• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, April 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Kapidan Mark Gjomarku, n’bised’e sipër i tha Patër Anton Harapit, se prej vrasjes At Shtjefën Gjeçovit e, deri n’botim të ‘Kanunit’, Kleri Katolik…”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja

“Kapidan Gjon Markagjoni, me disa Mbretërorë, është në Shkodër dhe ka deklaruar që të bëjnë qëndresë, kurse Abaz Kupi, me një barkë, është nisur për…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Prej vjetit 1944 e, deri në 1990-ën, ‘Kanuni’ kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e kësaj dite, vazhdohet…”/ Refleksionet e studiuesit Mërgim Korça, nga SHBA-ja
“Veriu i Shqipërisë, i cili flet dialektin gegë, ka ruajtur strukturat fisnore të bazuara në Familjen, Vllazninë dhe Fisin, deri sa diktatori shqiptar Enver Hoxha…”! / Studimi i panjohur i profesorit nga Japonia
“Me njerëzit e mi besnik, arrita ta nxjerr gruan time nga qelitë e burgut të Krujës dhe pasi ndenjëm tre vjet maleve, u arratisëm nga Shqipëria…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
At Shtjefën Gjeçovi
“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik

Nga Mërgim Korça

Pjesa e tretë

                                     Vrasa, simas Kanunit Maleve – Vështrim analitik –

Memorie.al / Nisur nga fakti se përgjatë diktaturës ‘Kanuni i Maleve’ tona shumë është përfolur e goditur e, aq më shumë është hedhur baltë mbi të, vendosa t’ia shtroj vetes detyrën e një analize analitike të tij (‘Kanunit’). Pikësynimi im është që të analizohet ai duke i u shmangur, me aq sa mundem ekstremumeve, e pra, jo vetëm duke mos e ndjekur shembullin e studiuesve të kohës diktaturës komuniste e, të marr kahun diametralisht të kundërt, por duke u munduar t’i analizoj pozicionimet e ‘Kanunit’ me aq drejtpeshim, sa kam unë mundësi. Në vazhdim do të vihet ré e më pas edhe do të kuptohet qartë se përse, ndonëse bir i një korçari, si edhe i një gjirokastriteje, e ndjej nevojën që duke trajtuar një temë e cila thelbësisht ka të bëjë me si rregulloheshin normat e etikës, si edhe të moralit të malësorëve të trevave të Veriut, t’u drejtohem lexuesve në të folmen gege! 

Gjithashtu mund të lexoni

“Turp i madh, një polici e tërë lufton me armë me një të çmendur, kuadrot tanë, s’janë të përgatitur të ndeshen trup me trup…”! / Raportet sekrete të Sigurimit për ngjarjen që tronditi Korçën më 12 dhjetor ’87

“Prej vjetit 1944 e, deri në 1990-ën, ‘Kanuni’ kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e kësaj dite, vazhdohet…”/ Refleksionet e studiuesit Mërgim Korça, nga SHBA-ja

                                                             Vijon nga numri kaluar

Pa as mâ t’voglin paragjykim, un e kuptoj se ky veprim vetgjyqsije t’bâmë prej malcorit jo vetëm qi ishte zbatim i gabuem i § 920 të ‘Kanunit’, por edhe i zbatuem jashtë kohe. Apo jo? Megjihatê, m’i dalë krah s’vërtetës e aspak ‘Kanunit’, edhe n’at aspekt, ky veprim kish m’u diftue i dënueshëm prej ‘Kanunit’. Pse? Sepse ‘Kanuni’ e ka pasë lejue vetgjyqsínë në kushtet e Gjaku për punë të ligë, por ama kur objektet u kapshin n’punë të lig’e sipër.

Ksisoji duhet m’e gjykue ‘Kanunin’ paansisht e, me kuptue se edhe n’kët rasë ‘Kanuni’ kishte m’e pasë gjykue edhe dënue dorërásin, për aq sa aj mbate përgjegjsí n’shkelje të normës kanunore. N’kët kontekst tash nuk mundem me i u shmângë edhe nji diskutimi tjetër. ‘Kanuni’, për kohën e vet n’thellsí t’shekujve e, mandej përgjatë Mesjetës, tue fillue me § 920 e tue vazhdue deri te § 931, përcakton normat edhe shkeljet e moralit si edhe dënimet e tyne.

Edhe un e pranoj se ishin rregulla shum strikte e dënimet ndoshta t’skâjshme. Por duhet marrë parasysh se ç’prej kur kto norma ishin rregulli i shoqnísë asaj kohe, kanë rrjedhë aq shekuj e kena mbërrîe e po jetojmë në rrethana ku e drejta ligjore, ka fillue e i miraton edhe martesat homoseksuale!(?) Pvetja qi shtroj âsht: A munden me u quejtë të drejtpeshuem gjykimet n’drejtim dënimit ‘Kanunit’ të asaj kohe me mentalitetin e sodit?

Tash u erdh radha edhe paragrafëve të nyjes njiqindetridhetetretë, t’cillt janë, s’pakut simas meje, shum me interes.

  • 958. Po vrau kush vedin, gjaku i shkon hupës.
    § 961. Po vrau i biri t’án, as s’e ndjekë kush, porsé i biri, dorërási, grîhet a prej fisit a edhe katundisht.
    § 962. Me vrá i biri t’âmën, bjen n’gjak me prindët e s’âmës.
    § 963. Me vrá i shoqi t’shoqen, bjen n’gjak me prindët’e grues.
    § 964. Me vrá e shoqja t’shoqin, prindja e ksaj bijnë n’gjak. (Ka ndollë qi prindja e ka grîe t’bijn, q’e ka bâ kët shëmtim).

Mjafton me mendue rezultatet e vdekjeve qi kishin me ndollë si rezultat vêndimesh për dënime kapitale prej trupash gjykuese shtetesh, ku dënimi me vdekje âsht në fuqí, edhe rezultati i krahasuem me ‘Kanunin’ kish me kênë jek’e jek, apo jo?

Për m’e myllë me parashtrimin e pikpamjeve t’mija rreth kreut të “gjakut”, e fillova me § 822, i cilli âsht’i pari i kreut ‘VRASA’, e jo rastësisht po due m’e mbyllë jo me ndjekje kronologjike paragrafesh, por me § 898 – § 899 edhe § 900 t’cillt flasin jo vetëm për ‘Kanunin’, por edhe sikur aj vetë u nep gjegje studjuesve t’sotshëm të s’dyja kaheve, si vlersuese e gjithashtu edhe asgjâsuese.

  • 898. Në ‘Kanû të vjetër të Malevet’ të Shqypnis, vetëm dorërási bijte në gjak, ase aj, i cilli tërhiqte, shkrepte e shprazte pushkën a ç’do armë kundra njérit.
  • 899. Shpija e t’vramit nuk mujte me ndjekë as me vrá tjetërkênd prej vllazënsh, nipash a kushrîjsh të gjaksorit, posë gishtit – dorërásit -.
  • 900. ‘Kanûja’ e vonshme përshîn mashkullimin e shpis së dorërásit mjé në ferishte djepi; kushrînin e nipat e ngjatë, edhe pse të dámë, por për 24 sahat, në valë të gjakut; e mbas 24 sahatash, do t’u qitte dorzânë shpíja e të vramit. Dy paragrafët e parë janë aq specifikë, sa edhe t’përqëndruem n’objektivin e tyne sa qi me hye e m’i komentue, veç ndonji matrahul kish m’e mârrë përsypri njat barrë.

Sa i tokon § 900, ktu ndryshon puna. S’parit, duhet m’e vûe n’dukje, se tet’ fjalt’e para të njatij paragrafi, flasin aq … sa nuk po munden me zblue vargâj hulumtuesash e studjuesash sa t’huej e, jo t’pakt’edhe vêndas lidhun me lashtsín e ‘Kanunit’. ‘Kanûja’, e quejtun e vonshme, të tân’e dijm se âsht n’jâj trup ligjuer i pashkruem q’i ka qeverisë (kur nuk kish qeverí) Malet e Shqypnísë përgjatë Mesjetës. Kurse, kah xêhet n’gojë … Në Kanû të vjetër të Maleve të Shqypnis, atje vjen puna e bâjm’e hîjmë n’at thellsí të pashkrueme të historisë, (si ishte i pashkruem deri në 1934-ën edhe vetë ‘Kanuni i Maleve’ i Mesjetës), q’i kalon kufîjt’e epokës dytë historike.

Përgjatë ksaj hullíje del n’shesh edhe se formulími i dy paragrafeve të parë, i a rrisin shum edhe shtatin moral kreut të gjakmarrjes. Pra natyrshëm vjen n’mênde pvetja; pse edhe kur ka lé nevoja m’e futë n’Kanû paragrafin 900? E majshem mirë n’mênde t’ême, se si Kapidan Gjon Markagjoni përmêndte me termin “meremetime kanunore”, ndryshimet qi ishin bâ n’Kanû n’kushtet e sundimit Otoman, kur nuk ekzistote as shtet shqyptar e, aq mâ keq edhe n’mungésë të nji qeveríje shqyptare.

Kah e pvetshem rreth ktij problemi Kapidan Ndue Gjomarkun në New York, aj m’i prûe edhe nji herë n’mêndje argumentat e t’Et se; “… tue u përtrîe kohnat e me shumimin e popullatës, ish kah nderlikohej shum ndjekja e dënimi i dorërásit, i cilli rrite i mshehun ndë far’edhe fis, tue gjetë strehë t’xétë ndër tá. Meremetimet e Kanûsë t’bâmë prej Parísë vêndit me Gjon Markun n’krye, si rrjedhoj’e zvoglojshin mundësín’e vrasësve m’e braktisë kullën e tyne e me ikë në Kosovë tue bâ qi gjaku i derdhun synesh t’shkote i hupun …”.

“Kush e mbate rêndin edhe i parandalote vrasjet n’ato kohë t’errta, – e shtron pvetjen Kapidan Ndoji? “Gryka e pushkës edhe Kanuni i Maleve”, – gjegjet aj vetë! Mbas përbluejtjes për dhetvjeçarë rêndazi të prove, si edhe kúndrave, lidhun me pozicionimin t’êm ndaj etikës si edhe moralit të nejeve të ndryshme të ‘Kanunit Maleve’, qé sot mâ n’fund muejta m’i paraqitë ato n’dritë të djellit para lexuesit, veç për nji synesh e pra për kreun e njizetedytë t’êmërtuem Vrasa.

Dukshëm vêhet oroe se un jam mundue me i u referue n’arsyetim t’êmin prûmjes para lexuesit të kândshqyrtimeve, si edhe interpretimeve t’bâme prej njerzish qi ‘Kanunin’ e njifshin bash si xhepat e tyne e, qi mue fati i jetës m’bâni m’i pasë njoftë e me pasë msue prej tyne. Për m’e mbyllë qarkun tash due me përvijue nji hullí arsyetimi, t’cillën ju ftoj t’a gjykoni. Due me marrë n’shqyrtim pa as mâ t’voglin paragjykim, por tamam me kandarin e drejtsísë, katër pozicionime për t’njajtën rrethanë, por në katër periudha të ndryshme historike.

  1. Jena n’fillimet e shekullit t’kaluem. Shtimi i popullatës shtoi edhe rasat e krimeve. Urtíja e prîsave dote m’e ndalue përhapjen e krimit. Pra, n’mungesë t’autoritetit shtetnuer u meremetue ‘Kanuni’ e prej § 899 u kalue në § 900. Qëllimi: aj qi dote m’e krye nji vepër krimi, t’ia vête mirë gishtin tâmthit t’krés para se me veprue. Pra ‘Kanuni’ e zgjanoi rrethin e veprimit hakmarrës, posaçe m’e parandalue krimin.
  2. Vijmë n’mjedisin e shekullit t’kaluem, n’kohë të nji shteti qi vepron i pshtetun në të tâna institucionet ligjore. Largimi jashtë shtetit, simbas ligjit diktaturës komuniste, u quete krim. M’e parandalue kët krim, familjet si edhe soj e sorollopi i t’arratisunit jashtë shtetit merrshin edhe i internojshin.

III. Kalojmë tash në fillimin e shekullit XXI. Dy probleme t’shëmtueta filluen m’e plazmue ftyrën e shqyptarit në Europ’ edhe në botë: trafiku i drogës edhe i prostitucionit. Shteti ekzistote si edhe të tâna institucionet ligjore, por e keqja ishte se shtetin e pshtolli n’tentakulat e tija tetkâmshi i korrupsjonit, nepër deje t’cillit rridhte párja n’xhepat e drejtuesve t’vêndit. Pra u ngërthyen s’bashkut fukaralleku me pasunimin e shpejtë. Shka kje rezultati? Filluen krimet qi keqdashsit e doemos edhe injorantat rreth ‘Kanunit’, filluen m’i quejtë veprime kanunore.

  1. Mos t’a zgjasim edhe vijmë n’vjetin 2006. T’i lâmë m’njên’ ânë propagandat politike. Kundrojmë për shka flasin faktet. Megjithse zbatimi drejtsísë âsht halá me duer t’lidhuna, por fakt âsht se shteti ka fillue me veprue e me veprue rreptë, përgjatë gjashtë muejve janë vûe n’pranga pjesa mâ e madhe e bosave t’krimit t’cillt, për tet vjete u majne e bashkë me ta edhe ata qi drejtsínë duhej t’a kishin zbatue! Si e mendoj un t’gjykuemt’ e ktyne rasave:

Rasa e I-rë: Në shoqninë pa autoritet shtetnuer meremetimi i § 899 çoi në parandalimin e njimendët të krimit me zbatimin e § 900.

Rasa e II-të: Shteti i diktaturës, me nji drejtsí të egër e vepruese n’kulm t’sajin tue vra n’kufî ke muejte me vra n’tentativë arratisje, i pazoti m’i kapë të tânë ata qi tentojshin arratín, filloi e veproi si shtet ligjuer por pa autoritet ligjuer, t’cillin e ushtrote diktati. Pa e gjykue n’se arratisja ishte krim apo jo, shteti i diktaturës qëllimit i a mbërrîni.

Rasa e III-të: Korrupsjoni shtetnuer padyshim q’i paralizote veprimet e drejtsísë ku dashtë e padashtë, edhe kjo e fûndit, rá pré e korrupsjonit gjâ e cilla krijoi kushtet qi Shqypnija të transformohej në nji shtet ligjuer pa autoritet shtetnuer edhe kaotik, sa i tokon zbatimit ligjeve.

Rasa e IV-ët: Janë vetë rezultatet në luftën kundra krimit qi flasin për nji forcim sa vjen e mâ efektiv të autoritetit shtetnuer.

E tash kërkoj lêje qi mbasi u pshteta n’arsyetimet e mija në qindat e shqyptarve qi me mêndet e tyne t’prehta i hartuene edhe i formuluene e mandej i nderuemi At Shtjefën Gjeçovi edhe i përmlodhi, të tâna materialet q’e përbâjnë ‘Kanunin e Maleve’, t’i referohem edhe un nji autori t’huej, por vetëm njênit, Kazuhiko Yamamoto, profesor i universitetit Kyushu, qi s’fûndit e ka nderue kombin t’onë me studimin e tij t’botuem me titullin “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore” (vepër kjo e përkthyeme në shqyp prej Dr. Selahedin Velajt).

Simas profesorit japonez Yamamoto, kodi i jonë ligjuer, ‘Kanuni i Maleve’, shifet se âsht bashkëkohës i kodeve të Greqisë lashtë, kohë në t’cillën kta kode përbâjshin nji bashksí vyemjesh qi funksjonojshin në mungesë të auktoritetit shtetnuer. Kta kode i ndalojshin konfliktet si edhe përshkallzimin e tyne tue e ndalue kaosin në shoqnín’e asaj kohe.

Kjo analiz’ e bâme prej Prof. Yamamotos, ‘Kanunit’ t’onë nuk ka se si me kên’e rastësishme. Profesori âsht i edukuem me Kodin e s’Drejtës Japoneze të 604-ës (mbas Krishtit) i cilli, i përmbledhun në 17 artikuj, thotë shprehimisht se Paqa edhe harmonija duhet të respektohen sepse janë shum me rândësí për marrëdhânjet n’mjedis grupeve shoqnore e me at kod u kërkote me i parandalue konfliktet, kurse sistemi perëndimuer kërkon m’i zgidhë ata mbasi ndollin.

E ftoj pra auditorin m’i kushtue përqendrim përfundimeve t’xjerruna prej profesorit Yamamoto, se s’parit, pozicionimin etik si edhe moral n’’Kanunin’ t’onë të Maleve, aj e shef nji e t’padámë me normat q’e përshkojnë Iliadën e famshme të mitologjísë greke. Pra ‘Kanunin’, n’pikpamje moshe, aj e shtynë me bindje të temelta shkencore n’lashtësí parahistorike. M’ânë tjetër profesori Yamamoto e shef ‘Kanunin’ edhe si nji dishmí të autoktonísë shqyptarve n’trojet e tyne ballkanike, ne mos tjetër s’pakut, bashkëkohës me grekt’e lashtë!

Për pa dashtë tashmâ me u zgjatë n’tjerrje paragrafesh e nyjesh të ‘Kanunit’ lidhun me kreun e XXII-të qi trajton me hollsí at temë aq t’përfolun qi âsht Vrasa, nuk mundem me i u shmângë pa i a dhânë në dorë lexuesve të ksaj analize, edhe kriterin bazë në t’cillin âsht pshtetë drejtpeshimi i ‘Kanunit të Maleve’. E kam pasë ndigjue prej gojës Kapidan Gjon Markagjonit, n’diskutime të tijtë rreth ‘Kanunit’, e m’a ka përsritë sakt mbas 60 vjetesh në 2002-shin edhe Kapidan Ndue Gjomarku, kët kriter drejtsíje madhore në njênin prej tokimesh t’mijat me tê në New York. Për mos m’u zgjatë po citoj tre paragrafë autentikë e mandej shkurtimisht disa kalime paragrafësh tjerë:

  • 1126.  Dera e Gjomarkut, âsht temeli i Kanûs.
    § 1131.  Përtej ksaj Dere, s’ka vazhdim çashtjesh.
    § 1134.  Në ç’do gjygj a pleqní, ka tagrin e fjalës së kpútme.

Kta paragrafë duket se i napin Derës Gjomarkut fuqí t’pakufizueme, apo jo? E për me i u shmângë bash njatij fakti, vazhdojnë edhe disa pika si p.sh.:

*Gjomarku nuk shkon kurr për plak. *Pleq janë krenët të trashiguem djalë mbas djali. *Gjomarku nuk u përzihet n’Kanû krenve, vetëm kur e shef se krenët e kapërcejnë kufinin e drejtsísë. *Po s’rane pleqt n’ujdí, shkojnë te Gjomarku me u gjykue. *Po s’e pranuene gjygjin e pleqve, palët e ngatrrueme shkojnë te Gjomarku por s’bashkut me pleqt. Po nuk kje i drejtë gjygji i pleqve, atbotë vendosë Gjomarku. *Me ra krenët n’kundërshtim me Gjomarkun, ky ka tagër m’e mbledhë popullin burrë për shpí e, mandej vêndimit të popullit Gjomarku i rrin!

Ksisoji a ka gjâ mâ t’bukur se për m’e bâ drejtsínë tamam të pshtetun n’kriterin e drejtsísë popullore, e pra ku Zâni i Popullit âsht Zâni i Zotit, (pa as mâ t’voglin ndryshim prej s’Drejtës Romake, e cilla thote; “Vox Populi, vox Dei”, e kjo e fundit dihet se âsht bâmun edhe gur temeli i drejtsísë moderne), megjithse n’’Kanun’ auktoriteti i Derës Gjomarkut duket i pathyeshëm, edhe ajo Der’e Madhe e ulë kryet edhe i bindet vullnetit suprem populluer!

E me qi jena bash te kreu Vrasa, qe edhe nji shêj barazije tjetër madhuer: *Gjaku i Gjomarkut baraz me ç’do gjak. Shpirt për shpirt, se dukën e ka falë Zoti!

Para se t’a mbylli kët analizë të kreut mâ t’sulmuem t’’Kanunit Maleve’ prej studjuesish apo edhe artistësh t’cillt kush për konformizëm e kush prej padíje, (por i indoktrinuem), e hodhne vallen simas vázës zyrtare të diktaturës, due me vûe n’dukje se përkrah kreut Vrasa, un kishjem n’mênd m’e trajtue edhe pozicionimin e ‘Kanunit’ karshi fêmnës e cilla, mbas vajzníjet ishte s’parit bashkshorte, mândej nân’e s’fûndit edhe gjyshe e fmijve t’konakut. Kah trajtimi i kreut Vrasa, m’kërkoi mâ shum kohë se sa e mêndojshem, nuk jam kah vazhdoj mâ me problemin e fêmnës n’’Kanun’, por n’kët drejtim due m’e prûe nji kujtim t’êmin i cilli flet për nji problem skâjshmnisht serioz.

E mbaj mênd si t’ish dje kur Kapidan Mark Gjomarku, n’bised’e sipër i pat thânë nji herë Patër Anton Harapit, se përgjatë atyne pêsë vjeteve prej vrasjes At Shtjefën Gjeçovit e, deri n’botim të ‘Kanunit’, Kleri Françeskan ka pasë vûe dorë n’’Kanun’. Patër Antoni i kje gjegjë pozitivisht e me arsyetimin se ishte rregullue e meremetue ndonji gjâ e cilla duhej bâ patjetër, si fjalavjen problemi i prishjes kunorës. Ky fakt m’ka pasë mbetë n’mênden t’ême por…i pa krye.

Mbas mbi nji gjysë shekulli, kah e pves Kapidan Ndue Gjomarkun, ky jo vetëm q’e pranoi se ish vûe dorë n’’Kanun’, por edhe m’a spjegoi psehin. Arsyja e mosvirgjinísë, simbas ‘Kanunit’, i a nepte të drejtën dhândrit, t’nesërmen e martesës, m’e kthye nusen n’gjiní e, dera e saj e babës nuk kish asnji hak me marrë n’dhândër.

Mirpo Klerit Katolik i hapte nji problem tejet madhuer, se duhej prishë kunora e prishja e saj bâhej vetëm me lêje të Papës n’Vatikan. Ksisoji Kleri e hoqi prej ‘Kanunit’ at paragraf, i cilli Kishës i hapte problem të madh, kurse palës me besim musliman, nuk i a lejote zyrtarizimin e njaj veprimi i cilli n’vazhdim krijote nderlikime jo të vogla. Pra edhe me kët kategorí besimi, ky veprim ish i drejtë.

E xûna n’goje kët moment, i cilli ka lidhje me etikën e problemit të trajtimit fêmnës n’’Kanun’, sa me ju a bâ me dije lexuesve se nji herë tjetër, me vullnesë të Zotit, kam m’e trajtue edhe kët kapitull aq t’përfolun të ‘Kanunit’ e, ndoshta e trajtoj edhe nyjen e 112-të edhe 113-të të kreut XXV-të, (Vjedhníja e Grabíja) me pae se si kish m’i gjykue ‘Kanuni’ i hershëm veprimet e sodit të disa drejtuesve të shtetit t’onë! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 01 Prill 2026

Next Post

“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke...”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari - Zaçe

Artikuj të ngjashëm

“Kur u afruam te vendi i pushkatimit, ai djali që ishte dënuar për vrasje, qante dhe kërkonte mëshirë, por Gaspër Çurçia, i tha…”/ Dëshmia tronditës e ish-prokurorit që asistoi në ekzekutimin e muzikantit të famshëm
Dossier

“Turp i madh, një polici e tërë lufton me armë me një të çmendur, kuadrot tanë, s’janë të përgatitur të ndeshen trup me trup…”! / Raportet sekrete të Sigurimit për ngjarjen që tronditi Korçën më 12 dhjetor ’87

April 1, 2026
“Prej vjetit 1944 e, deri në 1990-ën, ‘Kanuni’ kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e kësaj dite, vazhdohet…”/ Refleksionet e studiuesit Mërgim Korça, nga SHBA-ja
Dossier

“Prej vjetit 1944 e, deri në 1990-ën, ‘Kanuni’ kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e kësaj dite, vazhdohet…”/ Refleksionet e studiuesit Mërgim Korça, nga SHBA-ja

March 30, 2026
“Nuk ju mjaftuene dhetvjeçarë, tue gjykue e predikue n’bazë moralit komunist, po edhe sot vazhdoni e propagandoni, se si Këshillat Nac-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja, për ‘Kanunin’
Dossier

“Nuk ju mjaftuene dhetvjeçarë, tue gjykue e predikue n’bazë moralit komunist, po edhe sot vazhdoni e propagandoni, se si Këshillat Nac-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja, për ‘Kanunin’

March 29, 2026
“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij…”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari
Dossier

“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij…”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari

March 28, 2026
“Shoferin e zuri gjumi dhe makina u përmbys, i zuri poshtë të gjithë e mori flakë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit nga ngjarja e vitit ’49 në dalje të Milotit, ku vdiqën 20 nxënës nga Kukësi
Dossier

“Shoferin e zuri gjumi dhe makina u përmbys, i zuri poshtë të gjithë e mori flakë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit nga ngjarja e vitit ’49 në dalje të Milotit, ku vdiqën 20 nxënës nga Kukësi

March 27, 2026
“Në Klos vdiqën 5 persona nga një familje, në Patos 9 të vdekur e 5 të plagosur, në Prekal vdiqën 28 dhe 36 të plagosur,  në Fushë-Bulqizë…’ / Raportet sekrete të Sigurimit, me aksidentet tragjike në vitet ’70 – ‘80
Dossier

“Në Klos vdiqën 5 persona nga një familje, në Patos 9 të vdekur e 5 të plagosur, në Prekal vdiqën 28 dhe 36 të plagosur, në Fushë-Bulqizë…’ / Raportet sekrete të Sigurimit, me aksidentet tragjike në vitet ’70 – ‘80

March 26, 2026
Next Post
“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari – Zaçe

“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke...”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari - Zaçe

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme