• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, November 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur isha në një qeli me Havzi Nelën në burgun e Burrelit, ai më tregonte se kur ishte me Lavdijen, në burg në Jugosllavi, UDB-ja…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik, Bedri Çoku

“Në një fshat të Skraparit, u arrestuan 12 burra dhe u dënuan me 150 vjet burg politik, pasi gjatë një dasme, ata ngritën dolli me raki për…”/ Historia e panjohur e vitit 1971
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
Si u dorëzuan Prokurori dhe Hetuesi para Havzi Nelës
“S’kish tallje më të kobshme, kur shihje policët e spiunët, t’iu hidhnin në surrat burrave pleq me një barrë mustaqe, morrat me qeska, t’i zhvishnin lakuriq dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

Nga Bedri Çoku

Memorie.al / “… Kur i doli emri për t’u transferuar nga burgu i Burrelit, për në një burg tjetër, më pak të vështirë se ky, Havzi Nela u shqetësua tej mase. Ndenji me mua gjithë kohën e ajrosjes, duke biseduar për të gjetur arsyen se pse po e largonin nga burgu i famshëm i diktaturës më të egër në botë…?! E brente ndërgjegjja e largimit nga shokët dhe miqtë e ditur, antikomunistë të Shqipërisë, sidomos dyshimi se mos unë dhe të tjerët, e merrnim largimin e tij nga ky vend i mallkuar, si shpërblim “të moralit të thyer” …

Kisha disa vite që jetoja në një dhomë me të. Si dy shokë të vërtetë. Hem për bindjet politike, hem për pasionet artistike. Ai shkruante poezi, unë prozë. Edhe pse pa shumë pretendime në art, ne ngulmonim t’i rrëfeheshim njeri-tjetrit në mënyrë letrare, qoftë për bindjet kombëtare dhe antikomuniste, qoftë edhe për vuajtjet tona shpirtërore.

Unë, për ato që m’u ndërprenë sapo u çelën, ai për çka kishte arritur të ndërtonte me sakrifica dhe ndjenja të pastra, sidomos për gruan e tij, Lavdijen, e cila vuante në burgun e Kosovës së Lushnjë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hysni Kapo nga Moska, lidhej me Enverin në Tiranë dhe si asnjë nga anëtarët e tjerë të delegacionit, nuk ishte aktiv në dënimin e kinezëve…”/ Zbulohen dokumente të reja të prishjes së Tiranës me Kremlinin në ’61-in

“Më pyetën një javë rresht, madje një herë më erdhi natën zv. ministri Brendshëm Rexhep Kolli, i cili donte të dinte se ç’mendonte Kadareja për Enver Hoxhën …”! / Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut

Atë, për të cilën ai thoshte se do të ndërtonte gjithmonë vargje, jo vetëm për hir të kujtimeve dhe jetës besnikërisht bashkëshortore, por edhe për çka ai donte dhe vlerësonte tek ajo. E kishte brengë të madhe pse Lavdija vuante në burg, ndërsa ai vetë ndjehej i kënaqur, siç e përsëriste, ngaqë bashkë vuante në një burg me patriotët e vërtetë të kombit shqiptar.

Si shok i ngushtë, gjeja tek ai jo vetëm mikun e sinqertë, bashkëvuajtësin e ndershëm e të vendosur, por mbi të gjitha mësuesin e pasionuar, që nuk reshte së foluri për nxënësit dhe nxënëset e mrekullueshme të shkollës ku kishte dhënë mësim.

I kujtoheshin ata duke qarë me lot në sy pse ai, si guximtar që ishte, në cilësinë e mësuesit të fshatit, kundërshtoi hapur përfaqësuesit e qeverisë së Tiranës komuniste, që ngulnin këmbë për të ndërtuar me përdhunë edhe në kreshpat heroike të Malësisë së Madhe, kooperativa bujqësore, si kudo në Shqipërinë e Mesme e të Jugut.

Ishte pikërisht kjo “përplasje” e parë, e drejtpërdrejt me pushtetin e diktaturës, që i trembi nxënësit e tij për pasojat që e prisnin mësuesin e tyre të dashur. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Ai i ndjehu shpejt përndjekjet e përditshme të Sigurimit të Shtetit dhe, së bashku me bashkëshorten e tij të dashur, përballë këtyre kërcënimeve hakmarrëse të njerëzve të diktaturës, vendosi të arratisej nga atdheu i shtrenjtë.

– “Para se të kapërcenim kufirin, –  tha i pezmatuar, – unë e Lavdija qëndruam një copë here, duke parë me lot në sy dritat e shtëpisë tonë; puthëm tokën dhe përqafuam njeri-tjetrin. Pastaj unë shkrova letrën ku thoshim: Po ikim me zemër të plasur për ty, Atdhe! Havziu dhe Lavdija. Ndërsa ajo vendosi buzët e saja të kuqe mbi letrën e bardhë duke qarë, unë, pastaj, e ngeca letrën në telat me gjemba të rrethimit të klonit.

– Por kurrë nuk do ta kisha besuar pa e provuar vetë, – vazhdoi ai i nervozuar, pasi thithi dy – tri herë cigaren time, edhe pse nuk e pinte duhanin, – që sllavët kanë qenë e janë armiqtë tanë të përjetshëm…”! Ai kishte mësuar përmendësh “Lahutën e Malësisë” dhe më citoi veçanërisht vargjet, ku Fishta thoshte për ne dhe serbët se: “Kena le` në mënin e njani-tjatrit”…

– “Faqe zinjtë na bënë hetuesinë dhe na dorëzuan pabesisht, burrë e grua, tek rojat e kufirit shqiptarë. E bënë këtë vetëm se pse ne u treguam të sinqertë, të ndershëm e patriotë. Nuk pranuam të shanim atdheun dhe popullin tonë, siç donin ata, madje as pranuam bashkëpunimin me ta, kundra Shqipërisë.

Nga inati na thanë se do të na kthenin, madje na treguan edhe shifrën e viteve burg, që do të merrnim nga gjykata shqiptare … Na përmendën edhe emrat e burgjeve, ku do të vuanim dënimet tona të rënda.

“Po ta them si burrat, – vazhdoi Havziu, – daç besomë, daç jo, se nuk lëvizi asnjë presje nga ato që thanë dhe vendosën jugosllavët për ne. U dënuam po aq vite burg sa thanë ata dhe përfunduam po në ato burgje që na përmenden ata…!

Tani jam i bindur plotësisht që këtu, në Shqipërinë tonë komuniste, sundojnë serbët, edhe pse këta hiqen si ‘të prishur’ me Jugosllavinë. Kjo është fatkeqësia më e madhe e popullit tonë: beson ende sikur Shqipërinë e drejton Partia e Punës e Shqipërisë…!

Po të shikosh dosjet e të burgosurve me vëmendje, nëpër burgjet tona, mbi gjashtëdhjetë përqind e tyre, vuajnë sepse i ka kthyer Jugosllavia. Me qindra janë malësorë të arratisur për shkak të kooperativave bujqësore që u krijuan me përdhunë në Veri të Shqipërisë. Pse?!…

Po të ishin jugosllavët që nuk e donin regjimin tonë, ata do ta luftonin dhe s’do të kthenin asnjë kundërshtar të arratisur nga ky regjim, duke e ditur se këtu, shqiptarët o i burgosin, o i pushkatojnë…! E njëjta gjë ndodh edhe me kosovarët që ikin nga regjimi i Titos dhe vijnë për mbrojtje në tokën amë…”!

Havziu ishte i çiltër, i butë dhe i ngrohtë në biseda, përherë i mbante buzët duke buzëqeshur. Asnjëherë nuk e ngrinte zërin. I donte njerëzit me gjithë shpirt. Në sytë e tij bojë-qielli vetëm çiltërsi dhe mirësi pasqyrohej…!

Një ditë i erdhi një kartolinë, ndoshta më e çmueshmja për të që e kaloi censurën e rreptë të Burgut të Burrelit. Ai fjeti disa net me kartolinën, duke e mbajtur nën jastëk. Këtë kartolinë ma tregoi mua pas atyre ditëve që fjeti me kokën sipër saj, në ëndërrime.

Ia kishte dërguar një nga ish nxënësit e tij, i cili ia shprehte me vargje mallin dhe respektin, gjoja i fliste axhës së vet, dhe i thoshte se ruante mbresa të pashlyeshme për të, kur ai u mësonte atyre gjëra aq të vlefshme për jetën…!

“Disa nga mësimet e tua, – thoshte ish nxënësi, – dolën siç na i mësove ti, axhë i dashur, para se të të merrnin ushtar…! Nuk paska lumturi më të madhe se sa të jetosh në kooperativën tonë bujqësore….”…

Unë kënaqesha, kur e shihja Havzi Nelën teksa qeshte me të madhe me fjalët e ish nxënësit të tij….! Qeshte fort, natyrshëm dhe me lot në sy.

– “Më vjen mirë, – më sqaroi, – që kundërshtimin tim, atëherë, më 1966, për krijimin e kooperativave bujqësore në Malësinë tonë të Madhe, nxënësit e mi e paskan kuptuar drejt….dhe po më përkrahin…”!

Vdekja e tij për ne, të burgosurit politikë në Burgun e Burrelit, ishte dhimbje e madhe. Asnjërit prej nesh, bashkëvuajtësve të tij, nuk na besohej që Havzi Nelën e kishin varur në litar. Nuk mund ta përfytyronte njeri litarin që shtrëngonte qafën Havziut, pikërisht në ato vite që po shembej diktatura komuniste në të gjithë botën, për t’ia mbyllur përjetësisht poetit zërin dhe sytë e bukur e aq njerëzor. Se pse ai s’ishte kriminel, njeri që çnderonte, vidhte apo mashtronte!

…Fajin e vetëm që mund të bënte, me siguri ngaqë s’ pranonte diktaturën dhe padrejtësitë çnjerëzore në Shqipëri, që kundërshtonte kooperativat bujqësore – shpikjen e varfërisë kolektive dhe të shprehte hapur dashurinë për jetën dhe atdheun, siç ia kishin lënë amanet të parët. Pse, ishin arsye këto për të varur në litar një njeri?

Unë e ndjeva shumë vdekjen e Havziut. Sepse, atë ditë që ai do të largohej nga burgu i Burrelit, nguli këmbë qysh në ajrosje që unë të pranoja si kujtim jorganin e tij. Ky ishte një veprim sipas traditës së pashkruar në burgun e Burrelit ku, cilido që lirohej apo transferohej nga ai burg, nuk duhet të merrte me vete as jorgan, as libra. Të dyja konsideroheshin mjete strategjike, për mbijetesën e atyre që do të mbeteshin në atë vend të mallkuar…!

Fjeta disa vjet nën jorganin e Havzi Nelës. Madje, edhe pasi mora telegramin e lirimit të tij nga burgu i Spaçit, që më gëzoi tej mase. E, për lirimin e Havziut, duartrokitën të gëzuar edhe të burgosurit e tjerë në burgun e Burrelit, sapo unë ua kumtova lajmin…!

E, kur ai vdiq, jorganin e tij e mbështolla me një çarçaf të bardhë dhe e lashë në magazinën e rrobave. Por më ngeli peng që s’e gjeta aty, pasi më rikthyen për herë të dytë në burgun e Burrelit, ngaqë…jorganin e Havzi Nelës, e kishin ndarë bashkëvuajtësit copa-copa, për të pasur secili një kujtim prej tij…! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Abaz Kupit i treguan, se djali i bajraktarit të Tropojës, komunist në batalionin ‘Perlat Rexhepi’, e preu në besë Patër Lek Lulin, i dërgoi fjalë Sali Manit...”/ Historia e panjohur e vrasjes së klerikut të famshëm

Next Post

“Hysni Kapo nga Moska, lidhej me Enverin në Tiranë dhe si asnjë nga anëtarët e tjerë të delegacionit, nuk ishte aktiv në dënimin e kinezëve...”/ Zbulohen dokumente të reja të prishjes së Tiranës me Kremlinin në ’61-in

Artikuj të ngjashëm

“Në Konferencën e Tiranës situata ishte e elektrizuar, jugosllavët na e bënë mëndjen çorbë; të njëjtin person tani e shikoje në “Dajti” dhe më pas te…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Hysni Kapo nga Moska, lidhej me Enverin në Tiranë dhe si asnjë nga anëtarët e tjerë të delegacionit, nuk ishte aktiv në dënimin e kinezëve…”/ Zbulohen dokumente të reja të prishjes së Tiranës me Kremlinin në ’61-in

November 16, 2025
“Florian Kolaneci tha se i ka bërë disa herë vërejtje shokut Elham, por ai kish ofenduar shokët Kosta Gazeli dhe Jorgo Çuli…”/ Raporti sekret i Rexhep Kollit, në ’82-in
Dossier

“Më pyetën një javë rresht, madje një herë më erdhi natën zv. ministri Brendshëm Rexhep Kolli, i cili donte të dinte se ç’mendonte Kadareja për Enver Hoxhën …”! / Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut

November 16, 2025
“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën
Dossier

“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën

November 13, 2025
“Ajo mund të bllokonte daljen në det të mjeteve luftarake në raste alarmi, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e dy specialistëve, mbi misterin e gazit nënujor në Bazën Ushtarake të Bisht Pallës, në vitet ’80-të
Dossier

“Ajo mund të bllokonte daljen në det të mjeteve luftarake në raste alarmi, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e dy specialistëve, mbi misterin e gazit nënujor në Bazën Ushtarake të Bisht Pallës, në vitet ’80-të

November 12, 2025
“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e…/ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën
Dossier

“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e…/ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën

November 13, 2025
“Rrugës nga Elbasani për në Liqenin e Ohrit, sheh policë dhe më shumë gomerë të ngarkuar, sesa ‘Xhip’-a, kurse kopetë me dele…”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën
Dossier

“Rrugës nga Elbasani për në Liqenin e Ohrit, sheh policë dhe më shumë gomerë të ngarkuar, sesa ‘Xhip’-a, kurse kopetë me dele…”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën

November 13, 2025
Next Post
“Në Konferencën e Tiranës situata ishte e elektrizuar, jugosllavët na e bënë mëndjen çorbë; të njëjtin person tani e shikoje në “Dajti” dhe më pas te…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit” për të internuarit e Zvërnecit

“Hysni Kapo nga Moska, lidhej me Enverin në Tiranë dhe si asnjë nga anëtarët e tjerë të delegacionit, nuk ishte aktiv në dënimin e kinezëve...”/ Zbulohen dokumente të reja të prishjes së Tiranës me Kremlinin në ’61-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme