• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, December 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai…”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica

Nga Raimonda MOISIU

Memorie.al/  “Klasiku që lindi në plevicë më 21 janar të vitit 1889, në fshatin Boboshticë me mana të kuqe të rrethit të Korçës. Nëna e tij Ma   rina nuk arriti të hynte në shtëpi, kur e zunë dhimbjet e lindjes, dhe Viktori lindi në plevicë afër shtëpisë së tij, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite…! “Në zërin e çdo këngëtari ligjëron toka e vendlindjes, sado larg që të jetë ajo dhe sado vrage ta kenë ndarë prej afshit të saj”! Këto janë fjalë malli, fjalë që dalin nga shpirti i një mërgimtari, që në çdo hap që hedh, në sytë e tij është e fotografuar vendlindja, në mendjen e tij është vendlindja, toka nga ai vjen. Eh, vendlindja, vendlindja…! E tillë të mbetet në kujtesë deri në ditën që mbyll sytë…! 

Këto janë fjalë malli e nostalgjie të dala nga zemra, mendja dhe goja e një njeriu të shquar, që ka lënë pas një kolorit të çmuar veprash artistike letrare. E zgjodhën akademik, ministër, e quajtën klasik, mori çmime, dekorata, tituj nderi, miku i ngushtë i Stefan Cvajg-ut, shkrimtarit të famshëm austriak, aktorit të famshëm shqiptar Aleksandër Moisiut, por mes lavdisë dhe penës, nuk harronte kurrë të vinte origjinën e tij: Prej Boboshtari, prej Shqiptari…!

Ky është akademiku, klasiku, shkrimtari, dramaturgu, poeti, eseisti, njeriu i letrave rumune, shqipe, ish-Ministri i Arsimit të Rumanisë, një njeri universal, arumuni, shqiptari, boboshtari, Viktor Eftimiu…! Por le t’i hedhim dritë e përjetësi veprës së Viktor Eftimiut…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Shpend Sollaku Noè, Gëzim Hajdari dhe Jozef Radi… përbënin një ‘Trekendësh Bermude’… në rrethin e Lushnjes, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, ish-i internuar në fshatrat e Myzeqesë

“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

Kush është Viktor Eftimiu?

Klasiku që lindi në Plevicë, më 21 Janar të vitit 1889, në fshatin Boboshticë me mana të kuqe të rrethit të Korçës. Nëna e tij Marina nuk arriti të hynte në shtëpi, kur e zunë dhimbjet e lindjes, dhe Viktori u lind në plevicë afër shtëpisë së tij, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite…!

Viktori ka lindur nga prindër autoktone boboshtare, është një nga fëmijët e Gjergo Çavos dhe Marinës, vajzës së Ikonomit (Ekonomu), mësonjësit të vetëm të fshatit të shekullit të 19-të. Gjyshi i tij Ikonomi, do të ndikonte shumë në rritjen dhe edukimin e Viktorit dhe për Viktorin, gjyshi i tij do të mbetej mësonjësi dhe udhërrëfyesi i përjetshëm i tij.

Ja si është shprehur Viktori për gjysh Ikonomin:-“Ishte një burrë shtatlartë, me mjekër të bardhë i zgjuar dhe i drejtë, një artizan e mbaruar që tregonte bukur. Sa më shumë kalonin vitet, e kuptoja se ç’domethënie kanë patur për mua gjaku dhe mësimet e trashëguara nga gjysh Ikonomi. Ai nguliti te unë ndjenjën e dashurisë për fshatin e lindjes, Boboshticën”, – që Viktori nuk e harroi kurrë.

Një tjetër njeri që ka luajtur një rol të madh në formimin e Viktorit, duke e ndihmuar atë edhe nga ana financiare dhe të emigronte në Rumani, ka qenë edhe vëllai i madh i Viktorit, Stilian Çavo, një njeri me një kulturë të gjerë, zotërues i 5 gjuhëve të huaja dhe krijues i dy pjesëve një tragjedi greke “Heros”, dhe “Martel”, dramë mesjetare, të cilat janë luajtur nga trupa e Teatrit të Bukureshtit. Duke emigruar në Rumani, qendra ku ai jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e tij të larmishme, do të ishte Bukureshti…!

Viktor Eftimiu me penën e tij të artë, stilin e tij të mrekullueshëm, me mendjen e tij të ndritur i ka falur kulturës rumune, letrave rumune, por edhe letrave shqipe, 60 mijë vargje, mbi 150 libra, me poezi dhe poema, drama, komedi, romane, novela, tregime, libra për fëmijë, portrete e kujtime, aforizma, esse, artikuj kritikë për botën e skenës, të gjitha falë talentit të lindur, punës së palodhshme, me një vullnet të admirueshëm.

Besnik deri në fund të jetës së tij i Rumanisë ku zhvilloi talentin e tij të fuqishëm, veprimtarinë e tij. Një libër voluminoz me poezi është “Odë e gjuhës rumune”. Më 28 Nëntor 1932, për nder të festës së Pavarësisë, një trupe artistike “Flaka”, në Konstancë të Bukureshtit, shfaqi dramën “Këndesi i zi”.

Shqipërimet e para të dramave dhe komedive të Viktor Eftimiut janë “Akimi”, “Nusja e kuqe”, “Këndesi i zi”, “Osman opingaxhiu”, (komedi nga jeta shqiptare), romanin “Dy qirinj”, komedinë “Njeriu që pa vdekjen me sy”, botuar në mesin e shekullit të kaluar, në Tiranë, madje më vonë u vu në skenë nga Trupa e Teatrit Kombëtar Shqiptar, dhe unë kam pasur fatin ta shoh kur studioja në Tiranë. Sigurisht shqipërimi i këtyre veprave u bë me lejen e tij, dhe disa prej tyre u përkthyen nga shkrimtari dhe publicisti, shkrimtari, i ndjeri, boboshtari Dionis Bubani.

Apo “Valsi i Titanikut, vënë në skenë nga aktorët e shquar të kombit tonë, Alfred Bualioti dhe Anton Qesari. Madje disa nga veprat e Viktorit në shqip, do të dilnin në të njëjtën kohë me “Vargjet e lira”, të Migjenit, “Raca shqiptare”, të Jakov Milajt dhe ‘Kosova-djepi i shqiptarisë”, të Hamit Kokalarit. Me 1 korrik 1971, Viktori do të bëhej Anëtar Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ku shkrimtari shumë i emocionuar, për nderin dhe respektin që po i bëhej në vendlindjen e tij, do të shprehej, se sa shumë i mungonte atdheu i tij: “Unë jam si një rrënjë lisi e shkulur që tok me veten, merr edhe plisin e dheut”.

Ja një poezi që shkrimtari ja kushton vendlindjes:

“Kujtoj horizontin me lulet e qershisë

Atdheun tim, dhe detin, dhe qiellin blu

Rreth tyre po afrohen tani

Të njëjtat festa

Dhe erëra të njëjta po zhduken larg diku

Atje çdo mbrëmje

Bie e butë dhe ngadalë

Mbi male shtron kurorën

Të zjarrta si flamurë

Dhe pyjet po ofshajnë

Thërrasin me gulçim

Atë që u largua dhe ndoshta s’kthehet kurrë”!

Ja si i këndonte shkrimtari, ndjenjës së bukur të dashurisë, që secili nga ne e ka pasion, është ndjenja që të rinon:

“Më duket shekull, viti në agim

Ndërsa ai që iku

Shkoi nxituar

Sa keq, më vjen për çdo çast të kaluar

Kur nuk u ndodhëm pranë, shpirti im

Pse i dëbuam orët e gëzimet?

Tepër të gjata ishin edhe largimet

Oh sa boshllëqe ditët tona kanë

Ti me dhuron e dashur: LUMTURINE!

Ndjej një pendim, keqardhje për rininë

Për çdo sekondë që nuk u ndodhëm pranë”.

Kthimi i Viktor Eftimiut në atdhe pas 68 vjetësh dhe mikpritja boboshtare

Shkrimtari i madh, do të kthehej në vendlindjen e tij, në fshatin e tij të lindjes, Boboshticë, pas 68 vjetësh, në moshën 82 vjeçare. Ai u prit me një entuziazëm, madhështi dashuri, ngrohtësi, mirënjohje, respekt, ku ju hapën portat e shtëpisë, nga bashkëfshatarët e tij, nga vëllezërit e tij boboshtarë, në qendër të fshatit. Boboshtarët treguan vlerat e tyre, shpirtin dhe zemrën e madhe prej boboshtari, prej shqiptari, shpirt vëllazëror, edhe fëmija i djepit u gëzua që kishte mes tyre birin e fshatit.

Fëmijë të moshave të ndryshme të veshur me kostumet tradicionale arumune të zonës, kishin mbledhur lulet me të bukura e të freskëta, për njeriun e shquar, Viktor Eftimiun….! Rrugët e fshatit ishin fshirë e pastruar taze ashtu si ishin në kujtesën e këtij burri të famshëm boboshtar, një qilim sipas traditës arumune, si i thonë boboshtarët në zhargonin popullor; “me rrotë”, qilim që vetëm duart e arta dhe mendja e ndritur e grave boboshtare dinë ta bëjnë, ishte shtruar në qendër të fshatit, aty poshtë manave të kuqe.

Ja si shprehet shkrimtari për fshatin e tij të lindjes, Boboshticën: “Rrugica e parë që më ka mbetur e skalitur në mendje, është një rrugicë plot diell dhe e fshirë taze, rruga që vjen nga Korça në Boboshticë”. Ai ishte shume popullor dhe i shpenguar në bisedat me njerëzit e tij boboshtarë që e kishin pritur aq gjatë…

Ndërhyrja e shkrimtarit për lirimin e Aleksandër Moisiut dhe telegramet drejtuar qeverisë franceze për lirimin e Avni Rustemit

Viktor Eftimiu, megjithëse larg vendlindjes, ai bënte të pamundurën të krijonte dhe mbante lidhje me bashkatdhetarët e tij kudo ishin. Falë lidhjeve të tij miqësore, influencës së tij në qarqet europiane, ballkanike, kredive të tij të besueshmërisë, në vitin 1915, ai ndërhyn me një guxim të madh duke mos ju trembur asnjë pasoje që mund t’i ndodhte, për lirimin e aktorit të famshëm shqiptar me përmasa botërore, Aleksandër Moisiut, i cili ishte kapur rob lufte në Francë dhe ishte vendosur në një kamp përqendrimi në ujdhesën e Bretanjës.

Jeta e tij ishte në një rrezik, sa pritej nga momenti në moment eliminimi fizik, apo vdekja e aktorit të famshëm. Duke njohur reputacionin që kishte Viktor Eftimiu në qarqet e larta europiane dhe franceze, gruaja e ardhshme e Aleksandër Moisiut, Johana Tervin, merr takim me njeriun e famshëm boboshtar, duke i thënë se; “Jeni ju i vetmi njeri që mund të realizoni lirimin e Aleksandër Moisiut”, duke i venë një plan lirimi mbi tavolinë Viktorit, i cili e zbatoi me përpikëri…! Viktori, ndërhyn në ambasadën franceze në Bukuresht, dhe aktori i madh lirohet duke u shkëmbyer me një gjeneral francez të kapur prej gjermaneve.

Më pas kur Avni Rustemi, vrau Esad Pashë Toptanin në Paris, Viktori do të dërgonte telegrame të shumta dhe do të shkruante në shtypin europian, për lirimin e Avni Rustemit. Shkrimtari i madh ka qenë gjithashtu edhe në krye të listës me 1800 bashkatdhetarë korçarë, ku krahas emrit të tij ishte edhe fshati i lindjes, Boboshtica, në një mesazh që i drejtuan presidentit amerikan Willson, që ai të ndërhynte dhe të parandalonte masakrën shoviniste, ku rrezikohej pavarësia e Shqipërisë!

Në nëntor të vitit 1972, Viktor Eftimiu vjen për herë të dytë në Shqipëri, për të marrë pjesë në 60 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, por ai nuk mundi të merrte pjesë në festimet, për shkak të një insulte celebrale, ku me pas humbi ndjenjat…! Njeriu i famshëm boboshtar, do të mbyllte sytë përgjithmonë me 27 nëntor 1972…! Rumania humbi njeriun që i fali aq shumë kulturës rumune, njeriun që i dha famë Rumanisë, me letrat e tij, me shkrimet e tij, në shtypin evropian e botëror. Rumania humbi njeriun e famshëm, arumunin me origjinë nga fshati Boboshticë e Korçës.

Eftimiu është mburrja, krenaria, jo vetëm e rumunëve, por edhe e shqiptarëve. Njeriu që ka lenë një mesazh për brezin e ardhshëm të artistëve: “Një shtet i qytetëruar, duhet t’i paguajë mirë artistët e vet”. Dhe kjo është më se e vërtetë. Janë artistët, shkrimtarët, njerëzit e letrave që ngrenë figurën e një kombi, që integrojnë një komb në botën e qytetëruar, që integrojnë identitetin kombëtar në një tokë të huaj! Prehu i qetë se Atdheu juaj, Boboshtica jote, nuk të harrojnë kurrë! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shpend Sollaku Noè, Gëzim Hajdari dhe Jozef Radi… përbënin një ‘Trekendësh Bermude’… në rrethin e Lushnjes, pasi...”/ Refleksionet e publicistit të njohur, ish-i internuar në fshatrat e Myzeqesë

Next Post

“Kadri Hazbiu sabotoi vend-komandën e Ministrisë Brendshme, ku nga 41 dhoma pune për aparatin qendror të saj në rast lufte, ai e uli në 23...”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit i vitit 1983, për objektin “Bunk-Art 2”

Artikuj të ngjashëm

“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Personazh

“Shpend Sollaku Noè, Gëzim Hajdari dhe Jozef Radi… përbënin një ‘Trekendësh Bermude’… në rrethin e Lushnjes, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, ish-i internuar në fshatrat e Myzeqesë

December 6, 2025
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
Personazh

“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

December 2, 2025
“Në ’62-in, kur Mehmet Shehu po mbante fjalimin në OKB, mërgata antikomuniste shqiptare e la protestën, pasi u dëgjuan thirrjet ‘Vorio-Epir’, dhe…”/ Historia e dy familjeve nga Puka, që u arratisën në 1951-in

“Çun Kuraj u arratis bashkë me të shoqen, Dranen dhe vajzën e vogël, 7 muajsh, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin, vajza…”/ Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka

December 3, 2025
“Faik Ballanca vizatonte mjeshtërisht me ‘penel’ realitetin dhe krejt ambientin shqiptar të atyre viteve ‘70–të, por ndryshe nga kolegët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për “mjeshtrin” e tregimit

November 30, 2025
“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë
Personazh

“Përpjekjet e Qeverisë së Vlorës, s’mund të kishin sukses pa një figurë me ndikim diplomatik që drejtonte delegacionin shqiptar, siç ishte Princi i Egjiptit, pasi…”/ Historia e panjohur e patriotit Sotir Kolea

November 27, 2025
Next Post
“Kadri Hazbiu sabotoi vend-komandën e Ministrisë Brendshme, ku nga 41 dhoma pune për aparatin qendror të saj në rast lufte, ai e uli në 23…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit i vitit 1983, për objektin “Bunk-Art 2”

“Kadri Hazbiu sabotoi vend-komandën e Ministrisë Brendshme, ku nga 41 dhoma pune për aparatin qendror të saj në rast lufte, ai e uli në 23...”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit i vitit 1983, për objektin “Bunk-Art 2”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme