• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, November 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur ish-ministri Abdurrahman Dibra, mik i ngushtë i Zogut, i kishte thënë atij se; Luigj Gurakuqi po të shan dhe të përflet, Zogu i përgjigj…”/ Refleksionet e publicisti të njohur, ish-ambasador në Vatikan

Si u bë i mundur botimi i “Lahuta e Malcisë” dhe fjala e prof. Aleksandër Xhuvanit në varrimin e Fishtës më 31 dhjetor 1940
Kalendari Historik 20 Shkurt
Kur malsorët e Hotit, Trieshit dhe Grudës, me në krye Patër Anton Harapin, Fishtën dhe Gurakuqin, në vitin 1918 i dërguan një memorandum Kancelarive të Perëndimit
Kur malsorët e Hotit, Trieshit dhe Grudës, me në krye Patër Anton Harapin, Fishtën dhe Gurakuqin, në vitin 1918 i dërguan një memorandum Kancelarive të Perëndimit
”Elbasani, qyteti i mrekullueshëm që ka prodhuar inteligjencën kryesorë të vendit, ka gjithashtu dhe një klub akademik, ku…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
Luigj Gurakuqi dhe Sali Hida Hoxha - Memorandumi i Greçës, korrik 1911

Nga Kolec Çefa

Memorie.al / Nuk mund të ketë njeri të plotsuem e pa mungesa, nuk mund të ketë njeri të përkryem e pa gabime, nuk mund të ketë njeri krejtësisht të pastër e pa mëkate, sado të vogla, por, po të kishte një njeri të tillë, ndër politikanë sidomos, i pari do të thoshe âsht Luigj Gurakuqi. Në fytyrë: një flakë energjie entuziaste i jepte nur, fytyrë burrnore, e hijshme, ku vezullonte vizioni patriotik. Ata sy të qetë e të urtë, ato fjalë të meçme e frymëzuese, atë trimni të matur e patriotike, i pëlqente gjithkush. Të bajshin për vete sytë e tij të bukur, ku mençuria lexohej në shkëndijat e tyne, ku zemërbardhësia lexohej në gazin e tyne, ku ekuilibri shpirtnor pasqyrohej në qetësinë e tyne.

Kishte një mendim të mirë për të gjithë: afrues, inkurajues, tolerues; një zemër të hapët për të gjithë: të tejdukshme, të bardhë, të ngrohtë; një buzëqeshje të kandshme për të gjithë: të sinqertë, të përzemërt, joshëse. Shpesh shpërthente në gaz, por dinte të bahej serioz. Dhe i kishte hije edhe gazi, edhe serioziteti. Se nuk e tepronte as njenin, as tjetrin. Kishte aftësinë me ndejë me të gjithë.

E, me të gjithë, krijonte marrëdhënie të përzemërta, se udhëhiqej nga parimi fisnik: Të kuptohemi, të merremi vesh me të mirë, të duhemi se jemi shqiptarë, jemi njerëz! Mishnonte parimin njerëzor: “Po gaboj, qortoje; po u pendue, fale”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori…”/ Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43

“Komisioni vendosi qitjen jashtë Tirane dhe të kihet kujdes që asnjë anëtar i këtyre familjeve…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 500 familjeve “reaksionare” që u përzunë nga Tirana, më 7 nëntor 1946

Studioi në burime të pasuna, të shëndetshme, të kullueta, me mësues të ditun, të talentuem, patriotë. Mësimet gjimnaziare i mori në Kolegjin Saverian, mësimet liceore ndër arbëreshët. Përfundoi në Napoli.

E filloi me flakë ideali e guxim rinie, e vazhdoi me trimni idealisti, e e mbylli me burrni martiri. I urti nder fjalë, i matuni në sjellje, energjiku në veprime të mbara. Politikani i urtë që dinte të dialogonte ma mirë se të tjerët: ma shumë dëgjonte se flitte. Dinte të dëgjonte me vëmendje e duresë. Edhe kundërshtarin e dëgjonte deri në fund. Dhe në bisedat e tij kishte zgjuarsi, arsye, logjikë, shpesh humor, gjithmonë dashamirësi. Flitte fjalë me hapësirë mirëkuptimi, frymëzue nga bukuria e virtytit, forca e karakterit, fjalë plot mendime e ndjenja që çlodhshin mendjet e ngrohshin zemrat.

Gjatë bisedës kuptonte dhe vlerësonte bashkëbiseduesin, por kishte nuhatje të hollë e të thellë prej specialisti të diktonte edhe çka fshihte fjala e sheqerosun. Fjalën nuk e përdorte me krijue hendekun; “na” e “ju” e, aq ma pak, nuk hidhte në biseda e kritika a nuanca ufulluese. Ishte gjithmonë i gatshëm për të gjetë rrugën e marrëveshjes e të mirëkuptimit.

Ideues konsensusi, i pëlqente fjala e urtë: “Ku asht bashkimi, aty asht ngadhënjimi”. Fjalët e tij kishin një ndriçim hyjnor. Mbante ekuilibër, një ekuilibër po, por mbi themele të shëndoshta, një ekuilibër mirëkuptues, të qëndrueshëm e afatgjatë. Mjeshtërisht, ashtu urtë e butë, ia thente vezët gjarpinjve, ia hiqte helmin akrepit, ia zbulonte thimthin gjuhës së ligë. Ai luftoi prirjen tinëzare arbitrare për të pengue çdo formë vullneti për diktaturë.

Por i miri e ka armikun mbas dere. Edhe atë e ndoqi një opinion armik, formue nga thashetheme llafazanësh, dinakësh, ta paaftësish, maliciozësh, smirëzezësh. E përlyen thashethemet e gojëve të ndyta, e sulmuen gazetat pro qeveritare e kundërshtare, e fitimet e jetës së tij politike, qenë “rrezik jete, vuajtje”. Lexoni për jetën e tij mohimin e veprimtarisë së tij, sa qe gjallë, kërcimet, nëpërkëmbjet, në ato kohë kur tradhtia paguhej, shpifja përkrahej, akuza nxitej. “Na e vranë e na e shanë, na i thanë tradhëtor”!

Pranonte kompromisin që sjell dobi për të gjithë, nuk pranonte kompromisin që sjell përfitim vetjak, se ku fillon kompromisi, fillon e ligështohet e drejta, se ku fillon interesi, dobësohet e vërteta. Koncesionet i mbante imorale; privilegjet, favoret kërkonte të ndaloheshin me statut, ndihmat, dhuratat duhet të pranohen me kujdes e rezervë.

Heshtjen për frikë e mbante ligshti, heshtjen për pajtim e mbante urti, heshtjen për të fshehë të vërtetën e mbante mashtrim. Kur shfrim dhune, kur shfrim mllefi, kur shfrim përbuzjeje. Dinte të rrezikonte shpesh, por kur të humbiste kurajën. Edhe kur pengohej, gjente forca për një vrull të ri. Në ato kohë të zymta, ushqente shpresa të bardha. Po, Gurakuqi ishte i drejtë, ishte i sinqertë, ishte i butë, ishte i dashun. Edhe pse e dinte se drejtësia, sinqeriteti, butësia, dashunia, nuk janë këshilltarë të mirë për politikanin. Por ai u dinte kufinin.

Nuk njihte kreni, por nuk e tepronte në përvujtëri; s’mbante inat, por as nuk harronte të keqen; nuk njihte intrigën, por as nuk binte pre e saj; e njihte egon, por nuk humbte dinjitetin, nuk njihte tradhtinë, çmonte besën. Mbështetej në traditën, por nuk mbyllej në të, se ideja kombëtare i hapte horizonte të reja. Rrallë kush kishte atë harmoni të përkryemë mes mendimit e ndjenjës, mes fjalës e veprës, mes zellit e vullnetit.

Fjala asht arma e të meçmit, pushka asht arma e trimit, falja asht arma e burrit. Gurakuqi i kishte të tria: edhe i meçëm, pse e shkroi fjalën e urtë, edhe trim se e shprazi mbi armiq, edhe burrë se diti me falë. Qe fryt i pjekun i burrnisë shqiptare! Fryti i ambel i intelektit politik shqiptar! Dëshironte një mendim të vetëm, frymëzohej për një mendim të përafërt, por luftoi për një mendim të përbashkët.

Ai kishte besim te ky popull i vogël, me shpirt të madh; te ky popull vital, me rrajë të vjetra, të shëndoshtë; te ky popull i vorfën, i vuejtun, i shkelun, por me virtyte race. Vetëpërmbajtje nervore të admirueshme e vet-kontroll energjish mendore e fizike; dinte të qëndronte në durim, e në qëndresë dinte të shpresonte. Dinte t’u bante ballë situatave nga ma të ndryshmet, nga ma urgjentet, nga ma të papriturat.

Gurakuqi nuk kishte hovin zemrak të Fishtës, as këmbënguljen idhnake të Mjedës, as fluiditetin qiellor të Poradecit, as andrrimin tërheqës të Naimit, as ekuivokun e Konicës, as fantazinë ngjyra-ngjyra të Shantojës, por kishte largpamësinë e politikanit, matuninë e diplomatit, forcë Anteu, pa eufori. Jetonte në gjendjen reale të botës shqiptare. Luftën politike e bante brenda të gjitha rregullave morale-etike, prandaj emri i tij, si lulet, si virtytet, përhap profum të mirë!

Edhe sot kanë çka mësojnë politikanët, sidomos, deputetët tanë!

Ai ishte shenjti i politikës shqiptare! Ndërgjegjja e politikës kombëtare! Ma i pastri, ma i afti, ma veprimtari! Ndër patriotët, ma i flakti; ndër politikanët, ma largpamësi; ndër udhëheqësit, ma i drejti; nder shtetarët, ma i ndershmi; ndër luftërat, ma paqedashësi, ndër shqiptarët, ma i njohuni e ma popullori. Gurakuqi qe i aftë me dhanë direktivë, qe prijës me fillue i pari, qe vullnet i palodhur me vu në jetë çdo të mirë.

Ishte shembulli ma i mirë i patriotizmit shqiptar: Ma i miri!

Iu afrue parja e pozita mashtruese, por s’u gënjye; e joshi politika e huej, por nuk e pranoi; iu treguen kërcënimet e dhambëve kundërshtarë, por s’u thye. Im vëlla, Matish Çefa më tregoi: “Abdurrahman Dibra, një intim i Zogut, më thotë një ditë në burg: Një herë i thashë Zogut, kanë fillue me të sha (fye). Ai m’u përgjigj: E dij, s’ka gja. Ç’ka t’i baj Gurakuqit?! Ia hedh kocin e, nuk ma lëpinë”!

Gurakuqi të bante për vete me peshën e autoritetit të tij, ai të bante ta ndjekësh me peshën e veprimtarisë së tij; ai të bindte me peshën e fjalës së meçme e emocionuese. Qe krijues vlerash intelektuale e patriotike. Ishte beniamini i luftërave e i patriotëve të vjetër: Bajram Currit, Abat Doçit, Dom Nikollë Kaçorrit e në veçanti i Ismail Qemalit. Ishte udhëheqës i politikanëve të rij demokratë: Avni Rustemit, Mustafa Krujës, Stavro Vinjaut, Ali Kelcyrës…!

I riu që rreshtohet ndër etent e atdheut!

Shkroi: “Pak ndër prijësa e udhëheqës janë ata që mundohen ta zgjojnë e, t’i ndrisin mendjen popullit, që i thonë kjartësisht të vërtetën e që përpiqen ta drejtojnë në udhë të mbarë”. Në kohën tande, ti ishe i pari ndër të paktët: punove e nuk urdhnove; këshillove e nuk denigrove; drejtove e nuk sundove. Vune në jetë parimin kristian: “Me sundue, do të thotë me shërbye”.

Me guxim gjithmonë të ri, me entuziazëm gjithmonë të ndezët, me hov gjithmonë optimist, mbrojte idetë tueja fisnike, ndjesinë tonë kombëtare, interesat e përbashkëta të atdheut. Edhe si përfaqësues ndër shumë forume ndërkombëtare, përsëri e mbrojte popullin tonë me mençuri, me energji, me dinjitet. U bane udhëheqës që përfaqëson tribunin jetë-shkurtë të popullit, që drejton në vijë të parë, që sakrifikohet i pari e jo diplomati jetëgjatë që drejton nga prapavija, i mbrojtur, nën tutelë. Gurakuqi e mbushi hapsinën shqiptare me përkushtim kombëtar. Fjala e tij e pasuroi ndjenjën kombëtare, veprimtaria e tij e gjallnoi, ndërgjegjja e tij e fisnikëroi atë. “Tharmi i nacionalizmit shqiptar qe Gurakuqi, Gurakuqi e Gurakuqi”. (Padër Bernardin Palaj). Ndërsa Vinjau: “… E gjeta patriot sa s’janë shumë, të kthjelltë sa pak veta dhe të butë e të ëmbël, sa asnjë tjetër”.

Modeli i një patrioti, shembulli i një veprimtari praktik, tipi i një politikani, madje: diagnostikuesi ma i mirë i politikës shqiptare. Qe kundra politikës orientale nga brenda, kundra politikës kolonizuese nga jashtë. Shqipninë e andrronte Zvicër në Ballkan. Jeta e tij âsht pjesë e historisë së Shqipnisë: aty ku ajo kulmon, ndriçon emri i tij; aty ku ajo çalon, vuejti ma shumë zemra e tij.

“Barometri i politikës shqiptare”, si shkruente Shantoja.

Dhe jemi të detyruem të përsërisim fjalët e Nolit: “Sa më mirë e kam njohur, aq më tepër kam qenë i shtrënguar ta respektoj”.

Ai nuk mund të jetë personazh i përkohshem në historinë tonë!

E kaluemja e atdheut nuk mund të kujtohet pa portretin e tij.
A thue, do të jetojë në kohë prania e tij? Dëshirojmë!
A thue, do të formojë politika shqiptare figura të tilla? Shpresojmë! A thue, do të ketë rinia shqiptare edukatorë të tillë? Besojmë! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“B. Dani, I. Derguti dhe M. Cacaj, të tre djem të vetëm, i vranë rojet kufitare dhe i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit ditë me radhë, por...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për veprën “Nën hijen e Rozafës”

Next Post

“Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori...”/ Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43

Artikuj të ngjashëm

“Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori…”/ Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43
Dossier

“Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori…”/ Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43

November 7, 2025
“Kur erdhën për ta marrë nga qelia, Xhemili, u tha policëve; s’dua të vdes nga plumbat tuaj dhe pasi ngriti këmishën, me një mjet prerës…”/ Dëshmia rrëqethëse e ish-të dënuarit që vuajti 19 vjet burg
Dossier

“Komisioni vendosi qitjen jashtë Tirane dhe të kihet kujdes që asnjë anëtar i këtyre familjeve…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 500 familjeve “reaksionare” që u përzunë nga Tirana, më 7 nëntor 1946

November 6, 2025
“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës
Dossier

“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës

November 5, 2025
“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
Dossier

“Kur nëna dhe gruaja me djalin dy vjeçar, u nxorrën jashtë pa marrë asnjë plaçkë, partizanët i vunë zjarrin kullës trekatëshe, por Muharremi që ishte afër…”/ Historia e trishtë e familjes Sallaku nga Librazhdi

November 3, 2025
“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës
Dossier

“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

November 2, 2025
“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg…”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi
Dossier

“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg…”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi

November 5, 2025
Next Post
“Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori…”/ Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43

“Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori...”/ Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme