• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, January 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur në Durrës inskenuan një gjyq për të demaskuar një kuadër, Petriti e mbrojti hapur, duke rrezikuar veten e familjen…”/ Historia e panjohur e ish-deputetit nga Shijaku, që vdiq në aksident në Itali

“Shefi i Komisariatit të Policisë në Emance, tha se; ata refuzojnë pastrojnë dhomat e tyre, sepse në Shqipëri, këto punë i bëjnë gratë…”! / Si u prish imazhi i refugjatëve shqiptarë për një muaj në Paris

Nga  NIKOLLA SUDAR

Memorie.al / Gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, ishte ndër ata inteligjentët “me njollë biografie”, që profesionalisht u mbajt nën hije, por në Parlamentin e parë pluralist në vitin 1991, ai shkëlqeu si humanist dhe deputet. Edhe pse për pak kohë…! Petrit Llaftiu ndërroi jetë një vit pasi u votua si i zgjedhuri i Shijakut në Kuvendin e Shqipërisë. Mbeti viktimë e një aksidenti automobilistik në Itali, në vitin 1992, teksa po përpiqej të furnizonte kamionët me ndihma për në Shqipëri.

Kjo është historia tragjike e Petrit Llaftiut, aq e njohur në Shijak dhe, tashmë, 35 vite më pas, është koha që të rrëfehet gjithkund. Të kujtohet gjithkund. Sepse ai nuk ishte vetëm një njeri me mandat deputeti, por një deputet me “mandat njeriu”; profesor i shquar, iniciator për hapjen e shkollës së mesme të Peshkimit në Durrës (e para e këtij lloji në vendin tonë), kryetari i parë i Bashkisë Shijak, disident, bamirës etj.

CILI ISHTE PETRIT LLAFTIU?

Gjithashtu mund të lexoni

“Familja Gjika, me origjinë nga Përmeti, emigroi në Vllahi dhe e sundoi atë për disa breza radhazi, që nga viti 1660, duke e bërë…”/ Historia e panjohur e familjes së famëshme shqiptare që la emër të madh

“Në periudhën e Monarkisë, revista ‘Shqiptarja’ shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…”/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika

Ai lindi më 31 maj 1942, në Shijak. Për të ndihmuar sadopak familjen e madhe në numër, ai u detyrua të bënte punë nga më të rëndat, si: kovaç, furrxhi dhe përfundimisht, atë të peshkatarit. Megjithatë, ai kishte një zell të paparë për dituri.

Vëllezërit Besnik dhe Petrit Llaftiu, me gjithë varfërinë e tejskajshme, arritën të krijonin bibliotekën më me emër në të gjithë zonën. Specialistët e peshkimit, deri edhe në dikaster, vlerësuan lart aftësitë e rralla të Petritit, prandaj u piketua për të ndjekur studimet e larta jashtë vendit për ihtiologji (shkencë për studimin e peshkut).

Por “vigjilenca revolucionare” e drejtuesve në Shijak zbuloi njollën në biografi”, e cila i shkatërroi pa mëshirë ëndrrën e madhe Petritit. Pushtetarët komunistë, “të alarmuar nga zbulimi i bërë”, e dërguan djaloshin në një drejtim tjetër: si “i padëshiruar”, tashmë ai duhej të kryente shërbimin ushtarak në brigadën e punës, atje ku e kryenin “të deklasuarit”, më saktë “armiqtë e popullit”.

Shkaku na qenkësh daja i tij, Idriz Smoqi, ish-partizan i Batalionit të Shijakut, të cilin e kishin vrarë tradhtisht pas krahëve, në vitin 1943, por që dikush u interesua që ai të njollosej si “armik i popullit” (Për sqarim: Prej vitesh atdhetari Idriz Smoqi është shpallur “Dëshmor i Atdheut”).

Pasi përfundoi shërbimin ushtarak, Petriti u gjend në peshkim, në peshkarexhën “Taraboshi” të Stacionit të Kërkimit të Peshkut. Këmbëngulja dhe aftësitë e rralla në fushën e peshkimit, bënë që ai të fitonte mbi pengesat shumëvjeçare të regjimit. Më në fund Petriti u regjistrua me korrespondencë në Fakultetin Bio-Kimi, në Tiranë (kur tashmë qe bërë prind, po kështu i ndodhi edhe vëllait tjetër, Besnikut).

Pas përpjekjeve të vazhdueshme, ai u bë edhe iniciatori për hapjen e Shkollës së mesme të Peshkimit në Durrës, e para e këtij lloji në vendin tonë. Kontributi i tij në hartimin e programeve, teksteve e planeve mësimore të kësaj shkolle, qe vendimtar. Përvojën e gjatë pozitive Petriti e shkriu me arritjet më të mira të shkencës botërore të peshkimit.

Kështu, duke i ballafaquar sukseset e tij me burime shkencore në gjuhët italiane, angleze dhe ruse, arriti të bëhej autori kryesor i pesë teksteve origjinale, të botuara për herë të parë në vendin tonë për peshkimin: “Teknika e peshkimit-1” (1984), “Teknika e peshkimit- 2”(1985), “Mbarështimi i peshkut – 1” (1985), “Mbarështimi i peshkut- 2”(1987) dhe “Teknika e peshkimit-3” (1988).

Këto punime me vlerë janë edhe sot një ndihmesë e madhe për arsimin profesional. Sakaq, Petriti nuk u pajtua asnjëherë me padrejtësitë e mëdha të kohës dhe mendimet e tij shpesh i shprehte hapur.

Kjo ishte arsyeja pse ai ishte vënë në shënjestër si; “njeri që flet shumë”. Nuk harrohet një rast tepër sinjifikativ, kur autoritetet më të larta të rrethit inskenuan një gjyq për të demaskuar një kuadër lokal.

Pikërisht atëherë kur askujt nuk i shkonte mendja, Petriti me guximin që e karakterizonte dhe gojëtarinë e tij, i doli hapur në mbrojtje, duke rrezikuar seriozisht veten dhe familjen. Kjo ngjarje dhe disa të tjera të ngjashme bënë që Petriti të quhej; “disidenti shijakas”.

DEPUTET DHE KRYEBASHKIAK

Në zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991, populli i Shijakut ia dha votën për deputet Petrit Llaftiut, ndërsa pak kohë më vonë, e zgjodhën kryetarin e parë të Bashkisë pluraliste të qytetit.

Në Kuvendin e parë pluralist të Shqipërisë, ai ishte ndër deputetët e respektuar, që bëri për vete njerëzit e thjeshtë në mbarë vendin. Të gjithëve na kujtohen fjalët e tij plot patos dhe vërtetësi, me të cilat demaskonte diktaturën komuniste.

Në një rast, nga foltorja e lartë e Parlamentit, ai ngriti peshë tërë vendin, kur përmendi se si për një bistak rrushi, apo për një dorë qershish, gjyqi famëkeq partizan, pushkatonte bijtë e popullit, gjoja në emër të drejtësisë komuniste. Petriti ishte gjithmonë aktiv, gjithmonë në lëvizje.

Me një grup shijakasish, në prillin e vitit 1991, ai shkoi për ngushëllim te familjarët e 4 dëshmorëve të demokracisë në Shkodër, u takua me ish-të përndjekur politikë, zbriti në galeritë e minierës së Valiasit, ku ndodheshin të ngujuar minatorët e grevës së urisë.

Llaftiu bisedoi ngrohtësisht me punonjës të Radio-Televizionit dhe vizitoi kampet e të burgosurve ordinerë në Lezhë e Kavajë.  Në të gjitha rastet, ai ngriti zërin e protestës për padrejtësitë që kishin arritur kulmin dhe që e kishin çuar popullin në varfërim të tejskajshëm.

ANA HUMANISTE

Një kapitull i veçantë dhe shumë domethënës, përbën për të paharruarin Petrit Llaftiu, veprimtaria që ai zhvilloi në Itali, për të siguruar ndihma për popullin shqiptar. Zor se mund të gjendet një rast tjetër, që një deputet pa dieta, me pak para në xhep, të udhëtojë nëpër Itali, për të grumbulluar ndihma jetike për popullin e tij.

Zor se mund të ketë një shembull të dytë që një njeri i tillë, një përfaqësues i popullit si Petrit Llaftiu, të flejë jashtë, në qiell të hapur apo, nëpër stolat e stacioneve të trenit, në mjaft raste edhe pa ngrënë dhe që ndihmat t’i ngarkonte vetë, në maunet dhjetëra tonëshe!

Kjo është arsyeja e habisë së madhe që shfaqnin punonjësit e Caritas-it në Itali, kur mësonin se njeriu me trup muskuloz, i mbuluar nga pluhuri, që për orë të tëra pa u lodhur i ngarkonte vetë automjetet me ndihma bujare të popullit italian, duke ia kaluar edhe një “hamalli të vërtetë”, ishte “deputet në Parlamentin shqiptar”.

Përveç kësaj, Petriti tregoi një përkujdesje të veçantë për qindra refugjatë, të cilët kishin marrë rrugën e mërgimit, pa e ditur se si do të ishte e ardhmja e tyre.

DITARI I FUNDIT

Në Itali, Petriti u njoh dhe u lidh ngushtë me atdhetarin e shquar mirditor, Zef Margjinaj. Të dy ata, ndonëse për një periudhë të shkurtër, bënë shumë për popullin shqiptar. Shqetësimet e ditës Petriti i hidhte në ditarin e vet personal, që edhe sot ruhet si relikte e shtrenjtë nga ana e familjes.

Më datë 7.02.1992 ai shkruan: “Po marrim ngarkesën e parë nga Spilimbergu…! Shqetësim për ne janë makinat e ndihmave”. Në një faqe tjetër lexojmë: “Më datën 9.2.1992, kam kaluar një natë pa gjumë. Truri më punon vetëm te makinat. Morëm njoftim se na kanë dërguar edhe një makinë”, kurse të nesërmen do të shkruante vetëm: “10.2.1992… dhe asgjë tjetër.

Në mbrëmjen e kësaj dite, kur ai në ditar si zakonisht shënonte mbresat e një pune të lodhshme, apo diskutonte me mikun e vet të ngushtë, Zefin, televizioni italian dha mandatën. Në aksidentin automobilistik në Gorica, ndërkohë që udhëtonin nga Cividale për në Trieste, ku do të prisnin ardhjen e makinave për t’i ngarkuar me ndihma humanitare për popullin shqiptar, Petriti dhe Zefi, kishin humbur jetën.

Shtypi, radioja dhe televizioni italian, si edhe media shqiptare e asaj kohe, i bënë jehonë të gjerë kësaj ngjarjeje tepër të dhimbshme, duke dhënë vlerësime të larta për kontributin e shquar të deputetit demokrat, Petrit Llaftiu dhe bashkëpunëtorit të tij, Zef Margjinaj.

Me dhjetëra telegrame ngushëllimi nga personalitete të larta të vendit e të huaj, nga parti apo individë të thjeshtë i erdhën familjes, ku shprehej konsiderata më e lartë për këtë bir të denjë, jo vetëm të Shijakut, por të gjithë Shqipërisë. Varrimi madhështor tregoi edhe një here, se sa lart i vlerëson demokracia bijtë e saj të vërtetë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Personalitete amerikane të kohës, interesoheshin për Ali Pashë Tepelenën, ku figura si Everett dhe Joseph Coolidge, dhëndri i Presidentit, Xheferson, bënë...”/ Fama që mori Shqipëria nga Lord Bajron!

Next Post

“Si qindra vajza të tjera, Fatimeja provoi urinë, përbuzjen e, jetën e përvuajtshme të kampit makabër të Tepelenës, ku një ditë në vitin 1951...”! / Historitë e trishta të familjeve “reaksionare” në komunizëm

Artikuj të ngjashëm

“Familja Gjika, me origjinë nga Përmeti, emigroi në Vllahi dhe e sundoi atë për disa breza radhazi, që nga viti 1660, duke e bërë…”/ Historia e panjohur e familjes së famëshme shqiptare që la emër të madh
Personazh

January 12, 2026
“Në periudhën e Monarkisë, revista ‘Shqiptarja’ shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…”/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika
Personazh

“Në periudhën e Monarkisë, revista ‘Shqiptarja’ shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…”/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika

January 11, 2026
“Në gjyqin e Koci Xoxes, përveç rastit të avokat Myzafer Pipa, që pasi e torturuan me hekur të skuqur e hodhën nga shkallët, u fol dhe për Koço Kotën…”/  Si e mbytën në Burrel, ish-kryeministrin e Mbretit Zog

January 10, 2026
“Më 1 janar 1945 në Selanik, tre persona u paraqitën në derën e shtëpisë të z. Gjik Dallamanga, vjehrri i Koço Kotës, duke u paraqitur si…”/ Dëshmia e rrallë se si u rrëmbye ish-kryeministri i Shqipërisë

“Marrëdhënia e saj me Ernest Koliqin, i kishte fillesat në periudhën e shkollimit në Itali, kur, sikurse Kasimati shprehej…”/ Historia e panjohur e shkencëtares së famshme, që u pushkatua nga Enver Hoxha
Personazh

“Me pallton time mbi krahë, ajo shkoi drejt pushkatimit, sepse ishim bashkë në një qeli dhe ajo, para se ta merrnin, më tha…”/ Rrëfimi rrëqethës i Diti Biçakut, për natën e fundit të Sabiha Kasimatit

January 9, 2026
“Arshiu tha në hetuesi, se deklarimet e S. Kokalarit, S. Konjarit e R. Tabakut, janë të pavërteta dhe se ai nuk kishte qenë pjesë e asnjë…”/ Historia e panjohur e profesorit që u arratis me të motrën. në 1956-ën
Personazh

“Studimi i fundit i Arshi Pipës mbi letërsinë e realizmit socialist, përbën nji kontribut të parë për nji rend të ri që duhet të vendoset…”/ Refleksionet e studiuesit Italo Costante Fortino

January 8, 2026
Next Post
“Kur shkonte një herë Enveri, për në Gjirokastër, pyeti: ‘Ç’janë këto varre këtu mo’?! Dhe kur i thanë se janë të atyre të kampit, ai…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të internuarit në Tepelenë

“Si qindra vajza të tjera, Fatimeja provoi urinë, përbuzjen e, jetën e përvuajtshme të kampit makabër të Tepelenës, ku një ditë në vitin 1951...”! / Historitë e trishta të familjeve “reaksionare” në komunizëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme