brarë, një fshat rrëzë Dajtit. Ndërtohej një qendër ushtarake te Rrapi i Treshit. Ushtarët e punës transportonin gurë me krahë, duke i mbajtur në kurriz. Norma ishte që çdo ushtar të transportonte 2 metër kub, në një farë distance nga ku merreshin gurët. Ai që nuk bënte normën, çohej në garnizon, ku ishte improvizuar një gropë gëlqereje me mushama përsipër, si dhomë izolimi.

Atje në repart, iu konfirmua vendimi i Kryesisë së Frontit Demokratik të rrethit, se ishin cilësuar përsëri kulakë, ndërkohë që babai i tij ndodhej ende në burg. “Kur më erdhi njerka për të më takuar, – tregon Haxhiu, – e kisha kurrizin me gunga nga gurët”. Për kohën kur ishte ushtar, ai tregon një ngjarje, që dëshmon për atë se midis udhëheqësve komunistë, kishte edhe burra të matur. Në repartin e tij, vjen një ditë për inpektim, Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë, Petrit Dume, i cili ishte me origjinë nga Kolonja.

Dihej, që në këtë repart ndodheshin ushtarë që vinin nga familje me “biografi të keqe”, siç quheshin asokohe nga regjimi komunist. Mbasi kërkoi që të mblidheshin të gjithë ushtarët, i thotë oficerit të repartit, që kolonjarët të ndahen më vete. Fillon të pyesë çdonjërin prej tyre, për emrin, e nga cili fshat ishte. Ndalet te një ushtar që quhej Estref Hasani. “I kujt je ti”- e pyet, – “i filanit”- i përgjigjet ai. – “Babai yt më ka vrarë vëllanë, e ma ka tha krahun’- i thotë – ‘Ti po prish uniformën”!

– “A mbarove shoku komandant”? – i thotë ushtari, pa iu trembur syri. – Unë kam qenë fëmijë, e nuk di gjë për këtë, por ti e vrisje babanë tim atëherë. Ai tani është në Amerikë”! I revoltuar Shefi i Shtabit të Ushtrisë shqiptare Petrit Dume, u hakërrehet me fyerje të gjithëve, duke u thënë se; keni ardh këtu për të larë haqet e baballarëve tuaj. Një ditë tjetër, vjen ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku. Mbasi i pyet ushtarët se nga vijnë, ndalet te Haxhiu, e mbasi mëson se nga ishte, i thotë me të qeshur se; a është më ajo vodha në Funarës.

(Beqir Balluku në kohën e luftës, ishte komandant i Brigadës së Dytë, njësitë e së cilës u shpartalluan nga forcat e Ballit Kombëtar të drejtuara nga Isak Alla, në Qafë Drizë. Forcat e Brigadës së II-të Sulmuese, kishin marrë urdhër nga Enver Hoxha, të sulmonin fshatrat Funarës, Zgosht e Letëm, për të eliminuar forcat nacionaliste.)

Midis të tjerash, ministri Balluku u thotë ushtarëve, se; “nuk ju kemi sjellë këtu për t’u hakmarrë, por se kemi nevojë”. Një nga ushtarët, i thotë ministrit, se; a nuk është turp të dalë ushtari me këtë uniformë. Ishin të gjithë me rroba të grisura e, të vjetra ushtarake. Me këtë rast, Ministri i jep urdhër oficerit, që të furnizohen ushtarët me rroba të reja, nga kapelja deri te këpucët dhe kështu u bë.

“Një ditë dimri, – tregon Haxhiu, – i mbledhin ushtarët e kërkuan se cilët janë ustallarë për mur guri. Haxhiu, ngre gishtin bashkë me Sali Balliun, djali i Mustë Balliut të ri, që ndodhej me të. I dërguan te Rrapi i Treshit, ku bëheshin ndërtime. Atje punuan si ustallarë, bashkë vëllezërit Haki e Veli Biçaku, duke shpëtuar nga transporti i gurëve.

Disa kohë më pas, një kapter duke ndjekur me vëmendje Haxhiun, e merr me sy të mirë dhe e bën karrocier në prapavinë e repartit, ku punoi për një vit. Kështu nuk vuajti më në ushtri, “kulaku” Haxhi Balliu. Mbasi lirohet nga ushtria, martohet me një vajzë nga Qarrishta. Në vitin 1958, ndahen me Belulin, secili familje më vete.

Për disa vite Haxhiu punon si punëtor në Bizë të Martaneshit. Mbas ngritjes së kooperativës bujqësore, familjet “kulake” vazhdonin të ishin jashtë kooperativës, mbasi urdhri ishte që të mos pranoheshin. Sistemi kooperativist, në të gjithë Shqipërinë u ngrit jo mbi baza të vullnetarizmit, por me forma të stërholluara detyruese. Për ta paraqitur si proces të përparuar në ekonomi, fillimisht familjet kulake nuk i pranuan, për t’i veçuar nga të tjerët. Në fund të vitit 1967, kur kolektivizimi përfundoi në të gjithë vendin, u pranuan edhe “kulakët”.

Forma kooperativiste në bujqësi, ishte metoda më skllavëruese ndaj fshatarit, duke e zhveshur nga prona shekullore që ai trashëgonte. Nuk do të ndalemi për këtë, mbasi kjo është një temë më vete, që kërkon trajtim të veçantë. Në vitin 1968, Haxhiu fillon punë në kooperativë, së bashku me familjen e tij. Punonjësi Operativ i Sigurimit të Shtetit, që mbulonte zonën, e ndiqte dhe e survejonte atë vazhdimisht. Pritej vetëm preteksti për ta arrestuar.

E dërgonin në kooperativë në frontet më të vështira të punës, por ai duke e ditur situatën, nuk kundërshtonte. Ishte i fortë fizikisht, e në rrethanat që ndodhej, duhet të përballonte çdo lloj pune. Duhej të mbante familjen. Zoti i kish falur një tufë me fëmijë, që ishin të mitur. Marton vajzën e madhe në Dragostunjë, te Refat Gurra, djali i Shaban Gurrës, i cilësuar edhe ky kulak. E thërret Operativi i Sigurimit, e i thotë: “Pse e martove vajzën te Gurra? Ai është armik më i madh se ti”! – “E martova se u ba për të martu”! – i përgjigjet ai shkurt atij.

Egërsia dhe pabesia e Sigurimit të Shtetit, nuk njihte kufi. Pinjolli i fundit i familjes së Balliajve, ishte piketuar për t’u ndëshkuar. Haxhiu ishte burrë i zgjuar, guximtar e dinjitoz. Këto tipare burrërore, e bënin atë ta kishin halë në sy njerëzit e Sigurimit dhe veglat e tyre. Më 14 nëntor 1976, atij i vjen korrieri i batalionit ushtarak të Lunikut, e i thotë të shkonte me të në Librazhd, në Degën ushtarake. Me makinën e kooperativës së Kuturmanit, zbresin të dy natën në Librazhd. Në mëngjes, paraqitet në Degën ushtarake.

Oficeri që e priti i thotë se do të bësh zborin. (Çdo shtetas i aftë, bënte në atë kohë disa ditë stërvitje ushtarake, pranë reparteve të përcaktuara paraprakisht, e që quhej zbor) Haxhiu e sqaron oficerin, se zborin për vitin 1976, e kish kryer. “Atëherë, do ta bësh për vitin tjetër” – ia pret shkurt ai. Haxhiu e ndien se gjithçka ishte e planifikuar. Kështu niset ai “për të bërë zborin”, në Babje, te reparti ushtarak.

Mbasi kalon urën e Shkumbinit, te rruga që kthen për Babje e Polis, i ndalon te këmbët “Gaz”-i i Degës së Punëve të Brendshme. Hapet menjëherë dera e dalin; kryetari i Degës, nënkryetari dhe operativi i zonës. Nënkryetari i thotë: “Në emër të popullit je i arrestuar”, ndërkohë ndërhyn kryetari dhe thotë se; “nuk e kemi për arrest, por kemi disa fjalë për të biseduar”. Kuptohet, që ishin lojëra të tyre. I hedhin një batanije në kokë, e fusin në makinë dhe e çojnë në post-komandën e policisë në Qukës. Për shtatë ditë e shtatë netë, e mbajnë aty, duke i bërë presion, nënkryetari i Degës dhe operativi i zonës. Ky i fundit, që kish kohë që e ndiqte Haxhiun, i thotë: “Trego, se ke fëmijë, që të shkosh rehat në shtëpi. Ti nuk tregon, por do ta shohësh në Librazhd”.

Pas shtatë ditësh dërgohet në Librazhd, dhe fusin te “shtata” që ishte biruca e grave. Nën presion e tortura, i kërkojnë të pranojë se ka biseduar me të arratisurit, të japë informacion për Xhem Balliun, të japë shpjegime për Ferit Doskun nga Dorëzi, i cili kish vite që qe arratisur. Feriti kishte për grua motrën e Haxhiut.

I thonë, se ka ardhur Feriti nga Amerika e, ka biseduar me të, për t’u arratisur. “Na thuaj për Qemal Balliun, se çfarë ka biseduar me Adil Biçakun”? Adil Biçaku nga Qarrishta, që kishte kryer shkollën “Normale” për mësues, bashkë me Qemal Balliun, ishte arratisur pak vite më parë, e ndodhej në Suedi.

E pyesin për njerëzit që kishin dyshim në Funarës, të tregonte se çfarë dinte për ta. Nëntë ditë në birucë, qëndroi i vetëm. Arrestohet Mihane Çerri, me “Grupin e Bërzeshtës”, të cilën e çojnë te “shtata”, ndërsa Haxhiun e vendosin te “dyshi”, me Bedri Blloshmin. “Belul Balliu, – tregon ai, – ishte në një birucë me Genc Lekën, ndërsa te ‘treshi’ ishte Vilson Blloshmi me Iliaz Balliun e Arif Çotën, këta dy të fundit nga Funarsi”. Siç edhe shihet, janë me dhjetëra balliaj të arrestuar.

Katër ditë bën grevë urie, duke mos ngrënë ushqim, por askush nuk donte t’ja dinte! Pas katër ditësh fillon e hajë ushqim me Bedriun. Afro 4 muaj hetuesi, bëri Haxhi Balliu. I propozojnë bashkëpunim, orvaten t’a shndërrojnë në informator të Sigurimit, duke i premtuar se do t’a lirojnë, por ai qëndron e dinjitet dhe i pamposhtur, përballë kërcënimeve e torturave çnjerëzore. Mbas tre muaj e 27 ditë në birucë, e nxjerrin në gjyq. Gjyqi i tij zhvillohet në dy seanca.

Duke mos patur asnjë lidhje me akuzat që iu bënë, ai disa herë në gjyq ngrihet e i thotë trupit gjykues, se; “ky gjyq është i padrejtë”, e kërkon drejtësi. “Po të ketë drejtësi – reagon ai – dënohet dëshmitari që gënjen e, unë lirohem”. Një nga dëshmitë e dhëna kundër tij, ishte se; kur pastronin kanal në kooperativë, ai kishte thënë se do të prishet kooperativa.

“Më lejoni të bëj një pyetje dëshmitarit” – kërkon Haxhiu. E lejojnë. “Në cilin vit kemi bërë kanal bashkë në kooperativë” – i drejtohet ai. Në vitin 1973, ishte përgjigja. “A me këto dëshmitarë kërkoni të më dënoni?! Unë në vitin 1973, kam qenë në ndërmarrje shtetërore dhe nuk kam asnjë ditë pune në kooperativë, shihni borderotë”- thotë ai.

Një dëshmi tjetër ishte se, kish thënë; “kam fëmijë shumë e, nuk mbahen me bukë në kooperativë”, etj. Shprehje të tilla edhe mund përdoreshin në atë kohë, por si mund të dënohet njeriu për kaq. Egërsia dhe pabesia e diktaturës komuniste, vërtet e kalonte çdo arsye njerëzore, duke i çuar njerëzit në situata absurde e të pakuptimta. Vite më vonë, një ndër ndihmës gjyqtarët, nga një fshat fqinjë, i tregon Haxhiut një detaj; “Kur janë tërhequr për të marrë vendim, kryetarja e trupit gjykues, vë duart në kokë”. Vërtet gjyqtarët ishin nën presionin e partisë shtet.

Haxhi Balliu, 45 vjeç, baba i gjashtë fëmijëve, si dhe një ende pa lindur, me akuza të sajuara, dënohet me 7 vjet burg. Ditën e gjykimit i vijnë gruaja dhe vajza e madhe e martuar në Dragostunjë. Në momentin e takimit, vajza dhe gruaja nuk pushonin së qari. Haxhiu i drejtohet gruas: – “Mos qaj, por bëj hyzmet fëmijëve, se punët e mia i di unë dhe qeveria”. Vërtet kështu ishte, mbasi edhe Haxhiu edhe “qeveria”, e dinin se dënimi ishte pa fakte, por s’mund të lihej pa u dënuar djali i Azis Balliut, që u dukej sikur bënte karshillëk shërbëtorëve të diktaturës.

Mbas marrjes së vendimit, dërgohet në Burgun 313 në Tiranë, ku qëndron një muaj. Aty njihet me Lipe Nashen, ish-drejtor i Uzinës së Naftës së Fierit, si dhe një inxhinier nafte nga Skrapari, Nuredin Skraparin. Më pas e dërgojnë në kampin e Spaçit të Mirditës. Te dera e galerisë, Haxhiu pyet se, sa ishte norma aty. Një nga të burgosurit, i thotë se; “po nuk nxore 22 vagonë me gur mineral, do të rrish tërë natën i lidhur, e prapë do të vish të nesërmen në punë”.

Bashkë me të vuante dënimin në Spaç, edhe Fatos Lubonja, e djali i Beqir Ballukut, ish-Ministrit të Mbrojtjes, i pushkatuar nga regjimi komunist. “Djalin e Beqirit, Vladimirin, e ndihmonim për të nxjerrë vagonët” – tregon Haxhiu, mbasi nuk mundej. Mbas demonstratave të studentëve të vitit 1981 në Kosovë, qeveria shqiptare bën një amnisti, për të burgosurit e dënuar nën tetë vjet. Kështu, në vitin 1982, ai lirohet duke kryer vetëm 6 vjet, nga shtatë që qe dënuar. Kthehet në familje tashmë në moshën 51 vjeç. Qëndron 4-5 ditë në shtëpi e, del në punë në kooperativë. Survejimi, vazhdonte dhe ai ishte “pikë referimi”, e punonjësve të Sigurimit të Shtetit.

Ish-të burgosurit politikë, në fshehtësi, bënin edhe shaka me njëri-tjetrin, ku me ironi vinin në lojë diktaturën. Kështu një ditë e shoqja e Haxhiut, mbasi del nga dyqani i bukës i kooperativës, flet e revoltuar se korja e bukës, ishte e djegur, duke thënë se “po na japin bukë të djegme”. Tafil Luka, ish-i dënuar për “tradhti ndaj atdheut” me 12 vjet burg politik, e dëgjon dhe i afrohet duke i folur me zë të ulët: – “Atë koren e djegme, jepja ta hajë Haxhiu, e i thuaj të rrijë mirë, se e di vendin”. Kjo gjendje vazhdoi deri në vitin 1990-‘91.

Me përmbysjen e diktaturës komuniste, u çliruan nga vargonjtë, ashtu si kudo, edhe Balliajt e Funarësit, të cilët për 45 vite me radhë, u përndoqën, u dënuan dhe u ndien të veçuar e të përbuzur, nga shërbëtorët e shtetit komunist. Megjithatë, duhet përmendur edhe fakti, që populli i Funarësit, me zemër i donte dhe i vlerësonte ata, por në kushtet e diktaturës së egër ishin të detyruar të mos mbanin marrëdhënie me ta.

Sot, Haxhi Balliu, 88 vjeçar, viktima e fundit e fisit legjendë e martir të Balliajve, jeton në Funarës me gruan e djalin e tij Qerimin, duke gëzuar me nipat e mbesat, që zoti i a ka falë. E përgëzoj përzemërsisht për ndihmën e dhënë. / Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është...”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!

Next Post

“Vëllai i madh i Esatit, Gani beu, dallohej si gjaknxehtë, jo më pak ishte dhe i ati tyre, Ali beu, të cilin ata një ditë e lidhën në një rrogoz të lyer me naftë dhe...”! / Historia e panjohur e familjes Toptani

Artikuj të ngjashëm

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s   
Dossier

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

September 29, 2025
“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!
Dossier

“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!

September 28, 2025
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
Dossier

“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit

September 28, 2025
“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore
Dossier

“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore

September 28, 2025
“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit amerikan
Dossier

“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit amerikan

September 28, 2025
“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi
Dossier

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi

September 29, 2025
Next Post
“Vëllai i madh i Esatit, Gani beu, dallohej si gjaknxehtë, jo më pak ishte dhe i ati tyre, Ali beu, të cilin ata një ditë e lidhën në një rrogoz të lyer me naftë dhe…”! / Historia e panjohur e familjes Toptani

“Vëllai i madh i Esatit, Gani beu, dallohej si gjaknxehtë, jo më pak ishte dhe i ati tyre, Ali beu, të cilin ata një ditë e lidhën në një rrogoz të lyer me naftë dhe...”! / Historia e panjohur e familjes Toptani

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme