• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur ishim në Kanë, sapo mori vesh se komunistët e ambasadës shqiptare në Paris, donin të vrisnin Mbretin, ai me pistoletë në dorë…”/ Historia e panjohur e kapitenit besnik të Zogut

“Kur ishim në Kanë, sapo mori vesh se komunistët e ambasadës shqiptare në Paris, donin të vrisnin Mbretin, ai me pistoletë në dorë…”/ Historia e panjohur e kapitenit besnik të Zogut
“Kur ishim në Kanë, sapo mori vesh se komunistët e ambasadës shqiptare në Paris, donin të vrisnin Mbretin, ai me pistoletë në dorë…”/ Historia e panjohur e kapitenit besnik të Zogut
“Më 9 prill 1961, në ora 15 e 40, pak minuta para se të ndahej nga jeta, Mbreti Zog I-rë, mori Princin Leka në prehër dhe i tha…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani
“Më 9 prill 1961, në ora 15 e 40, pak minuta para se të ndahej nga jeta, Mbreti Zog I-rë, mori Princin Leka në prehër dhe i tha…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Kur ishim në Kanë, sapo mori vesh se komunistët e ambasadës shqiptare në Paris, donin të vrisnin Mbretin, ai me pistoletë në dorë…”/ Historia e panjohur e kapitenit besnik të Zogut
“Më 9 prill 1961, në ora 15 e 40, pak minuta para se të ndahej nga jeta, Mbreti Zog I-rë, mori Princin Leka në prehër dhe i tha…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Më 9 prill 1961, në ora 15 e 40, pak minuta para se të ndahej nga jeta, Mbreti Zog I-rë, mori Princin Leka në prehër dhe i tha…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Më 9 prill 1961, në ora 15 e 40, pak minuta para se të ndahej nga jeta, Mbreti Zog I-rë, mori Princin Leka në prehër dhe i tha…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Kur ishim në Kanë, sapo mori vesh se komunistët e ambasadës shqiptare në Paris, donin të vrisnin Mbretin, ai me pistoletë në dorë…”/ Historia e panjohur e kapitenit besnik të Zogut

Nga SKËNDER ZOGU  

Memorie.al / Qazim Preni, nga Mati, ka shërbyer në Pallatin Mbretëror në Tiranë. Kur lindi Princ Leka, më 5 prill 1939, Mbreti Zog, e caktoi si kujdestar për mbrojtjen e djalit të tij. Qazimi ka udhëtuar bashkë me një guvernante zvicerane, gjithë rrugën në mërgim: Tiranë – Greqi – Stamboll – Sofje – Bukuresht –Poloni – Suedi – Paris. Misioni i dhënë nga Zogu i I-rë, ishte që ai të ruante Princin trashëgimtar. Në kohë lufte në Londër, kur bëheshin bombardimet gjermane, familja Mbretërore një pjesë të ditës, e kalonte nëpër tunele të metrosë, me gjithë popullsinë. Qazimi rrezikonte jetën dhe shkonte në hotel, të merrte qumështin për Princin dhe ndërresat, edhe pse ishte me shumë rrezik.

Një mëngjes, kur hyri në dhomën e Princit, që të merrte ushqimet, plasi bomba dhe dritat e hotelit u shuan, megjithatë, Qazimi arriti të shpëtonte dhe mbërriti te tuneli i sigurisë, ku ishte strehuar edhe Princi. Qazimin e kam njohur në Aleksandri, Egjipt, në 1947-n.

Atje si kujdestar vazhdonte të kishte detyrë të mbronte Princin. Ishte njeri i ndershëm, fisnik dhe trim. Kur shkonim në plazh në Aleksandri, afër Pallatit të Mbretit Faruk dhe bënim not, Qazimi, me dylbi na kontrollonte dhe nuk na lejonte të largoheshim.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Kur shkonim në shkollë, ai ishte gjithmonë me Princin, madje gjatë periudhës së shkollës, nga mëngjesi, ora 8:30, deri në 16:30, rrinte në lulishten e shkollës, pinte cigare dhe lexonte gazetat shqip, që na vinin nga Amerika. Shoferi i Oborrit, zoti Ali Temali, vinte ta merrte Princin.

Një here, kur shkuam si fëmijë në “Luna Park”, i hipëm “Rrotës së Madhe”. Qazimi, kur e pa se ishim vendosur dhe rrota filloi të lëvizte, nxori koburen dhe nga shqetësimi, detyroi operatorin të ndalonte rrotën. Fëmijët janë në rrezik, i bërtiti, duke e frikësuar atë dhe na zbriti.

Unë, kam pasur me Qazimin lidhje të mira. Isha më i madh, por Princi, me motrën time, Vera, bënin shejtanllëqe dhe Qazimi më thoshte: Ore Bubi (Nëna Mbretëreshë, Sadije Zagolli, ma kishte vënë këtë emër, që gjermanisht, ka kuptimin djali i vogël), të lutem, mos i lër të hipin në pemë, se është rrezik!

Kështu, gjatë tetë viteve që kaluam në Aleksandri, Qazimi, jo vetëm ishte në kujdesin e Princit, por edhe neve na jepte këshilla. Merrte pjesë në festat, sidomos më 28 Nëntor. Ishte kryelartë, kur bashkë, këndonim këngën: “Dhe flamuri kuq e zi, do të valëzojë përsëri në Kosovë dhe Çamëri”.

Kur u nisëm nga Egjipti në 1955-ën me një anije franceze, zoti Shaqir Sula, u ngarkua të merrte biletat. Firma greke “Phenos”, mori paret për kabinat e Familjes Mbretërore dhe për suitat. Ata na dhanë vetëm katër kabina dhe të tjera vende nuk kishte, përveçse atje poshtë, në klasat e fundit. Unë isha student dhe oficerët atje, do të flinin bashkë me mua.

Qazimi nuk pranoi, por gjeti një kolltuk dhe qëndroi jashtë kabinës së Princit, me një batanije për 3 net. I bënim bukën, i thoshim; hajde me ne, por nuk pranonte, duke na thënë se; jam roja i Princit, nuk lëviz. Erdhëm në Francë, u vendosëm familjarisht në Kanë dhe secili u stabilizua në dhomat e veta. Qazimi, sapo mori vesh se komunistët e Ambasadës shqiptare në Paris, kishin qëllim të vrisnin Mbretin Zog, flinte në ballkon me armë në dorë.

Ai qe i vendosur të jepte jetën për Princ Lekën. “Jam biri i Mbretit, ia kam dedikuar jetën Princit dhe s’ka mundësi të afrohen armiqtë”, – thoshte ai. Në Kanë, vinin personalitete të ndryshme të takonin Mbretin, Mbretëreshën e, Familjen Mbretërore dhe Qazimi, i kontrollonte me kujdes dhe kortezi.

Atje i mësoi Princ Lekës, si të shtinte me pushkë dhe me kobure. U thirrëm të merrnim pjesë në një konkurs: “Shtije të Antibes”, me të tjerë pjesëtarë të Familjeve Mbretërore, nga Egjipti, Bullgaria, Perandoria Osmane, Italia dhe kontë e dukë francezë.

Qazimi përfaqësonte shqiptarët, me Princin Leka dhe fitoi duke dalë i pari dhe Princi i treti. Në Paris, Mbreti, Mbretëresha, Princeshat dhe suita, u stabilizuan në janar 1961, por fati i keq, ishte se Mbreti u shtrua në spital. Në atë kohë, Qazimi e shoqëronte Princin në Sorbonë, ku vazhdonte studimet për Shkenca Politike dhe Ekonomike, dhe natën, e kalonte në spitalin ku qëndronte Mbreti.

Kur vdiq Mbreti, Zog i I-rë, Qazimi ishte në radhën e parë të funeralit si roja, me oficerët; Muharrem Gjoka, Ali Çupi, Bajram Neli, Jusuf Begeja dhe Sefedin Çollaku, për 3 ditë e 3 net, duke mbajtur flamurin kuq e zi. Princi, Toti (Kryeziu), Salih Doshishti dhe nipat e Mbretit, rrinim me radhë në këmbë, gjatë këtyre ditëve të vështira, përpara varrimit.

Deri në janar të vitit 1979, Mbreti Leka i I-rë, qëndronte në Madrid. Kur u largua për në Rohdezi (Zimbabve), Qazimi i tha: “Unë do të rri në këtë Pallatin tuaj dhe nuk do t’ia lë askujt, ma jepni këtë detyrë”. Mbreti e pranoi dhe i tha: “Kujdesu për Nënën Mbretëreshë, që po rri këtu”.

Mbas disa kohësh që jetoi vetëm në vilën në Pozuela (bazë ushtarake) u sëmur dhe ndërroi jetë, me fotografinë e Mbretit Leka në dorë. Nëna Mbretëreshë dhe komandant Hyllë Spahija, që e vizitonte 3 herë në vit (vinte nga Parisi), u kujdesën për varrimin e tij, në një lulishte të xhamisë marokene.

Kujtimi i tij është në zemrat tona dhe e nderojmë edhe sot. Gjatë mërgimit të Mbretit Zog i I-rë dhe të familjes së tij, ka pasur një grup oficerësh, që i dedikuan jetën, jo vetëm shërbimit ndaj Mbretit, por edhe kauzës kombëtare. Këta oficerë besnikë dhe atdhetarë që lanë Atdheun dhe familjet e tyre, me një devotshmëri të madhe, ishin një shembull që i habiti shumë të huaj, që vizitonin Familjen Mbretnore në Angli, Egjipt dhe në Francë.

Në Turqi, oficerët me gradë të naltë që qëndruan pranë Mbretit, ishin: kolonel Hysen Selmani, kolonel Shefki Shatku dhe major Allaman Çupi; oficerët e tjerë; Zejnel Shehu, Halil Sufa Branica, Ali Çupi, Bajram Neli, Muharrem Gjoka, Adem Shehu, Faik Elmazi, Halil Driçe dhe Qazim Preni.

Mbas vrasjes së vajzës në Stamboll, kolonel Selmani, në vitin 1946, shkoi pranë Familjes Mbretnore në Egjipt. Në Turqi, oficerët që jetuan atje, e vazhduan aktivitetin kombëtar kundër okupatorëve fashistë dhe me emigrantët shqiptarë, formuan një forum, nën kryesinë e diplomatit Asaf Xhaxhuli, që ishte i ngarkuari me punë, i Legatës Mbretnore në Turqi, e cila qëndroi e hapur deri në vitin 1950. Kur erdhi në krye të Turqisë, si President, Adnan Menderesi, qeveria turke, e mbylli Legatën dhe Turqia njohu regjimin komunist shqiptar.

Këtu është interesante me e përmendë kujtimin e Shkëlqesisë së Tij, Asaf Xhaxhuli, që ishte miku i ngushtë i Mustafa Qemal Ataturkut. Kur Ahmet Zogu u shpall Mbret, Ataturku, u shqetësua, pasi ishte republikan i flaktë dhe kështu u krijue një ftohtësi në marrëdhëniet ndërmjet dy kryetarëve të shtetit.

Asaf Xhaxhuli, vazhdoi takimet me Ataturkun dhe me shumë durim, ia mbushi mendjen. Pyetja e Ataturkut, ishte; pse Monarki dhe jo Republikë për Shqipninë, Asafi i tha: “Titulli nuk është Mbreti i Shqipnisë, por Mbreti i Shqiptarëve” dhe qëllimi i Mbretit, ishte me i bashkue trojet tona, si: Kosova, Çamëria, një pjesë e Shkupit dhe Preshevën.

Kur e kuptoi hollësinë e qëllimit të Ahmet Zogut, Ataturku, zyrtarisht e njohu Monarkinë Shqiptare dhe i uroi sukses Mbretit Zog. Në Francë erdhën në shërbim të Mbretit, kapiten Jusuf Begeja, kapiten Sefedin Çollaku dhe kapiten Hajreddin Halluli. Kur u nis Familja Mbretnore në Angli, Jusuf Begeja dhe Sefedin Çollaku, hynë në forcat e Francës, të tjerët vazhduan me Mbretin. Në vitin 1946, Mbreti me familjen, erdhën në Egjipt, ku Mbreti Faruk, i priti me një miqësi të madhe.

Neve me Nanën, zonja Hurijet Allaj, erdhëm në Egjipt, në tetor 1947 dhe gjatë qëndrimit tim prej 8 vitesh aty, pata kënaqësinë me njoh oficerët e Gardës Mbretnore të familjes. Përveç dy diplomatëve të lartë, si z. Sotir Martini dhe Kemal Bey Messarea, agjitanti i Mbretit, kolonel Selmani, vinte shpesh me na vizitu dhe na jepte lajmet që merrte nga Shqipnija. Bajram Neli, kishte detyrën e organizimit të brendshëm, lidhjet me shërbimet e sigurisë dhe e kryente këtë detyrë, me shumë kujdes. Zejnel Shehu, ishte një person shumë i kujdesshëm.

Ai kishte mësue gjuhën anglisht e frëngjisht dhe kryente detyrën e tij me ndërgjegje të lartë. Ai dhe Halil Branica u hodhën vullnetarë në Shqipni, kundra regjimit komunist dhe dhanë jetën e tyre për atdhe, komb e Mbret. Në shumë raste, i nderojmë këta dy dëshmorë, bashkë me mijëra dëshmorë shqiptarë.

Muharrem Gjoka, kujdestari i Tatit (Esat Kryeziu), nipi i Mbretit, ishte roja i parë. Ai shkroi kujtimet e tij, nga fundi i mërgimit në Angli, ku edhe vdiq. Adem Shehu, kushëri me Zenelin, ishte në kujdesin tonë, të fëmijëve dhe priste mysafirët. Ai ndërroi jetë në Amerikë.

Ali Çupi, një person shumë i dashtun dhe i devotshëm, më kërkonte t’i lexoja lajmet e gazetës që vinte në frëngjisht në Pallat dhe na fliste me nostalgji, për fshatin e tij në Mat. Alinë e thirrshim; Ali Baba, vdiq në Paris, e përcollëm me trishtim. Kur në korrik të vitit 1955, u larguam nga Egjipti për në Francë, me Familjen Mbretnore, oficerët erdhën bashkë me anijen franceze “Marechal Joffre”, ku zbritëm në Marseille.

Pak kohë ma vonë, Mbreti u stabilizua në Cannes, ndërkohë që Jusuf Begeja, me Sefedin Çollakun, na pritën me kënaqësi. Në Paris, na shërbente edhe Zejnel Çami, ushtarak. Ai gatuante për familjen, ishte çam dhe kishte vuajtur në kampin e të burgosurve në Shqipni. Po ashtu, edhe kapiten Hakik Elmazi, qëndroi pranë Mbretit. Këta dy patriotë, ndërruan jetë në Paris. Në janar të vitit 1961, Mbreti Zog dhe familja e tij erdhën në Paris, pasi shëndeti i Mbretit u keqësua.

Mbreti u vendos në spitalin ‘Foche’. Garda, me në krye kolonel Selmanin, qëndruan në spital, në detyrën e tyre në ruajtje të Mbretit, deri në minutën e fundit. Një flamur kuq e zi, ishte vendosë në sallën e madhe. Unë shkova në spital më 9 Prill. Sa hyna në dhomë ku qëndronte Mbreti, ai dha frymën e fundit dhe ndërroi jetë.

Salla e madhe e spitalit, u vu në dispozicionin tonë. Oficerët, qëndruan në roje nderi rreth trupit të Mbretit Zog i I-rë, për tri ditë e tri net. Me qindra shqiptarë, vinin me lot në sy dhe përuleshin para trupit të tij. Unë organizova ceremoninë funerale dhe oficerët më ndihmua. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur u punua ‘Letra e hapur e Partisë’ në fshatin Dhërmi, isha në presidium, por më kritikuan shumë, ndërsa për një komunist që kishte përdhunuar një vajzë të vogël...”/ Kujtimet e Petro Markos

Next Post

“Për ta thyer Dulo Kalin gjatë hetuesisë në Shkodër, ngjitur me qelinë e tij, morëm dy vajza të reja dhe dy të burgosur të tjerë, e...”/ Dëshmitë tronditëse të ish-krerëve të Sigurimit

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
Raporti i Sigurimit: “Leka Meksi, thotë se; Enver Hoxha ka rrjedhur, kurse Dhurata shton; udhëheqësi është budallallepsur dhe për pesë vjet, do i vrasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret, i 19 tetorit 1982

“Për ta thyer Dulo Kalin gjatë hetuesisë në Shkodër, ngjitur me qelinë e tij, morëm dy vajza të reja dhe dy të burgosur të tjerë, e...”/ Dëshmitë tronditëse të ish-krerëve të Sigurimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!