• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, October 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku

“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku
“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku
“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku
“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku
“Kur bëheshin studimet për Bazën e Pasha-Limanit në vitin 1956, specialistët rusë i treguan Zhukovit, se ku mund të ishte dislokimi për forcat e Traktatit të Varshavës …”/ Historia e panjohur e Orikumit
Gazeta “Christian Science Monitor” në SHBA: Inxhinierët gjermanë po ndërtojnë një bazë ushtarake në Sazan me 80-të nëndetëse ruse “Father”…

Nga Mëhill Marku

Memorie.al / Ishte Mars i vitit 1968. Në Tiranë kundërmonte aroma e mimozave. Kishte filluar çdo gjë të lulëzonte e të vishte ngjyrat e pranverës. Po shtohej gjelbërimi, ishin gjallëruar lëvizjet e gjallëria në kryeqytet. Ndërsa pemët e lulet po çelnin e po visheshin me kostumin e stinës dhe njerëzit filluan të liroheshin nga rrobat dimërore dhe kishin filluar të çelnin bukuritë e hirët njerëzore në rrezatimin pranveror. Për kursantët kishte ardhur koha për fluturim. Ishte një urdhër i Ministrisë Mbrojtjes Popullore që na e preu si me thikë ëndrrën e moshës e të jetës në Tiranë. Një grup prej 10 vetash, ish- “skënderbegas”, do të shkonim urgjent në Pashaliman, në Brigadën e Nëndetëseve. Ishte urdhri i Atdheut. Lamë shëtitjet, lamë ëndrrat rinore, lamë Sheshin “Skënderbej”, kinematë, teatrin, ndonjëri la dashurinë që sapo kishte filluar të çelte sythet e saj dhe u pregatitem për në Pashaliman.

Ishim 10 shokë: Sabri Çelmeta, Bashkim Maska, Mëhill Marku, Gëzim Dyrmishi, Pjetër Deda, Rexhep Kapllani, Shefki Barolli, Filip Kllapi, Hysni Demiri dhe Aristidh Mitro. Tek secili u përjetua me shqetësim kjo ikje, në bastionin e luftës të ftohtë, në Pashalimanin heroic, si gjatë historisë, por veçanërisht në ngjarjet heroike të vitit 1960-‘61 me sovjetikët. Kishim dëgjuar për ngjarjet në Bazën e Nëndetëseve të vitit 1961, ndërsa për nëndetëset, dinim vetëm fantazitë e të madhit Zhul Vern.

Nëndetëset për ne ishin mit, ishin mister, por ishin dhe ankth. Ishim të rinj. U mësuam katër vite e gjysëm në Tiranë. Në fytyrat e secilit prej nesh, u end një tis përgjegjësie, ankthi, por dhe krenarie për heroikën e asaj baze dhe të kuadrove e detarëve heroik shqiptarë, siç kishim dëgjuar për ato kur ngjarjet në Pashaliman, ishin lajmi i parë. Dhe pikërisht ky mit e ky mister na bëri të harrojmë çfarë lamë në Tiranë. Ishim shokë të një klase 6 vetë dhe 4 vetë ishin të njëjtit vit, por në një klasë tjetër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

“Më kanë quajtur agjent të KGB-së, se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja, se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, por…”/ Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!

Për të na marrë erdhi një oficer i shtabit të Brigadës Nëndetëseve Sherif Danaj, një burrë i shkurtë nga shtati, por babaxhan, kuqo, me një uniformë që nuk e mbante fort mirë, që pa fikur cigaren përgatiste tjetrën, dhe me bisedat e tij mundohej që ta kalonim sa më lehtë largimin nga Tirana në Pashaliman, që me të drejtë një shok i viteve të mëvonshme, e ka krahasuar Pashalimanin me një valvulë mos kthyese, që të lejonte të hyje në Pasha, por do ta kishe të vështirë të dilje prej atje. Sherifi për të na larguar vëmendjen nga vështirësitë e Nëndetëses, na futi në botën e kurioziteteve për lundrimin nën ujë dhe për rolin dhe detyrat e nëndetëseve. Më vonë pata fatin ta kisha shef të Aparatit Politik në Brigadë, kur dhe unë punova në aparatin politik, e për të cilin ruaj kujtimet më të mira.

Ishim shokë të mirë me njeri tjetrin, në vitet e shkollës “Skënderbej”, Sabri Çelmeta, pezaku i mirë që jetonte në Durrës, që e njihte detin edhe pse i pezmatuar për çka lamë mbrapa, mundohej të na e joshte rrugën e gjatë e të vështirë të asaj kohe, Tiranë -Pashaliman. Po kështu edhe Gëzim Dyrmishi e Rexhep Kapllani, edhe ata durrsakë, sikur po e përcillnin më lehtë veten, dhe hidhnin ndonjë romuz për të na kthjelluar nga lloj- lloj resh që silleshin vërdallë në mendimet tona.

Që kur hymë në postbllok e deri në komandë, kërkonim të shihnim nëndetëset, të cilat ishin ankoruar në bankinë, ashtu gjatë e gjerë dhe të dukej se po pushonin pak, për të nisur lundrime e detyra të tjera luftarake. –“Ja ku janë”?- na tregoi me gisht Gëzimi, të cilave veç një pjesë e trupit u dukej në sipërfaqe. “Sa të thella janë”, – pyeti Pjetri që rrinte si më i urti. Ishim të lodhur dhe të uritur. Rrugë e gjatë. Me pak lek në xhep, sa për ndonjë “ingranazh”. Në oborrin e komandës na priti kryeinxhinieri i nëndetëseve, Luan Cukalli, edhe ky një burrë i shkurtë, i dobët fizikisht, por me dashamirësi na përqafoi e na uroi mirëseardhjen në këto anije misterioze, por dhe heroike.

Ne shikonim atë dhe njeri-tjetrin në sy. Luani a futi në zyrën e shefit të shtabit të brigadës, Petrit Myftiu, edhe ai një burrë i shkurtë, që i xixëllonin sytë nga inteligjenca dhe dashamirësia. Na pyeti një për një, na përgëzoi që kishim zgjedhur të vinim në Nëndetëse, (ne nuk na pyeti njeri kur na caktuan), u prezantua se kush ishte dhe sa për të na shkundur nga gjendja e lodhjes, ankthit dhe urisë, na tha: – “Mirseerdhët çuna! Ju do të jeni e ardhmja e nëndetëseve tona. E keni pak vështirë të ambientoheni, por do të jemi bashkë. Ja! Sa ju, kemi ardhë dhe unë e Luani. E shoh se jeni lodhur dhe keni nevojë për pak ushqim. Mirëseerëdhët”!

Na shoqëroi Luani deri në mencë dhe na rregulloi me çfarë të gjendej: mish të pjekur, sallam, djath kaçkavall, makarona, ndonjë frut, komposto etj. “Dhe pasi të ushqehen, tregoju dhomën ku do akomodohen” – iu drejtua Luanit. “Suksese çuna!” Ai përmendte ushqimet, që ne nuk i kishim dëgjuar dhe picronim sytë me njeri tjetrin. Njeri nga ne tha: “Kështu të presin në fillim sa me na marrë me të mirë”! Ndërkohë ndërhyn shoku ynë Pjetër Deda, kur dëgjoi menynë që tha shefi: – “Shoku shef – mua ma shënoni emrin përgjithmonë në Nëndetëse”: dhe plasi gazi. Ne ishim të panjohur me detin. Rexhepi si me shaka, thoshte gjatë rrugës: “Po ku na gjetën ne o çuna?! Pak kishte si ne, gjithë ajo shkollë”? Më të pa njohurit me detin, ishim unë, nga Lezha, Pjetri nga Shkodra e, Bashkimi nga Kolonja, i ardhur në Tiranë.

“U bubu – thoshte Bashkim Maska, – si me kokrra misri na kanë gjetur. Paskan qenë të quet ata që kanë bërë listën. Me kokrra misri na kanë zgjedh. Hajt ma – e mbylli Bashkimi – s’kemi çfarë me ba”! – “Do mësohemi dhe ne si shokët” – na jepte kurajo Sabriu. Na pritën me nderime e kujdes të veçantë. U rehatuam në dhomën e fjetjes. Çdo ditë vinte e na takonte dhe interesohej për ne e kushtet e jetesës, komandanti i Brigadës, legjendari Mark Plani, që me bisedat e tij, me humorin e fjalorin e tij karakteristik shkodran, me atë ”sh” e theksuar para çdo fjale, na e lehtësoi ambientimin në Pashaliman.

Të nesërmen kishim ngel të tulatur, tek shihnim nëndetëset të shtrira në bankinë apo, që rrëshqitnin mbi ujë duke dalë apo duke u akostuar në molin e tyre. Dëgjonim zhurma motorësh, komanda, sinjale me drita e me flamurë. Çdo gjë gumëzhinte. Ishte jeta e nëndetëseve shqiptare. Bashkim Maska, këpuste ndonjë romuz: “Bu bu- dhe i binte ballit me dorë! – Edhe ne do të futemi në nëndetëse?! Zor se dalim të gjallë”! – aq sa na bënte dhe të mendoheshim, për çfarë mund të na priste, aq dhe për të qeshur e tallur me ne, që secili kishte rënë në mendime për të ardhmen.

Filluem të mendojmë e të hyjmë me mend në trupin e jetën e asaj anije misterioze, që na dukej se ne po na priste. Dhe nuk vonoi…! Më 18 mars 1968, do të dilnim në lundrimin e parë nën e mbi det. Gjithë natën nuk na zuri gjumi. Herë Rexhepi, herë Bashkimi këputnin ndonjë qyfyr e, na bënin të qeshnim me zor. Pjetri ishte mbuluar këmbë e kokë, sikur flinte, por me lëvizjet që bënte dukej që ishte zgjuar. Ndërhynte Sabriu: “Flini çuna, se do të na zërë gjumi në lundrim, në nëndetëse e, turpërohemi”!

– “More atje në det, s’ka gjumë që na zë, pa e pa dritën e diellit me sy”, – tha Rexhepi dhe na shihte në sy. Unë, me që isha një vit më i madh në moshë se ata, dhe si mirditor, mundohesha të bëja trimin, por ishte e kotë. Tek secili mbizotëronte kurioziteti por dhe ankthi e frika. “Do të mësohemi dhe ne si shokët e tjerë, siç janë mësuar ata që kanë vite në nëndetëse e, nuk i ka gjet gjë”, na dha zemër Gëzimi. “Flemë tani” – tha Sabriu, dhe nga heshtja na dukej se na zuri gjumi, por lëvizjet poshtë batanijeve, tregonte përjetimin me ankth të lundrimit të nesërm.

Pjetri nuk pipëtinte, jo nga frika, por nga indiferentizmi, dhe i mjaftonte muhabeti ynë, e kështu edhe ai ishte pjesë e bisedës tonë. Dhe e nesërmja erdhi shumë shpejt. Do të dilnim të gjithë bashkë në det me nëndetësen e parë, me komandant Aleko Pojani. U dha alarm luftarak në nëndetëse: “Nëpër vende qëndroni, nëndetësen për luftë e lundrim, përgatit”. Hapëm sytë e shikonim njeri- tjetrin të befasuar. Mirë lundrimi, por ajo fjala luftë nga na erdhi, që ditën e parë?! – “E hëngrëm çuna”, – tha Bashkimi me zë të ulët.- “Ikëm dhe ne”, – tha Rexhepi. – “U pa kjo punë”! “A për luftë na takoi fati ne”?! – tha një tjetër.

Çdo gjë ishte si në luftë. Komanda, sinjale, lëvizje rrufe, veprime e raportime të shpejta, ndezje motorësh, kontroll i nëndetëses në hermetizm, zhurma agregatesh e aparaturash të panumërta, raportime në postin qendror nga ku komandohej nëndetësja. Çdo gjë ishte e sinkronizuar si në një ansambël artistik, luftarak desha të thonja, me ngjyra lufte. Në veshët tanë herë gumëzhinte zhurma e ajrit e presionit të lartë, herë herë na gufonin veshët nga vakumi, tek kontrollohej hermetizmi i anijes e, ne na këshilluan që duhej të përtypeshim që të na liroheshin veshët, dhe kështu bëmë. Një rregull e disiplinë e përsosur, që na mahniti.

Nëndetësja i ngjante një kombinati me të gjitha llojet e reparteve të tij. Dëgjonim fjalë e emërtime të padëgjuara kurrë, profesione e poste luftarake, ku secili detar e kuadër, e zbatonte me përpikmëri detyrat, librezën luftarake e, numrin luftarak që çdo detar e kishte si etiketë, në xhepin e bluzës së tij. Ne rrinim të shtangur, ashtu të tulatur e të shpërndarë nëpër lokale apo, në postin qendror në lokalin e tretë. Nëpër translacionin e radios, apo në tubacionin e foljes që përshkonin gjithë trupin e nëndetëses, jepeshin urdhra, komanda, përcilleshin detyra e raportime, për zbatimin e tyre. Në nëndetëse kishte vetëm një; “jes”, si dhe përsëritej komanda e dhënë dhe raportimet për zbatimin e tyre.

Nëndetësja ishte e ndarë në shtatë lokale, që komunikonin me dyer katërkëndëshe e lugje të rrumbullakëta. Gjithë efektivi vëmendjen e përqendronte te komandanti i nëndetëses dhe inxhinieri mekanik, në mendjen e në duart e të cilëve qëndronte jeta e efektivit dhe nëndetëses. Komandantin, efektivi e shikonte jo vetëm si një njeri me aftësi e dije të jashtëzakonshme, por edhe si shpëtimtar. “Çfarë do jetë ky njeri, që di gjithë këto gjëra”?! – tha Rexhepi dhe sy e mëndje na kishin mbetur tek komandanti, i cili ishte një figurë mitike për nëndetësen, se te ai varej jeta e efektivit.

Inxhinieri mekanik, ishte truri elektronik i nëndetëses, që së bashku me komandantin, i siguronin nëndetëses lundrim të parrezikshëm nën ujë e mbi ujë, deri në thellësinë 200 metra. Ne ndiqnim me vëmendje e kuriozitet çdo gjë. Herëpashere sytë i hidhnim nga thellësi-matësi që tregonte thellësinë e lundrimit nën ujë. Filloj stërvitja nën ujë. – “Bocman zhytu, mbaje në thellësinë 70 metra”, – dëgjohej një komandë. Quhej luftë për jetën e nëndetëses. Dhe filluan të jepeshin variante avarie në luftë me ujin dhe me zjarrin në nëndetëse. Ne në fillim u shtangëm, se variantet i morëm si të vërteta, kujtuam se u ça trupi i anijes e, ndoshta po fut ujë, apo ra me të vërtetë zjarr!

Pikë gjaku s’na ngeli në fytyrë. Kurë pamë se detarë e kuadro bënin veprime me kriko, dërrasa, jastëkë e pyka avarie, takim stakim siguresash, automatësh të kuadrove elektrik, heqje e vënie siguresash elektrike, me doreza llastiku në duar dhe me një përqendrim maksimal, u qetësuam se nuk ishin variante të vërteta, por inskenime për çfarë mund të ndodhë  në ndonjë rast gjatë lundrimeve, por impenjimi maksimal i efektivit nëpër postet luftarake e, nëpër lokale, ishte aq i madh, sa të krijohej përshtypja se me të vërtetë, kishte çarje të trupit nëndetëses apo hark elektrik.

Gjatë kryerjes të këtyre varianteve, kalonin nëpër lokale herë komandanti, komisari, inxhinieri etj., të cilët bënin vlerësimet apo vërejtjet e rastit në likuidimin e “avarive”. Të gjithë na kanë qëndruar pranë e, na e kanë lehtësuar jetën në nëndetëse, por më afër grupit tonë ka qëndruar inxhinieri i talentuar i nëndetëseve, Viktor Pashko, që na mësoi nëndetësen, na edukoi dhe sot e kësaj dite ka mbet edukatori, shoku e miku ynë, që në çdo takim që bëjmë, ai ka vendin e tij të nderuar mes nesh. Çdo gjë na bëri për vete. Filluem ta ndjenim edhe ne veten pjesë e nëndetëses dhe efektivit të saj luftarak.

Dalëngadalë kurioziteti, ankthi e frika, kur futëm kokën në anije, kur pamë të gjithë detarë e kuadro, që kryenin veprime kaq të shpejta, a thua se ishin në luftë të vërtetë, filluam dhe ne të afrohemi, t’i ndihmojmë sado pak e të ndrojtur siç ishim si në një film! Lundrimi nën ujë vazhdonte. Nga mosnjohja me efektivin, ne vetëm ndërronim ndonjë shikim a buzëqeshje të rastit, në shenjë respekti për veprimet e tyre. Nuk vonoi dhe nga tubacionet e foljes, u dëgjue zëri: “Vini re, vini re! I pari, i shtati si më dëgjoni”?

Të gjithë komandantët e lokaleve i raportuan se e dëgjojnë mirë. – “Nëpër vende qëndroni, nëndetësja në fundërrinë u vendos! (Në fund të detit). Thellësia 70 metra. Bocman zhytu”! Dhe nëndetësja filloi të zhytej në thellësi. – “Dhe kjo na u desh” – tha me zë të ulët njëri nga ne. – “Ku i gjetën me i zbatue të gjitha variantet më të vështira, sot që erdhëm ne, në lundrimin e parë nën ujë”?! Sytë na u salduan te thellësimatsi. Ishim zverdh në fytyrë. Si do të vendosej gjithë ajo anije në fund të detit!? Vazhdonte zhytja e ne zhyteshim në ankthin tonë.

Nëndetësja mori pak diferent në bash dhe u dëgjue zëri i komandantit: “U vendosëm në fundërrinë. Thellësia 73 metra. Dëgjoni zhurmat jashtë bordit”! – “Nëndetësja, – na thanë, – tani po fle gjumë”, – si me shpoti një nënoficer i vjetër në anije. Ishte kohë dreke. Na ftuan në mensën e oficerëve në lokalin e dytë. U rreshtuam në tavolinën e ngrënies me ushqim të bollshëm përpara, por asnjëri nuk filloi të hante. Zëvendës komandanti trokiti në kajuten e komandantit dhe i raportoi: “Shoku komandant, gati dreka”. Erdhi dhe zuri vend në krye të tavolinës. Mori gotën e verës dhe uroi: “Mirseerdhët ju kuadrit e rinj”. Dhe pas komandantit, filluam të gjithë. Çudinë më të madhe e patëm, me gotat e verës.

Të jesh i zhytur në fund të detit e të pish dhe verë, qoftë dhe një gotë aq sa ishte racioni ditor, si për kuadrot dhe detarët, na u duk si gjë e jashtëzakonshme, ose si ka mundësi që dhe në thellësi të mëdha të pihet verë?! Ne nuk filluam të pimë, me justifikimin se; nuk e pimë kurrë, por më shumë nuk po e pinim nga frika dhe çudia!!! Më vonë u sqaruem se nën ujë, në organizmin e nënujsave, si rezultat i mikroambientit, mund të krijoheshin flluska ajri në gjak, të rrezikshme për jetën, dhe që një gotë verë dhe vetëm një gotë, shërbente për të eliminuar këto flluska të rrezikshme. E pimë dhe ne.

Lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit, në thellësinë 40 metra. Mbretëronte një rregull e disiplinë, që zor se mund të gjendej diku tjetër. Komandanti jepte variante të ndryshme. Ne çuditeshim e tek i kishim mbërthyer sy e mëndje te ai, Rexhepi tha: “Sa i qutë ky njeri! Ku i dinë gjithë këto gjana ky njeri”?! Nëndetësja herë zhytej e, herë dilte në thellësi të ndryshme, herë anohej majtas a djathtas, herë merrte diferent në bash apo në kiç, për të stërvit efektivin për ta mbajt nëndetësen në pozicione të ndryshme lundrimi nën ujë. Ne çuditeshim e mbaheshim ku të mundnim.

Më të rinjtë në nëndetëse, ishim ne, si nga mosha, pa le nga vjetërsia në anije, dita e parë e lundrimit. Kuadrot dhe detarët, me seriozitetin, disiplinën e përkushtimin maksimal në kryerjen e detyrave, na bënë për vete. Kuriozitet, ngarkesë psikologjike të përzier me emocion, frikë e ankth. Shikonim e ndiqnim çdo komandë, çdo veprim, çdo lëvizje, çdo marinar dhe jeta e efektivit, na u duk heroike. Kishim humb nocionin e kohës edhe pse sytë shpesh na shkonin, sa te thëllësimatsi, aq dhe te ora.

Na thirri në postin qendror komandant Aleko dhe buzagaz, me njërin sy të salduar në periskop, tek vrojtonte në sipërfaqe të detit, na pyeti: “Hë djema! Si ju duk lundrimi? A u lodhët, a u mërzitët? Është e vështirë jeta dhe lundrimi në nëndetëse, por çdo gjë do të kalojë e, shpejtë do të aftësoheni edhe ju për drejtimin e nëndetëses, të organeve luftarake të saj” – na dha zemër ai. – “Dhe ne kemi lundruar një here, për herë të parë në nëndetëse”. Na hoqi si me dorë lodhjen dhe ankthin. “Ja për pak do dalim në sipërfaqe dhe do të kthehemi në bazë. Tani o qëndroni këtu ose, shkoni nëpër lokale” dhe komandoj prerë: “Bocman dil! Hambarist, shfry mezin”!

Dhe nëndetësja mori përpjetë me bashin lart, për të dalë në sipërfaqe. Në fytyrat tona u end gëzimi i daljes gjallë, nga thellësia ku ishim. Dolëm dhe ne në urën e komandimit pas komandantit dhe nga drita e diellit, filluam të picërojmë sytë. U mbushëm me ajrin e freskët. Nëndetësja rrëshqiste mbi dallgë, a thua se edhe ajo po gëzohej se po kthehej në bazë, duke lënë mbrapa vazhdën e saj dhe shkumën e bardhë. Dukesh krenare nëndetësja, krenarë efektivi por edhe ne u ndjemë krenarë që lundruam dhe u bëmë pjesë e këtij efektivi luftarak e heroik. Në mëngjes hymë në nëndetëse të rinj e dolëm burra, hymë me ankth e frikë e dolëm trima, dolëm më atdhetarë se në mëngjes. Atë ditë u pagëzuam me emrin e nderuar: “Nënujës”! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Isak Alla, thirret nga Qarkori i Partisë Komuniste, në shtëpinë e Miftar Hoxhës në Mirakë dhe i kërkohet që me çetën e tij të bashkohet me ta, ai...”/Ana e panjohur e konfliktit të nacionalistëve me partizanët!

Next Post

“Të ardhurat nga eksportet tona në disa shtete te botës, do të bëhen në firma amerikane, pasi...”/ Zbulohet dokumenti i rrallë sekret, për llogaritë bankare të regjimit komunist, në Zvicër e SHBA-ës  

Artikuj të ngjashëm

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Intervista

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

September 25, 2025
“Më kanë quajtur agjent të KGB-së, se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja, se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, por…”/ Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!
Intervista

“Më kanë quajtur agjent të KGB-së, se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja, se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, por…”/ Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!

September 24, 2025
“Unë me shoqen time të Konservatorit, ‘Alluçka’, shkuam te presidenti rus, Putin, ku ishte edhe presidenti i SHBA-së Bush, kancelari Shnajder, Shirak etj, dhe i thamë…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës
Intervista

“Unë me shoqen time të Konservatorit, ‘Alluçka’, shkuam te presidenti rus, Putin, ku ishte edhe presidenti i SHBA-së Bush, kancelari Shnajder, Shirak etj, dhe i thamë…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës

September 20, 2025
“Kur Kadri Hazbiu e njoftoi Enver Hoxhën në një nga mbledhjet e Byrosë Politike, se; vdiq Tuk Jakova, Enveri shpërtheu në të bërtitura dhe i tha…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka
Intervista

“Kur Kadri Hazbiu e njoftoi Enver Hoxhën në një nga mbledhjet e Byrosë Politike, se; vdiq Tuk Jakova, Enveri shpërtheu në të bërtitura dhe i tha…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

September 23, 2025
“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
Intervista

“Im at ishte në Komitetin Qendror, por pas përplasjeve me Hysni Kapon, e dërguan në ndërmarrjen e këpucve, ku…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së Adil Çarçanit, që shpërndante veprat e Enverit në botë

September 18, 2025
“Në presidiumin e mbledhjes, qëndronte hijerëndë Sekretari i I-rë për Beratin, Piro Gusho dhe turma thërriste; Në burg, në burg, armiken e popullit…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka
Intervista

“Në presidiumin e mbledhjes, qëndronte hijerëndë Sekretari i I-rë për Beratin, Piro Gusho dhe turma thërriste; Në burg, në burg, armiken e popullit…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

September 23, 2025
Next Post
“Të ardhurat nga eksportet tona në disa shtete te botës, do të bëhen në firma amerikane, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë sekret, për llogaritë bankare të regjimit komunist, në Zvicër e SHBA-ës  

“Të ardhurat nga eksportet tona në disa shtete te botës, do të bëhen në firma amerikane, pasi...”/ Zbulohet dokumenti i rrallë sekret, për llogaritë bankare të regjimit komunist, në Zvicër e SHBA-ës  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme