• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, April 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi…”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit

“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi…”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit
“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi…”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit
“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi…”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit
“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi…”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit
“Në vitet ’70-të, disa intelektualë të rinj në Tiranë, u rekrutuan nga Sigurimi i Shtetit si ‘informatorë’, për të survejuaruar veprimtarinë e…”/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

Nga Ferit Ramadani

Memorie.al / Parimi i individualitetit dhe vullneti i tërësishëm për t’iu përkushtuar arsimimit të popullit të vet, e bënë profesor Sulejman Elezin një personalitet unikat! Sado i penguar nga të gjitha mundësitë për t’iu përkushtuar profesionit të tij, ai është absolutisht i pandarë nga zemrat e bashkatdhetarëve, nga konsiderata që e ruajnë gjeneratat për të! Sepse, për aq sa iu mundësua në atë kohë përndjekjesh të gjashtëdhjetës, e pastaj gjatë shtatëdhjetës, kur ai e mori ditarin në dorë dhe doli përpara vogëlushëve të mbjellë dritën e diturisë, u bë aq i dashur nga ata për t’u shpërndarë dashamirësia e tij prej mësuesi gjithkah, dhe ai me elokuencën e tillë, u shndërrua në nxitës për ta marrë hovin shqiptarët e Kërçovës drejt vijimit të mësimit!

Sa ishte i qartë rreth temave që i shpjegonte për gjuhën shqipe, po aq ishte i mishëruar për ta zbardh gjithë veprimtarinë e kombit shqiptarë që institucionet e sistemit nëpër librat shkollor qyshkur e kishin vënë në pikën e heshtjes! Por, mësues Sula, i cili kishte vrullin e gurrës nuk mundi të ndalej në pikën e heshtjes! Ai u zgjerua për t’ia shtuar kuptimin gjithë asaj domethënie që stërkeqej dhe me tendencë ecte drejtë ligësimit. Drejtë zhbërjes!

Qysh në bangat shkollore këtë tendencë të kobshme e pa Sulejmani. Prandaj, u përpoq të grumbullojë njohuritë për kulturën, letërsinë dhe historinë shqiptare, e cila gjatë gjithë jetës së tij do të mbesë preokupim parësor. Me këtë përkushtim, ai i mbajti orët e mësimit ! Shpjegoi për Rilindasit dhe veprimtarinë e tyre! Stigmatizoi pesë-qindvjetorin e Skenderbeut më gjashtëdhjetetetën, i cili u bë vit i një rëndësie të madhe për procesin e shqiptarëve!

Gjithashtu mund të lexoni

“Sigurimi akuzonte Rexho Plakun, P. Lolin dhe Sh. Rushitin, se në nëntor 1945, ishin takuar në Pagaj të Konispolit, me nënkolonelin grek, Miltiadh Muzaqitis…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ‘45

“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’…”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia

Veçmas kishte shpjeguar për Luigj Gurakuqin dhe plumbat e tradhtarëve. Për Mjedën! Kishte qarë për Nolin i cili ndërroi jetë në Amerikë! Dhe, si Migjeni i Vargjeve të Lira, u bë tok me zemrat e vogëlushëve që i ngjanin Lulit të Vocër, për t’ua ndezur dashurinë rreth dijes dhe për t’ua shtuar shpresën e guximit se; “ditët e mira paskëtaj do të vijnë”! Në kohën kur pikëpamjet dominuese të ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante për ta heshtur qenësinë e shqiptarëve, Sulejmani u thellua në trajtimin e temave të cilat kishin mbetur tabu dhe nuk prekeshin fare.

Megjithatë guximi i tij i shpaloi edhe përpara kolegëve, edhe përpara qytetarëve të asaj ane për ta mbajtur gjallë gjithë atë idealizëm atdhetari! Por, sistemi i cili kishte përgatitur strategjinë e pengesave i ra në gjurmë vetëdijes së tij! Dhe ia përgatiti mashat për-ndjekëse për t’ia hapur dosjen e zezë e cila u kualifikua e “papërshtatshme”. Dhe, i ndërseu ata ta përgjojnë me cilin shoqërohej në Novosellë, fshatin e lindjes! Me cilin dilte në qytet. Nga shkonte në punë! Dhe, çka fliste në orë të mësimit!

Për t’i mbledhur faktet që t’ia ngrysin ndërkambsat e xhezasë, inkuizitorët e sistemit i detyruan mashat e asaj kohe, të hyjnë edhe në “shifonjerin” e klasës (siç rrëfente ai), që ta përgjojnë kur të shpjegojë! Pastaj i nxorën edhe dëshmitarë se Sulejmani u fliste nxënësve për Naimin, i cili këndoi për lisat e lartë të Shqipërisë! Për Asdrenin i cili shkroi Himnin e Flamurit. Për Ismail Qemalin dhe Ditën e Pavarësisë! Të tjerat, sipas dëshirës së për-ndjekësve, u shtuan dhe u vulosën në kaptinat e hapura të Dosjes së zezë për Simbolin e “papërshtatshmërisë”! Aq u duhej atyre që t’ia ngrisin akuzën e më pastaj t’ia presin xhezanë, me tri vjet e gjashtë muaj!

Pas ndalesës në burg, i cili bëhej “në emër të popullit”, sipas diktatit të sistemit titoist të social federalizmit jugosllav, vetëm vogëlushët e pritën t’u hyjë në klasë! E mësuesi mungonte! Ai që nuk e shkonte kot as minutin, as sekondën! Ai që kishte synimin ta zhdukë errësirën dhe ta mbjellë dritën e diturisë, të dashurisë dhe sinqeritetit! U pengua për t’u shndërruar në pritje të vogëlushëve në shkollë! U shndërrua në mall e dhembje për nënën, babain e gjithë farefisin! U shndërrua në krenari e simbol qëndrese për shqiptarët!

Megjithatë, për sistemin i cili e veçoi si të rrezikshëm, ai u shndërrua në “person i papërshtatshëm” me numër të veçantë kaushi, që sa herë hapej dera rëndë – rëndë me kërcëllimë për të hyrë rrezet e dritës, në prag të saj qëndronin xhandarët hiena që e merrnin duarlidhur dhe e shpienin në repartin e Shllajfernos! Atje ku kishte kaluar shumë kohë përpara tij Avni Elmazi, dhe kishte shkruar ditarin: Idrizova – Shtëpia e ferrit!

Këto pikëpamje origjinale të qëndresës së profesorit Sulë, rrezatuan një shkëlqim të guximshëm tek të gjithë të burgosurit.

Edhe në përmasën e Kërçovës, edhe në rrafshin mbarë kombëtarë, mbetën filozofi e qëndresës! Konceptimi i gjithë asaj u shpërnda anë e mbanë se Sula është i paluhatshëm në ideal. Ai ka mbetur i njëjti në qëndrime. Më kot u përpoqën ta fusin në binarët e luhatjeve edhe ata që iu kërcënuan, edhe ata që i premtuan se do ta gradojnë me poste të larta shtetërore nëse u shkon sipas taktit! Ai, mbeti e vetë-përcaktuar në pozicionet se klasa sunduese e cila damkoste zhvillimin e drejtë të qytetarëve patjetër duhej zhbërë.

Prandaj, profesori Sulë, e vuri edhe në theksin e kritikës, të ironisë, sistemin dhe moralin e tij të prishur në konceptin e bazuar në të pavërtetat shkencore! Gjithë këto qëndrime të tij ishin kontradiktore me ato që deshën t’i jetësojnë organizatat bazë të lidhjes së popullit punues dhe të lidhjes së komunistëve xhuxhë! Prandaj u shndërrua në shenjëzim të përhershëm për ta goditur e për ta burgosur edhe njëherë si “separatist dhe irredentist” pas ngjarjeve të tetëdhjetëenjëshit, me pretekst se ai është direkt i lidhur në atë proces! Edhe këtë radhë, profesori Sulë u bë jehona e një kushtrimi!

Gjegjësisht, u bë mbrojtësi i kauzës të cilën e kishin përçudnuar pushtuesit duke ia shtuar trajtën asimiluese gjithkah! Duke filluar nga vaja e parë e lindjes së shqiptarit e deri në lamtumirën e fundit nga jeta. Prandaj, profesori Sulë u ngrit kategorisht t’i mohojë këto trajta të stërzgjatura të asimilimit kolonizues. Dhe foli për toponimet, për mbiemrat, për emërimet e foshnjave, që bëheshin arkitekturë e ngritjes orthodokse! Edhe për shumë padrejtësi të tjera që e karakterizuan etapën e tetëdhjetës!

Dhe, sistemi, për këto e gradoi me largimin nga puna si “i papërshtatshëm”, ndërsa për “prehje” e dërgoi në pushimoren e burgut të Kërçovës tre muaj, për të ngrënë groshën langurinë nga pjata që kishte ngrënë edhe garushdi i gardianëve!!! Të gjitha këto ishin bilans i shëmtive dhe i çoroditjeve që sistemi inkuizitor i hartoi në përndjekjen e intelektualëve. Të gjitha këto, u bënë ekuilibër i përqendrimit të profesorit Sulë, që t’i mbijetojë me nisjen e tij të heshtur për në mërgatë pa pasaportën e udhëtimit, dhe pa vizën e daljes! Nëpër atë natë të errët të tetëdhjete-gjashtës ai u bë drita e vërtetë!

Kaptoi male e fusha të vendlindjes për të qëndruar me mall e dashuri jashtë rrëmujës dhe rrëmetit! Megjithatë, gjithmonë me shpirt e me zemër i qëndroi pranë kauzës e cila buroi si etikë e zërit të largësisë atje larg në Kanada e më pastaj në Amerikë plotë pesëmbëdhjetë vjet! Profesori Sulë, simboli i “papërshtatshmërisë”, njeriu me numrin e kaushit të Idrizovës, u shndërrua në emblemë të azilantit të përndjekur! Edhe si i tillë nuk u mposht! Qëndroi në ballë të çdo aksioni që nisej për Kosovën e pavarur!

Për dritën dhe zhvillimin shqiptarë! Nëse mali me malin s’takohen, Atdheu me bijtë e vet do të takohet! Megjithatë, profesori Sulë, ashtu siç doli i heshtur, u kthye i heshtur të prehet në gjirin e tij! Vetëm jehona e dhembjes dhe lotët që derdheshin atë të diel të 10 dhjetorit 2000, u shndërruan në një rilindje të vërtetë! Ai det i gjatë i njerëzve të pikëlluar që ecën pas automorgut, flisnin me heshtjen se në tokën e atdheut u kthye trupi i pajetë i të përjetshmit profesor Sulejman Elezi…!/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi...”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

Artikuj të ngjashëm

“Sigurimi akuzonte Rexho Plakun, P. Lolin dhe Sh. Rushitin, se në nëntor 1945, ishin takuar në Pagaj të Konispolit, me nënkolonelin grek, Miltiadh Muzaqitis…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ‘45
Dossier

“Sigurimi akuzonte Rexho Plakun, P. Lolin dhe Sh. Rushitin, se në nëntor 1945, ishin takuar në Pagaj të Konispolit, me nënkolonelin grek, Miltiadh Muzaqitis…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ‘45

April 9, 2026
“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’…”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia
Dossier

“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’…”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia

April 9, 2026
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Dossier

“Për rrethin e Social-demokratëve të Korçës që drejtohej nga Dr. Lito, Sigurimi dyshonte se lidhej me Myzafer Pipën në Shkodër, pasi Drita Kosturi…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ‘45

April 8, 2026
“Kadri Rustem Bardulla, Komandant i Mbrojtjes Bregdetare, qëlloi i pari italianët në 7 prill ’39…”/Dëshmia e bashkëshortes
Dossier

“Pas agresionit fashist të 7 prillit 1939, shtypi shqiptar kontrollohej nga Piero Parini, i cili gëzonte një status të veçantë në strukturat e aparatit pushtues, pasi…”/ Historia e panjohur me fqinjët pushtues

April 8, 2026
“Pas 5 majit 1942, anëtari i rinisë së ‘Ballit Kombëtar’, Bardhyl Pogoni, shkroi një poezi të gjatë himn, për vrasjen e Qemal Stafës dhe e botoi te gazeta…”/ Historia e panjohur e ballistit që emigroi në SHBA-ës
Dossier

“Më tepër aktivitet zhvillonte ish-rinia e Ballit dhe Legalitetit që lidhej me Musine Kokalarin, me anë të Bektash Kokonës, Çerçiz Zavalanit, Avdulla Berberit dhe…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ’45

April 9, 2026
“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit
Dossier

“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit

April 7, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme