• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur e burgosën, ai nuk kundërshtoi, as nuk pyeti, vetëm zgjati duart dhe ata i vunë prangat…”! / Historia tragjike e mjeshtrit të karikaturës

Nga Prof. Dr. Hazbi Shehu

         Për kujtim kolegut, shokut të punës dhe mikun tim, Enriko Veizi

Memorie.al/ Kollos me trup; me zemër i dashur; i dhembshur në shpirt; mjeshtër i karikaturës. Kush e njohu dhe nuk e deshi?! Kush bisedonte me të dhe nuk u lartësua në shpirt?! I vunë prangat dhe e burgosën?! Kur e dëgjuam u befasuam! E si mund të hidhet lulja në koshin e plehrave?! A duhet burgosur pëllumbi pse fluturon?!

Nuk e kemi dëgjuar kurrë, që i mençmi të hedh gurë?!

Enriku gjendjen e tij shpirtërore e shprehte në art. Ai ishte i sinqertë dhe i ndershëm. Bukuria më e madhe qëndronte në thjeshtësinë e tij. Ai nuk fliste kurrë për veten.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

Regjimi “simpatik” komunist e “dogji” Enrikun jo vetëm si trup, por dhe si shpirt. Nga shtypja lind veç turpi dhe shkatërrimi. Nuk djeg flaka aq shumë kur në kashte bie zjarr; se sa djeg ahu i njeriut që ja bën jetën varr. “Më mirë me pranga dhe me miq, se sa në kopshte me lule dhe me armiq”.

“Njerëzve foli ëmbël dhe jo me thumb”, thoshte Enriku, “dhe atë që do paqen, mos e prit me plumb. Ruaju nga gjembat, mblidh lule, se ato janë te pastra dhe nuk kanë djallëzi, por vetëm dashuri.” Kur e burgosen ai nuk kundërshtoi, as nuk pyeti, vetëm zgjati duart dhe ata i vunë prangat…!

I dashur Enrik, ty të burgosën se karikaturat e tua, përhapnin dashuri midis njerëzve. Ato ishin të gatuara me shpirt, me tru, me zemër dhe shprehnin jetën e popullit, punën dhe vuajtjet e tij. Njerëzit duke i analizuar, qeshnin, kënaqeshin dhe shpreheshin: “është i talentuar ky djalë”. Nuk mund të duronte Enver Hoxha dy rryma, dy burime.

Populli duhet të studionte vetëm udhëzimet e Partisë dhe veprat e tij dhe si rrjedhojë, autori i këtyre karikaturave duhej eliminuar. Enriku punonte në Institutin Gjeologjik të Naftës, në projektimet e puseve të naftës. Kështu shkaku për ta dënuar, ishte i qartë dhe i besueshëm.

Ata donin të burgosnin shpirtin e Enrikut, mendimet e tij dhe jo trupin. Po a burgosen mendimet?! Karikaturat ishin shpërndare në të gjithë Shqipërinë. Ato ishin futur thellë në trurin e njerëzve. A varrosen mendimet kur shprehin shpirtin e gjalle te popullit?!

Të gjithë udhëheqësit që i ka dashur populli, kanë mbetur në zemrën dhe kujtesën e tij, si Skënderbeu, Ismail Qemali, etj. Të tjerët që kanë përdorur shtypjen, që kanë sjell turpin dhe shkatërrimin, kanë marrë gjithmonë urrejtjen e popullit, si Enver Hoxha me shokë.

Unë po shkruaj, jo që t’i kundërvihem shpifjeve të regjimit komunist për Enrikun, sepse këtë e kanë bërë të tjerë, as ta lavdëroj mikun, shokun tim të punës dhe shoqërisë, se dhe këtë e kanë shprehur qartë veprat e tij në çdo qytet të Shqipërisë dhe jashtë shtetit.

Unë po shkruaj vetëm për ta kujtuar.

Lulet çelin vetëm në Pranverë, ndërsa karikaturat e Enrikut, janë të freskëta kurdoherë./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Diskutimi i Enver Hoxhës: “Sikur me top të më qëllojnë, siç thotë Dritëro Agolli në romanin ‘Njeriu me top’, që është xhiruar në film, që edhe ky…”/ Mbledhja me artistët e skenës në ’78-ën

Next Post

Kalendari Historik 13 Qershor

Artikuj të ngjashëm

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Personazh

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

March 8, 2026
“Çfarë tha Fishta për mua dhe ç’më ndodhi kur përktheva katër vargjet e fundit të Dantes në Fushë-Krujë…”?! / Dëshmia e panjohur e Pashko Gjeçit dhe letra për Enverin
Personazh

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Personazh

“Në vitet 1940 – ‘41, Enver Hoxha si me shaka, e pyeste babain tonë; more Neki Bej, besoj se vëllait të Nuredin Bej Vlorës, ja kanë besuar ruajtjen e parave të sojit tyre…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Vëllezërit fotografë, Vito, i dërguan një kartolinë Alizotiot, ku në kokën e tij, kishin vënë Papën e Romës, por kur ai u tha se e kishte dërguar në Degë…”/ Historia e panjohur e librarit të Gjirokastrës
Personazh

“Selfot, Omarët, Kokalarët etj., që gëzonin privilegje mbi Hoxhat, ju nënshtruan të parët gjenocidit të Enver Hoxhës, pasi dëshira e tij për t’iu zhvatur pasurinë…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 5, 2026
“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes

March 6, 2026
“Kur Enverit i shkuan në vesh fjalët e nënës sonë, se ne kishim 20 napolona ari, që na i kishte lënë Hiqmet Delvina, kur iku në ’39-ën me Zogun, ai e thirri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

Qershor

Kalendari Historik 13 Qershor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme