Nga Rafael Floqi
Memorie.al / Patrioti Kristo Floqi, është nismëtar i krijimit të Federatës Pan-shqiptare “Vatra” dhe është ndoshta i vetmi dëshmitar i ngjarjes që ka shkruar kujtimet e tij, rreth asaj. Ka në këto kujtime sa fakte dhe përjetime vetjake, të raporteve me figura të tilla sa të mëdha, si Noli e Konica, por dhe dëshmi faktike të këtij çasti historik. Ka në këto kujtime, edhe fërkime dhe hatër-mbetje, tipike mes shqiptarësh, që ndoshta e çuan Kriston më vonë, që të jepte dorëheqjen nga kryesia. Noli në “Kalendarin” e “Vatrës”, botuar më 1918-ën, jep një përmbledhje telegrafike te fillimeve të “Vatrës” kur pohon se; “Më Prill 28, 1912. U themelua në sallën e Kishës se Bostonit, 227 Tremont Street, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës ‘VATRA’ prej Shoqërive ‘BESA-BESE’, ‘FLAMURI I KRUJËS’, ‘KOMBËTARE’ dhe ‘DALLËNDYSHJA’, nënë chairmanesín’ e At Fan Nolit.
Komisioni i Përkohshme u zgjoth kështu: Sekretar, At Fan Noli, arkëtar, Lambí Çikozi, organizatorë të Degëve, Faïk Bé Konitza dhe Kristo Floqi, manager i ‘DIELLIT’ Kristo Kirka, inspektorë të ‘DIELLIT’, Paskál Aleksi, Elia Tromara, Kosta Vasil. Me 14 Korrík, 1912, u mbajt ne Lawrence Hall, 724 Washington Street, Boston, i pari Kuvént i Federatës nën chairmanesín’ e Z-it Lambi Kréshpani dhe u zgjodh i pari Komision i rregullshme i Federatës kështu: Sekretar i Përgjithshme i ‘Vatrës’ dhe Redaktor i ‘Diellit’ Faik Bé Konitza, arkëtár Lambi Çikozi, kontrollorë Kristo Floqi, Paskál Aleksi, Vangjél Gjika dhe Josíf Pani, dhe manager i ‘DIELLIT’ Kristo Kirka. Gjithë ky Kuvend, mbajti një seancë të dytë me 28 Korrík. për të votuar buxhetin dhe një seance të tretë. me 11 Gusht, ku akseptoj demicjen e kontrollorëve Kristo Floqi, Paskál Aleks dhe Vangjél Gjika dhe zgjodhi ne vend te tyre ZZ. Andrea Kristo, Koli Cakuaqi dhe At Fan Noli”.
Por po sjell këtu, kujtimet e Kristo Floqit, që u botuan më 1937-ën në revistën “LEKA”, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë, në shenjë respekti të tij si nismëtar dhe krijues i Federatës, duke dhënë atë, ashtu siç i ka shkruar ai dhe me gjuhën e kohës.
Kujtimet e Kristo Floqit, për formimin e Federatës “Vatra”
“Çështja u ashpërua fort dhe persekutim i rreptë filloj kundra nesh me burgime, me internime, me dënime e tjera, etj., sa jeta jonë u bë e paduruar. Shumë nacionalistë u shtrënguan të ikin natën me vapore, ose me kaike, tuke kaluar Adriatikun, dhe disa muar malet. Midis këtyre të dytëve, isha edhe unë i riu, u shtrëngova te shkonj në Cakranj të Mallakastrës, ku kishim Etat-Mazhorin tonë, nënë kryesinë e Bektash Cakranjit. Po kur e pamë që ish e pamundur të qëndronim edhe në malet akoma, u nevojitëm të shpërndahemi, kështu që një mëngjes të bukur, u gdhimë në Brindisi, me disa shokë dhe, mbasi e pamë që s’kishim shpresë të ktheheshim më në Atdhé, muarmë rrugën e gjatë dhe pas dhjetë ditsh, kishim mbrijtur në Boston, të Shteteve të Bashkuara.
Natyrisht në Boston, s’munt të ushtronim avokaturën, po edhe s’munt të rijnim edhe pa punë, kështu që u shpërnguam të hapim një restaurant me klientë shqiptarët, punëtorë të fabrikave në Natick. Mass. Po nuk shkuan 4 muaj dhe restauranti jonë falimentoj, se u shpërndanë më të shumtët e klientëve tonë dhe nevoja na shtrëngoi të çajmë barkazi Shtetet e Bashkuara e, të zemë vent në qytetin e bukur Salt-Lake City të shtetit UTAH, pranë Kalifomis, ku kisha një kunatin t’em, z. Kristo Poçi, që merreshe atje me disa punëra. Aty qëndrova deri më 20 të Shtatorit 1911.
Në atë kohë, shoqëria famoze Shqiptare ‘BESA-BESEN’ e Bostonit, që kishte organin e saj propagandues ‘DJELLIN’, që e redaktonte z. Faik Konitza’ me titullin ‘DJELLI’ e ‘FLAMURI’ nuk shkonte mirë me redaktorin e saj. Shqiptarët ishin ndarë në dy partina, prej të cilavet partia më e vogël, favorizonte z. F. Konizën, kur se ana tjetër, shumica nuk e deshtë, kështu që z. Konitza, u shtrëngua të tërhiqet prej redaksisë, e cila mbeti vakante.
Parija e shoqëris ‘BESA-BESEN’ ahere, e sidomos dy nga anetarët e saj, z.z. Llambi Çikozi dhe Kolë Rodhja, u adresuan né mua dhe më proponuan redaktimin e ‘DJELLIT’ me një rrogë mujore prej 50 dollarësh, tuke m’u lutur ta pranonja. Sa do që isha ngatëruar me disa punë të frytshme dhe kisha vënë një bazë të mirë fitimesh tregëtare, u shtërngova ta pranonj atë detyrë dhe kështu më 20 Shtator 1911, lashë fëmijën t’ime në Salt-Lake City dhe ardha në Boston, Mass, ku atdhetarët e atij qyteti dhe të rrethinave, më pritnë shumë bukur e me enthusiasmë të patreguar. Të nesërmet, mernja përsipër redaktimin e ‘DJELLIT’.
I shtërnguar qysh ditët e para të vizitonj kollonit e ndryshme Shqiptare të Shteteve të Bashkuara, fillova që javën e parë të shetit katund më katund, tuke mbajtur konferenca e tuke inkurajuar patriotët Shqiptarë në propagandën nacionale, e cila kish marë asi kohe një zhvillim e përparim të mjaftë. Qellimi i konferencavet, ishte sidomos për një bashkim të përgjithshem midis kollonive të ndyshme dhe pikërisht të disa shoqërive Shqiptare, me një program të njejtë patriotik, në mënyrë që të pushonte antagonisma që kishin njëra me tjetrën, e cila ishte shkak i ndalimeve të përhapjes së ndjenjavet kombëtare, pengim që e forconin më tepër edhe intrigat e parreshtura të disa atdhetarëve tonë, që ushqenin mendime grekomane për dëmin tonë e të Kombit.
Këtë qellim e vazhdova me nji aftësi të palodhur e me insistim dhe u trumbetova shpeshherë me anen e ‘DJELLIT’ në nji mënyrë bindëse e me arësyje të gjalla me shumë se tre muaj e me 100 e ca konferenca, deri sa konstatova se mundimet e mija nuk shkuan kot. Kollonit e ndryshme u bindnë më së fundi se duhej të bëhej nji bashkim i përgjithëshëm me nji qendrë, Bostonin. Dita historike e 11 Dhetorit 1911, shënoj një periudhë të ré për Shqiptarët e Amerikës. Atë ditë arritnë në Boston me qindra Shqiptarë, si delegatë të shoqërive të ndryshme, po edhè individualë. Salla e gjërë e hallit RATHBONNE u mbush plot, sa shumë veta u shtërnguan të qendrojnë më këmbë dhe qindra të tjerë mbetnë jashtë.
Në atë mbledhje a ndoth edhe Fan Noli, i cili ato ditë kishte ardhur nga Russija, kur se z. Faik Konitza, me gjithë ftimet e shpeshta e miqësorë që i bëmë vetë edhé me miq të tjerë, nuk figuroj në atë mbledhje, me që edhe shoqrija e Indianës (Gary-Indiana), që quhej ‘SKENDERBEU’ e kishte emëruar përfaqsues e’ i lutej të asistonte në atë mbledhje me rëndësi. Z. F. Konitza u mjaftua të më dergonte një letër, e cila u këndua në mbledhjen dhe përmbajtja e saj ishte këjo:
I dashur Z. Floqi,
“E mora letrën t’uaj sot pas dreke dhe ju kthej përhirime për Çalët miqësije dhe nderimi që më thoni. Për fat të zi jam fare i penguar të Dielën, as se dinja se kishit mbledhje këtë të djelë (ndonëse në katër numra të ‘Djellit’ ishte caktuar dita e mbledhjes dhe zotnis Konitza, i dërgohej gazeta rregullisht) dhe ai do më ftojë edhe kështu u lidha gjetkë për pasnesër. Ato që më thoni për bashkimin janë të pëlqyera edhè pa dyshim duhet të bëhet në gjefshim një formulë të drejtë, që ta mbarojmë pa prishur punët që kemi trajtuar gjer tani me shumë mundime. Kemi komitetin tonë, këta (Flamurin e Krujës) dhe nuk shohim ndonjë arësyje që ta prishim. Ësht e udhës të prishen punëra pa rregull e pa program, por jo punera të ndertuara me kujdes. Besoj këto t’i përqafoni dhe të më jepni të drejtë.
Mbetem juaji me besë,
FAEK KONITZA d.v.
Mbledhja kuptoj nga kjo letrë qëllimet e Z. F. Konitza, që ajy nuk e shihte me sy të mire një Bashkim të këtillë, për të cilin nuk deshtë të sakrifikojë shoqërin “Flamuri i Krujës” të formuar prej tij e që numuronte 10-12 antarë gjithsej. Z. Konitza nuk kishte qeif ta mernja unë bajrakun, prandaj si ky, si Fan Noli na qitnin gjithë-një pengime. Këto i kishin kuptuar Shqiptarët e atjeshëm dhe unë veçanërisht, ja u diktonja herë pas heret me anën e ‘DJELLIT’, organit tonë. —
Këtu shënojmë me pak fjalë, shoqëritë që existonin aso kohet në Amerikën e Veriut dhe të cilat ne mundoheshim ti bashkonim që të gjitha. Shoqëritë ishin këto: Më e madhja së gjithash ishte shoq. ‘BESA-BESEN’, pasonte shoq. ‘ARESIMI’ e Korçarëvet, shoq. ‘DALLENDYSHE’ e Neë Yorkut, shoq. ‘KOMBTARE’ e Ëorcesterit, shoqëritë ‘MALLJ I MEMEDHEUT’ dhe ‘PERLINDJA’ e Jamestoënit, shoqërija ‘LIDHJA’, Shoq. ‘GJERGJ SKENDERBEU’, shoq. ‘HYLLI AFERDITA’, Shoq. ‘BASHKIMI’, shoq. ‘M1REBERESE’, shoq. ‘PERPARIMI’, dhe komiteti i z. F. Konitza, ‘FLAMURI I KRUJES’.
Posa u këndua lista e delegatëve të ardhur, unë, si nisiatori i asaj mbledhjeje propozova të zgjidhet një kryetar që të kryesojë atë mbledhje, si dhe seancat e tjera që do të bëheshin më von dhe, që t’i bënja nder At Fan Nolit, proponova të zgjidhet ajy si kryesonjës, por Fan Noli shpjegoj e tha se, kryesija më përkiste mua, si nisiator i asaj mbledhjeje, i cili isha njëkohësisht edhè organizatori i asaj. Assambleja unanimisht ahere më zgjodhi mua dhe si sekretar, patriotin e sgjuar e të aftë, z. Llambi Kreshpanin. Kështu hapa mbledhjen, tuke shpjeguar me një fjalë të gjatë historikun e veprimeve tona dhe qellimin e mbledhjes dhe më së fundi ju dhashë fjalën me radhë, oratorëve që dëshironin të flisnin.
Pasi u shkëmbyen disa fjalime midis oratorëve të ndryshëm, një nga delegatët e dërguar, z. Marko Adams, propozoj të zgjidhet një komision prej 4 vetash nga më të çquarit, midis nesh dhe si të tillë caktoj z.z. Fan Nolin, Kristo Floqin, Faik Konitzën dhe Paskal Aleksin, dhe ky komisjon, si pas shpjegimeve të oratorit, do te merrte përsipër organizimin e një Federate të madhe Panshqiptare, me marrëveshjen e të gjitha shoqërive që existonin. Propozimi i z. Marko Adams, gjet pëlqim unanimisht dhe u prit me brohori e duartrokitje. Kështu ajo mbledhje mori funt dhe na u ngarkua neve të katërve barra, që të merreshim vesh me shoqi- shoqin dhe të caktonim bazat e para të një bashkimi të dëshiruar, si edhe kanunoren e shoqërisë.
Vendimi i parë që muarm né, mbassi u mblothmë, ishte të caktonim një sekretar, me të cilët do shkëmbeheshîn mendimet e shoqërive dhe si të këtillë emëruan At Fan Nolin, i cili e pranoj. Njëkohësisht u lajmërua edhè ç’do shoqëri që té dërgonte në qendër nga një delegat përfaqsues fuqi-plotë, që të vepronte së bashku me né për hesap të shoqërisë që e dërgonte. Rekordi i parë që çpallmë, ishte ky: Të katër të nënshkruarit, të zgjedhur prej Asamblesë si komisjon, për të gjetur udhën e një bashkimi të të gjitha shoqërive Shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u mblothmë e vendosmë:
- Të pyeten të gjitha shoqëritë e kollonit e tjera, ku nuk existojnë shoqëri, në u pëlqen një bashkim i përgjithëshëm.
- Si e dëshirojnë Bashkimin, në forme qendrore, apo si një Federatë.
- Me ç’farë soj qellimit e dëshirojnë, me qellim politik, letrar, apo me qellim propagande-popullore.
- Në rast se u pëlqen ky bashkim, kur munt të kenë zgjedhë delegatët e tyre, për të ardhur në Boston e, për të themeluar bashkimin. Njëkohësisht i lajmëronim se Komisjoni i të katërve, zgjodhi për sekretar rev.’ At Fan Nolin me adresë P. O. Box 2445, Boston, Mass me, të cilin do të bëheshin marrëveshjet. Gjithashtu i lajmëronim se mbledhja e aferme, do bëheshe më 3 Marsit 1912.
Komisjoni î Bashkimit,
F. KONITZA, KR. FLOQI, AT FAN NOLI,. P. ALEKSI.
Pak më von, ishin zgjedhur këta delegatë përfaqsuës e fuqiplotë:
Për shoqërinë ‘BESA-BESEN’ z. LIambi Çikozij për shoq. ‘MIREBERESE’ Rev. At Naum Cerrja, për shoq. ‘KOMBETARE’ të Ëorcesterit z. Kostika Treska, i cili u zëvendësua prej Kosta Vasilit, për shoq. ‘PERLINDjA’ dhe ‘MALLI i MEMEDHEUT’ të Jamestoënit, z. Kostaq Kotta, për shoq. ‘DALLENDYSHJA’ të Neë Jorkut e ‘ARESIMI’ i; Kristo Kirka dhe për komitetin ‘FLAMURI i KRUJES’, z. Elia Tromarra:
Në nji mbledhje që u mbajt më 24 marsit 1912, u vendos të bëhet kanunorja e Shoqërisë, qellimi i së cilës do të ishte për propagande popullore. Tani mungonte embri i Federatës dhe kështu u mblothmë të gjithë, organizatorë e delegatë që ta gjenim embrin e ta pagëzonim shoqërinë. Gjithsecili prej nesh proponoj edhè nga një embër, kush emrin ‘PLUGU’, kush ‘PARMENDA’ një tjetër proponoj embrin ‘KASTRIOTI’, një tjetër embrin ‘SKENDERBEU’, një tjeter proponoj embrin ‘PERLINDJA’ e gjithashtu, por asnjë prej syresh nuk gjente pëlqimin e duhur. Fundi i fundit Fan No!i, na heth në mes embrin ‘VATRA’. U pame sy ndër sy me njëri-tjetrin, jo se embri ishte i keq, po si kur s’na goditje mire në vesh, por Fan Noii me elokuencën e tij’ na dha disa sqarime e shpjegime të tjera sinjinkative e’ kështu na bindi të gjithëvet edhe e pranuam unanimisht me brohori e duartrokitje. Kështu pra, Shoqërija jonë e madhe mori titullin FEDERATA PANSHQIPTARE ‘VATRA’. Mbi këtë u paraqit edhe kanunorja e nënëshkruar prej të gjithëvet, e cila u këndua me kujdes të math, u rah e u bisedua mirë dhe u pranua, tuke u mbajtur një proces- verbal, të cilin e nënëshkruam të gjithë, organizatorë e delegatë.
Dita e 28 Prillit 1912, ka qënë dita e fundit e bisedimeve për ‘VATREN’ dhe këjo ditë munt të quhet; “dita historike e krijimit të ‘VATRES’” e cila kaqe shumë i sherbeu Atdheut’ në kohërat e rrezikshme që pasuan më vonë, shërbime me të vërtet patriotike që nuk do të harrohen kurrë. Rekordi i 28 Prillit 1912, që ish rekordi i IX, përmbante zgjedhjen e Pleqësisë së ‘VATRES’. Si pleq të këtillë, u zgjodhen unanimisht z.z. Fan Noli, Llambi Çikozi dhe Kristo Kirka. Si organizatorë për formimin e degëve të ndryshme të Federatës, u zgjedhë z.z. Faik Konitza dhe Kristo Floqi dhe si kontrollorë, u zgjodhë z.z. Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili.
Po punën më të rëndë e më të vështirë tani, e kishin organizatorët, sepsè këta të dy duhet të vijnin degë më degë e, kolloni më kolloni, që t’u mbushnin mendjen më të shumëve të hyjnin në Federatën si anëtarë, do organizoheshin pas kuptimit të shoqërisë dhe të zgjithnin se cila degë, ose kolloni pleqësinë e saj. Ç’ do organizator duhej të mbante edhë nga një konferencë të gjatë, shpjeguese të qellimeve të Federatës, por në mënyrë që njëri organizator, të mos largoheshe nga tjetri në themën që do zhvillonte, sepsè fjalët duhet të kishin po një kuptim të përbashkët. Kështu edhè u bë.
Kur u mshtuallm të dy me z. Faik Konitzën, për të ndarë e për të rregulluar midis nesh kollonit e degët e ndryshme, u ndoth edhe Fan Noli. Z. Konitza zgjodhi vetë ato prej kollonive, ose degavet që ishin më të pëmbledhura e më numerike në anëtare, po edhè mê të sigurta për t’u organizuar, kur se mua më la ato më të shumat e më të vështirat, ku ishin elementa me gjithfarësojesh mendjeje, që s’munt t’i futnje lehtë në rrugë, sepse në më të shumat e këtyre kollonive gjendeshin edhè shumë grekomanë shqiptarë, që përdornin ç’ t’u vinte ndër ment e ç’ të mundnin që të ndalonin shokët e tyrë të bëheshin anëtarët e shoqërisë VATRA.
Me gjith atë unë s’i kundrështova z. Konitzës, që të mos 600 vinte ndo një mosmarrëveshje e të çarteshe puna. Pra, z. Konitza, zgjodhi këto degë: Të Lynn-it, të Ëorcester-it, të Manchester-it, të Southbridge-it dhe të Central-Falls-it. Fan Noli, si miku e bashkë- =punuësi i z. Konitzës, u ofrua të organizojë edhè ajy, bashkë me meshet që do mbante në kishët, degët e Bostonit, të Natichkut dhe të Cochituatetit. Mua më lanë: Degët Milford, So, Framingham, Marlboro, Hudson, Taunton, Neë Bedford, Bideford Me, Saco Ale, Leëiston, Sanford, Augusta. N. H., Concodr N. H., Franklin, Penacook dhe disa të tjera mê të vogla, ku duhej të përmblidheshin nga 3-4 kolloni më një, sepsè nuk ishin kompletuar anëtarët, për aresye se ç’do degë që do formohej duhej të kishte të paktën 21 anëtarë, kur se në këto kolloni të dores së dytë, unë kisha të takonj ku 4, ku 6 edhe ku më pak anëtarë, e kështu ishte nevoja t’i konsantronj në një katund, ose qytet që të gjithë, duke formuar një degë.
Dhe këto ishin vështirsinat më të mbëdha për mua, po me gjith ato nuk u dëshpërova, po e mora punen përsipër. Më së fundi i kemi organizuar të gjitha, po ç’kemi hequr e sidomos unë, një Zot e di. Kështu punët e ‘VATRES’ gjer këtu shkonin shumë mirë, edhe mirë vazhduan deri më 14 të Korrikut 1912. Federata ‘VATRA’, si pas kanunores do të kryesohej prej një sekretari e jo kryetari, i cili sekretar do ngarkohej po me ato detyra e të drejta që munt të kish edhè kryetari dhe ky do paguhej nga 20 dollarë në muaj.
Veçanërisht, mbassi me anën e kanunores edhè gazeta ‘DJELLI’, organi i ‘VATRES’ do të ishte në kontrollin e Shoqërisë dhe gjithashtu edhè redaktori i ‘DJELLIT’ do paguhej si nga hera, po tani prej Federatës, e jo si më parë prej shoq. ‘BESA-BESEN’, e cila u konfundua si edhè të tjerat në Federatën ‘VATRA’, prandaj Mbledhja e Pergjithëshme e Federatës, që përbëhej prej kryetarëve të të gjitha degavet e kollonive, duhej tani të zgjithte definitivisht edhè për një mot-mot gjithë parinë e Federatës, do me thënë organet e saj veprues, që ishin, si thamë, sekretari, redaktori i ‘Djellit’, menazheri i ‘Djellit’, arkëtari dhe komisjoni ose kontrollorët e Federatës. Gjer ahere si sekretar ishte Fan Noli, që u zgjoth përkohësisht prej nesh në formimin e sipër të ‘VATRES’ dhe redaktor e drejtues i ‘DJELLIT’ isha unë.
Z. Konitza në këtë kohë trimujore që kaloj, prej ditës së 28 Prillit e, deri më 14 Korrik, që po bëjmë fjalë, nuk la mjet pa përdorur për të bërë propagandë midis kryetarëve të degëve të ndryshme që do të votonin, si e si të bëheshe ky sekretar i Federatës, për arësye se ish edhè ngushtë financiarisht e vuante mjaft, un i shëkonja këto vepërime të z. Faik Konitzës, po nuk kisha psè të çqetsohesha, se unë kisha redaksinë e ‘Djellit’ dhe munt të rronja familisht (psè kisha edhè familjen aty në Boston, ku jetonin bashkarisht edhè me kryeministrin e sotme, z. Koço Kotta, me gruan e tij), e prandaj jo vetëm që nuk i solla ndonjë pengim z. Konitzës, në këto veprime e përpjekje, po përkundrazi i ndihmonja edhè vetê, tuke porositur kryetarët e degëve edhè miqtë e mij të veçantë, ta ndihmonin dhe ta zgjithnin bilè si sekretar, që të jetonte edhè ajy si né, passi edhè Fan Noli ishte prift e, s’kish nevojë të bëheshe sekretar i Federatës. Mua s’ më prishte punë se të ishte ajy sekretar, do me thënë kryetar i ‘VATRËS’ e unë redaktor i gazetës, mjaftonte puna të vejë mirë./Memorie.al
DR. KRISTO FLOQI