• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Kur nxënësit e “Sami Frashërit” shkruanin në mure “Vdekje Enver Hoxhës”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1963, ku Rrapo Dervishi, informon Enver Hoxhën për ngjarjen te “Sami Frashëri” dhe nxënësit që dyshoheshin si autorë të saj….?! (dhe disa foto të rralla).

Më 20 shkurt 1991, mira e mira demonstrues nga Tirana dhe rrethet u ngritën në një revoltë të madhe popullore duke vërshuar në sheshin “Skënderbej”, ku nën goditjet e shkopinjve të gomës së policëve dhe breshëritë e plumbave të tyre, arritën të rrëzonin shtatoren e diktatorit komunist Enver Hoxha. Dhe ta tërhiqnin atë zvarrë rrugëve të kryeqytetit deri te Qyteti “Studenti” ku vazhdonte greva e urisë e studentëve për heqjen e emrit “Enver Hoxha” nga universiteti i Tiranës.

Kjo ngjarje shënoi dhe fundin, e sundimit komunist në Shqipëri, që nën udhëheqjen e Enver Hoxhës kishte qeverisur me dorë të hekurt, për afro gjysëm shekulli me radhë një nga vendet më të vogla, më të prapambetura dhe të varfra të Evropës. Ashtu siç dihet tashmë, roli dhe figura e Enver Hoxhës, ka qenë kontestuar që nga nëntori i vitit 1941, kur ai erdhi në krye të Partisë Komuniste Shqiptare dhe në mënyrë të ndryshme, kjo gjë do të vazhdonte edhe gjatë gjithë periudhës së sundimit të tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Për vetë mënyrën se si funksionojnë diktaturat, (kryesisht ato komuniste), kanë qenë fare të paktë ata persona që janë përplasur direkt me Enver Hoxhën për të kërkuar rrëzimin e tij, ndërsa me letra anonime, trakte dhe parulla nëpër mure apo vende të tjera publike, (për denigrimin e figurës së tij), ka pasur vazhdimisht pothuaj gjatë gjithë periudhës së sundimit të tij dhe kjo gjë behet e ditur edhe nga dhjetra dokumente arkivore. Lidhur me këtë bën fjalë dhe ky dokument i vitit 1963,(që është nxjerrë nga një dosje voluminoze me siglën Tepër Sekret), ku Sigurimi i Shtetit ka bërë një raport-informacion, mbi një ngjare në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë, ku dikush kishte shkruar në muret e shkollës “Vdekje Enver Hoxhës”.

Kjo gjë duket se ka alarmuar organet kompetente dhe ngjarja në fjalë i është raportuar me shkrim, vetë Enver Hoxhës dhe si rezultat, Sigurimi i Shtetit ka bërë të gjitha përpjekjet për të zbuluar autorin e saj.

Dhe sipas një dokumenti tjetër që ndodhet në dosjen në fjalë, autori i asaj parrulle, ka qenë nxënësi maturant, Agron Vangjel Buzi (Lubonja), i cili filimisht u përjashtua nga shkolla dhe çështja e tij iu dërgua për veprime të mëtejshme, Degës së Brendshme.

Po sipas këtij dokumenti, njerka e Agronit, ishte me origjinë jugosllave?! Por për më shumë se si ka ndodhur kjo ngjarje dhe cilët kanë qenë autorët e dyshuar fillimisht të asaj parrulle, na njeh ky dokument arkivor që publikohet për herë të parë dhe ekskluzivisht për Memorie.al.

                                      Shoku Enver e pa

INFORMACION

Më datën 31 janar 1963, në shkollën 11 vjeçare “Sami Frashëri” midis orës së II-të dhe të III-të të mësimit u pa në korridorin e katit të tretë nga nxënësi Thoma Andon Jovani (i jati i këtij punon në Ministrinë e Punëve të Brendëshme) një parrullë armiqësore me këtë përmbajtje: Vdekje Enver Hoxhës.

Kjo parrullë është shkrojtur me kalem të zi, me germa script, në lartësinë 1.59 metra, në afërsi të dritares prej nga shihet oborri i shkollës. Muri është i bardhë dhe shumë i pastër e parrulla bie shumë në dukje, sidomos kur dalin nxënësit nga klasa në korridor për të zbritur poshtë.

Nxënësi Thoma Andon Jovani, kishte marrë leje nga drejtori dhe u vonua të hynte në mësim në orën e III-të. Mbasi vërejti se ora e III-të kish filluar, doli në korridorin kryesor të katit të III-të dhe menjëherë i ra në sy parrulla. Porsa e pa zbriti në shkallë dhe takoi udhëheqësin profesionist të pionerve, Flamur Bregun dhe e njoftoi për parrullën dhe menjeherë së bashku njoftuan drejtorin e shkollës, shokun Pëllumb Çeli. Së bashku morën masën që hapën dritaren për të mos u parë parrulla dhe njoftuan menjëherë Degën e Punve të Brendshme.

Dyshimet janë se parrulla është shkruar në fillimin e orës së III-të dhe nuk është shkruar as orën e parë dhe të dytë, pasi në korridor kishte qarkullim të nxënësve dhe parrulla do ish kuptuar se madhësia e gërmave dhe e fjalisë binte shumë në sy. Më përpara nuk ishte shkruar se në mbrëmje ishin vendosur perdet e dritares në afërsi të vendit ku u gjet parrulla. Me që është pikasur midis orës së II-të dhe të tretë, u bë verifikimi në shkollë se cilët nxënës u larguan këtë ditë pas orës së I-rë dhe të II-të pa leje, sidomos në klasat e katit të III-të dhe dyshimi lokalizohet në:

Në klasën e X-të është nxënëse një vajzë polake, e bija e kryetarit të atasheut tregtar polak, kjo ka zhvilluar veprimtari armiqësore dhe vazhdimisht bën provokime politike. Është përpjekur me të gjitha mënyrat të zërë dashuri, në fillim me Genc Tomçon dhe tani me Asim Shehun, nxënës të po kësaj klase, megjithëse këta refuzojnë kategorikisht, ajo ju jep fotografi të saja. Ka shpënë në klasë fotografi të artistëve polakë, ka thënë se: po të ndiqni rrugën e kinezëve, kurrë nuk keni për të ndërtuar socializmin, pse nuk më afroni mua, apo se jam revizioniste, nxënëses Engjëllushe Dizdari me të cilën rri në një bankë i tha:

“Ju shqiptarët nuk i doni polakët”. Megjithëse se i ati i saj është njoftuar se e bija nuk duhet të vejë në prodhim në qendër pune, ajo ka vajtur dy herë në zdrukthtarinë “Misto Mame”. Ajo merr vesh çdo gjë që mendohet të organizohet në klasë, qoftë mbledhje e organizatës së rinisë apo aktivitete dhe kërkon me këmbëngulje të marrë pjesë në mbledhjet e rinisë. Nga kjo klasë më datën 31 janar 1963 u largua Fatjon Tugu. Ky është larguar pa leje orën e III-të dhe kur u pyet pse u largua, tha: “Mora vesh se kisha gjyshen sëmurë”. Kush të tha: “Më lajmëroj një fëmijë i vogël”. Duke parë këtë arsyetim dhe origjinën e familjes së tij shumë të keqe, se i vëllai tentoj vjet të arratisej, ndërsa e motra ishte anëtare e qarkorit të Ballit Kombëtar, si dhe faktit që është larguar midis pushimit të orës së II-të dhe të III-të pa leje, të forcojnë dyshimin se mund ta ketë shkruar ai parrullën.

Gjithashtu dyshime ka edhe për nxënësen Fitret Hysen Kraja, e cila u largua me leje fillimin e orës së III-të për 20 minuta për punë personale dhe u kthye në klasë në orën e IV-të. Kjo vjet organizoi me grupin e vajzave që të mos venë në punë, por të shkonin në filmin italian dhe të gjithë kolektivisht vanë në film në orët e punës praktike. Duke parë shkrimin e saj script që i ngjan asaj të parrullës, dyshohet se mund ta ketë shkrojtur parrullën.

Më datën 1 shkurt 1963, nga vërejtjet që bëri Thoma Andon Jovani, nxënësve që hyjnë në klasë i bëri shumë përshtypje se nxënësi maturant Fisnik Kruja, i drejtoj sytë për një kohë të gjatë në vendin ku ishte shkrojtur parrulla.

Nga verifikimi i nxënësve kujdestarë, nuk del ndonjë rast që të jetë nxjerrë ndonjë nxënës nga orët e mësimit.

Këtë çështje e dinë vetëm këta persona në shkollë: Pëllumb Çeli (drejtori), Sami Kotherja KP, Satber Imami, AP, Flamur Bregu dhe Thoma Jovani, (nxënës)./Memorie.al

Tiranë, më 1.II.1963 (ABDYL JAUPI)
U pa, Rrapo Dervishi/Tema

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share7TweetPinSendShareSend
Previous Post

Dokumenti sekret: Kujtim Spahivogli do vëjë në skenë dramën “Kurvat e Kombinatit”

Next Post

“O qenka shumë i poshtër ky”, zbardhet biseda sekrete e Enverit me Hekuran Isain: Si po na e hedhin komunistët britanikë

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
“O qenka shumë i poshtër ky”, zbardhet biseda sekrete e Enverit me Hekuran Isain: Si po na e hedhin komunistët britanikë

“O qenka shumë i poshtër ky”, zbardhet biseda sekrete e Enverit me Hekuran Isain: Si po na e hedhin komunistët britanikë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!