• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, March 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Kur Lefter Çipa dëgjoi këngën dhe pa që teksti tij ishte deformuar në; ‘Djem e vajza porsi flutur / Që i rrit nëna Parti…’,iu duk tradhti ndaj Petro Markos dhe…”/ Dëshmia e rrallë për “Lasgushin e Bregut”

Memorie.al
“Çan ‘De Rada’ shqiptare / nëpër dete dhe stuhi / me kapiten Vasil Malon / avancojnë për në Greqi…”/ Poezia e panjohur e Lefter Çipës, që do e çonte në burg në ’72-in
Memorie.al
“Në Shtëpinë Botuese, punoja në një zyrë me kolegun, që unë e kisha futur në punë, por ai më spiunoi te Sigurimi, sikur kisha folur kundra pushtetit dhe…”/ Kujtimet e Petro Markos

Nga Timoleo Guri

Memorie.al / Lindi, kur kishte lindur (dita e të dashuruarve) “Shën Valentini”, tamam më 14 shkurt të vitit 1942, lindi Lefter Çipa, djalë nga Piluri, një nga shtatë fshatrat e “folesë me shtatë zogj”, siç këndohet në një këngë himarjote, ndërsa piluriotët e quajnë e fshatin e tyre “çatia e botës”. Rrënjët e tyre shkonin larg, në vitin 1750, ku ndër të parët ishte Gjikë Çipa. Ata e kanë prejardhjen nga fshati i vjetër “Katundi”, në verilindje të Pilurit të sotëm. Lefteri kujtonte shpesh amanetin e babait që s’e tret as dheu.  “Biri im, kur erdhëm ne e të parët e mi në jetë, gjetëm mbiemrin pa emër. Gjatë kohës i dhamë emër mbiemrit tonë, tani jeni ju e keni më të lehtë të punoni për emrin, se mbiemrin e keni me emër”.

Pas mbarimit të shkollës fillore, familja e Lefter Çipës u vendos në Vlorë. Ishte 14 vjeç, kur filloi gjimnazin “Halim Xhelo”, që mbahej si një nga shkollat më të mira të qytetit. Po gjimnazi i dukej i pamjaftueshëm për interesat e tij të gjera, prandaj bëri dy vjet shkollë baleti, ndërsa ndiqte rregullisht kurse për muzikë, këngë e valle në shtëpinë e kulturës të qytetit. Në maj të vitit 1950, në Vlorë, u krijua grupi karakteristik i këngës vlonjate me Kostandin Thanon, Reshat Osmanin dhe Basharete Ismailin. Tre vjet më pas këtij grupi, iu bashkua edhe e mirënjohura Meliha Doda.

Në përpjekjen që bëheshin për këngën qytetare të Vlorës, kish nisur të hidhte shtat “Trioja vlonjate”, e cila u bë një nga grupet më interesante dhe më origjinale në vendin tonë. Ishte një “trio” paksa e çuditshme, por pikërisht se Melihaja vinte nga Prizreni, Kostandini nga Shkodra, kurse Reshati lindur e rritur në Vlorë. Themistokli Mone edhe Reshat Osmani shkonin në fshatra dhe studionin bardët popullorë për vlerat e veçanta të këngës polifonike, që i konsideronin thesare të shpirtit të popullit. Themistokliu e pat njohur Lefter Çipën në Pallatin e Kulturës të qytetit dhe në një prag festivali i kërkoi një tekst kënge.

Gjithashtu mund të lexoni

“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo

Lefterit i erdhi shansi në derë dhe nuk humbi kohë, e shkrojti me një frymë këngën “Thëllëzat që hedhin valle” Ishte viti 1958. “Thëllëzat që hedhin valle, moj thëllëzat/ Hedhin vallen me ngadalë, thëllëzat…/ Thëllëzat kur bisedojnë, o moj thëllëzat/ Shoqe-shoqen ç’e ngacmojnë, moj thëllëzat…/ Thëllëzat kur shkojn sokakut, moj thëllëzat/ Djemve ç’ua shtojn merakun, moj thëllëzat…/”!

Çipa e shkroi këtë vjershë kur ishte 16 vjeç. Mendo kaq i ri është poeti ynë dhe të bind me talentin e tij. Ishte një rastësi, por nganjëherë rastësia vendos fatin e jetës. Po shumë pak njerëz e dinë se vargjet e këngës së kënduar me aq mjeshtëri nga e madhja këngëtare shqiptare Vaçe Zela, i ka shkruar Lefter Çipa, në moshën 17 vjeçare; “Ti faqet si një portokalle/ Aman djalo seç m’i vrave…/ Ti më je si një sorkadhe / Zemrën seç ma more fare…/ O po unë e mjera…”!

Në fondin e artë të këngës të “Trios vlonjate”, më shumë se gjysmën e të cilave mbajnë firmën e Lefter Çipës. Në vitin 1961 “Trioja vlonjate” prezantoi përpara publikut këngën “Vlora jonë qytet i bukur”. Vargjet e këngës ishin të shkruara nga Lefter Çipa, për nder të Themistokli Mones, Petro Markos, Vangjel Karbunarës, Elham Hamzarait dhe shumë djemve të tjerë që studiuan nëpër botë dhe u kthyen në Vlorë. Kënga ishte shumë aktuale edhe për studentët që ende studionin jashtë shtetit, apo në Tiranë.

Kur autori i tekstit po ndiqte këngën, mes spektatorëve në skenë me vargjet; “Vlora jonë qytet i bukur/ Rreth e qark o me stoli,/ Djem e vajza porsi flutur,/ Që i rrit nëna Parti,/ Prina moj Parti e dashur, / prina ne…”! Lefter Çipa brofi në këmbë, i dukej sikur i kishin bërë veshët…, por vargjet u kënduan përherë të dytë: “Djem e vajza porsi flutur,/ Që i rrit nëna Parti…”?! Nga doli “partia” në atë këngë? Ky nuk ishte teksti i tij… nuk i kish shkruar ai ato vargje. Nuk ish e mundur! Pat nxjerrë nga xhepi një copë letër, ku ishte teksti origjinali i këngës.

Lefter ish hutuar, kish fërkuar sytë, i gjëmonin veshët. Ato nuk ishin vargjet e tij! Kish parë edhe njëherë tekstin origjinal; “Vlora jonë qytet i bukur/ Rreth e qark o me ulli,/ Djem e vajza porsi flutur, / Gjithmonë do kthehen tek ti./ Pritna ti, moj Vlorë e dashur, / Pritna ne, Ëndërr natën,/ këngë ditën, Je për ne”! Ish e pabesueshme dhe fyese kjo sjellje ndaj poetit të ri, por ja që partia vendoste! Kjo gjë Lefterit, iu duk tradhti ndaj Petro Markos. Ai u kthye në Pilur dhe nuk donte të qëndronte më në Vlorë.

Madje, që ta zbusnin, e takuan edhe me Enver Hoxhën, por kënga ngeli në veshët e atyre që e kishin bërë prova. Çipës iu duk vetja i tepërt në Vlorë. Ai kthehet përfundimisht në vendlindjen e tij Pilur, andej nga viti 1962. Ishte vetëm 19 vjeç, kur mori këtë vendim të pakthyeshëm, kur bashkëmoshatarët e tij lakmonin qytetin. Lefter Çipa kthehej në Pilurin e të parëve të tij. Në Pilur krijon muzën e tij kur thotë “Yjet zbresin mbi supet e vashave, Lozin edhe qeshin mbi gjiret e zjarreve…”!

Çipa ia kushtuar jetën vjershërimit si një kumt për polifoninë. Këtë mënyrë të shkruari e ka mësuar nga Naimi, ai është “Perëndi” për të. Poetët e tjerë i quan engjëj që vijnë pas “Perëndisë”. Ai interesohet më shumë për të gjetur hershmërinë e këngëve të Bregut, pyet të moshuar, shkon nga njëri fshat në tjetrin dhe mëson se regjistrimet e para janë bërë në Çikago të Amerikës, aty nga viti 1905. Atje ku himarjotët shkonin për një jetë më të mirë, këndohej “vënçe”, të gjithë bashkë, burra e gra, jo pak, por 20 vetë a më shumë.

Në ato vite kërkimesh, Lefteri njihet më afër me një këngëtar tjetër, i cili i jepte patos sa lirik aq edhe patriotik polifonisë himarjote. Ishte Nase Beni nga Vunoi, i cili vërtet mbante në krahë dyfekun e kombit, por nën gunën e leshtë rrihte një zemër e madhe shqiptarie. Çipa mrekullohet nga vargjet e këngës së tij; “Kush është lule e Vilajetit/ Që i kanë bota sevdanë?/ Himara në breg të detit,/ Ftisurë në Akrokeraunë… /Të penës e të dyfekut, Aman trima kapedanë”!

Por, nëse ka një këngëtar që do t’u mbetet jo më viteve, por shekujve në kulturën shqiptare, ai është Neço Muko (Himarjoti. Muko është maja e këngës himarjote, është në këngën popullore apo në letërsi, në artet pamore është i jashtëzakonshëm. Çipa ka studiuar gjatë trashëgimin e Neço Mukës. Krijoi grupin “Malet e Vetëtimës”, nën ndikimin e tij, për t’i dhënë dritë polifonisë së Bregut. Çipa shfleton çdo gazetë apo libër për Neço Mukën, i cili ka lëvizur nga Himara për në Greqi, e më pas në Francë dhe është kthyer në Sarandë.

Në Sarandë Neço kishte krijuar grupin “Miqtë e dëfrimit”. Gjithë grupin koral, midis të cilëve ishin Koço Çakalli, Andrea Bala, Pano Kokaveshi etj.., shkojnë më 1929 në Francë, në Paris, për të regjistruar këngët që më të shumtat ishin krijimtari e tij. Bashkëpunoi me këngëtarët student, si: Dhimitër Rumbo, Llambi Turtulli, Kleo Georga, Tefta Tashko, Tula Paleologu e të tjerë dhe bënë incizime me firmën e njohur “Parthe” të këngëve polifonike himarjote.

“Në Francë nuk njihej polifonia dhe Neço Muka u detyrua t’i muzikojë këngët, ndaj përdori si instrumente pianon, dy violina dhe mandolinën”, – thoshte Lefteri me keqardhje. Siç thoshte Lefter Çipa: “Neços nuk i pëlqente që shumë këngë polifonike të shoqëroheshin me gërnetë dhe me def, sepse polifonia vdes e virgjër, nuk pranon burrë”. Neço Muko për Lefterin ishte reformatori, shihte idealistin, këngëtarin dhe poetin, heroin dhe himarjotin patriot.

“Na solli ‘Himnin e Flamurit’. Vetëm me këtë këngë, sikur asgjë të mos kish shkruar e kënduar, vendi i Neços Mukës do të ishte në krye të flamurit tonë kombëtar”! Në vitin 1932 Neço Muko sëmuret. Ai fillon të ketë ngjirje të zërit, sëmundja përparon dhe në vitin 1934 shuhet në vendlindjen e tij Himarë. Çipa ka shkruar vargje prekëse, sikur të ishte në atë ditë morti të legjendës himarjote Neço Mukës; “Vajzë e valëve të presë,/ Të pres duke lotuar./ Shaminë e zezë ta heqë,/ Se jam djalë i ëngjëlluar”!

Ai djaloshi 16 vjeçar në Vlorë, që shkruante për “Thëllëzat që hedhin valle”, më pas, rreth 30 vjeç, iu përgjërua “Bejkës së bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëzë e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “Në sokak të ngushtë”, “O shok vdeksha nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, “Zonjë e bukurisë”, e dhe më pas i ngriti himn atdheut, me “Këngët e atdheut tim”.

Lefteri që nga viti 1964, ka bashkëpunuar me Institutin e Folklorit. Ai ka marrë pjesë në ekspedita etno-folklorike të zhvilluara në krahinën e Labërisë dhe sidomos në fshatrat e Bregdetit. Ka qenë një ndihmë e madhe për etnografët që vinin në ato anë, pasi ai njihte mirë bartësit autoktonë të këngëve, të valleve, apo të veshjeve të hershme popullore.

Disa thonë për Lefter Çipën ishte “Bardi popullor”, të tjerë “Princi i dashurisë” dhe në fakt ai ishte artisti me rrënjë të forta në folklorin tonë muzikor, që e ngriti lart, madhërishëm, polifoninë e bregdetit, i dha shtrirje gjithëpërfshirëse në trojet shqiptare dhe pa diskutim ai ka ndihmesën e vet që iso-polifonia shqiptare të bëhej pronë e trashëgimisë botërore, përmes UNESKO-s.

Lefteri ishte një adhurues i flaktë i librit ku kishte 8000 ekzemplarë të literaturave nga më të ndryshme, letërsi artistike, botime historike, trashëgimi kulturore, dorëshkrime, apo kujtime të mbledhur fshatarëve të Bregdetit dhe në festivale kombëtare. Janë pesë vëllime të pabotuara, dorëshkrime të kolanës “Këngët e Atdheut tim”, nga të cilat është botuar vetëm i pari. Lefter Çipa është autor i 20 librave me poezi, apo studime për polifoninë e Bregdetit.

Po gjithashtu, janë 1250 tekste këngësh, të dala nga dora dhe shpirti i Lefter Çipës. “Grupi i Pilurit” është ngritur qysh në vitin 1965. Çipa e kish kuptuar se duhej ngritur puna mbi baza profesionale, larg amatorizmave dhe këtë mund ta bënte udhëheqësi artistik i grupit. Një nga miqtë e tij që e ka dashur shumë Lefterin, ishte shkrimtari Dritëro Agolli, i cili ishte shprehur për Lefterin: “Lefter Çipa më kujton lirikat boheme të Rusisë. Ai nuk merr frymë, por frymon poezi”, e Lefteri do të shprehej:

“Dritëroi vjen prej dritës së Rilindasve, por mbetet dritë për brezat e ardhshëm. Vargjet e tij janë bukuri shpirtërore. Ne që jetuam me Dritëroin, do të na quajnë ‘brezi i lumtur’! Miq të tjerë ishin për Lefterin, figura të njohura të botës së kulturës dhe artit si: Çesk Zadeja, Panajot Kanaçi, Eqerem Çabej, Bardhosh Gaçe, Odise Grillo, Tasim Aliaj, Petrit Ruka, Vaçe Zela, Mentor Xhemali, Haxhi Dalipi, Roland Çene dhe shumë këngëtarë, apo udhëheqës artistik të vendit.

Nuk mund të lëmë pa përmendur këngëtarët e polifonisë, si: Dhimitër Varfi, Katina Beleri, Irini Qirjako, Arjan Shehu, Paro Ziflaj, Jakup Goliku, Rexhep Abazi, Syrja Hodaj, Hysni Ymeri…! “Pa këta bilbila, kënga e bregut; do të ishte gremisur, në shkretëtirë”, – thoshte Çipa. Ja si shprehej Zija Çela, kur ishte kryeredaktor i gazetës “Drita”: -“I lexonim njëra pas tjetrës poezitë që na vinin në redaksi dhe thoshim: kashtë … edhe kjo kashtë…përsëri kashtë…aha, doli flori..! Ishin poezitë e Lefter Çipës”!

Lefter Çipa i ka tekstet të shndritshme… janë sovrane dhe qëndrojnë si poezi. Lefter Çipa është autor i 20 librave me poezi, apo studime për polifoninë e Bregdetit. Prof. Dr. Agron Xhangolli, shkruan ndër të tjera për Lefter Çipën: “Emri i Lefter Çipës përfaqëson një individualitet të fuqishëm të njohësit, vlerësuesit, bartësit, krijuesit, zhvilluesit dhe pasuruesit të mëtejshëm të krijimtarisë folklorike.

Nga shqyrtimi i gjithë krijimtarisë së tij, përfshirë në folklore, figura e tij mund të shërbejë si një shembull i gjallë, konkret dhe tipik për çdo studiues që kërkon të nxjerrë në pah aktet krijuese dhe qarkulluese të folklorit shqiptar…”. Në vitin 1991, pas rënies së sistemit, në Himarë u dukën rryma e fraksione të shumta, që vinin në pikëpyetje aspekte të historisë, origjinës lirisë, apo të të drejtave të njeriut.

Pikërisht në atë kohë, Lefter Çipa ngriti flamurin kombëtar në shtëpinë e tij. Ishte një sfidë, këmbëngulje shpirtërore dhe dëshmi atdhedashurie. Piluri dhe Shqipëria kishte qenë djepi i tij. Por Shqipëria mbetej nënë jetë të jetëve. Gjithnjë u thoshte të tjerëve: “Ja, jetoj këtu në Himarë, pranë flamurit tim…! Flamuri është shenjtërim…! Jemi këtu pa ardhur deti…”!

Aleksandri Çipa i biri i Lefterit poet dhe gazetar, ja se si është shprehur për prindërit e tij: “Ati im Lefter dhe kjo Perëndi Qerana, nuk i cenuan kurrë dashuritë serioze, si për shembull atë për Familjen dhe fëmijët, veçanërisht Perëndi Nëna! Ndërsa Ati kurrë nuk e la për më vonë, apo në plan tjetër dashurinë për Kombin, Atdheun, Polifoninë dhe Poezinë.

Në të gjitha dashuritë, Lefteri mbeti serioz. Në disa nga më të bukurat edhe mizorisht poetik. Ti je ky, Ati im. Ti je kjo Perëndia ime Nënë”. Lefter Çipa ndërroi jetë më 18 shkurt të vitit 2021. Ai është vlerësuar me titujt: “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut” dhe “Mjeshtër i Madh”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo...”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

Next Post

“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë...”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967

Artikuj të ngjashëm

“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’
Art & Kulture

“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

February 14, 2026
“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo
Art & Kulture

“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo

February 8, 2026
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare
Art & Kulture

“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare

February 9, 2026
“Në ’73-in erdhi Kadare në Milano me disa shokë për të më takuar dhe kur ai më tha; ‘Kodra, duhet të dërgosh në Tiranë disa katalogë, se nuk të njohin’, unë…”! / Dëshmia e rrallë e Ibrahim Kodrës
Art & Kulture

“Në ’73-in erdhi Kadare në Milano me disa shokë për të më takuar dhe kur ai më tha; ‘Kodra, duhet të dërgosh në Tiranë disa katalogë, se nuk të njohin’, unë…”! / Dëshmia e rrallë e Ibrahim Kodrës

February 7, 2026
“Kur Zajmi i dërgoi një kartolinë me një riprodhim të tij, titulluar ‘Diga e Drinit’, ku dukeshin disa punëtorë të hidrocentralit, Ibrahim Kodra iu përgjigj…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm shqiptar
Art & Kulture

“Kur Zajmi i dërgoi një kartolinë me një riprodhim të tij, titulluar ‘Diga e Drinit’, ku dukeshin disa punëtorë të hidrocentralit, Ibrahim Kodra iu përgjigj…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm shqiptar

February 8, 2026
“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë
Art & Kulture

“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë

February 4, 2026
Next Post
“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967

“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë...”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme