• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Kryengritja qe tronditi diktaturen

“Kur na lidhën me zinxhirë për të na dërguar në hetuesi, si pjesmarrës të revoltës, një nga të burgosurit që nuk i doli emri, tha;…”/ Dëshmia e organizatorit të Revoltës së Spaçit

“Si e formuam Këshillin Krahinor, masat që morëm për ‘njerëzit e komandës’ dhe përse orkestrantët e kampit, s’pranuan të luanin himnin kombëtar para flamurit …”?!/ Revolta e Spaçit, maj ‘73
“Si e formuam Këshillin Krahinor, masat që morëm për ‘njerëzit e komandës’ dhe përse orkestrantët e kampit, s’pranuan të luanin himnin kombëtar para flamurit …”?!/ Revolta e Spaçit, maj ‘73
“Si e formuam Këshillin Krahinor, masat që morëm për ‘njerëzit e komandës’ dhe përse orkestrantët e kampit, s’pranuan të luanin himnin kombëtar para flamurit …”?!/ Revolta e Spaçit, maj ‘73
“Dy vëllezërit nga Dukagjini që ndezën revoltën dhe përse e pranuam për negociata, Drejtorin e Burgjeve…”/ Dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit
Mirditori që dorëzoi teserën e partisë dhe vuajti 10 vjet burgjeve politike, pasi ndihmoi një plakë të gjorë që po varroste e vetme burrin e saj, që e kishin shpallur kulak
“Dy vëllezërit nga Dukagjini që ndezën revoltën dhe përse e pranuam për negociata, Drejtorin e Burgjeve…”/ Dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit
“Të dënuarin e lidhnin pas ndonjë shtylle hekuri, të zhveshur gjysmë lakuriq dhe…”/ Dëshmitë e rralla të organizatorit kryesor të Revoltës së Spaçit, në maj 1973
“Të dënuarin e lidhnin pas ndonjë shtylle hekuri, të zhveshur gjysmë lakuriq dhe…”/ Dëshmitë e rralla të organizatorit kryesor të Revoltës së Spaçit, në maj 1973
“Të dënuarin e lidhnin pas ndonjë shtylle hekuri, të zhveshur gjysmë lakuriq dhe…”/ Dëshmitë e rralla të organizatorit kryesor të Revoltës së Spaçit, në maj 1973
“Të dënuarin e lidhnin pas ndonjë shtylle hekuri, të zhveshur gjysmë lakuriq dhe…”/ Dëshmitë e rralla të organizatorit kryesor të Revoltës së Spaçit, në maj 1973

Nga Bedri Çoku

Pjesa e gjashtë

Memorie.al  publikon dëshmitë e panjohura të Bedri Çokut me origjinë nga fshati Muçias i rrethit të Lushnjes, i cili që në moshën 19 vjeçare teksa kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rrethin e Gjirokastrës, u arrestua nga dy oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe pas një gjyqi publik “demaskues” me akuza të montuara në kinemanë e atij qyteti, u dënua për agjitacion e propagandë së bashku me vëllanë e tij, Çaushin, për të vetmin “faj” se babai i tyre, kishte vuajtur disa vjet si i burgosur politik në kampet e punës së detyruar nga ku ishte liruar në vitin 1959. Dëshmitë e rralla të Bedri Çokut që bëri 24 vjet në burgjet e Spaçit, Burrelit e Qafë Barit dhe së bashku me dy vëllezërit, Esatin dhe Çaushin si dhe babanë e tyre, Azemin, vuajtën plot 64 vjet burg në kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke u liruar vetëm në shkurtin e vitit 1991. Kujtimet e Bedri Çokut të përshkruara me mjeshtëri në librin e tij “Kryengritja që tronditi diktaturën”, e cila i kushtohet kryesisht Revoltës së Spaçit në majin e vitit 1973, ku ai si një nga organizatorët kryesorë të saj, hedh dritë për herë të parë duke bërë publike disa ngjarje dhe fakte të panjohura nga ajo revoltë ku u ngrit flamuri pa yllin e kuq të komunizmit, e deri tek puna e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Kampeve dhe Burgjeve pas viteve ’90-të, ku ai “arrestoi” shokun e tij të ngushtë, bashkëvuajtësin e kampeve dhe burgjeve të diktaturës dhe e dërgoi në qelitë e ‘Burgut 313’ të Tiranës, ku vuanin dënimin pjesa më e madhe e ish-Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së me në krye Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën.

                                         Kryengritja që tronditi diktaturën

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

                                         (Bazuar mbi një histori të vërtetë)

“Për të ngritur flamurin, pa yllin komunist, unë shpreha mendimin se, në pamundësi për të gjetur një çarçaf të kuq, të çanim duart dhe, me gjakun tonë, të lyenim copën e bardhë…! I pari që çau dorën me thikë, ishte vëllai im, Çaushi, i dyti Gëzim Medolli, Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Ulsi Pashollari, e të tjerë…”

Shpresonim shumë të Sigurimi dhe Bashkëpunimi Europian i cili po realizohej me një shpejtësi marramendëse nën kujdesin e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me të drejtë i gjithë njerëzimi po priste me padurim çastin e madhe historik. Firmosjen për Mirëkuptimin e Popujve të Europës, shteteve demokratike perëndimore dhe atyre komuniste të Lindjes, të cilat vuanin ende nga regjimet diktatoriale, për të vendosur së bashku një rend të ri paqeje dhe bashkëpunimi në botë. Shpresonim se edhe Shqipëria me këtë rast. Do të firmoste në Helsinki këtë Akt për fatet e njerëzimit, si përfaqësuese e kësaj Organizate Politike Ndërkombëtare. Kishim bindjen se vendi ynë edhe pse i pakrahasueshëm me vendet e Lindjes, me hir, a me pahir, do t’i bashkohej Traktatit të Paqes dhe Bashkëpunimit me Europën (OSBE).

   Autori

                                                                Vijon nga numri i kaluar

                                                                       Kryengritja

Ndërkohë që policët arrestuan të burgosurit që ishin planifikuar për t’u pushkatuar, atë ditë, pasi kryengritja u shtyp egërsisht, të tjerët, me detyrim, qëndronin ulur ose të shtrirë në oborrin e kampit, ngaqë nuk mund të qëndronin dot ndryshe, pas atyre tri ditë e tri net rraskapitjeje nga uria dhe etja. Policët sollën dhjetra kazanë plot me hekura e zinxhirë dhe, sapo shefi i tyre thërriste emrin e një të burgosuri, ata turreshin drejt tij për t’i hedhur hekurat, me duart pas shpine dhe zinxhirët në këmbë, duke e veçuar nga të tjerët. Pastaj thërrisnin emrin tjetër për të bërë të njëjtën gjë. Të thoshte mendja se ishte planifikuar që, me ata kazanë të mbushur me pranga dhe zinxhirë qenësh, do të lidheshin të shtatëqindë të burgosurit e kampit. Mirëpo, papritur erdhi me ngut njëri nga oficerët e komandës së burgut dhe i dorëzoi shefit të policisë, Xhevdet Ballës, një listë tjetër, të cilën ai filloi ta lexonte, tashmë, me emrat e përzgjedhur nga Komanda, në bashkëpunim edhe me kryetarin e Zyrës Teknike, Mehdi Noku, i cili ndërkohë, kishte dalë nga kampi dhe rrinte me personelin e komandës së burgut, përballë bashkëvuajtësve të vet. Padyshim që kontributi i tij në atë listë ishte i jashtëzakonshëm, aq më tepër si dëshmitar okular i ngjarjeve brenda në kamp, “…me përmasa të rënda për shtetin e diktaturës së proletariatit”, me ç’rast edhe e liruan nga burgu, qysh të nesërmen.

Tetë makina ushtarake, të mbuluara me mushama dhe me praninë e ushtarëve të armatosur deri në dhëmbë, u mbushen plot me të burgosurit e përzgjedhur, si më aktivët, por të dyshuar edhe për ata më kryesorët në organizimin dhe nxitjen e bashkëvuajtësve, për t’iu kundërvënë terrorit të shtetit, pa asnjë informacion se ku do t’i çonin. Tetëdhjetë të arrestuar u lidhën duar e këmbë, me hekura dhe tërhiqeshin zvarrë deri te makinat. Pasi plotësonin në çdo makinë numri dhjetë të të arrestuarve, çdonjërit i kalonin litarin, dy herë rreth qafe, pastaj, anësoret e tij i lidhnin fort në spondet e makinave. Paksa të lëviste njëri nga të arrestuarit, për të pozicionuar trupin nga dhembjet e shkaktuara në duar e këmbë prej hekurave dhe zinxhirëve, të gjithë do të vuanin nga ajo lëvizje e “mallkuar”. Ma do mendja se as djallit të mallkuar, s’mund t’i shkonte ndërmend të bënte stërlidhje të tillë, për të shkaktuar dhimbje-zinxhir, trupave të “armiqve”…!!!

Unë dhe vëllai im, Çaush Çoku, ndodheshim në makinën e parë, ngaqë ishim nga të parët në listën e të përzgjedhurve, që shefi i policisë e lexoi. Vëllait i ra për pjesë që të lidhej i pari me litar, rreth qafe, ngaqë ishte në ballinën e makinës, pastaj ne të tjërët. Unë isha i treti pas tij. Edhe pse duar e këmbë i kishim të lidhura me hekura e zinxhirë, litari rreth qafës ishte thelë mbi bisht, që na shkaktonte dhimbje. Kjo bëhej më tepër për të qenë të sigurtë policët gjatë rrugës. (Meqë na kishte dalë nami se ishim shumë të rrezikshëm, me forcë shpirtërore të mistershme dhe të ligë, ndërkohë që litari, veçse na bashkonte me të njëjtën dhimbje trupore e shpirtërore). Alarmin për këtë e dha im vëlla, ngaqë gati iu zu fryma prej litarit.

– Ore, kriminelë, berrtiti, keni vendosur të na dënoni me vdekje në litar, pa na çuar në vendin ku do të na eleminoni?

U tha policëve që rrinin me bishta kazmash në duar, pa numëruar ushtarët e armatosur. Ata e panë me inat, por nuk folën. E kuptuan edhe vetë që kjo praktikë nuk mund të funksiononte në një rrugë të gjatë e të vështirë. Ndaj, njëri prej tyre zbriti nga makina dhe, kur u kthye, urdhëroi që litari të vendosej krahëqafë dhe jo rreth qafe. Ishte diçka më mirë për ne, por jo aq sa ç’e menduam, me gjasë se ia hodhëm disi këtij sikleti… Sapo makina nisi të lëvizte, sidomos në rrugët karakteristike të paasfaltuar, mes atyre ngrehinave dhe shpateve të frikshme të Spaçit, dhëmbjet nga hekurat dhe zinxhirët nëpër këmbë, nën peshën e trupit, shto dhe forcën shtërnguese të litarit, na bënte të klithnim, të gjithë njëherësh…! Më keq nga të tërë ndihej vëllai im, në çdo lëvizje apo tronditje të makinës, prej forcës tërheqëse të litarit, e cila binte më shumë mbi trupin e tij, ku ishte bërë dhe lidhja. Ai rënkonte dhe mua më dhimbte shpirti, por edhe inat më vinte, se më dukej sikur policët kënaqeshin. I bërtisja që të mos ua bënte qejfin injorantëve të pashpirtë, që zgërdhiheshin sa herë ai rënkonte. Për kundërpeshë, ne shanim e mallkonim shtetin, shtetarët kriminelë e bashkë me to edhe Enverin e tyre, imoral e antishqiptarë…!

Kur vëllai humbi përkohësisht ndjenjat, unë klitha fort duke bërtitur nga tërbimi: I shava dhe i kërcënova policët se, po të më binin një ditë në dorë, do t’ua shqyeja gurrmazin me dhëmbë. Pështyva të parin, pastaj të dytin por… nuk mora vesh ç’ndodhi me mua, ngaqë humba vetëdijen, sepse njëri nga policët më kishte goditur me bishtin e kazmës prapa kokës…! Edhe pse të raskapitur, të pagjumë, të pangrënë e të etur për ujë, me shpirt ndër dhëmbë, përpiqeshim të mos I kënaqnim xhahilët, me gjëndjen tonë të ligështuar nga dhuna makabre apo “fitorja” e tyre…! Përkundrazi, me fuqinë e shpirtit, që, kushedi nga ç’forcë qiellore na vinte, po reziztonim duke qeshur e hedhur romuze. Përfituam nga rasti kur, Tomorr Allajbeu, kërkoi t’ia lironin paksa duart sa të pinte një gllënkë ujë nga pagurja e vet, të cilën s’e ndante kurrë nga xhepi i xhupit, por policët bënë sikur s’e dëgjuan. Tomi, u bërtiti dhe i shau sa i kërdisi, si ç’ dinte ai të përdorte fjalorin e tij. Madje, mallkoi edhe nënat e tyre që kishin pjellë njerëz katila për t’u bërë policë të diktaturës…!

Nuk vazhdoi dot se polici afër tij i futi bishtin e kazmës në gojë. Ne bërtitëm përnjëherë dhe ai e tërhoqi kazmën nga goja e Tomit, i cili iu kthye i nervozuar:

– Ç’bën, o gomari i mutit… se deç më theve dhëmbët?! S’e mbajtëm dot të qeshurën me zë, madje disa nga ne qeshën me lot, nga fjalët aq të zakonshme të Tomit, që i’a njihnim kur i thoshte ato me gjithë shpirt, por edhe për t’u tallur me policët…! U çuditëm se, përveç atij “gomarit”, shokët e tij mezi e mbajtën të qeshurën. Edhe pse na dhëmbi shpirti që polici ia bëri Tomit atë, kur koka e tij mezi qëndronte mbi supe, nga të ndenjurit disa muaj rresht në birucat e ftohta, shto dhe tri ditët e netët i uritur e i pagjumë, gjithsesi ne s’e përmbajtëm dot të qeshurën. Kaq ishte. Tensioni i madh i krijuar nga mënyra e arrestimit, e të lidhurit këmbë e duar me hekura dhe zinxhirë dhe me litar në fyt, pa ditur as ku po na çonin, çuditërisht, u davarit papritur, si mjergulla nën rrezet e diellit…! E qeshura sikur na lehtësoi, të paktën, nga hija e rëndë e dhunës së pushtetit…! U duk sikur edhe policëve iu bëri mirë e qeshura. Së paku, ua pakësoi rrudhat e ballit, nga egërsia dhe urrejtja.

Duke lënë pas rrëpirat e thella të lumit Fan, malet e zhveshur që ravijëzoheshin, herë si djaj, herë si kreshnikë tërë muskuj, por me plagë të hapura thela-thela nga shpatat e pamëshirshme të perëndive, ia lanë vendin një jeshillëku, që e zbuste disi trishtimin, duke ngjallur një lloji shpresë për të mbijetuar…! Dikush nga ne tha italisht, nëpër dhëmbë: “E rimasto dietro i luogo maledetto”…! Ma, dove andranno i maiali? (E lamë prapa vendin e mallkuar…Po ku do të na çojnë këta derra, se”? “Certamente in un altro campo…” Ia priti dikush tjetër. (Me suguri në ndonjë kamp tjetër).

– If ëe are alive…! (Nëse mbetemi gjallë, anglisht) Sapo makina u rehatua mbi asfalt, një zë i ngjirur, nga rradhët tona, tha: – E lamë Rrepsin, vëllezër, morëm rrugën drejt Jugut…! E njoha, ishte zëri i Ndrec Çokut, nga Mirdita, i cili gjatë revoltës ruajti gjithë kohën flamurin e kryengritjes, së bashku me shkodranin e mrekullueshëm e trim, Shuahip Ibrahimin…! Ndreca e njihte mirë atë zonë. E arrestuan këtë herë ngaqë kishte rënë në sy, pranë flamurit, prej policëve që e njihnin.

Ndërsa me Shuaip shkodranin ndodhi për të ardhur keq. Sepse, teksa na lidhnin me hekura e zinxhirë, na fusnin nëpër makinat ushtarake, ngaqë atij nuk i doli emri, i’u gëmush shefit të policisë që lexonte listen: – Pse nuk thërrisni edhe emrin tim? Unë kam ruajtur natë e ditë flamurin, pa yllin tuaj komunist…!

Me siguri, e bëri këtë trimërisht, ngaqë ndjehej krenar për ç’ka kishte bërë dhe mosqënia me ne, e turpëronte. Të njëjtën gjë bëri edhe Mihal Shteto, nga Narta, por ata vetëm Shuapit i’a “plotësuan kërkesën”, si” fajtor” për flamurin. Nuk është për t’u çuditur pse shumë të burgosur nuk i dinin rrugët kur i trasportonin nëpër burgje. Sidomos kur i çonin në minierën e Spaçit, apo të Qafës – Barit. Kjo ndodhte ngaqë, pas vendimit të formës prerë, për çdo të pandehur që dënohej si “armik i egër i pushtetit popullor”, atë e dërgonin për të vuajtur dënimin në kampin e Spaçit, ose në burgun e Burrelit, apo në kampin e Qafës së Barit, ku ndodhej miniera e bakërit. Transporti në këto vende bëhej vetëm me autoburg, i cili, hapësirë të vetme kishte një birë të madhe në çati, me rrjetë teli, gërshetuar në formën e kurabisë.

Rrallë shpëtonte njeri pa nxjerrë zorrët e barkut, nga të vjellët, deri sa mbërrinte në destinacion. Jo vetëm nga rrugët e këqia, gropa-gropa, por edhe nga ajëri i pakët në kutinë e mbyllur hermetikisht. Ajo që shkaktoi shqetësim për shoqëruesit tanë, erdhi papritur se, disa nga ne, sapo makina filloi të ecte shtruar, pa troshitje, filluan të binin në përgjumje dhe marrje mendsh, për shumë arsye. Kryesorja, ishte pagjumësia dhe rënia e imunitetit të trupit, sidomos nga mungesa ujit të pijshëm dhe e ushqimit, gjatë revoltës. Pa llogaritur emocionet e forta dhe tensionin e ngjarjeve, sidomos prej ndërhyrjes terroriste të shtetit brenda në kamp. Më pas, erdhën edhe të vjellat. Policët tanë lajmëruan menjëherë me radio, për gjendjen e krijuar në makinë. U kuptua se, edhe në makinat e tjera kishin patur të njëjta shqetësime. Nuk e përcaktoj dot se ku ndaloi karvani i makinave, që ushtarët sollën ujë me kova, për të larë vendet që kishin nevojë për t’u pastruar dhe me këtë rast, tepricën e ujit, policët e shfrytëzuan për ta hedhur mbi kokat tona, jo për të mirën tonë, kurrsesi, por ngaqë trupat tanë qelbeshin, nga djersa e thartira. Meqë nuk duronin dot erën e keqe e të rëndë, ata kërkuan edhe disa kova të tjera, për të shpëlarë, sadopak, erën e padurueshme.

Ndërkohë që nga etja e madhe neve na digjej goja dhe fyti, përpiqeshim, në këtë rast, secili, brenda mundësisë, të shuante, sadopakë, etjen përvëluese, duke zgjatur qafën drejt kovës, për të rrëmbyer qoftë edhe një gllënkë për buzët e nxehta e të plasaritura. Por kurrësesi nuk arrinin as cërka në buzët tona të shkrumbosura nga të nxehtit, që shumohej armiqësisht, sidomos edhe nga mbulesa-mushama, mbi spondet e makinës. Midis meje dhe tim vëllai, ishte Loçja, nga Tirana, emri i vërtetë i tij ishte Hysen Xhani, por qysh i vogël e thërrisnin me nofkën, Loçe. Njeri shpirtmirë dhe, gjithë jetën i varfër edhe pse ishte zanatçi i dëgjuar në kryeqytet, mjeshtër për lyerjen e shtëpive. Nuk e kishte hapur gojën fare, qysh se ishte ngjitur në makinë…! Në revoltë ishte pjesmarrës me gjithë shpirt, i kudondodhur. Vija re se, sa herë tërhiqej litari, ai anonte nga Çaushi, për ta lehtësuar forcën tërheqëse mbi të. Nuk ankohej, nuk rënkonte…! Më të rallë, shfrynte ndonjëherë me gjithë shpirt. Mund të ishte mbi të tridhjetat. Gjashtëmbëdhjetvjeçar, axhami, me disa nga shokët e lagjes, moshatarë, ai ishte arratisur në Jugosllavi. Nga të pesë shokët, qeveria jugosllave vetëm njërin prej tyre kishte burgosur, Simonin, katër të tjerët i kishte çuar afër kufirit italian dhe, njerëzit e shtetit jugosllav, që i shoqëruan deri aty, u kishin thënë me të qeshur:

– Ja, ai është kufiri italian, po guxuat të kaloni atje, ne do t’ju fusim në burg po ju kthyen italianët përsëri këtej! Aq ishte. Kush e mbante ngazëllimin e tyre, kur morën vesh se ishin aq afër kufirit me Italinë…! Sapo u larguan makinat, që i sollën, asnjëri nuk ngurroi të shprehte dëshirën e madhe për të kaluar sa më parë kufirin jugosllav e, për t’iu dorëzuar italianëve. Kjo kishte qenë ëndrra dhe dëshira e adoleshentëve, si e shumë e shumë shqiptarëve për të jetuar, qoftë edhe disa orë, jashtë Shqipërisë së izoluar, sidomos në Itali, ku, si ç’thoshin në Tiranë e kudo, populli jetonte i gëzuar dhe në mirëqënie, me plazhe të bukur dhe këngëtarë të famshëm, që shqiptarët i adhuronin…! Festivali i SAN–REMOS, në Itali, ishte më i bukuri në botë për të rinjtë shqiptarë. Këngëtarët italianë imitoheshin shumë nga shqiptarët, si më të mirët në botë…Edhe pse fshehurazi, stacionet e radiove e televizorëve (kush kishte) në stacionet italiane i mbanin. Rinia e qyteteve, sidomos gjimnazistët, në shkollë e kudo vetëm italisht flisnin dhe këndonin…! Futbolli italian ishte kulmi i jehonës futbollistike ndër të gjithë tifozët shqiptarë…! Vendi, ku ata do të kalonin kufirin jugosllav, çuditërisht, ishte pa roje. Ata vrapuan si të harbuar drejtë lirisë dhe mirëqenies…”! Po sikur të jemi në ëndërr e të mos jetë e vërtetë se po ikim nga varfëria dhe diktatura…”?

Megjithatë, ata vraponin për t’u larguar sa më shpejtë nga toka jugosllave, sikur nga prapa do t’i ndiqnin, nga çasti në çast, qentë e postës kufitare…! Italia i priti si bijtë e saj të braktisur. Ata iu nënshtruan kontrollit mjekësor dhe dietave të kontrolluara…Pas kësaj, ata do t’i nënshtroheshin trajnimit të gjuhës italiane dhe arsimimit, ku ata do të dëshironin. Aq ishin, 15-16 vjeçarë…! Dikush i trembi, apo i kërcënoi se, prindërit e tyre, motrat dhe vëllezërit, në Shqipëri, do t’i

internonin ose do t’i burgosnin. Kërkuan të ktheheshin menjëherë nën kujdesin e ambasadës shqiptare. E gjithë kjo lumturi nuk zgjati më shumë se dy javë. Ndaj shfrynte Loçja tani, pranë meje, me gjithë shpirt, mendoja unë, me siguri ngaqë herën e dytë nuk mundi ta kalonte kufirin, edhe pse ishte më i rritur…!

Në krahun tjetër kisha Haxhi Benën, (Xhiken), i dënuar pesëmbëdhjet vjet, për tentativë arratisje, kapur në kufi, për në Greqi, me një shokun e tij…! Mirëpo, papritur, duke kujtuar se e kishin kaluar klonini, ata dëgjuan të habitur: “Ndal”! “Mos lëviz, se do të qëlloj”, nga ushtarët, 18 -19 vjeçarë të kufirit…! Kishte qënë kloni fals që ata kishin kaluar. Mbi ta u lëshuan qentë e mësuar vetëm për të sulmuar shkelësit e kufirit të shtetit, të vetëizoluar, nga e gjithë bota, ku, me thonjë e dhëmbë çapëlonin mishrat e të gjithë atyre që kërkonin liri dhe mirëqenie…!

Xhikja tregonte se rojet i kishin lejuar qentë për aq kohë sa u duhej atyre të kënaqeshin me mish njeriu. Shoku i tij, më i ri, dha shpirt pa mbërritur ende trupi në postën e kufirit. Nuk mundi t’i rezistonte plagëve të shkaktuara barbarisht nga kafshimet…! Xhikja, ishte shqiptar, nga Çamëria, ndërsa shoku e tij, që ndërroi jetë, ishte rritur në Shtëpinë e Fëmijëve Jetimë. Ishin njohur në repartin ku ata kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Pak ditë pasi ishin liruar nga shërbimi i detyruar, ata u përpoqën të kalonin kufirin për në Greqi. Xhikja, për të parë vatanin, Çamërinë, ku i kishin lerë prindërit dhe paraardhësit e tij autoktonë, të dëbuar me përdhunë nga andartët grekë, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore dhe, për të hapur ndonjë proçes gjyqësor, lidhur me pronat e grabitura nga qeveria greke. (Ndërsa shoku që ndërroi jetë ëndërronte Amerikën). Ishte i vendosur dhe kokë fortë, nuk para fliste shumë. Nganjëherë lëshonte të shara, sikur fliste me veten dhe aq…! Sytë i bëheshin flakë të kuq nga inati dhe urrejtja. Nuk i shikonte dot policët në fytyrë, prandaj mbante kokën ulur. Duronte çdo dhimbje deri në marri…! E kisha pasur disa muaj shok grupi, në galeri dhe më kishte treguar shënjat e plagëvë të shkaktuara nga kafshimet e qënve të kufirit. Hiç, nuk kishte rënkuar, atëherë…! I vinte keq për shokun teksa e kafshonin qentë dhe ai lebetitej si një fëmijë…! Ishte më i ri nga Xhikja, por ç’të bënte ky?

“Forca maxhore, forca vëlla!”, përsëriste Xhikja, sa herë tregonte për gjëra t tilla…E kishte shprehjen e vet…!

– Pashë urën e mbretit Zog, vëllezër- thirri i gëzuar, Elez Hoxha, që fati e kishte caktuar të ishte te fundi i makinës.

– Milotiii…! Ia bëri një tjetër, të cilin s’e pikasa dot cili ishte. – Kush nga ju do të flasë herë tjetër, do të ndëshkohet! – kërcënoi ai që mbahej si përgjegjës i policëve – Sikur ua zgjatëm një çikë si shumë…! -Ne kemi tridhjetë vjet që ju durojmë mbi shpinë, ju, – kriminelët…! U mërzitët me ne, për tri dite e tri netë që ju rrahëm dhe ju shamë partinë tuaj të poshtër?!- ia ktheu Xhikja gjithë nerva. – Ti, nofullshtrembër, mos më fol mua ashtu! Dëgjove? – Nofullshtrëmbëri i satëme! Qen bir qeni!. (Xhikja kishte lindur me nofullën e poshtme, paksa më përpara) Ai e goditi Xhiken me bishtin e kazmës, drejt e në kokë dhe i’a çau kafkën. Gjaku rrodhi çurg dhe i llangosi gjithë trupin…! Por, ngaqë nuk mund të ngrihej për t’a goditur, Xhikja, me tërë forcën e mushkërive, ia hodhi pështymën në fytyrë, duke e llangosur atë me gjakun e gojës mbushur plot.

Ata u bënë të katër dhe filluan ta godisnin Xhiken me grushte e shqelma…! Ne nuk mund të lëviznim dot, për të ndihmuar bashkëvuajtësin tonë të pamposhtur, por filluam të shanim me zë të lartë e të thërrisnim sa na hante fyti: “Poshtë zagarët e komunistëve”, Poshtë kriminelët”, “Ja vdekje, ja liri!” U bë alarm i madh. Makinat ndaluan dhe, ushtarët me automatikë, rrethuan makinën tonë, deri sa dy nga oficerët që shoqëronin autokolonën u ngjitën gjysmë trupi në makinën tonë. Kur panë Xhiken të gjakosur dhe me kokë të çarë, njëri nga ata tha:/Memorie.al

                                                          Vijon në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 31 Maj

Next Post

“Si na urdhëruan nga Komiteti Qendror për dënimet me vdekje të ‘Grupit sabotator të Kombinatit të Tekstileve Berat’…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryehetuesit të Republikës

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Si na urdhëruan nga Komiteti Qendror për dënimet me vdekje të ‘Grupit sabotator të Kombinatit të Tekstileve Berat’…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryehetuesit të Republikës

“Si na urdhëruan nga Komiteti Qendror për dënimet me vdekje të ‘Grupit sabotator të Kombinatit të Tekstileve Berat’…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryehetuesit të Republikës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!