• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, September 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Kur kryeqyteti i Sirisë, Damasku, u bë vendstrehim dhe djep për nacionalizmin e shqiptarëve të Kosovës

Kur kryeqyteti i Sirisë, Damasku, u bë vendstrehim dhe djep për nacionalizmin e shqiptarëve të Kosovës
Kur kryeqyteti i Sirisë, Damasku, u bë vendstrehim dhe djep për nacionalizmin e shqiptarëve të Kosovës

Nga Prof. Dr. Muhamed Mufaku

                                      ‘Grupi kosovar’ dhe shprehja e nacionalizmit kosovar

Mermorie.al / Me krijimin e Jugosllavisë më 1918-ën dhe presionet sistematike të pushtetit serbomadh kundër  shqiptarëve në Kosovë, u detyruan të shpërngulen shumë familje për në Damask të Sirisë, të cilën Liga e Kombeve e vendosi nën mandatin francez në prill 1920. Këto familje mbanin mbiemrat e vendeve prej nga erdhën: Pejani, Prishtina, Gjemnica, Mitrovica, Sllatina etj., kurse disa mbanin mbiemrat e familjeve të njohura në Kosovë, si: Oruçë etj.

Me themelimin e Lagjes shqiptare në veri të Damaskut në vitet ’30-të të shekullit XX-të, u përqendruan atje shumica e shqiptarëve të Damaskut. Në ambient të ri, në ndejet e përditshme përcjellshin nëpër gjenerata rrëfimet për dhunën serbe kundër shqiptarëve, sidomos kundër familjeve të kaçakëve që luftonin pushtetin serb, sikurse Nezir Abdyli që u vra afër Junikut më 1927-ën, vëllazrit e të cilit u detyruan të shpërngulen për në Damask, si pasojë e presioneve të pushtetit serb kundër tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç

“Helmet e fabrikës në periferi të Durrësit, ndotin mjedisin rreth e përqark, pasi fjala ‘mbrojtje e mjedisit’ për shqiptarët është e panjohur dhe…”/ Shkrimi i revistës gjermane “Stern”, në ’87-ën

Në këto rrethana, ardhja e shqiptarëve në Damask vazhdoi deri në Luftën II-ë Botërore, përkatësisht deri në shkatërrimin e Jugosllavisë më 1941-in dhe krijimin e Shqipërisë etnike. Ndërkohë, situata gjatë Luftës së II-të Botërore, ndikoi dukshëm në keqësimin e gjendjes së kolonisë e vogël shqiptare, sa që diktoi themelimin e Shoqërisë shqiptare në fillim të vitit 1946. Në bazë të Statutit të Shoqërisë, shihet se ajo kishte më shumë karakter bamirësie si pasojë e gjendjes së rëndë sociale në disa familje.

Vlen të përmendet këtu se qysh në fillim u paraqiten dy rryma në kryesi të Shoqërisë: rryma kombëtare shqiptare , që përfaqësonte Shefqet Gavuqi (1918-2020) nënkryetar i Shoqërisë i ardhur atëherë prej Kajros me frymën kombëtare e asaj kolonie, i cili kërkonte organizimin e  kurseve të gjuhës shqipe për të rinjtë; rryma fetare, që e përfaqësonte hoxha Nasredin Nuh Nexhati, i njohur më vonë si al-Albani (1914-1999), sekretar për financa, i cili insistonte në karakterin e bamirësisë të Shoqërisë.

Fryma kombëtare shqiptare u ndie më shumë në Damask me ardhjen e valës së tretë gjatë 1947-1948, e cila përbëhej prej elitës politike-ushtarake antikomuniste që shpëtoi prej regjimit të ri komunist në Kosovë e Shqipëri, duke kaluar në Itali e më vonë në Damask. Ardhja e kësaj elite (ministra, deputetë, ushtarakë e intelektualë), u bë me iniciativë të Mbretit Zog, i cili mbas suprimimit të Mbretërisë në Shqipëri, më 1946-ën kaloi në Kajro, ku u trajtua si Mbret legjitim, duke shfrytëzuar rrethanat e reja të Luftës së ftohtë.

Në këtë kontekst, në bashkëpunim me aleatët (SHBA dhe Britania), mori përsipër tërheqjen e elitës politike-ushtarake shqiptare prej kampeve të Italisë për në Lindjen e Mesme, me qëllim për të formuar një qeveri në mërgim dhe për ta përgatitur operacionet ushtarake kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri. Kështu, në Damask arritën Xhelal Mitrovica, Xhafer Deva, Rexhep Krasniqi, Tahir Zaimi e të tjerë, të cilët formuan ‘Grupin Kosovar’ në mërgim dhe nxorën në Damask në fillim të vitit 1948, numrin e parë të revistës “Bashkimi i Kombit”, një ndër gazetat e para të nacionalizmit shqiptar mbas Luftës së II-të Botërore.

Ç’është e vërteta, ‘Grupi Kosovar’ me në krye Xhafer Devën e Rexhep Krasniqin, kishte meritë për ngritjen e ruajtjen e çështjes së Kosovës me ndryshimin e qëndrimit amerikano-britanik ndaj Jugosllavisë mbas vitit 1948. Ndonëse, me ndërmjetësimin e aleatëve, u arrit marrëveshja për formim të një komiteti politik (“Shqipëria e Lirë”) në vend të një qeveri në mërgim, në krye me Mitat Frashërin më 1949-ën, por pa përfaqësim të ‘Grupit Kosovar’, pasi që aleatët tashmë nuk pranonin cenimin e kufijve të Jugosllavisë, duke lejuar vetëm operacione (hedhja e parashutistëve), kundër  regjimit komunist në Shqipëri.

Ky qëndrim i ri e ndezi polemikë të ashpër midis Rexhep Krasniqit në Damask dhe Mithat Frashërit në Romë, në verën e vitit 1949 dhe ishte bazë për nacionalizmin kosovar që u zhvillua më vonë. Kështu, në një letër të datës 29 qershor 1949 nga Damasku, Rexhep Krasniqi, duke kritikuar qëndrimet e partive politike të Shqipërisë së 1913-ës në mërgim, shprehej: “Kosova do të mundohet si gjithmonë me gjetë rrugën e shpëtimit, të bashkimit me Shqipërinë e 1913-ës, jo vetëm në luftën me armë, por edhe në fushën e veprimtarisë politike”.

Më vonë, me zgjedhjen e Rexhep Krasiniqit në krye të komitetit “Shqipëria e Lirë” më 1956-ën, ai e paraqiti çështjen e Kosovës në një sesion të Kombeve të Bashkuara në vitin 1958, në prani të përfaqësuesit të Jugosllavisë, i cili u tërhoq në shenjë proteste. Ky orientim u forcua më 1962-in, kur Rexhep Krasniqi e formoi më 1962-in ‘Lidhjen e Prizrenit në Mërgim’, të cilën e drejtoi Xhafer Deva deri në vdekjen e tij më 1978-ën, kurse ai e vazhdoi aktivitetin kombëtar me Kosovën në zemër, deri në vdekjen e tij më 13 shkurt 1999, pra në prag të çlirimit të Kosovës.

Ndërkohë, përkundër qëndrimit të aleatëve, Xhafer Deva insistoi që operacionet e planifikuara të përfshinë Kosovën, së paku në aspektin e përmbedhjes së informatave, duke propozuar në fillim Shkupin si qendër, por që u bë më vonë në Stamboll, krahas hedhjes së parashutistëve në Shqipëri, me armë e municion, etj.

Mirëpo, gjendja në rajon nuk duronte më ambiciet e Mbretit Zog në Kajro, pasi që Lufta arabo-izraelite e 1948-ës, nxori qindra  mijë refugjatë palestinezë në Jordani, Siri e Liban, që do të krijonin tensione për disa dekada. Mbreti Zog, sikurse të kishte profeci, e pa se rajoni nuk do të jetë më stabil dhe as i përshtatshëm për ardhjen e shqiptarëve prej kampeve të Italisë, ndaj apeloi që shqiptarët që u vendosën në Lindjen e Mesme, të shkojnë në SHBA-të, Kanada e Australi.

Si pasojë, prej kësaj vale të tretë mbeten vetëm disa figura politike e ushtarake nga Kosova e Shqipëria (Ismail Gorani, Adem Dushi, Mul Bajraktari, Neshat Kolonja etj.) si dhe familja e Mehmet Konicës. Memorie.al

 *Fragmente nga një kumtesë e paraqitur në Institutin e historisë në Prishtinë më 6.4.2022.

Diçitura e fotove:

  1. Shefqet Gavoçi, nënkryetar i Shoqërisë Shqiptare në Damask, në vitin 1946.
  2. Rexhep Krasniqi, Xhafer Deva dhe Tahir Zaimi, në Damask në vitin 1949.

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kjo është dëshmia e tragjedisë së jetuar në heshtje nga mijëra njerëz, opozitarë, disidentë dhe martirë të diktaturës së përgjakshme...”/ Shkrimi i gazetares italiane, për shkrimtarin shqiptar

Next Post

Kalendari Historik 23 Gusht 2022

Artikuj të ngjashëm

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
Dossier

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç

August 31, 2025
“Te Hotel ‘Adriatik’-u, krenaria e ‘Albturist’, uji vjen me cisternë, plazhi publik s’ka çadra, por çarçafë të lidhur në katër shkopinj dhe rroba banje të qepura vetë me…”!/ Libri i suedezit, në ’68-ën
Dossier

“Helmet e fabrikës në periferi të Durrësit, ndotin mjedisin rreth e përqark, pasi fjala ‘mbrojtje e mjedisit’ për shqiptarët është e panjohur dhe…”/ Shkrimi i revistës gjermane “Stern”, në ’87-ën

September 1, 2025
“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
Dossier

“Pas arratisjes në Shqipëri, oficeri i UDB-së Mustaf Ll, ndiqej si ‘armik shtetit’ nga shërbimet sekrete jugosllave, por edhe nga Sigurimi i Shtetit…”!/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

August 31, 2025
“Përveç trupit diplomatike dhe disa biznesmenëve, Shqipëria pranon rreth 5000 turiste në vit, por në kufi, një berber zyrtar, rruante mjekrat dhe shkurtonte…”/ Shkrimi i New York Times, qershor 1976
Dossier

“Shqipëria socialiste, është i vetmi vend në rruzullin tonë, që nuk e njeh akoma Coca-Cola-n dhe…”! / Shkrimi i panjohur i revistës “Stern” me mbresat e gazetarëve gjermanë, pas vizitës në Shqipëri, në 1987

September 1, 2025
“Si do bëheshin sllave vajzat dhe kërkesa për 600 milionë dinarë për të përzënë 40 mijë familje, të cilat…”?! / Zbulohet plani serb me skemën e akademikut, ku shqiptarëve do t´ju prisheshin edhe varret!
Dossier

“Si do bëheshin sllave vajzat dhe kërkesa për 600 milionë dinarë për të përzënë 40 mijë familje, të cilat…”?! / Zbulohet plani serb me skemën e akademikut, ku shqiptarëve do t´ju prisheshin edhe varret!

August 30, 2025
“Në vitet ’70-të, disa intelektualë të rinj në Tiranë, u rekrutuan nga Sigurimi i Shtetit si ‘informatorë’, për të survejuaruar veprimtarinë e…”/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s
Dossier

“Në vitet ’70-të, disa intelektualë të rinj në Tiranë, u rekrutuan nga Sigurimi i Shtetit si ‘informatorë’, për të survejuaruar veprimtarinë e…”/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

September 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 02 Gusht 2022

Kalendari Historik 23 Gusht 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme