• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Kur Enveri me Spiro Kolekën dhe Byronë Politike debatonin me tone të larta para maketit të qendrës së Tiranës.

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon katër foto të rralla të mesit të viteve ’70-të ku Enver Hoxha me anëtarët e Byrosë Politike janë duke diskutuar me tone të larta para maketit të Qendrës së Tiranës, pas vendimit që  ishte marrë për prishjen e godinës së Komitetit Ekzekutiv (ish-Bashkia e kohës së Monarkisë) dhe për ndërtimin aty të godinës së Muzeut Historik Kombëtar…

Qendra e kryeqytetit shqiptar, Tiranës (dhe në veçanti sheshi “Skënderbej”)  ka qenë një problem tejet i rëndësishëm, madje madhor edhe para viteve ’90-të, ne periudhën e regjimit komunist. Ku për ndërtimet, prishjet apo rregullimet e ndryshme, që ia janë bërë atij sheshi (që u projektua dhe u ndërtua që në mesin e viteve ’30-të nga arkitektët e famshëm italianë Florestano de Fausto  e  Gherardo Bosio), jepte mendimin vetë kreu i shtetit komunist, Enver Hoxha.

Veç të tjerash kjo duket qartë dhe në këto foto që Memorie.al, po i publikon për lexuesit e saj, ku shihet qartë Enver Hoxha dhe pjesa më e madhe e Byrosë Politike, duke diskutuar para maketit të qendrës së kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Kështu përveç Enver Hoxhës dhe kryeministrit Mehmet Shehu, aty dallohen qartë dhe pothuaj të gjithë anëtarët e kandidatët e Byrosë Politike si: Ramiz Alia, Manush Myftiu, Spiro Koleka, Haki Toska, Rita Marko, Kadri Hazbiu, Adil Çarçani, Pilo Peristeri, Vangjel Çerava, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga Liri Belishova, Beqir Balluku, e Spiro Koleka, dhe përse Enver Hoxha, nuk mori pjesë….”? / Zbulohen dy fotot e rralla të delegacionit zyrtar shqiptar, në ceremonitë e vdekjes së Stalinit, Moskë, mars 1953

“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën

Përveç tyre aty duket dhe Ndue Marashi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, i cili pak kohë më vonë, (në nëntorin e vitit 1977) do të gjendej i vdekur në rrethana misterioze në shtëpinë e tij (afër Shkollës së Kuqe), ku versioni zyrtar ishte; “vetëvrasje”.

Prania e Enver Hoxhës dhe krerëve kryesorë të udhëheqjes së lartë të PPSH-së që shikohen duke diskutuar para maketit të qendrës së Tiranës, duket se ka të bëjë me vendimin që ishte marrë për prishjen e godinës së Komitetit Ekzekutiv dhe një pjese të qendrës së Tiranës, e konkretisht banesave që gjendeshin në pjesën veri-lindore të sheshit “Skënderbej”, ku do të ndërtohej më pas Muzeu Historik Kombëtar.

Por nuk ishte kjo ndërhyrja e parë që i bëhej qendrës së Tiranës dhe sheshit “Skënderbej” pasi siç dihet ajo kishte filluar që në fundin e viteve ’50-të, kur aty u prishën dhe u rrafshuan shumë banesa të pazarit karakteristik të Tiranës e Katedrales Ortodokse, për t’u ndërtuar pallati i Madh i Kulturës (model dhe projekt sovjetik), ku gurin e parë pati “fatin” ta vinte vetë kreu i Kremlinit, Nikita Hrushovi.

Siç shihet dhe nga fotot në fjalë, diktatori komunist Enver Hoxha duket që ka pasur shumë vërejtje për projektin që është paraqitur aty, pasi ai është i shpërfytyruar në fytyrë e me sy të zgurdulluar duke folur me tone të larta.

Duket se vendimi përfundimtar për prishjen dhe riorganizimin e ndërtimeve dhe banesave ekzistuese të atij sheshi dhe në përgjithësi të qendrës së Tiranës në atë kohë, Enver Hoxha e ka marrë me Spiro Kolekën, (me profesion inxhinier ndërtimi), i cili për vite me radhë, përveçse anëtar i Byrosë Politike, kishte pasur detyra të larta shtetërore si: zv/kryeministër, Ministër i Ndërtimit, etj.

Përveç Kolekës që duket më afër “shokut Enver” dhe “një hap para” pjesës tjetër të Byrosë Politike, aty dallohen edhe Ndue Marashi, Rrahman Hanku, Pilo Peristeri dhe kryearkitekti i Tiranës, Sokrat Mosko,të cilat gjithashtu duket se janë pjesë e “vendi marrjes” për qendrën e Tiranës, që rrafshoi nga themelet godinën e ish-Bashkisë, e cila konsiderohej nga specialistët dhe arkitektët, si një nga ndërtimet më të bukura./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share7TweetPinSendShareSend
Previous Post

Dëshmia e rrallë e skulptorit rebel Agim Rada: Kristaqi më trajtonte si djalin e tij dhe kur shaja regjimin, më thoshte “pusho, mbylle gojën”, ndërsa Edi qeshte….?! Si më ndihmoi Edi për librin e autorit serb që ma bllokuan…(fotot e panjohura)

Next Post

Dëshmia e skulptorit Dhrami: Si u inatos Kadareja me kryetarin e delegacionit, Resul Bedo, në takimin me kryetarin e Akademisë së Shkencave të Kinës në 1972-in…. (foto e rrallë)

Artikuj të ngjashëm

“Nga Liri Belishova, Beqir Balluku, e Spiro Koleka, dhe përse Enver Hoxha, nuk mori pjesë….”? / Zbulohen dy fotot e rralla të delegacionit zyrtar shqiptar, në ceremonitë e vdekjes së Stalinit, Moskë, mars 1953
Galeria e Fotove

March 7, 2025
“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën
Galeria e Fotove

“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën

April 2, 2024
Pamje nga vizita e delegacionit italian në Shqipëri nën kryesinë e admiral Roberto në prill 1930
Galeria e Fotove

Pamje nga vizita e delegacionit italian në Shqipëri nën kryesinë e admiral Roberto në prill 1930

January 29, 2025
Pamje nga liqeni i Shkodrës në vitet 1920
Galeria e Fotove

Pamje nga liqeni i Shkodrës në vitet 1920

July 6, 2023
Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet  1921-1924
Galeria e Fotove

Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet 1921-1924

June 24, 2023
Ushtarakë e civil duke udhëtuar me vaporin “Jolanda” në Bunë, Shëngjin, Pulaj etj. në vitet 1922-1930
Galeria e Fotove

Ushtarakë e civil duke udhëtuar me vaporin “Jolanda” në Bunë, Shëngjin, Pulaj etj. në vitet 1922-1930

June 19, 2023
Next Post
Montaz Dhara Kadare

Dëshmia e skulptorit Dhrami: Si u inatos Kadareja me kryetarin e delegacionit, Resul Bedo, në takimin me kryetarin e Akademisë së Shkencave të Kinës në 1972-in…. (foto e rrallë)

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!