• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, April 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari – Zaçe

“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar

Nga Agron Sejamini

Memorie.al / E rrallë. Dy bashkëshortë që kanë marrë vlerësimin më lartë në sport: “Mjeshtër i Merituar Sporti”. Nuk gjen një rast të dytë në Shqipëri që dy bashkëshortë të jenë Mjeshtra të Merituar Sporti. Marjeta dhe Kushtrim Zaçe, të dy të uruar dhe të bekuar nga Zoti, për tu bërë yje të sportit shqiptar…! Ndryshe, nuk do arrinte në ato lartësi e madhja, Marjeta Pronjari! Tre vajza të rritura vetëm me mundin dhe dhembshurinë e nënës, ngaqë babanë e humbën shumë shpejt…! Tre vajza që me mbarësinë e tyre shumë shpejt bënë që mamaja e tyre të “harronte” se ishte pa burrë e djalë…! Sa herë shkonte në shkollë, ndjehej keq ngaqë mësuese Eftalia “e turpëronte” mes prindërve të tjerë…! – “Ti Fluturije, as mos pyet dhe as mos prit! Nuk luan nga vendi Marjeta, aty e ke”…- dhe i tregonte me gisht tabelën e nderit, ku e para ishte fotografia e çupës së saj. Kështu nga viti në vit.

Derisa një ditë, kur ishte në klasën e shtatë, si për ta bërë nënën më të lumtur të botës, “detyron” drejtorinë shkollës që fotografinë e saj, t’ia vendosin në përmasa akoma edhe më të mëdha, në korridorin e shkollës. Tashmë Marjeta Pronjari, nuk ishte vetëm krenari e klasës dhe e shkollës në mësime por, edhe krenaria sportive e Korçës. Në kampionatin kombëtar të atletikës që u zhvillua në Vlorë, ajo kishte kërcyer së larti 1.40 cm, rezultat i njëjtë me atë që arriti kampionia e vendit, shkodrania, Sh. Nika.

U gëzua e dhembshura nënë, pa e ditur se ky sukses, do i nxirrte çupën nga shtëpia…! Specialistët e Federatës së Atletikës ishin surpriza me të dhënat fiziko-sportive që kishte shpalosur vajza korçare dhe vendosin që ajo të vinte në Tiranë. Qëllimi ishte që kjo sportiste me shumë të ardhme, të trajtohej dhe stërvitej me parametra bashkëkohorë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Loro Boriçi doli në majë të podiumit të fituesve me Kupën e Kampionit të Ballkanit, kurse babai im, Tuni Papuçiu, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur…”/ Historia e panjohur e Ballkaniadës së ’46-ës

“Kur Anton Mazrekut në takimin me sportdashës në Pallatin e Kulturës ‘Ali Kelmendi, iu bë pyetja befasuese, se; cili ishte futbollist më i madh, Lushta apo Boriçi, ai…”/ Dëshmia e gazetarit të njohur të sportit

Fillon teknikumin e mesëm pranë Institutit të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Traineri i saj caktohet Taqo Duka, një nga specialistët më të mirë, që kishte mbaruar studimet katër vjeçare për fizkulturë në Bashkimin Sovjetik. “Një vajzë e ndrojtur, e thjeshtë, e brishtë…”- kështu e përshkruan Taqoja Marjetën, në atë takim të parë. Dhe filluan nga puna.

Gjithçka nga e para. Madje pak më shumë se kaq. Ajo deri më tani ishte stërvitur dhe kishte konkurruar me stilin “aring” që nuk ishte bashkëkohor dhe rezultativ. Detyrimisht duhej filluar me stilin “barkush” që kishte përparësi të padiskutueshme edhe pse nuk ishte shumë i përshtatshëm për femrat, ngaqë kërkonte shpejtësi, forcë dhe një përgatitje të lartë fizike.

Parametrat fizik, pasioni, këmbëngulja, disiplina, besimi i sportistes së re, u bënë mbështetja kryesore për trajnerin e privilegjuar që tashmë ju dha mundësia t’i dukej puna, më shumë se kolegëve të tij. Për herë të parë një sportiste shqiptare stërvitej në ditë me dy seanca. Ajo çlodhej nëpërmjet lodhjes… Ishte dhe mbetet modeli i shtangës për femra.

E pabesueshme duket, por Taqoja këmbëngul kur thotë se edhe sot nuk e kalon kush Marjetën, me ato 120 kg. ule-ngritje të vazhdueshme. Intensiteti dhe përgatitja e lartë shkencore bënë bujë në ambientet sportive. Bujë por edhe rrëmujë…! “E dogji atë talent të madh Taqoja me atë shkencën e tij”, “I mallkuar qoftë që nuk e la të gëzohet si nënë”…!

Por ato gojë të liga, i mbylli po vetë Marjeta me rezultatet e larta që arriti dhe me fëmijët si yje që lindi…! E ngacmojmë profesor Taqon dhe i themi nëse mund të shkonte më lart Marjeta…! I lumturuar dhe krenar për sportisten e vet, shpërthen në ligjëratën tij pasionante dhe shumë domethënëse.

“- Me çfarë të shkonte më shumë Marjeta?! Me atë gotë çajin e shoqëruar me djathë e marmelatë?! Shoqet e saj binin në sfungjer ajo në rërë, aq sa edhe sot rrezik t’i ketë në trup, shenjat e shembjeve…! Ajo për mua është heroinë e femrës shqiptare. E privuar nga ndjesitë dhe kënaqësitë e moshës, bëri që emri i Shqipërisë të renditej në Europë mes më të mirave, në kërcimin së larti.

Një fëmijë 15 vjeç që festonte ditëlindjen duke konkurruar në Torino, në Universiadën Botërore. Një stadium i tërë, i çuar më këmbë, mbështeste me duartrokitje të zjarrta kalimin e asaj steke…! Më pas ishim në një takim ndërkombëtar atletike në Vjenë të Austrisë.

Marjeta u cilësua sportistja e dytë më e dalluar, kur e para ishte kampionia gjermane në atletikë, Gusenbur dhe i treti, austriaku Kristi, i dhjetëgarëshit, të dy ata rekordmenë botërorë. Nuk kam për ta harruar kurrë ditën e ceremonisë së mbylljes. Më thërret presidenti i aktivitetit që ishte ulur në podium dhe më fton t’i ulesha në krah.

Pasi më përgëzoi më pyeti: – Ku është stërvitur Pronjari dhe cili është trajneri i saj? Në Shqipëri – ju përgjigja,- dhe unë jam trajneri i saj…! Më shumë dyshoi se sa më besoi, tek kujtonte çudinë shqiptare që quhej Marjeta Pronjari. Jo më pak emocione, përjetuam edhe në Laipcig, në Kampionatin Europian më 1968.

Marjeta me rezultatin e arritur për moshën që kishte, ishte në krah të stekave më të larta të botës. Në ambientet e konferencave për shtyp, habia për mjeshtërinë e Marjetës justifikohej edhe me meritat e trajnerit ‘rus’ ngaqë unë flisja shumë mirë rusisht. Por kur mësuan se edhe unë isha shqiptar, mblodhën buzë e supe, në shenjë çudie. Të përmenda tre takime ndërkombëtare, nga katër që pati ajo gjithsej…!

Shumë pak! Ajo duhej të konkurronte një herë në dy javë në këto lloj veprimtarish, për nivelet e larta që kishte kapur…15 vjeçe- ‘Mjeshtre Sporti’ dhe 18 vjeçe- ‘Mjeshtre e Merituar’. Kush tjetër si ajo?! E si për të mos i mjaftuar ato lartësi që kapi, e ato emocione që përjetoi nga steka, nuk la pa provuar edhe dashurinë tjetër… volejbollin.

Erdhi me emër të madh, me titullin ‘Mjeshtre e Merituar Sporti’ por ndërsa e shikoje që shkëlqente para rrjetës, të dukej sikur gjithë atë lavdi ia kishte dhënë volejbolli. Shumë shpejt ishte e denjë për të qenë siguri dhe besim, në krah të Tamara Nikollës dhe Ela Tases. Ndryshe nuk do ishte pesë vjet në gjashtëshen tonë përfaqësuese. Kështu, shkëlqimi në volejboll, ishte qershia mbi tortën e karrierës brilante sportive, të Marjeta Zaçes”.

Në ambientet e Institutit të Fizkulturës “Vojo Kushi”, nisi e u gatua fama dhe lavdia por dhe… dashuria. Të dy të veshur me tuta sporti pa e njohur dhe pa u parë ndonjëherë, krejt rastësisht, shkëmbehen diku mes Pallatit të Sportit “Partizani” dhe Institutit. Pasi shkëputen disa metra, Kushtrimi kthen kokën. Në të njëjtën kohë edhe Marjeta, kishte bërë të njëjtën gjë. Kthimi i kokave njëherësh, nuk mund të ishte rastësi sesa ndjesi.

Pas disa ditësh, një shoku i vet i lutet Kushtrimit, që të shkonin të stërviteshin nga Instituti i Fizkulturës, duke ditur që ande ka edhe vajza…! Qëlloi që aty diku në një cep të pistës, pa tek stërvitej në kërcim së larti ajo vajza “që kishte kthyer kokën” para ca ditësh. Nuk folën por mendërisht ajo stërvitej te fusha e basketbollit dhe atij i dukej koshi stekë…! Nga kjo ditë Kushtrimit, kjo fushë basketbolli prej betoni, i dukej shumë herë më e mirë, se ajo me parket e pallatit të sportit…!

E për të tu bërë basketbollist i ekipit të shquar të “Partizanit”, nuk ka qenë e lehtë. Madje ka edhe histori. Që e tregon po vetë Kushtrimi me të njëjtin emocion, sikur të flasë për një film interesant, ku dhe vetë jeta e tij i ngjajnë një skenari…!

Mbase gjatësia dhe saktësia në gjuajtje, e detyruan mësuesin e fizkulturës, Lefter Shkëmbin, që të bënte pjesë të ekipit të “Minatorit” të Tepelenës edhe nxënësin e shkollës tetëvjeçare, Kushtrim Zaçen. Zhvillohej kampionati i kategorisë së dytë në qytetin e Vlorës dhe bashkë me të rriturit ishte edhe ky 14 vjeçar që u aktivizua pak, por në sy ra shumë…!

I deleguari i Federatës së Basketbollit Naim Pilku, i afrohet trajnerit të “Minatorit” dhe pyet se si quhet ai djalosh, duke pëshpëritur se; “ky ka për tu bërë basketbollist me emër”. Pak kush mund të vinte bast për një tepelenas në atë kohë, por ja që Naimi tashmë e ka fituar bastin…!

Më shumë se të luajturit me të rriturit e qytetit apo koshave të shënuara në ato pak minuta që luajti, atë djalosh e gëzuan fjalët e atij burrit nga Tirana. Si për të gëzuar edhe të shtëpisë, ngjarjen ua tregoi edhe prindërve. E ndërsa priste të gëzohej, babai i tërhoqi vëmendjen: “Hap sytë për mësimet, bir, se sporti nuk të jep bukë…”!

Pasi mbaron shkollën tetëvjeçare, familja e çon te dajat e tij në Durrës. Për të vazhduar shkollën e mesme, por edhe për ta shkëputur nga sporti. Për më tepër që mund të mbetej i pashkolluar nga që njerëzit e nënës kishin biografi të keqe. Me dhimbje e la sportin, por fjala e prindërve për të ishte ligj. Kujtojmë se në fillim të shkrimit, kemi thënë që edhe ky ka qenë i bekuar nga Perëndia…!

Në një orë fizkulture, mësuesi, Lutfi Bagoi, kishte mbetur pa mënd, për basketbollin e bukur që luante. Kur shokët e klasës, nuk çonin dot topin as në tabelë, ky nga të gjitha pozicionet dhe largësitë, i bënte kosha. E shkëput dhe e pyet. Nuk i tregon të vërtetën, pasi nuk i interesonte çfarëdo e mirë që t’i ofrohej. Gjithsesi, mësuesi i fizkulturës e këshilloi që të shkonte të takonte një pasdite, te këndi sportiv, trajnerin e ekipit të rinjve të basketbollit të “Lokomotivës”, Dhimitraq Gogën.

U ledhatua dhe u emocionua djali i shkretë tek krahasonte në shqiptim “Minatori” dhe “Lokomotiva”, por gjithçka ishte e pamundur. E si mund të rrezikonte veten e më tepër dajat e vet, duke zbuluar me dashje vendlindjen dhe biografinë. Por mësuesi i bindur se nuk ishte gjë e zakonshme, ajo që kishte zbuluar te talenti i tij, e largon nga ora e mësimit duke i dhënë ultimatumin: “Po nuk e takove Dhimitraqin, nuk kam për të pranuar në mësim”…!

Të nesërmen, shkon te këndi lojërave, me sa duket më shpejt se sa duhet…! Mirëpo veç një “punëtori” që lagte fushën e basketbollit me ujë nuk kishte njeri. I mërzitur nga pritja, pyet nëse do vijë Dhimitraqi apo jo? Fati i troket në derë përsëri djaloshit tepelenas…! Ai nuk ishte punëtori i fushës por trajneri i të rriturve.

Në vend të përgjigjes nëse vjen apo jo Dhimitraqi, pasi i hedh një top dhe e vë të gjuaj në disa pozicione, i thotë: “Nesër hajde të fillosh stërvitjen me të rriturit…”. Kushtrim Zaçe, 16 vjeçar, harron të gjitha porositë dhe biografitë dhe fillon përsëri basketbollin…!

Stërvitej me të rriturit, por më shumë aktivizohej me të rinjtë për arsye të moshës. Tre herë bashkë me shokët e vet nxjerrin “Lokomotivën” kampione të Shqipërisë për të rinjtë. Natyrisht që për talentin e tij kishte nevojë edhe ekipi përfaqësues që shumë shpejt e bëri pjesë të tij.

Emri i Zaçes tani kishte pushtuar shtypin dhe kronikat sportive…! Ndërkohë, drejtuesit e “Partizanit” kishin hedhur sytë nga tepelenasi i “Lokomotivës” dhe mezi prisnin të mbushte moshën për ushtar.

Por Kushtrimi me gjithë emrin e madh të këtij klubi, nuk do ta pranonte kurë një gjë të tillë, përsa synimi kryesor për të, ishte vazhdimi i shkollës. Pa ditur se tre muaj më parë i ishte dërguar fletëkërkesë për ushtar, regjistrohet në Universitetin Shtetëror të Tiranës, për Inxhinieri Mekanike, duke u aktivizuar edhe me “Studentin”. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Kapidan Mark Gjomarku, n’bised’e sipër i tha Patër Anton Harapit, se prej vrasjes At Shtjefën Gjeçovit e, deri n’botim të ‘Kanunit’, Kleri Katolik...”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja

Next Post

“Turp i madh, një polici e tërë lufton me armë me një të çmendur, kuadrot tanë, s’janë të përgatitur të ndeshen trup me trup...”! / Raportet sekrete të Sigurimit për ngjarjen që tronditi Korçën më 12 dhjetor ’87

Artikuj të ngjashëm

“Sabah Bizi, nuk dallohej për regjim të fortë sportive, por para ndeshjes me gjermanët, për të mbajtur Bekenbauerin, unë ‘ndrydha’ mirë me çelës dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Loro Boriçit
Sport

“Loro Boriçi doli në majë të podiumit të fituesve me Kupën e Kampionit të Ballkanit, kurse babai im, Tuni Papuçiu, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur…”/ Historia e panjohur e Ballkaniadës së ’46-ës

March 10, 2026
“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv
Sport

“Kur Anton Mazrekut në takimin me sportdashës në Pallatin e Kulturës ‘Ali Kelmendi, iu bë pyetja befasuese, se; cili ishte futbollist më i madh, Lushta apo Boriçi, ai…”/ Dëshmia e gazetarit të njohur të sportit

March 6, 2026
“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv
Sport

“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv

March 5, 2026
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar
Sport

“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar

March 2, 2026
“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane

February 28, 2026
“Gjatë natës, kur sheshi lirohej prej trafikut, rreth 300 sportistë të ‘Spartakut’, filluan qepjen e tapetit me gjilpëra me spango…”/ Libri i autorit italian, për ndeshjen në “Sheshin e Kuq”, para Stalinit   

January 1, 2026
Next Post
“Kur u afruam te vendi i pushkatimit, ai djali që ishte dënuar për vrasje, qante dhe kërkonte mëshirë, por Gaspër Çurçia, i tha…”/ Dëshmia tronditës e ish-prokurorit që asistoi në ekzekutimin e muzikantit të famshëm

“Turp i madh, një polici e tërë lufton me armë me një të çmendur, kuadrot tanë, s’janë të përgatitur të ndeshen trup me trup...”! / Raportet sekrete të Sigurimit për ngjarjen që tronditi Korçën më 12 dhjetor ’87

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme