• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, December 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës

“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës
“Nurien nga Vlora, një spiune e rekrutuar nga Sigurimi, ish-pjesëtare e ‘Ballit Kombëtar’, e mori me vete drejtori burgut, Metani…”/ Rrëfimi tronditës i ish-shoqes së qelisë, së Musine Kokalarit
“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës
“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës
“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës
“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës

Nga Raimonda Moisiu

Pjesa e parë

Memorie.al / Prof. Neki Babamusta me origjinë nga Kavaja dhe prej vitesh me banim në SHBA-ës, një penë e njohur në fushën e publicistikës dhe gjithashtu një historian mjaft e njohur në Diasporë dhe trojet shqiptare, i cili na rrëfen në këtë intervistë, marrëdhëniet e tij të hershme me Amerikën, por jo vetëm…! Ai tregon gjithashtu se si familja e tij shpëtoi në vitin 1943 një familje hebreje, si dhe disa ushtarë italianë, që kishin dezertuar nga fronti i luftës…! Në rrëfimin e tij të gjatë, Prof. Babamusta na tregon edhe për një nga situatat më të vështira që ka kaluar në jetë, atë të vitit 1954, kur ishte vetëm 17 vjeç e shërbente si mësues në Pezë. Aty iu desh të futej mes dy grupeve të armatosura të së njëjtit fis, ku njëra palë ishte e Babë Myslymit, kurse pala tjetër e vëllait të tij, Shyqëriut, i cili ishte vrarë në Luftë! Lidhur me këto e të tjera, si ngjarja e marsit 1992, kur ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Rajerson, vizitoi Kavajën dhe atij do t’i rrezikohej jeta nga një komplot i ekstremistëve komunistë, do njihemi në këtë intervistë të gjatë në dy pjesë. 

Babamusta, a mund të na tregoni motivin dhe interesin që ngjalli te Qeveria Amerikane, për të nderuar Atë & Bijë – Ju i nderuar Prof. për kontributin tuaj ndërkombëtar dhe demokracinë, dhe vajzën tuaj Ermira – “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare”?

Gjithashtu mund të lexoni

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!

“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera

Kombi i madh amerikan është ndërtuar, bazohet dhe funksionon mbi bazën e vlerave demokratike dhe humanitare botërore. Bazuar në përkrahjen historike që SHBA-ja i ka dhënë kombit tonë, në momentet më kulmore dhe në çdo kohë, për shqiptarët, Amerika vlerësohet me zemër si kombi i dytë.

Si pjesë përbërëse e kombit shqiptar, dy fiset “Babamusta” dhe “Cani”, koha prej afro 100 vitesh ka qenë periudhë bashkëpunimi e afrimi në forcim të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane.

Shkolla amerikane në Kavajë, themeluar në 1920 (Golem), Lufta Çlirimtare (vitet 1941-‘44), Fronti i Rezistencës (1944-‘46), fitorja e Demokracisë (22 mars 1992) dhe ardhja e ambasadorit të parë Amerikan në Kavajë z. William Ryerson (15 mars 1992), Lufta Çlirimtare e Kosovës (1998-‘99), qëndrimi në SHBA-ve, dy herë si familje dhe takimet në Kongresin Amerikan (1999 & 2003), si edhe angazhimet e vajzës time, Ermira në politikën amerikane – janë dëshmi e qartë e kësaj miqësie të hershme.

Kjo lidhje e ngushtë e familjes time, mes SHBA-ës dhe Shqipërisë, karakterizohet nga një miqësi e fortë dhe aleanca të përbashkëta si në frontin diplomatik dhe në aspektin social-kulturor.

Profesor Babamusta, si u ndjetë mbas atij dekorimi të lartë nga Kongresi Amerikan, si “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë”?

SHBA-ja si vend i demokracisë funksionale, rrezaton për vlerat e çdo njeriu, pavarësisht kombësisë, racës, prejardhjes apo vlerave fetare. Çdo person që ia ka kushtuar jetën vlerave njerëzore, paqes dhe demokracisë, për popullin amerikan dhe Qeverinë e saj, je një vlerë e respektuar, dhe në kuptimin metaforik “yll hollivudian”. Edhe përpara kombit tim, dy fiset “Babamusta” dhe “Cani”, janë tepër të nderuar, bazuar në fakte.

E veçanta e dekorimit të dytë (e para dhënë nga kongresmeni Kennedy në 2004) u dha me 4 korrik 2013, ditën e festës së pavarësisë së SHBA-së, dhe me miratim tepër të përzemërt nga Kryetari i Senatit Amerikan z. Harry Reid. Natyrisht, ndjesia qe me emocione të jashtëzakonshme. Merita dhe lavdia i takon kombit tim.

Si i barabartë në mes të barabartëve ndjehem krenar përkrah falangës qindra-mijëshe të bashkëkombësve të mi, që punojnë për të njëjtin qëllim. Falenderoj në mënyrë tepër të përzemërt Kongresin Amerikan, senatorin Harry Reid, qeverinë e SHBA-së me në krye Presidentin e vlerave paqësore në botë, Obama.

Për dy fiset tuaja Babamusta dhe Cani, thuhet se ka shumë shkrime dokumente në Arkivin Qendror të Shtetit dhe botime të përditshme. Ç’mund të na thoni për momentet më të dhimbshme të këtyre familjeve, burgu, mbi 80 jetë njerëzish të persekutuar e të pushkatuara. Cili qe kërcënimi që këto fise i sillnin sistemit diktatorial komunist, në fuqi?

Papa Françeso ka thënë, “shpëtojeni jetën… është e ardhmja e njerëzimit”! Të vrasësh një njeri është çmenduri, bëhesh mëkatar i përjetshëm. Vetëm dashuria njerëzore e ngroh, e fisnikëron dhe e bën më të begatë jetën dhe më të ngrohtë Universin. Ndonëse shpirti i mëkatarit mbetet në errësirë, mëkatet e tij dalin në shesh.

Nuk kam për ta harruar ditën (në maj 1954) kur u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetëve, të cilët ishin në grindje politike, përçarë nga Partia Komuniste dhe ishin gati për vëllavrasje politike (lufta e klasave).

Njëri grup anonte me Shyqyri Pezën (pushkatuar nga diktatura), bashkëpunëtor me anglezët, ndërsa grupi tjetër anonte nga vëllai i tij, Myslim Peza, që përkrahte regjimin komunist në fuqi. Kam qenë vetëm 17-vjeç, mësues në fshatin Gjysylkonaj, kufi me Pezën. Me shpejtësi u futa në mes dhe thashë me zë të lartë; “para se të vriteni vëlla me vëlla, qëlloni mbi mua. Vritni mësuesin tuaj”.

Me fat u shmang gjakderdhja në mes 35 familjeve (me shumë kurorë) të fshatit. Mbas dy ditësh ftova në shtëpinë time në Kavajë tetë përfaqësuesit e tyre, ku u bë pajtimi i gjaqeve midis dy grupeve. Në nëntor 1964, gjatë kryerjes së shërbimit tim ushtarak në Elbasan, më kërkuan për të më rekrutuar në organet e Sigurimit të Shtetit, për shërbim të jashtëm diplomatik. Natyrisht refuzova t’i shërbeja regjimit komunist, sepse nuk ma lejonte ndërgjegjja të fusja në burgje njerëz të pafajshëm.

Refuzimi pati pasoja për të ardhmen time. Më keqtrajtuan: i tramatizuar u shtrova në Spitalin Ushtarak të Elbasanit (nëntor 1964), që në fillim më mohuan të drejtën e studimit (të cilën e mora me korrespondencë, si shkollën e mesme dhe universitetin), më pushuan nga puna, më transferuan në zona të largëta dhe përndoqën familjen time.

Nga persekutimi komunist të dy fiset patën pasoja të rënda. Mbi 20 vetë të vdekur nëpër burgje, të burgosur dhe internuar. Vëllain e gruas, Naim Cani, vetëm 21 vjeçar, e shtypën me makinë në orar të punës.

Megjithëse familja u interesua për të gjetur personin dhe shkakun deri në organet e larta të qeverisë së kohës, heshtën dhe nuk morën asnjë masë ndaj shoferit që kreu vrasjen. Babai im, Beqir Babamusta, pësoi një vdekje të dhimbshme. Në vitet e para të çlirimit, këshilltari i lagjes i bënte presion psikologjik vazhdimisht, duke i thënë: “Unë jam Enver Hoxha”. Babai vdiq nga ataku në zemër, në moshë shumë të re, 68 vjeç.

Edhe vajza ime Ermira, ndonëse mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën tetë-vjeçare dhe konkursin e anglishtes, komisioni i provimit të anglishtes nuk i dha të drejtën për të vazhduar shkollën e mesme. Komisioni vendosi të dërgonte në shkollën e mesme në Gjuhët e Huaja në Tiranë, bijë komunistësh dhe funksionarësh të pushtetit, ndonëse ato nuk fituan pikët minimale në konkurs.

Si morëm rezultatin negativ, me ndërhyrjen time dhe të gruas, i kërkova komisionit të përsëritej provimi dhe të korrigjoheshin të gjitha provimet e pjesëmarrësit në konkurs para nesh. Një anëtare e komisionit të provimit në një qytet tjetër, na lajmëroi se po korrigjonin të gjitha provimet, duke u bazuar te përgjigjet e provimit të Ermirës, që ishte më i miri.

Edhe pse Ermira meritonte pikët më të larta, ia ulën pikën me kërkesë të kryetarit të komisionit. Vajza ime, e indinjuar iu drejtua komisionit: “Rezultatet e gabuara që dhatë ju, do t’i verifikojë shkolla e Gjuhëve të Huaja në Tiranë dhe Ministria e Arsimit”.

Po për strehimin e një familje hebreje dhe ushtarëve italianë pas kapitullimit të Italisë Fashiste të Benito Musolinit, ç’mund të na thoni?

Ish Mbreti Zog, për humanizmin dhe inteligjencën që karakterizonte izraelitët, në vitin 1938 nënshkroi marrëveshjen me Evropën, që nëpërmjet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të sillte në Shqipëri disa mijëra hebrej. Në fillim u instaluan në Vlorë, dhe pastaj në tërë Shqipërinë. Hitleri shfarosi nëpër kampet e përqendrimit në krematoriume (furrat e vdekjes), mbi 6 milionë hebrenj.

Populli shqiptar, krenohet për humanizmin e tij sepse shpëtoi jetën e mbi 2.000 hebrenjve. Në Kavajë, ish-sekretari i gjyqit, Mehmet Babamusta (“Dëshmor i Atdheut”), në bashkëpunim me përmbaruesin, mësuesin patriot Mihal Lekatari, (“Mësues i Merituar”), arritën të pajisin me pasaporta shqiptare në fazën e parë, 178 hebrenj.

Në shtëpinë time, nëpërmjet kushërinjve Ragip, Mehmet dhe Ibrahim Babamusta, sollën për strehim një familje izraelite rrobaqepësish, prej 4 vetash: burrë e grua me dy fëmijë (djalë e vajzë), në tetor 1943. Edhe pse ishte rrezik i madh, i pranuam si miq dhe i dhamë besën.

Babai im, Beqiri, komunikonte me to në italisht. Familja na tregoi që pjesëtarët e tjerë të familjes izraelite dhe shumicën e fisit, ia kishin vrarë gestapoja hitleriane. Më ka mbetur në kujtesë pamja e tyre e trishtuar, sidomos fati i fëmijëve.

Trishtimi i tyre shoqërohej me një buzëqeshje të ëmbël për prindërit e mi (Beqir dhe Rabihane Babamusta), që i mbajtën të strehuar për tre muaj. Gjatë kësaj kohe jetonim me frikën e kontrollit nga ushtarët gjerman. Gjatë kontrollit ushtarët gjerman vrisnin të gjithë anëtarët e familjeve që strehonin izraelitë.

Edhe pse lagja ishte në dijeni, askush nuk tregonte. Kur morëm vesh se në lagje filloi kontrolli nga ushtarët e gestapos, me shpejtësi e larguam familjen, për t’i fshehur në një kasolle bagëtish tek livadhet, 700 metra larg shtëpisë.

Asnjë izraelit në Shqipëri nuk u denoncua te nazistët as nga qytetarët shqiptar e, as nga qeveria shqiptare – një dashamirësi dhe humanizëm i madh që tregon integritetin dhe karakterin e fortë të popullit shqiptar. Pas tre muajsh, djali i xhaxhait, Mehmet Babamusta, i pajisi me dokumente dhe familja izraelite kaluan Adriatikun. Ndarja qe tepër emocionuese me përqafime dhe lot në sy, i puthnin duart babait dhe nënës time.

E konsideronim familjen hebreje si familjen tonë. Mihal Lajkatari për këtë akt heroik që kreu me Mehmet Babamustën (djali i xhaxhait tim), duke shpëtuar qindra jetë izraelite në shenjë nderimi dhe mirënjohje u thirr nga qeveria izraelite në Tel Aviv.

Atij iu dhurua dekorata e mirënjohjes dhe emri ndodhet i shënuar në përkujtimoren e Muzeumit Historik në Tel Aviv. Po aq mbresa të thella më ka lënë strehimi i gjashtë ushtarëve italianë, që kishin dezertuar nga fronti i luftës (8 shtator 1943).

Gjermania, pas kapitullimit të Italisë, kërkonte ushtarët italianë për t’i rekrutuar në ushtrinë gjermane. I strehuam ushtarët tek depoja e bereqetit, dhe natën flinin në një dhomë, tek bodrumi i shtëpisë. Më kujtohet se ne fëmijët (unë rreth 7-8 vjeç), bashkë me ushtarët italianë qëronim misër te hauri (magazina), vendi i strehimit.

Për t’ia hequr mërzitjen, babai i mbante me shaka duke komunikuar në gjuhën italiane dhe i jepte shpresën me fjalë zemre, se së shpejti do të riktheheshin në familjet e tyre. Më i riu nga ushtarët, Xhuzepe, me lot në sy përqafonte nënën: “Mia Mama – a do shkojmë gjallë në shtëpi te prindërit tanë”?

– “Po, – i përqafonte nëna, – së shpejti do ndodheni pranë familjes tuaj”. Mbas dy muajsh qëndrimi, si u pajisën me dokumenta, gjashtë ushtarët u rikthyen në vendlindje. Pasi arritën, na sollën përgëzime të zemrës, sepse shpëtuan pa u kapur nga gestapoja.

Dy fiset Babamusta dhe Cani janë vlerë kombëtare e historike, kjo falë kontributit të tyre të çmuar e të njohur për patriotizëm, atdhetari, demokraci, paqe dhe bujari, ku familjarisht keni pritur dhe përcjellë shumë figura historike shqiptare dhe ndërkombëtare. Na tregoni më shumë për disa nga personalitetet që keni bashkëpunuar dhe mirëpritur?

Koha i bashkon ose i largon njerëzit. Në Peqin, në pjesën perëndimore të qytetit, në afërsi të lumit Shkumbin, ndodhet një godinë – kullë dykatëshe (ndërtuar nga Ramazan Cani, gjyshi i gruas sime, Suzanës), ku në dy pjesë ballore janë skalitur në gur dy shqiponja, simbol i vatrës patriotike. Te kulla e Ramazan Canit, mblidheshin udhëheqja e partizanëve për problemet e Luftës Nacionalçlirimtare, që nga fillimi i viteve 1942-‘44 (më pas u lidhën me Frontin e Rezistencës). / Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi...”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri

Next Post

“Ne kemi mësuar shumë nga xhaxha Nashoja dhe Papa Viktori, dy emblema të serenatave korçare, perla të cilat...”/ Dëshmia e rrallë e Devi Becollit, artistit që bën krenar zonën e Devollit

Artikuj të ngjashëm

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!
Intervista

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!

December 5, 2025
“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera
Intervista

“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera

December 5, 2025
“Në atë kamp, kishte nëna me vendosmëri stoike që, pa derdhur pikë loti, varrosnin me duart e veta krijesat e tyre dhe…”/ Dëshmia tronditëse e italianes që vuajti 46 vjet internimeve
Intervista

“Një fëmijë 12 vjeç, i sëmurë, më kërkonte bukë, por ku ta gjeja?! Ai e kishte ngrënë racionin e vet dhe pas pak më pyeti: Doktor, a do vdes?! Ashtu ndodhi…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës

December 4, 2025
“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan,  pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës
Intervista

“Një grua nga Mirdita, kishte dy fëmijë të vegjël të sëmurë, ndërsa merrej me njërin, kthen kokën dhe pa se ky kishte vdekur, filloi të ulërij e më pas qeshte…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës

December 7, 2025
“Më 9 prill 1961, në ora 15 e 40, pak minuta para se të ndahej nga jeta, Mbreti Zog I-rë, mori Princin Leka në prehër dhe i tha…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Intervista

“Ngjitja ime në fron u bë në përputhje me kushtetutën Mbretërore shqiptare, por ajo duhet të ratifikohet nga populli dhe kur situata të më lejojë, unë…”/ Intervista e panjohur e Leka Zogut, Zvicër 1962

November 30, 2025
“Reshat Leskaj më arrestoi se kisha sharë Enver Hoxhën dhe më torturonte në qelitë e Degës së Korçës, vuajta 9 vjet në Spaç, gruaja komuniste më divorcoi, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e korçarit rebel
Intervista

“Rolin e Shpëtimit te ‘Në fillim të verës’, ma besoi as/regjisori Esat Musliu dhe fitova nga dhjetë kinoprova, por regjizori Erebara, donte të ma hiqte…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit të njohur të kinematografisë

November 28, 2025
Next Post
“Ne kemi mësuar shumë nga xhaxha Nashoja dhe Papa Viktori, dy emblema të serenatave korçare, perla të cilat…”/ Dëshmia e rrallë e Devi Becollit, artistit që bën krenar zonën e Devollit

“Ne kemi mësuar shumë nga xhaxha Nashoja dhe Papa Viktori, dy emblema të serenatave korçare, perla të cilat...”/ Dëshmia e rrallë e Devi Becollit, artistit që bën krenar zonën e Devollit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme