• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, November 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur mësoi se ku i’a kishin varrosur vëllanë e pushkatuar, natën vonë, shkoi aty dhe filloj duke gërmuar dheun me thonj, por…”/ Historia tronditëse e vajzës së parë të shkollës së Fultz-it

Nga Marsida T. Najdeni

-Në shenjë homazhi për Emine Farka Deliallisi, me një vëlla të pushkatuar, një të arratisur dhe burrin me 20 vjet burg-

Memorie.al / Tradita tironase e do që, vëllai pas motrës, të bëj jo vetëm shumë, por ta kulloi motrën me 1001 të mira. Kështu Emineja midis tre çunave Farka, jo vetëm që e donin dhe “llastonin” por e mbështetën të shkollohej. Ibrahimi dhe Xhemali, ushqyen tek motra e tyre, dashurinë kombëtare, por mbi të gjitha bluajtën tek ajo ndjenjat e një femre bashkohore. Ata donin që e motra mos tu ndahej kohës së emancipimit.

Zonja Emine Farka, lindi më 1910 në Tiranë, plot 3 vjet mbas lindjes së vëllait të madh, Ibrahimit, i cili do të bëhej Nëntoger i Mbretërisë, me studimet e kryera në Romë. Ardhja e saj në jetë mbas 3 vjetëve, u prit me hare dhe shumë dashuri nga gjiri familjar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Më pastaj, do të lindte Xhemali, i cili u bë një gazetar i arrirë, ndaç në shtypin e shkruar shqiptar, ndaç në gazetarinë fonike, si gazetarë për Radion “Zëri i Amerikës” në Egjipt, edhe “Radio Bari” në Itali.

Ndërsa vëllai vogël, Hasan Farka, u prek fort nga lufta e klasave, kështu nuk mundi ta vazhdoi rrugën e gazetarisë dhe të artit, që e kishte fort për zemër. Disa shkrime të Hasanit, janë botuar në gazetat e kohës para ‘erës’ komuniste.

Ata që e njojtën Eminen, e tregonin shumë të urtë dhe tepër miqësore. Shkollën fillore dhe 8 vjeçare, do t’i kryente në qytetin e lindjes. Ishin vite të lumtura, ku mbizotëronte qetësia dhe harmonia fëmijërore. Ndër të parat femra në Shqipëri, që ndoqi studimet pranë Institutit Teknik Amerikan ‘Harry Fultz’ në Tiranë, ku dhe do të fokusohej më së shumti në degën e bukur të ekonomisë.

Instituti Amerikan asokohe, ofronte dhe klasa për amvisë, synimi ishte gjithë tek fryma perëndimore, e të qenurit amvisë, ndërthurur bukur, me traditat e vajzës shqiptare. Në këto klasa, Emineja shkëlqeu. Gjatë viteve studentore, u njoh me Abas Deliallisin. Sikur ta dinte Emineja që ekonomia e shkollës do t’i shërbente për tek dera e burrit, të cilët ndër të tjera, ishin tregtarë të njohur të kohës.

Deliallisët, ishin një derë e madhe patriotësh, por nga të tillë rrënjë rridhte dhe Emineja, ku baba i saj, zotni Hamdi Farka, ka punuar si avokat, prokuror dhe drejtor finance në Tiranë. Më 26 nandor 1912 (brymuur – siç i kanë pas thënë tironsit nandorit) Hamdi Farka, ishte mbështetës i zellshëm në ngritjen e flamurit në Tiranë. Bashkimi i Eminesë me Abazin, solli një martesë të shëndoshë, edhe pse i shoqi, do t’i dënohej me 18 vite burg. Ata e deshën dhe nuk e lëshuan kurrë njëri tjetrin.

Fati e desht’, ose më mirë të them, fati i zi e desht’ që në pushtet, erdhën njerëz që jetonin duke marrë gjak dhe jetë të pafajshme. Pushtetarë, të cilët e tjetërsuan një komb dhe e bënë të spiunonte vëllai vëllanë. Besa shqiptarit shkoi, e mori lumi bashkë me njeriun e ri komunist, që ndërtoi Byroja Politike me kompani.

Ardhja e komunizmit, do ta gjente Eminen në moshën 34 vjeçare, të bërë nënë tashmë. Emines, do t’i pushkatonin dritën e syve Xhemalin, vëllain e qeshur dhe plot jetë. Shakaxhiun që mbante gjallë fisin, me humorin e tij të hollë. E pushkatuan dhe nuk i treguan, se ku ia kishin groposur trupin e pajetë. Në fshehtësi të plotë, Emineja e mori vesh se ishin pushkatuar një grup intelektualësh tek fusha, ku më pas u ndërtua “Uzina Dinamo”.

Mori vëllanë e vogël Hasanin, brenda natës u mbulua me një çarçaf të vjetër dhe shkoi me thonj, e duke gërmuar dheun për të gjetur vëllanë. Thonjtë ju bënë gjak, sytë i kishte plagë nga të qarat, zemrën e kishte gurë nga dhimbja, ama Xhemalin nuk e gjeti dot. Sot e kësaj dite djaloshi bukurosh, gazetar është pa varr.

Vëllai i madh Ibrahimi, i arratisur, vëllai tjetër i pushkatuar, burri në burg…, prandaj nuk e teproj, kur them se Emines, i takon t’i them “burrneshë”. Sakrificat e saja, janë të një dimensioni gjigant. Shpirti ia di asaj gruaja, si i rriti fëmijët e saj, gjithashtu si arriti t’i bënte njerëz me vlera, larg të keqes kolektive.

Edhe pse Emineja ka 35 vite që ka vdekur, mbesa Zenita përmallohet shumë, kur flet për hallën. Uroj shumë që me ketë shkrim modest, t’i kem falur dashuri Zenitës, edhe çdo te afërmi të zonjës Emine (Farka) Deliallisi. (Falenderoj miken time, Zenita Farka, për mbështetjen). Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Unë, mora një letër prej Legatës Mbretërore Shqiptare në Paris, nga Charge D'Afaire, Milto Noçka, ku më komunikonte një urdhër të Mbretit Zog i I-rë...”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

Next Post

Kalendari Historik 06 Maj 2023

Artikuj të ngjashëm

“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 7, 2026
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 6, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Për delegacionin e kryesuar nga shoku Ramiz Alia, që merr pjesë në OKB, i dërgoni urgjentisht edhe 50 mijë dollarë Misionit tonë në Nju Jork, sepse…”/ Zbulohet letra e Xhafer Spahiut, tetor ‘90  

November 7, 2026
Memorie.al
Dossier

“Sipas Mehmet Shehut, shumica e tokave në Shqipëri, do të mbillen me misër, por Mehmeti ka thënë më parë se misri është ushqim për derra, kurse sot u thotë; këtë do të hani…”/ Raporti i CIA-s në 1951

November 5, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 6, 2026
Next Post
“Selfatët, e strehuan dhe e mbajtën me para Enverin, duke dhënë edhe flori për Luftën, por ai i masakroi, burgosi e pushkatoi, pasi…”/ Historia tronditëse e familjes së pasur gjirokastrite

Kalendari Historik 06 Maj 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme