• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, February 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur profesori nga Vjena, Dr. Cetbauer, me librin e Enverit ‘Shënime për Kinën’ në dorë, i tha Alizotit; kush guxon t’ju jap më nuse ju, që keni ndarë tre gra, ai…”?!/ Dëshmia e rrallë e Dr. Adem Harxhit

“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur profesori nga Vjena, Dr. Cetbauer, me librin e Enverit ‘Shënime për Kinën’ në dorë, i tha Alizotit; kush guxon t’ju jap më nuse ju, që keni ndarë tre gra, ai…”?!/ Dëshmia e rrallë e Dr. Adem Harxhit
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Pas luftës, Alizotit i propozuan të bëhej anëtar i P.K.SH.-së e ta dërgonin me punë në Tiranë, por ai s’e pranoi këtë kusht dhe në korrik 1947, u arrestua…”/ Historia e panjohur librarit të famshëm të Gjirokastrës

Pjesa e tetë

                                  Pjesë nga libri: ‘ALIZOT EMIRI – Njeriu, librári e gázet fisnike’

                                                       DY FJALË SI HYRJE

Memorie.al / Kur ne, fëmijët e Alizotit, tregonim në ambiente të gëzueshme shoqërore “historitë” e Zotes (Alizotit), na ka qëlluar të na pyesin shpeshherë: – “A i keni shkruar? Jo! Sa keq, do të humbasin…! Kush duhet ta bëjë”?  Dhe jemi ndjerë gjithnjë e me shumë fajtorë. Në qoftë se duhej bërë, ne duhej ta bënim. Po a mund t’i shkruanim ne?! “Jo çdo njeri, që di shkrim e këndim, mund të shkruajë libra”, – thoshte Zotia, sa herë kalonte nëpër duar libra të dobët. Kur po bisedonim me njëri – tjetrin, ne fëmijët e Zotes, për këtë “detyrim”- për Librin, natyrshëm e ndjenim veten përballë paaftësisë për ta kryer. Nuk ishte punë për ne! Me “metrin” e Zotes, ne ishim të paaftë ta shkruanim këtë libër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nost janë t’ardhun nga Greqia e, fisi asht ndamë në tri degë, ku njana e ruejti mbiemrin e vjetër e, dy të tjerat e ndërruan, njana ‘Shuteriqi’ e, tjetra…”/ Zbulohen letrat e panjohura të Lef Nosit

“Sekretari i I-rë i ambasadës sovjetike, shoku Vasil Siminev, bëri takim me mua këtu në Kryeministri dhe pasi më bëri 17 pyetje në lidhje me besimet fetare, unë…”/ Zbulohen dokumentet e rralla të vitit 1955

                                                         Vijon nga numri kaluar

                                                   – MBRESA E KUJTIME PËR ALIZOT EMIRIN –

Dr. ADEM HARXHI

LIBRASHITËSI LEGJENDË

Sa herë dilja nga shtëpia, si shumë gjirokastritë të tjerë edhe unë do të shkoja tek dyqani i Alizotit. Ne shkonim atje për të blerë një libër të ri, por edhe për të këmbyer a për të dëgjuar ndonjë fjalë të mençur. Ai nuk shiste vetëm libra. Ai ishte një analist e lektor letrar shumë i mirë. Ai i analizonte librat me intelektualët, sikur te ishte një orë mësimi letërsie. Kjo më ka habitur dhe jam i bindur se kjo nuk ishte reklamë, kjo ishte pasion, ndaj dhe ai e bëri për shumë vite dhe në mënyrë të shkëlqyer.

                                                                       * * *

– “Do të pres tek Alizoti” – i thashë Rustemit, ditën që e kishin thirrur në Byro te Partisë së Rrethit, pasi kishte “ofenduar”, njërin nga Sekretarët e Partisë.

Sekretar i Parë i Gjirokastrës në atë kohë ishte Piro Gusho. Ai, sa erdhi në Gjirokastër, të parën gjë që bëri futi në burg disa mjekë të spitalit. Kudo ku shkonte këtë bënte.

“Si ai dhëndëri që theri macen, natën e parë të martesës, për të frikësuar nusen”- tha njëherë Alizoti.

Rustemi erdhi dhe filloi të tregojë çfarë kishte ndodhur në mbledhjen e Byrosë.

– “Më kritikuan rëndë – tha Rustemi. – Sekretari i parë më tha: Ke guxuar të ofendosh shokun Kristo. A e di ti se shoku Kristo është pjesëtar i Komitetit Qendror të Partisë Punës Shqipërisë”?!

Në këtë moment ndërhyri Alizoti:

– “Pse kulaç është Komiteti Qendror, që secili prej tyre ka pjesën e vet”?

Ne buzëqeshën dhe u larguam.

Ky ishte humori i hollë i Alizotit.

                                                                       * * *

Ishin vitet kur miqësia me Kinën lulëzonte. Në Gjirokastër erdhi për vizitë një profesor i shquar kinez, specialist për “Sëmundjet e Konventës”. Profesori vitet e fundit ishte kthyer në Kinë, pasi kishte studiuar dhe punuar shumë vjet në Amerikë.

Në Kala, ndërsa soditnim qytetin nga pika më zotëruese, profesori, më pyeti:

– “A ka këtu ndonjë nevojtore”?

– “Jo – i thashë, – po lëshoje diku këtu”.

Ai shkoi pas një muri të rrënuar.

Pas vizitës, zbritëm për të shkuar tek “Hotel Turizmi”. Atij i pëlqeu shumë qyteti, me godinat karakteristike dhe kalldrëmet si qilim. U kthyem tek dyqani i Alizotit, të cilin e gjetëm ulur pas banakut, me cigaren e dredhur trashë, në cep të buzës.

U ngrit në këmbë, ashtu siç bënte sa herë hynin njerëz në dyqan.

I shpjegova kush ishte mysafiri.

– “A u pëlqeu Gjirokastra dhe Kalaja”? – pyeti Alizoti.

“Shumë – u përgjigj miku. – Nuk kisha parë kurrë një qytet si ky. Por, më vjen keq, u detyrova të le atje një kujtim jo të këndshëm”.

Alizoti më pa i habitur. Profesori që e vuri re kureshtjen e Alizotit, tha:

– “Urinova pas një muri,….. nuk kisha çfarë të bëja. Atje nuk kishte banjo”.

Në fjalët e tij kishte nota humori.

– “Mirë bëtë – tha Alizoti, – Nuk mund të bëheshit Kuznecov”. Profesori qeshi nga kjo ndërhyrje plot humor.

                                                                           * * *

Dr. Cetbauer, profesor i okulistikës në Vjenë, erdhi për vizitë edhe në Gjirokastër. Kur hymë tek libraria, Profesori u afrua në banak për të parë librat. Alizoti e ndihmonte. Ai mori në dorë librin e Enver Hoxhës “Refleksione për Kinën”. Pasi shfletoi disa faqe, Profesori tha:

– “Ky është divorci juaj i tretë. Tani ju jeni si ai burri i mirë, që ka ndarë tre gra. Kush guxon t’i japë atij një grua tjetër”?!

U pamë në sy me Alizotin dhe ai me shpoti u përgjigj:

– “S’ka rëndësi sa herë divorcohemi, ne nuk do të mbetemi pa nuse. Ne jemi sojli…”!

Dyshova në se profesori e kuptoi mirë fjalën gjirokastrite “sojli”, por, austriaku tundi kokën, buzëqeshi dhe u larguam.

Kur punoja në Budapest, e takova Dr. Cetbauerin në Klinikën e tij në Vjenë.

Sa më pa, ai më pyeti:

– “A e keni gjetur nusen, ju sojlinjtë”?

– “Jo, akoma” – i thashë.

Ai e mbante mend bisedën tek Alizoti.

                                                                      * * *

Ishte fillimi i viteve ’80-të. Në Gjirokastër për vizitë kishte ardhur një gazetar anglez, që punonte për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai sapo kishte shkruar një libër të vlefshëm për problemet shëndetësore në Botë. Një kopje të librit i a dhuroi spitalit.

Hymë tek dyqani i Alizotit. Miku shikonte stendat dhe shfletonte librat në banak. Në një moment iu drejtua Alizotit:

– “E shikon atë portën atje – dhe nga dritarja ai tregoi dyqanin karshi.- Pse duhet ajo vrimë e vogël në këndin e poshtëm të portës”?!

Alizoti doli nga banaku dhe i tha:

– “Për këtë vrimë e ke fjalën”? – dhe i tregoi mikut një të tillë në portën e dyqanit të tij.

– “Po” – tha miku.

– “Atë e kemi për macen, që të hyjë e të gjuajë minj. Ne këto i kemi edhe në portat e brendshme të shtëpive”.

– “Kam shëtitur në shumë vende të botës, për arsye të punës që bëj, por, askund nuk e kam parë këtë eksperiencë” – tha miku.

– “Përhapeni si eksperiencë shqiptare për zhdukjen e minjve. Ne eksperienca shpërndajmë”! – Këto fjalë Alizoti i tha me shpoti.

Disa muaj më vonë, mora një letër nga Londra. Ishte një faqe gazete me fotografi të një rrugice nga pazari i Gjirokastrës. Atje dukeshin portat me vrimën në fundin e tyre.

                                                                        * * *

Solla vetëm disa momente nga humori i zgjuar i Alizotit. Të tilla kishte çdo ditë. Alizoti ka qenë dhe mbetet personazh dhe personalitet i qytetit. Kushdo edhe sot thotë; “tek Alizoti”, “Karshi Zotes”, “mbi dhe poshtë Alizotit”, ashtu siç thonë në Gjirokastër; tek “furra e Premtos”, tek “shtatë krojet e Meçites”, “tek Centrali” e të tjera. Alizoti është bërë gur kilometrazhi kulturor për Gjirokastrën. Të gjithë e njihnin, bashkëqytetarë dhe ata që vinin si vizitorë, ose me shërbim në Gjirokastër.

Miqtë, edhe pse vinin për pak ditë, do t’i kalonin disa çaste me Alizotin, me humorin dhe librat e tij. Ata që hynin në atë dyqan, ashtu siç më tha Lela kur po shkruaja këto rreshta, do të dilnin prej andej të qeshur, prej humorit dhe bisedave me Alizotin. Për të gjithë, ai ishte një libër i hapur për kulturën dhe urtësinë e lashtë të qytetit aristokrat.

Kush ka lindur, është rritur dhe ka punuar në Gjirokastër, siç pata fatin unë, para se të shkonte në shkollë, e kishte mbaruar një universitet – Universitetin e Edukatës Qytetare gjirokastrite. Mësuesit e atij Universiteti ishin Alizoti dhe shokët e tij, prindërit tanë, të cilëve u përulem me nderim.

Çdo vit kam shkuar në Gjirokastër, e fundit ishte në verën e vitit 2009. Ishte një pasdite e ngrohtë kur me Lelën, dola për t’u çmallur me qytetin e ëndrrave të mia. Sa herë shkoj trishtohem. Pazari nuk është ai që unë kisha lënë në vitin 1985. E ka humbur bukurinë dhe hijeshinë.

Në pezulet e dyqaneve, në grupe të vogla, ishin ulur e bisedonin burrat e djemtë gjirokastritë. Kur u afrohesha, ata ngriheshin dhe përqafoheshim. Ishte mirënjohje reciproke e njerëzve të një qyteti gjithë “shilë e nostimadh”.

Ata më bënin të njëjtën pyetje:

– “A më njeh”?

Ata, të gjithë, ishin më të rinj nga unë, por shumë prej tyre i njoha. Edhe po të mos i njihja, ata ngjanin me baballarët e tyre, me fisin e tyre, me njerëz me të cilët unë punova vite të tëra dhe me qytetarinë e mirësinë e tyre, më bënë t’u shërbej si djali i tyre dhe nuk më lejuan të gaboj.

E pashë dhe dyqanin e Zotes. Ajo nuk ishte më librari. Tani atje shiteshin fruta-zarzavate. Pazari kishte ndryshuar. Ishin hapur disa biznese të vogla, por mungonte libraria e dashur. Mungonte librari i ditur, i mençur e plot humor, i urti Alizot Emiri.

A nuk do të ishte më mirë që ai dyqan të ishte një librari me emrin e tij? Le të vazhdonte ajo traditë me vlerë dhe e bukur.

Një verë, nga këto të fundit, mësova se në Tiranë ishte hapur libraria “Kadare”.

U gëzova shumë dhe shkova ta vizitoj. Ishte me të vërtetë një librari e mirë. Kishte vende ku mund të lexoje në mënyrë komode dhe ku mund të pije edhe një kafe. Ishte e organizuar siç janë dhe libraritë “Barnes e Noble” ose “Borders” në Amerikë, natyrisht, me përmasa më të vogla. Ismaili është shoku im i fëmijërisë dhe shkrimtari gjirokastrit me famë botërore. Në nderim të veprës së tij, duhet të shkoja në atë librari. Mbaj mend që ishte një ditë e nxehtë vere.

Bleva tridhjet libra me format “xhepi”, botime të ABC KLASIKËT, m’i kishte rekomanduar miku im, Spiro Dede. U ula t’i shfletoj dhe piva një expresso të hidhur. U kënaqa nga ato botime dhe nga kafeja. Shkova disa herë në atë librari. U ktheva në Amerikë me librat dhe me përshtypje shumë të mira.

Verën tjetër isha përsëri në Tiranë. U nisa për tek libraria “Kadare”. Ç’të shikoj! Ajo nuk ishte më librari. Atje më priti një reklamë e madhe “fast-food-i”.

I dëshpëruar u ktheva në shtëpi. Në mendje më rrinte varur një pyetje: “Pse e kishin prishur atë librari komode e të bukur”?! Më erdhi keq.

Ismaili, shkrimtari i shquar, Nderi i Kombit dhe i qytetit dhe librashitësi legjendë Alizoti, nuk i kanë emrat, atje, ku më shumë se kudo meritonin të ishin. Këto dy vende, që duhet të shpërndanin kulturë, ishin zëvendësuar me dyqane ushqimore. Diçka nuk ecën tek ne, mendova, ndaj, përpëlitemi e nuk e gjejmë dot rrugën drejt përparimit…! / Memorie.al

New York, 1 Mars 2011

                                                    Vijon në numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sekretari i I-rë i ambasadës sovjetike, shoku Vasil Siminev, bëri takim me mua këtu në Kryeministri dhe pasi më bëri 17 pyetje në lidhje me besimet fetare, unë...”/ Zbulohen dokumentet e rralla të vitit 1955

Next Post

“Nost janë t’ardhun nga Greqia e, fisi asht ndamë në tri degë, ku njana e ruejti mbiemrin e vjetër e, dy të tjerat e ndërruan, njana ‘Shuteriqi’ e, tjetra...”/ Zbulohen letrat e panjohura të Lef Nosit

Artikuj të ngjashëm

Sokrat Dodbiba, ministri i Financave që u bllokoi arin gjermanëve dhe vuajti 20 vite në Burrel / Dëshmia e Dr. Stringës, avokatit që e mbrojti në Gjyqin Special…
Dossier

“Nost janë t’ardhun nga Greqia e, fisi asht ndamë në tri degë, ku njana e ruejti mbiemrin e vjetër e, dy të tjerat e ndërruan, njana ‘Shuteriqi’ e, tjetra…”/ Zbulohen letrat e panjohura të Lef Nosit

February 12, 2026
“Sekretari i I-rë i ambasadës sovjetike, shoku Vasil Siminev, bëri takim me mua këtu në Kryeministri dhe pasi më bëri 17 pyetje në lidhje me besimet fetare, unë…”/ Zbulohen dokumentet e rralla të vitit 1955
Dossier

“Sekretari i I-rë i ambasadës sovjetike, shoku Vasil Siminev, bëri takim me mua këtu në Kryeministri dhe pasi më bëri 17 pyetje në lidhje me besimet fetare, unë…”/ Zbulohen dokumentet e rralla të vitit 1955

February 11, 2026
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”
Dossier

“Kur e takonim në burgun e Burrelit, ne katër fëmijët dhe nëna, Et’hemi na kërkonte të heshtnim, dhe sidomos mos t’i shkruanim asgjë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të dramaturgut të famshëm

February 11, 2026
“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Dossier

“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t

February 11, 2026
“Mehmeti shkon keq me Enverin, ka vajtur puna sa Mehmeti është izoluar në shtëpi, grindja vjen se ai thotë që të qëndrojmë me Stalinin, kurse Enveri…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, korrik 1950
Dossier

“Mehmeti shkon keq me Enverin, ka vajtur puna sa Mehmeti është izoluar në shtëpi, grindja vjen se ai thotë që të qëndrojmë me Stalinin, kurse Enveri…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, korrik 1950

February 9, 2026
“Gjatë shëtitjeve në rrugët e Gjirokastrës, Enveri përshëndeste dhe takonte ata që i njihte dhe kur e pyeti Alizotin; pa më thuaj a ke ndonjë hall, ai…”/ Historia e panjohur me librarian e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Gjatë shëtitjeve në rrugët e Gjirokastrës, Enveri përshëndeste dhe takonte ata që i njihte dhe kur e pyeti Alizotin; pa më thuaj a ke ndonjë hall, ai…”/ Historia e panjohur me librarian e famshëm të Gjirokastrës

February 11, 2026
Next Post
Sokrat Dodbiba, ministri i Financave që u bllokoi arin gjermanëve dhe vuajti 20 vite në Burrel / Dëshmia e Dr. Stringës, avokatit që e mbrojti në Gjyqin Special…

“Nost janë t’ardhun nga Greqia e, fisi asht ndamë në tri degë, ku njana e ruejti mbiemrin e vjetër e, dy të tjerat e ndërruan, njana ‘Shuteriqi’ e, tjetra...”/ Zbulohen letrat e panjohura të Lef Nosit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme