Nga Reshat Kripa
Pjesa e dytë
Memorie.al / Të flasësh për genocidin komunist të ushtruar nëpër burgje dhe kampe, është njëlloj sikur të përshkruash tmerret e ferrit. Pyetni ata që kanë mundur të shpëtojnë gjallë nga këto tmerre dhe do të mësoni ngjarje të padëgjuara ndonjëherë, të pakonceptuara për një mendje të shëndoshë. Do të mësoni për burgje dhe kampe të krijuara posaçërisht për shfarrosjen e njerëzve, për tortura të lemerishme të ushtruara mbi nacionalistë të shquar dhe intelektualë demokratë që jetën e tyre ia kushtuan atdheut.
Hafiz Sabri Koçi
Plot përkushtim, me përgatitje të lartë fetare, me argumente bindëse, duke rrokur probleme që shqetësonin besimtarët, me fjalën e thjeshtë, por të zjarrtë shtonte radhët e besimtarëve, gjithnjë e më shumë të rinj vinin në xhami e ndiqnin ritet fetare, gjë që binte në kundërshtim të hapur me ideologjinë komuniste, me propagandën e Partisë. Dhe kundërshtimgoditjet nuk vonuan. Lidhur me këtë Hafiz Sabriu kujton:
“Sekretari i Parë i PPSH-së për rrethin e Shkodrës në atë kohë, me paturpësi vjen e futet në Xhami brenda dhe ma nxjerr rininë përjashta, ndërsa Kryetari i Degës më bën presione nga më të ndryshmet duke më thënë: ‘Ti je me reaksionari i të gjithë klerikëve, pasi po na e helmon rininë, po ju jep opium’, më thotë se duhet të zhvishesha nga petku fetar. Në asnjë mënyrë nuk mund të pranoja diçka të tillë dhe të tërhiqesha nga ajo rruge që kisha nisur qysh në fëmijëri”!
Baba Ali Tomori
Ja si iu drejtua ai ushtarit të togës së pushkatimit, që i ra të fikët pasi nuk donte të qëllonte mbi të, më 14 janar 1948: “Nrehu bir! Qëllo bir! Zoti qoftë me ty!… Ngrehu biri im! Po s’qëllove ti, do të qëllojë dikush tjetër. Po s’vrave ti, do të vrasë dikush tjetër. Gjak, gjak, gjak sa të zbuten djajtë në shpirtin e njeriut”. Toga hapi zjarr disa herë. Trembëdhjetë burra bien për të mos u ngritur më, ndërsa Baba Aliu, për çudinë e të gjithëve, vazhdon të qëndrojë në këmbë:
– “Do të të heq taçin Baba”. Eshtë dervish Resuli. – “Hiqe bir”! Dervishi u ul, i puthi këmbët. – “Falmë Baba”! – “Të kam falur bir”! – “U shoftë Shqipëria me këtë farë të keqe që ka ardhur”! – “Mos e mbush gojën bir, mos e rëndo shpirtin! Se Shqipëria është e të gjithëve, e të gjallëve dhe e të vdekurve. Dhe sikur të mos e duan të gjallët, nuk e lënë të vdekurit. Mos e ngarko shpirtin! Shqipëria duhet. Shqipërinë e ka bërë Zoti të jetoj딓
Baba Shefqet Koshtani
Si iu përgjigj prokurorit në seancën gjyqësore: “Nuk ia vlen të kërkosh arsye, e keqja nuk fillon dhe nuk mbaron me ne. Ky është mallkimi i Perëndisë. Mendjet tona nuk janë në gjendje ta gjykojnë. Gjarpri do ta shtrëngojë për gryke këtë vend, për një kohë të gjatë”.
Peshkop Irene Banushi
Si e kundërshtoi shkatërrimin e enteve fetare: “Feja s’ka pse të prishet, sepse ay është edhe funksioni kryesor i saj, të harmonizojë jetën e njeriut, si na e ka lënë Ati ynë”.
Imzot Joan Pelushi
“Kontakti im i parë me besimin, ishte në vitet 1974-1975. U bëra pjesë e një grupi të vogël, të një kishe të nëndheshme dhe u pagëzova fshehurazi në 24 Qershor të vitit 1979, dita e festës se Shën Joan Pagëzorit (nga ku vjen edhe zgjedhja e emrit Joan), pagëzim i bërë në Bestrovë të Vlorës, nga prifti i devotshëm dhe i patrembur, At Kozma Qirio, i cili pas hapjes së kishave u ngrit në gradën peshkopale dhe njihet si Imzot Kozmai. Në Vlorë kam marrë edhe kungimin e parë”.
Klerikët myslimanë e të krishterë, u bënë fli të besimit të tyre, besnikë deri në fund ndaj Zotit dhe besimtarëve. Ata ishin gjithashtu të brumosur me dashurinë ndaj besimit e atdheut dhe nuk pranuan asnjë kompromis me regjimin, duke i qëndruar besnikë fesë dhe kombit, për të cilët shpirti i tyre mbeti gjitmonë i lirë.
Kush ishin martirët që e pësuan nga genocide komunist?
Kleri Mysliman
Të pushkatuar: Hoxhë Selim Brahja (1946), Imam Seit Idriz Shehu (1946), Myfti Shyqyri Hoxha (1946), Myezin Qazim Roji (1946), Imam Halil Hoxha (1946),
Vdekur në burg:
Imam Liman Shabani 1945), Imam Ahmet Troci (1945), Imam Ahmet Hysejni (1945), Hafiz Mustafa Varoshi (1948), Hoxhë Jakup Dusha (1953), Hafiz Xhemal Naipi (1955).
Burgosur: Hafiz Ali Korça, Hafiz Sherif Langu, Hafiz Ali Kraja, Hafiz Esat Myftia, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Musa Dërguti, Hafiz Sabri Koçi, Haxhi Faik Hoxha, Haxhi Faik Sheh Qazim Hoxha,
Kleri Bektashian
Pushkatuar: Baba Qamil Gllava (1945), Baba Xhelo Gllava (1946), Hajro Progonati (1947), Baba Ali Tomori (1948), Baba Shefqet Koshtani (1948), Baba Bedri Carkanji (1948), Baba Habibi (1948).
Vdekur në burg:
Dervish Mehmet Verleni (1947), Dede Kamber Prishta (1950), Baba Muçua i Prishtës (1950), Baba Mustafa Canaj (1952
Të vetëvrarë:
Dede Hilmi Abazi (Elezi), Baba Hajro Progonati, Baba Mehmet Kreshova, Baba Bektash Sevasteri, Baba Myrteza Kruja, Baba Samiu i Kulmakut.
Burgosur:
Baba Bajram Mahmutaj, Baba Paja, Baba Ilmiu, Baba Halim Therepeli, Baba Mehmet Frashëri, Baba Sulua, Baba Islam Leskoviku, Baba Abdulla Kruja, Baba Hilmi Shëmbërdhenji, Baba Sami Kamthi, Baba Dule Manaj, Baba Tahir Kuçi, Baba Jonus Greshica, Baba Qazim Devolli, Baba Muharrem Agushi, Baba Ismail Jangulli, Dervish Hysni Rehova, Dervish Nebi Cenollari, Dervish Tashja, Dervish Bajram Çerçizi, Dervish Hysniu, Dervish Meta Vërleni, Dervish Teki Plashniku, Dervish Rustem Velçani, Dervish Ali Korça.
Internuar:
Dede Ahmet Myftari, Dede Reshat Bardhi, Baba Selim Kaliçani, Baba Shaban Dervishi, Baba Sherif Canometaj.
Kleri Halvetian
Pushkatuar: Sheh Ibrahim Karabunara (1947 bashkë me të birin), Sheh Qerimi i Delvinës (1947), Shehu i Devollit (1947)
Vdekur në burg:
Sheh Myslim Luma (1958)
Kleri Katolik
Pushkatuar:
At Lekë Luli (1944), At Leonard Targaj (1945), Dom Lazer Shantoja (1945), Dom Ndre Zadeja (1945), Dom Mark Gjani (1945), At Papa Pandi (1945), At Anton Harapi (1946), At Giovani Fausti (1946), At Daniel Dajani (1946), At Gjon Shllaku (1946), Dom Nikoll Gazuli (1946), Dom Alfons Tracki (1946), Dom Luigj Pici (1946), Dom Zef Maksen (1946), At Bernardin Llupi 1946), Seminaristi Mark Çuni (1946), Dom Luigj Prendushi (1947), Dom Dedë Maçaj (1947), Imzot Frano Gjini (1948), Imzot Gjergj Volaj (1948), Imzot Nikoll Deda (1948), At Mati Prenushi (1948), At Çiprian Nika (1948), Dom Anton Zogaj (1948), Dom Ejëll Kovaçi(1958), Dom Dedë Malaj (1959), Dom Zef Bici (1968), Dom Mark Dushi(1968), Dom Marin Shkurti (1969), Dom Shtjefë Kurti (1971), Dom Mikel Beltoja (1974).
Vdekur në burg:
Atë Bernardin Palaj (1946), Dom Mark Bicaj (1946), At Serafin Koda (1947), Imzot Frano Gjuraj (1947), Dom Nikoll Shelqeti (1947), Dom Aleksandër Sirdani (1948), Dom Pjetër Çuni (1948), Dom Anton Muzaj (1948), Dom Ejëll Deda (1948), Dom Nikoll Laskaj (1948), Dom Dedë Plani (1949), Dom Jakë Bushati (1949), Imzot Vinçenc Prenushi (1949), Dom Kolec Prenushi (1950), Atë Gaspër Suma (1950), Imzot Jul Bonati (1951), Atë Pal Dodaj (1951), Atë Karlo Sereqi (1954), Atë Klemen Miraj (1956), Dom Rrok Frisku (1956), Dom Pjetër Noga (1958), At Rrok Gurashi (1965), Dom Anton Doçi (1973) Imzot Ernest Çoba (1980), Dom Mark Hasi (1981), Dom Lazer Jubani (1982), Dom Lec Sahatçija (1986), Dom Nikoll Gjini (1987), Dom Pjetër Gruda (1989).
Burgosur:
At Pjetër Mëshkalla, At Zef Pllumbi, Imzot Gjergj Haberi, Dom Zef Shtufi, Dom Ndoc Nikaj, Dom Mark Shllaku, Imzot Bernardin Shllaku, At Buon Gjeçaj, At Pal Çurçia, At Pashko Gjadri, Dom Nikoll Kimza, Dom Ndoc Suma, Dom Tomë Laçaj, Atë Marin Sirdani Dom Vlash Muçaj, At Leonard Shajaku, Dom Mëhill Çuni, At Çiril Cani, Dom Lazer Dedi, Dom Preng Qefalija, Dom Nikoll Shllaku, Dom Ndre Lufi, At Floroan Berisha, At Mark Harapi, At Marjan Prela, At Gjon Karma, Dom Pal Gjini, At Alfons Çuni, Dom Ndue Çoku, Dom Lekë Dredhaj, At Mëhill Miraj, Dom Injac Gjoka, At Gegë Lumaj, At Donat Kurti, At Mëhill Troshani, At Sebastian Deda, At Filip Mazreku, At Frano Kiri, At Ferdinand Pali, Dom Marian Arta, At Agustin Ashiku, Dom Kolec Toni, Dom Ndoc Sahatçija. At Petraq Isak, Papa Josif Papamihali, Vëlla Gjon Pantalia.
Kleri Ortodoks
Pushkatuar:
At Gjergj Leka (1944), At Gjergj Suli (1948)
Vdekur në burg:
At Josif Papamihali (1948), At Llazar Api (1972)
Burgosur:
Kryepeshkop Visarion Xhuvani (1946), Peshkop Irene Banushi (1946), At Petraq Isaku (1946).
Këta ishin martirët e fesë që ranë viktimë e genocidit të paparë në historinë e njerëzimit. Numri i tyre është shumë herë më i madh, por nuk kemi mundur t’i verifikojmë të gjithë. Nder dhe lavdi të përjetshme kujtimit të tyre të paharruar!
Sistemi komunist, në fund të dhjetorit 1990, u përmbys. Një jetë e re rilindi dhe së bashku me të rilindën edhe sektet fetare, Filluan të rindërtohen kishat, xhamitë, teqetë dhe entet e tjera fetare. Popullsia shqiptare filloi përsëri të marrë pjesë aktive në ceremonitë e zhvilluara nga entet fetare. Besimi në fe ishte ushqimi i shpirtit të tyre.
Një karakterisitkë e veçantë e besimit fetar në Shqipëri, është se si në rrallë në shtete të tjera, ekziston një harmoni e përsosur ndërmjet sekteve të ndryshme fetare. Një gjë e tillë u tregua më së miri gjatë vizitës që bënë në Shqipëri Shenjtëria e Saj, Nënë Tereza më 1989, Hirësia e Tij Papa Gjon Pali i Dytë, më 1993 dhe Hirësia e Tij Papa Françesku i Dytë, më 2014, ku i gjithë populli shqiptar pa dallim feje, shfaqi dashurinë e tij për këta përfaqësues të shquar të fesë katolike. / Memorie.al