• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Enveri e pyeti Aranit Çelën, se; a është e drejtë, që të marrim në shqyrtim, ata që s’bëjnë kërkesë t’u falet jeta, si ky Xhavit Sallaku, ai i tha…”! / Mbledhja e Presidiumit të Kuvendit Popullor, 31 maj 1977

“Fajet e mia tepër të rënda i kam pranuar dhe ndjehem thellësisht i penduar, qëndroi kokë ulur, sa s’kam kurajo t’i numëroj, i lutem Presidiumit të Kuvendit që…”/ Kërkesa e ish-zv.kryeministrit, për faljen e jetës, maj ‘77

Akuzat e Enverit: “Kiço Ngjela ishte arrogant, na thoshte; ‘tregtia është më jep, të jap, ç’hyn këtu politika’, por bashkë me tregtinë që bënte ai, po na…”
“Kur Enveri e pyeti Aranit Çelën, se; a është e drejtë, që të marrim në shqyrtim, ata që s’bëjnë kërkesë t’u falet jeta, si ky Xhavit Sallaku, ai i tha…”! / Mbledhja e Presidiumit të Kuvendit Popullor, 31 maj 1977
“Kur Enveri e pyeti Aranit Çelën, se; a është e drejtë, që të marrim në shqyrtim, ata që s’bëjnë kërkesë t’u falet jeta, si ky Xhavit Sallaku, ai i tha…”! / Mbledhja e Presidiumit të Kuvendit Popullor, 31 maj 1977
“Kur Enveri e pyeti Aranit Çelën, se; a është e drejtë, që të marrim në shqyrtim, ata që s’bëjnë kërkesë t’u falet jeta, si ky Xhavit Sallaku, ai i tha…”! / Mbledhja e Presidiumit të Kuvendit Popullor, 31 maj 1977

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërt

Memorie.al / Plot 48 vite më parë, më 31 maj të vitit 1977, diku në periferi të Tiranës, në një vend që dhe sot e kësaj dite ka mbetur i pazbuluar ende, një skuadër pushkatimi e ngritur me porosi të veçantë të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Kadri Hazbiut, ekzekutoi me plumb pas koke, Abdyl Këllezin Koço Theodhosin, dhe Xhavit Sallakun, të cilët ishin arrestuar që në vitin 1975, të akuzuar nga Enver Hoxha, si krerët kryesorë të “Grupit sabotator në Ekonomi”. Bashkë me Këllezin e Theodhosin, ishin dënuar me edhe dy ministrat e tjerë, Kiço Ngjela (ministri i Tregtisë) dhe Vasil Kati, (ministër i Tregtisë së Jashtme), përkatësisht me nga 20 dhe 15 vjet burg politik, e gjithashtu me dënime të rënda edhe disa kuadro të lartë nga dikasteri i Ekonomisë.

Këllëzi dhe Theodhosi, ish-anëtarë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, deputetë të Kuvendit Popullor dhe zv. kryeministra e ministra për më shumë se tri dekada me radhë, ishin ndër të pakët nga udhëheqja e lartë e PPSH-së, që kishin studiuar e ishin diplomuar në Perëndim, që nga periudha e Monarkisë së Zogut dhe po kështu, edhe Ngjela me Vasil Katin, kishin studiuar jashtë dhe ishin kthyer në Shqipëri menjëherë pas pushtimit të vendit nga Italia fashite, për t’u rreshtuar në radhët partizane, madje me funksione drejtuese. Me goditjen e këtij të ashtuquajturit “Grupi armiqësor sabotator në Ekonomi”, Enver Hoxha po godiste “trurin e Ekonomisë”, pasi nga mbarimi i luftës e deri në atë kohë, Këllezi, Theodhosi, Ngjela dhe Kati, kishin mbajtur funksionet kyçe të ekonomisë shqiptare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur rojet e Spaçit vranë të dënuarin Refik Beqo, që tentoi arratisjen, komanda repartit propozoi për fletë-nderi 5 ushtarë, por i kritikoi harxhimin e panevojshëm të fishekëve…”! / Ngjarja e 11 qershorit 1979

“Në prani të prokurorit Rrapi Mino dhe mjekut N. V., nga unë I. Seiti, i ngarkuar i Drejtorisë së Hetuesisë, u ekzekutua vendimi me pushkatim, për armiqtë A. Këllezi e K. Theodhosi…”/ Proces-verbali i 31 majit 1977

Ndërsa këto gjëra tashmë janë shumë të njohura, pasi prej më shumë se tre dekadash që nga shembja e regjimit komunist, është folur dhe shkruar shumë, Memorie.al, ka siguruar disa dokumenta që i përkasin fondit të ish-Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullor Socialiste të Shqipërisë, i kryesuar nga Haxhi Lleshi, i cili në atë kohë mori në shqyrtim çështjen e “Grupit sabotator në Ekonomi”, në bazë të relacioneve dhe raport-informacioneve që i kishte dërguar Gjykata e Lartë e kryesuar nga Aranit Çela, e cila zhvilloi dhe procesin gjyqësor ndaj atij “Grupi”.

Përveç sa më sipër, në dokumentet në fjalë, ndodhen edhe kërkesat e Këllezit dhe Theodhosit, (me shkrimin e tyre), dërguar Presidiumit të Kuvendit Popullor, për faljen e jetës, si proces-verbalet e mbledhjeve të Presidiumit të Kuvendit Popullor, me diskutimet e Enver Hoxhës, (që ka mbajtur edhe raportin në fillim të mbledhjes) Haxhi Lleshit, Spiro Kolekës, Shefqet Peçit (dy nënkryetar të Presidiumit Kuvendit Popullor), Telo Mezinit (sekretar i Presidiumit), Jovan Bardhit, Muharrem Sefës, Nuredin Hoxhës, Pilo Peristerit, Rrapo Dervishit, Spiro Moisiut, Zina Franjës dhe Maliq Sadushit, anëtarë të Presidiumit, të cilat do i publikojmë në disa numra, bashkë me fotot e faksimilet përkatëse.

                                                                  Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MBLEDHJES SË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, KU U SHQYRTUAN KËRKESAT PËR FALJEN E JETËS SË AVDYL KËLLEZIT, KOÇO THEODHOSIT, ETJ. TË DËNUAR ME VDEKJE, NGA GJYKATA E LARTË

                                                                    PROCES-VERBAL

I mbajtur në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor, më datën 31 maj 1977, ditë e martë, ora 9.00.

Në mbledhje marrin pjesë shokët: Haxhi Lleshi (Kryetar), Spiro Koleka, Shefqet Peçi (Nënkryetar), Telo Mezini (Sekretar), Enver Hoxha, Jovan Bardhi, Muharren Sefa, Nuredin Hoxha, Pilo Peristeri, Rrapo Dervishi, Spiro Moisiu, Zina Franja, Maliq Sadushi (anëtarë).

Merren në shqyrtim dënimet me vdekje.

Shqyrtohen para radhës dënimet me vdekje, meqenëse është dhe shoku Aranit Çela, për të dhënë ndonjë sqarim rreth tyre.

Shoku Telo Mezini: Kemi këtu dy dënime me vdekje (pushkatim) për Abdyl Këllezin dhe Koço Theodhosin. Te dy kanë bërë kërkesë për faljen e jetës.

Kërkesa për falje e Abdyl Këllezit dhe e Koço Theodhosit, dënuar me vdekje (pushkatim) u refuzohet njëzëri nga të gjithë anëtarët e Presidiumit.

Shoku Enver Hoxha: Shoku Kryetar, unë kisha diçka për të folur, për këtë çështje, megjithëse të gjithë janë dakord për këtë dënim. Tradhtarët e Partisë e të popullit, Abdyl Këllezi me Koço Theodhosin, na kanë paraqitur kërkese për falje; unë si dhe ju jam i mendimit, t’ua refuzojmë dhe të pranojmë vendimin e drejtë dhe të merituar që u dha Gjykata Popullore, këtyre armiqve të vjetër dhe të betuar të Partisë dhe të popullit tonë. Për njerëz të tillë komplotistë, sabotatorë, intrigantë e puçistë, nuk duhet të ketë asnjë fije mëshirë.

Mbarë populli ynë, tërë Partia, gjithë këta tradhtarë, si grupin e Beqir Ballukut, të Abdyl Këllezit dhe të Fadil Paçramit, me shokët e tyre, i dënuan me urrejtje dhe ky ishte një dënim plotësisht i merituar. Këta elementë të degjeneruar, siç e vërtetuan katërcipërisht hetuesia edhe gjyqi, ishin që të gjithë të organizuar me një platformë dhe kishin një qëllim të përbashkët, të merrnin fuqinë në dorë me puç e, me “masakra”, siç e tha me gojën e tij tradhtari Abdyl Këllezi, ashtu siç tha më parë edhe Beqir Balluku, duke u shprehur se; “nga dy vezë që përpiqen, njëra do të thyhet”.

Në mënyrë të organizuar, këta tradhtarë synonin të hidhnin në dorë udhëheqjen e Partisë, të merrnin frenat e pushtetit popullor dhe ta shndërronin Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, në një vend kapitalisto-revizionist dhe Partinë e Punës të Shqipërisë, këtë Parti heroike, që çliroi popullin nga pushtuesit e huaj, dhe nga feudo-borgjezia e vendit dhe ndërtoi socializmin, ta kthenin në një parti fashiste. E gjithë kjo veprimtari e tyre, siç e vërtetuan Partia dhe gjyqi, siç e pohuan edhe vetë lirisht me gojën e tyre këta tradhtarë, zhvillohej e organizuar dhe në mënyrë të fshehtë e lidhur po ashtu edhe me armiq revizionistë, që janë në fuqi jashtë atdheut tonë.

Ky ishte një komplot shumë i rrezikshëm, prandaj Partia dhe populli ynë, duke e zbuluar dhe duke e demaskuar atë, korri një fitore të plotë. Mjaft nga këta elemente, si Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi dhe të tjerë, pohuan se kanë qenë me kohë armiq të Partisë, të Republikës sonë dhe të socializmit. Ata nuk kanë qenë dakord me vijën e Partisë dhe kurdoherë përgatisnin sabotimin e çdo gjëje që u vinte në dorë. Për një kohë këta elementë, ditën të maskoheshin dhe të fshiheshin nën vrullin dhe entuziazmin e madh të Partisë dhe të masave punonjëse, për të mbuluar veprimtarinë e tyre minuese, të cilën e maskonin me vijën e përgjithshme të Partisë, gjoja me nevojën për forcimin e organizimit, gjoja për zhvillimin e ekonomisë, gjoja për studime më të thella e më të qëndrueshme në ekonomi, gjoja për përmirësimin dhe forcimin e ushtrisë, të arsimit, të kulturës etj.

Dhe deri në një farë shkalle, ky manovrim nga ana e tyre vuri në gjumë mjaft kuadro që vareshin nga ata, që vepronin shumë herë pa dashje, duke menduar se zbatonin vijën e Partisë. Megjithatë, ky nuk mund të jetë një shfajësim nga ana e tyre, për arsye se Partia vijën e saj në çdo moment, e ka shpjeguar dhe e ka sqaruar cila është, me se përbëhet, si duhet zbërthyer dhe si duhet zbatuar ajo dhe e gjithë kjo duhet kontrolluar. Këtu qëndron e meta dhe mungesa e vigjilencës nga ana e tyre, e cila, po të ishte në lartësinë e duhur, këta tradhtarë, do të ishin demaskuar edhe më përpara. Por duhet kuptuar se, veprimtaria e këtyre armiqve, u zhvillua gradualisht dhe gradualisht arritën këta në tradhti.

Degjenerimi i tyre, siç na mëson dialektika marksiste, u zhvillua hap pas hapi, për arsye se këta elementë të futur në Parti, ishin vetëm lyer e mbështjellë me një cipë të hollë nga ajo edukatë e thellë marksiste-leniniste, politikë ideologjike dhe morale, me të cilën mbrun Partia anëtarët e saj. Këta njerëz ishin të krimbur, me mbeturina të mëdha mikroborgjeze, të cilat u trashën dhe hynë në konflikt me Partinë më parë, jo antagonist, por pastaj edhe antagonist. Kështu veprimtaria e tyre kaloi nga sasia në cilësi dhe, kur arriti ky moment, atëhere Partia, si kurdoherë, me vigjilencë dhe me prudencë të madhe, vuri dorën mbi ta dhe ua prishi planet.

Partia ka luftuar kurdoherë me vendosmëri kundër armiqve, të jashtëm dhe të brendshëm, të cilët nuk kanë qenë as të paktë dhe as të butë, në armiqësinë e tyre. Partia gjithnjë i ka dërrmuar armiqtë e saj të brendshëm dhe përsëri do t’i dërrmojë edhe në të ardhshmen, cilitdo qofshin, të vetmuar ose me grupe, të lidhur ose të palidhur me armiqtë e jashtëm. Armiqtë tanë, asnjë herë nuk do të kenë sukses në veprimtarinë e tyre armiqësore kundër Partisë, pse, natyrisht, këto pësime Partisë, i bëhen mësime, i mprehin vigjilencën dhe shpatën e diktaturës së proletariatit, për mbrojtjen e Republikës sonë Popullore Socialiste, për mbrojtjen e lirisë dhe të sovranitetit të atdheut, për mbrojtjen e pastërtisë së marksizëm-leninizmit.

Prandaj për të tillë elementë tradhtarë, s’duhet të kemi asnjë mëshirë. Por nga kjo punë armiqësore, çdo njeri në vendin tonë, duhet të nxjerrë mësime dhe konkluzione, të kuptojë thellë se si vepron armiku hapët, si vepron ai edhe i maskuar. Kur vepron hapët, është më kollaj ta zbulosh armikun, por, kur vepron fshehurazi, në qoftë se humbet vigjilenca, në qoftë se nuk bëhen mish dhe gjak i njerëzve tanë direktivat, mësimet, marksizëm-leninizmi që udhëheq Partinë tonë, atëhere, natyrisht, zbulimi i armikut bëhet më me vështirësi dhe veprimtaria e tij armiqësore, shkakton dëme. Kur Partia na mëson hollësisht, se përveç kontradiktave antagoniste në mes të popullit edhe armiqve të tij, ekzistojnë edhe kontradikta jo antagoniste, këto dy çështje me rëndësi të madhe, gjithsecili duhet t’i kuptojnë brendinë dhe në gjerësinë e tyre filozofike dhe te dije t’i dallojë me kohë në zhvillimin e jetës, në luftën për jetën, për socializmin.

Kur Partia na sinjalizon se në ndërgjegjet e njerëzve tanë, ekzistojnë mbeturina mikroborgjeze të së kaluarës të asaj filozofie prapanike, idealiste, metafizike, kjo do të thotë se njerëzit tanë në jetë, në punë dhe në luftë, duhet kurdoherë të studioj në mënyrë kritike veprimtarinë e tyre dhe të shokëve që kanë rreth e rrotull dhe të bëjnë përpjekje që të ndreqen vetë, po të punojnë për të na ndrequr edhe shokët, duke u treguar këtyre rrezikshmërinë e çdo shfaqjeje dhe duke u treguar po ashtu rrugën e drejtë që duhet të ndjekë secili, për këtë ose për atë problem, që e shikon gabim.

Këtë Partia e ka theksuar dhe vazhdimisht e thotë çdo ditë në veprimtarinë e saj, në shkrimet e saj, në të gjitha dokumentet e saj, në konferencat dhe në Kongreset e saj. Ta duash Partinë me gjithë zemër, do të thotë të zbatosh deri në fund direktivat e saj, do të thotë t’i mësosh dhe t’i kuptosh më parë mirë këto direktiva dhe t’i zbatosh në jetë, të jesh ekzigjent para se gjithash ndaj vetes në veprimet dhe në mendimet e tua, pastaj ndaj shokëve dhe shoqërisë. Me fjalë të tjera duhet qëndruar drejt dhe korrekt përpara Partisë, përpara direktivave, mësimeve dhe teorisë së saj.

Disa njerëz vuajnë nga mendjemadhësia, nga fodullëku, mbi-vlerësojnë veten dhe punën e tyre dhe, kur bëjnë këtë, sigurisht, ata nënvleftësojnë të tjerët. Duke mos lëvizur nga pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre, të gabuara natyrisht, ata dalin edhe në konkluzione të gabuara, në barazime të gabuara, të cilat ose i mbajnë brenda dhe nuk i shprehin dhe grumbullojnë kështu në veten e tyre një pakënaqësi që çdo ditë e më shumë rritet, ose shprehet, por në vend që këto të shprehen përpara Partisë, përpara opinionit të shëndoshë, ato shfaqen në rrethe intime, në mes “shokësh” dhe krijohet kështu në baza të sëmura një sëmundje e rrezikshme, një shoqëri e sëmurë.

Një e tillë shoqëri gradualisht kalon pastaj në një opozicion, në fillim të vogël, pastaj kthehet në një kontradiktë prapë akoma jo antagoniste dhe, në qoftë se nuk braktiset kjo rrugë dhe Partia nuk ua zbulon, atëhere pikëpamjet e sëmura kthehen në një punë armiqësore, në kontradikta antagoniste. Zakonisht, kur zbulohet një veprimtari e tillë, njerëzit fajtor deri në një farë shkalle, vazhdojnë mbrojtjen e sëmurë, por, kur elementet e infektuar vihen përpara fakteve e dokumenteve, atëhere këta dalin me dy pretendime: “Pse nuk na i tha Partia, ose Partia të na i falë”.

Kërkesa e parë, pse nuk na i tha Partia, është diçka e drejtë të thuhet, pse Partia, kur sheh një njeri që gabon, e ka për detyrë ta thërresë dhe t’ia verë në dukje gabimin dhe në përgjithësi mund të them se Partia, e bën këtë detyrë me sukses. Por këta njerëz që gabojnë, duhet të dinë se Partia vazhdimisht, nëpërmjet dokumenteve të saj të shumta, nëpërmjet fjalimeve, nëpërmjet rezolutave, nëpërmjet kongreseve, u ka thënë hapur të gjithëve, se si duhet të qëndrojnë komunistët e patriotët përpara problemeve të jetës. Kjo është e para çështje.

E dyta, të tillë njerëzve, Partia jo vetëm duhet t’ua thotë gabimet, por këta edhe vetë duhet të venë t’ia thonë më parë Partisë gabimet e kryera, bile e kanë për detyrë t’ia thonë, pse, në qoftë se nuk e bëjnë ketë, atëherë fajin nuk ua ka Partia, kur ajo ua zbulon gabimet. Në këtë rast, fajin e kanë vete dhe ky faj rëndon mbi ta edhe më shumë, pse qëndrime të tilla nuk janë në rrugën e Partisë.

Për disa që mundet të kenë opinione të kundërta për një problem ose për një problem tjetër, për një person ose, për një person tjetër, çfarë na mëson Partia të bëjmë? Ajo na mëson që këto opinione, duhet t’i shfaqim hapur në parti, t’i diskutojmë, t’i rrahim. Ato mundet të jenë të drejta, mund të jenë edhe të gabuara, personi që ka të tilla opinione, mund të ketë të drejtë, po mund edhe të mos ketë të drejtë, mundet që ai akuzon pa baza, po mundet që kritikon drejt, prandaj gjithçka duhet thënë haptazi në Parti dhe jo vesh më vesh, jo të krijohet një shoqëri e sëmurë, e cila e trash gabimin dhe gjithë ai mentalitet i sëmurë që formohet si një çiban për një situatë të caktuar, ose edhe në përgjithësi kundër vijës së Partisë, e çon njerinë në rrugë të gabuar.

Në të gjithë veprimtarinë e këtyre elementëve që tradhtuan Partine, që tradhtuan ndërtimin e socializmit në vendin tonë, një proces i tillë shohim të jetë zhvilluar, të trashet dhe të kalojë në forma të rrezikshme. Shumë prej këtyre shfaqjeve, kur janë parë, u janë vënë në dukje qoftë Beqir Ballukut, qoftë Petrit Dumes, Hito Çakos, Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit, Fadil Paçramit, Kiço Ngjelës, Vasil Katit e shumë të tjerëve.

Por është fakt se ata kanë bërë bisht, e kanë mashtruar udhëheqjen, kanë vazhduar në rrugën e tyre, kanë mbivlerësuar pikëpamjet e tyre dhe organizimin e fshehte që po përgatisnin kundër Partisë dhe pushtetit popullor, ata kanë mbi-vlerësuar gjithashtu edhe mbështetjen që mund t’u vinte nga jashtë për këtë veprimtari të tyre antiparti dhe antishtetërore.

Partia duhet të kuptojë se të tillë njerëz që janë ambiciozë, të tillë njerëz që janë karrieristë, mendjemadhësia, prirjet karrieriste dhe ambicia, nuk mundet t’i mbajnë në rrugën e drejtë të popullit, te Partisë dhe te socializmit, pse të tëra çështjet ata i shohin nga këndi individualist, subjektivist, nga prizmi i interesit të tyre borgjez dhe jo nga ai i interesit proletar, i interesit të përgjithshëm të popullit dhe të socializmit.

Partia, siç e dimë, kurdoherë ka vepruar me durim të madh ndaj njerëzve që gabojnë, për arsye se ajo nuk udhëhiqet nga pikë-pamje metafizike, ajo njeh se njerëzit edhe gabojnë dhe pra duhen ndrequr, duhen bërë përpjekje për t’i shpëtuar dhe vetëm kur nuk ka asnjë mundësi që të shpëtohen, atëherë duhet të ndëshkohen deri sa të shkojnë në plumb, siç do të shkojnë edhe këta tradhtar. Kjo pjekuri marksiste-leniniste e Partisë sonë, është vërtetuar gjatë gjithë jetës së saj.

Disa të sëmurë mund ta quajnë këtë vijë të Partisë sonë, sektare, ka të tjerë që mund ta quajnë të butë, oportuniste, por që të dy palët gabohen. Partia jonë është një parti parimore marksiste – leniniste, armike e sektarizmit dhe e oportunizmit. Durimi i Partisë për të shpëtuar njerëzit, nuk mund të quhet aspak oportunizëm, ashtu sikundër ashpërsia e saj kundër armiqve dhe tradhtarëve nuk mund të quhet aspak sektarizëm.

Kjo do të thotë se Partia jonë, që mbron interesat e popullit, të proletariatit, të socializmit, ecën drejt, prandaj të gjithë duhet të jemi të drejtë me të, të jemi korrektë në vijën e saj, ta mbështesim këtë vije me të gjitha forcat tona, të jemi të ndershëm si populli, si komunistët, të jemi të vendosur, ashtu siç janë revolucionarët, siç janë komunistët.

Gjithashtu duhet të jemi të hapur e të sinqertë me Partinë dhe, kur them me Partinë, me këtë duhet të kuptojmë me gjithë Partinë, me vijën e saj në tërësi, me gjithë anëtarët e saj, me të gjitha forumet, që nga Kongreset e Partisë dhe deri te komitetet, byrotë dhe organizatat-bazë. Nuk lejohet të jemi të sinqertë ose t’i fërkojmë krahët një personi, ose tre personave dhe të tjerët të mos i peshojmë fare. Jo, nuk është kjo rruga e Partisë, gjithsecili ka vendin e vet dhe këtë vend ia jep Partia, gjykon Partia, nëse ai që e ka këtë vend e meriton apo jo dhe përsëri Partia gjykon, kur nuk e meriton.

Armiqtë që u dënuan me vdekje, si ata që u pushkatuan më parë, ashtu dhe Abdyl Këllezi me Koço Theodhosin, si dhe të tjerët që u dënuan me burgim, si Kiço Ngjela me Vasil Katin, të tërë pohuan fajësinë e tyre, intrigat e djallëzitë e tyre, prandaj tash le t’i vuajnë dënimet që u dha drejtësia e madhe e popullit, le t’i vuajnë në të gjitha shkallëzimet që u ka caktuar gjyqi, pse këto dënime ata i meritojnë plotësisht për veprimtarinë e tyre armiqësore dhe tradhtare ndaj atdheut socialist, ndaj popullit dhe ndaj Partisë sonë të Punës të Shqipërisë.

Kryetari: Fjala shumë e rëndësishme e shokut Enver, do të jetë mësim për gjithë Partinë, pushtetin, popullin.

Vazhdojmë me këto të tjerat.

Të dënuarit me vdekje (pushkatim) Xhavit Ymer Sallaku dhe Osman Ymer Zalla, nuk kanë bërë kërkesë për faljen e jetës. Presidiumi i Kuvendit Popullor, është dakord me vendimet e marra respektivisht nga gjykata e rrethit të Fierit dhe nga gjykata e rrethit të Krujës, vendime këto të lëna në fuqi edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Gjithashtu, lihet në fuqi dënimi me vdekje (pushkatim) i Shaban Myslim Likës.

Shoku Enver Hoxha: Një gjë desha të pyesja, shoku Kryetar.

Është e domosdoshme që ata që nuk duan falje dhe nuk duan t’i bëjnë letër Presidiumit, t’i marrim ne në shqyrtim?

Shoku Aranit Çela: Shoku Enver, kjo me ligj nuk është. Ne e kemi parë të nevojshme, ia kemi kërkuar Presidiumit këtë. Kjo është e nevojshme dhe për ne, indirekt si një farë kontrolli. Presidiumi nuk i hyn fajësisë apo pafajësisë por, megjithatë, ne e kemi parë të arsyeshme. Kjo si të gjykohet, por ne vetë e kemi insistuar.

Shoku Enver Hoxha: Dakord.

Kryetari: Mua me duket se është një praktikë e drejtë, se mund të ketë ndonjë përjashtim. Të vazhdojmë kështu, shoku Enver, me këtë traditë.

Shoku Enver Hoxha: Dakord.

Mbyllet mbledhja.

Tiranë, me 31.5.1977. Memorie.al

                        SEKRETARI I PRESIDIUMIT

                              Telo Mezini

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha...”/ Kujtimet e Liri Lubonjës

Next Post

“Nëse do ta kundrosh Shqipërinë së epërmi, është Macukulli, fshati ku na magjepsin lulet e kumbullave, por njeriu ia ka kthyer shpinën kësaj perle...”/ Reportazh nga fshatrat e braktisur të Matit dhe Mirditës

Artikuj të ngjashëm

“Edisoni tha se jam i mërzitur dhe nuk po gjej qetësi, pasi…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, me spiunët që fundosën piktorin Gjergo, nga “Bufeja e madhe” te “Artisti”, “Gjethja e mollës”, etj.
Dossier

“Kur rojet e Spaçit vranë të dënuarin Refik Beqo, që tentoi arratisjen, komanda repartit propozoi për fletë-nderi 5 ushtarë, por i kritikoi harxhimin e panevojshëm të fishekëve…”! / Ngjarja e 11 qershorit 1979

June 13, 2025
“Në prani të prokurorit Rrapi Mino dhe mjekut N. V., nga unë I. Seiti, i ngarkuar i Drejtorisë së Hetuesisë, u ekzekutua vendimi me pushkatim, për armiqtë A. Këllezi e K. Theodhosi…”/ Proces-verbali i 31 majit 1977
Dossier

“Në prani të prokurorit Rrapi Mino dhe mjekut N. V., nga unë I. Seiti, i ngarkuar i Drejtorisë së Hetuesisë, u ekzekutua vendimi me pushkatim, për armiqtë A. Këllezi e K. Theodhosi…”/ Proces-verbali i 31 majit 1977

June 13, 2025
Historia e rrallë e një “vajze haremi” në Backë të Skraparit, në shtëpinë e Kamber Backës, ish-kryetari i Degës së Shkodrës, që u dënua me Koci Xoxen dhe s’doli kurrë nga pragu i derës, deri ditën që vdiq!

June 10, 2025
“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës

June 11, 2025
Dëshmia e truprojës: “Enveri në ‘61-in u bë si i çmendur për Pashalimanin, duke thyer xhamat me grushte, kurse në ’74-ën, Ramizi i ra në gjunjë Nexhmijes, duke qarë…”
Dossier

Historia e panjohur e kuadrove dhe partizanëve të Brigadës së Shtatë sulmuese, të komanduar nga Gjin Marku, Kadri Hoxha, Adil Çarçani, Myqerem Fuga, Ramiz Alia e Aqif Ylli

June 9, 2025
“Fajet e mia tepër të rënda i kam pranuar dhe ndjehem thellësisht i penduar, qëndroi kokë ulur, sa s’kam kurajo t’i numëroj, i lutem Presidiumit të Kuvendit që…”/ Kërkesa e ish-zv.kryeministrit, për faljen e jetës, maj ‘77
Dossier

“Fajet e mia tepër të rënda i kam pranuar dhe ndjehem thellësisht i penduar, qëndroi kokë ulur, sa s’kam kurajo t’i numëroj, i lutem Presidiumit të Kuvendit që…”/ Kërkesa e ish-zv.kryeministrit, për faljen e jetës, maj ‘77

June 11, 2025
Next Post
“Nëse do ta kundrosh Shqipërinë së epërmi, është Macukulli, fshati ku na magjepsin lulet e kumbullave, por njeriu ia ka kthyer shpinën kësaj perle…”/ Reportazh nga fshatrat e braktisur të Matit dhe Mirditës

“Nëse do ta kundrosh Shqipërinë së epërmi, është Macukulli, fshati ku na magjepsin lulet e kumbullave, por njeriu ia ka kthyer shpinën kësaj perle...”/ Reportazh nga fshatrat e braktisur të Matit dhe Mirditës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!