• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

“Çobani nga Vajza e Vlorës, i dënuar 25 vjet për atentat ndaj Hrushovit, recitonte vargjet e Homerit, Dantes, tragjeditë e Shekspirit, Faustin e Gëtes, Shilerin, etj.,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik, për “enciklopedinë” e burgjeve
“Gjatë përcjelljes së Hrushovit në Rinas, Enveri bëri një gjest të pahijshëm, për të cilin kur shkova në Moskë, rusët më thanë…”/ Rrëfimi i rrallë i ish-përkthyesit të Enver Hoxhës
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
“Na masin pulsin, nëse do t’i mbajmë katër nëndetëset që na përkasin dhe roja sovjetike u ktheu automatikun marinarëve tanë…”/ Ditari sekret i Enverit, mars 1961
Fotot të ‘Mbledhjes së 81 partive’, Moskë 1960 / Nga mbërritja e Enverit me tren, nënshkrimi deklaratës së bashkëpunimit nga Kapo e Alia, te foto e delegacioneve
“Në Konferencën e Tiranës situata ishte e elektrizuar, jugosllavët na e bënë mëndjen çorbë; të njëjtin person tani e shikoje në “Dajti” dhe më pas te…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit” për të internuarit e Zvërnecit

Nga Armand Jonuzi

Pjesa e parë

Memorie.al / Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, sa vinin e bëheshin më të akullta. Ishte vitit 1960, dhe përplasjet mes udhëheqësve të partive komuniste të dy vendeve, sa vinin dhe shtoheshin. Ka pasur disa momente në prag të mbledhjes së Moskës, me rëndësi historike. Në datën 8 nëntor, udhëheqja e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, u shpërndau të gjitha delegacioneve, duke përfshirë edhe delegacionin e PPSH-së, një letër të gjatë që Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, i drejtonte Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Në këtë letër ishin renditur nga sovjetikët të gjitha kritikat, akuzat, vërejtjet që kishte Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, për udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës.

Në atë letër nuk sulmohej direkt PPSH-ja, por në një vend radhiteshin të gjitha vendet socialiste dhe mungonte vetëm Shqipëria, pra ajo nuk figuronte si vend socialist. Gjatë kësaj kohe janë bërë disa takime të delegacionit të PPSH-së, me udhëheqjen sovjetike. Konkretisht, më datën 8 nëntor, Andropovi, që në atë kohë ishte shefi i Drejtorisë së Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, për marrëdhëniet me vendet socialiste, shkoi në vilën ku ishte vendosur delegacioni i PPSH-së dhe kërkoi takim me Enver Hoxhën.

Gjithashtu mund të lexoni

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

Andropovi erdhi të njoftonte për takimin që udhëheqja e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, kërkonte të bëhej midis delegacionit të PPSH-së me Nikita Hrushovin, për të diskutuar problemet e marrëdhënieve midis dy partive. Enver Hoxha, i cili e refuzoi ftesën, i tha: “Unë kisha vendosur që të bëhej takimi. Por kur u vura në dijeni të letrës që i shpërndatë partive, pra edhe partisë sonë, më datën 8 nëntor, ku Shqipëria nuk figuronte si vend socialist, në asnjë mënyrë nuk mund ta pranoj ftesën, sepse ky është një shantazh se ne mund t´ju përjashtojmë nga kampi socialist”.

Andropovi u mundua të justifikohej, se kjo letër nuk kishte asgjë me PPSH-në, por Enver Hoxha nguli këmbë në të tijën. Megjithatë, pas kësaj, më 10 nëntor, u bë një takim i delegacionit me një pjesë të udhëheqjes sovjetike, ku ishin Mikojani, Kozllovi, Susllovi, Pospjellovi e Andropovi. Qëllimi ishte, të paktën siç e interpretonte delegacioni ynë, për ta joshur e detyruar delegacionin e PPSH-së, që të mos ngrinte në mbledhje, domethënë në fjalimin që do të mbante Enver Hoxha, divergjencat dhe ankesat që kishte PPSH-ja në marrëdhëniet me udhëheqjen e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të radhitej në anën e udhëheqjes sovjetike. Por, siç kishin shkuar punët, në këtë takim nuk u morën vesh për asgjë.

Biseda e Enver-Andropov në Moskë, më 8 nëntor 1960

ENVER HOXHA: Sot më lajmëruan se Hrushovi ka shfaqur dëshirën të takohet me mua nesër ne orën 11.00. Unë kisha vendosur t’i përgjigjesha pozitivisht kësaj kërkese, por sot lexova materialin sovjetik, në të cilin Shqipëria nuk figuron si vend socialist.

JURI ANDROPOV: Çfarë materiali është ky nuk po ju kuptoj, tregomëni konkretisht cilin material keni parasysh, ku është thënë kjo?!

ENVER HOXHA: Ky është materiali i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, drejtuar Partisë Komuniste të Kinës (Është fjala për letrën prej 125 faqesh që Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, i drejtoi më 5 nëntor 1960, Komitetit Qendror i Partisë Komuniste të Kinës, në të cilën Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, përveç akuzave kundër Partisë Komuniste të Kinës, injoronte ekzistencën e Republikës Popullore të Shqipërisë si vend socialist dhe denigronte Partinë e Punës të Shqipërisë).

JURI ANDROPOV: Po çfarë lidhje ka kjo, ajo është letër për Kinën, çlidhje ka Kina me Shqipërinë?

ENVER HOXHA: Dhe kjo i preu përfundimisht rrugët e takimit tim me Hrushovin.

JURI ANDROPOV: Nuk po ju kuptoj, çfarë është thënë në atë material për ju?

ENVER HOXHA: Lexojeni dhe do ta shihni.

JURI ANDROPOV: Unë e kam lexuar dhe e njoh shumë mirë atë material, pasi kam marrë pjesë vetë në përpunimin e tij. Por deklarata juaj, shoku Enver, është një deklaratë shumë serioze.

ENVER HOXHA: Po, serioze. I thoni Hrushovit se, që të jetë ose të mos jetë Shqipëria vend socialist, këtë nuk e vendos Hrushovi, këtë e ka vendosur vetë populli shqiptar me luftërat e tij, me gjakun e tij. Këtë e ka vendosur Partia e Punës e Shqipërisë, e cila ka ecur dhe do të ecë në rrugën marksiste-leniniste.

JURI ANDROPOV: Unë nuk ju kuptoj shoku Enver, ai është një material për Kinën, çlidhje ka kjo me Shqipërinë.

ENVER HOXHA: Unë flas për atdheun tim, për popullin tim, për vendin tim.

JURI ANDROPOV: Kjo është një deklaratë shumë serioze dhe për këtë unë vetëm mund të shfaq keqardhjen.

ENVER HOXHA: Ne do të kemi mbledhjen e partive, atje Partia jonë do të shfaqë mendimin e vet. Ja kështu, mirupafshim!

Biseda e delegacionit të PPSH-së, me përfaqësuesit e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Mikojanin, Kozllovin, Susllovin, Pospjellovin, Andropovin

Moskë, 10 nëntor 1960

Këtë takim me delegacionin e PPSH-së, i cili ishte në Moskë për të marrë pjesë në mbledhjen e famshme të 81 partive, e kërkuan udhëheqësit sovjetikë, me qëllim që të bindnin delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, për të mos ngritur në mbledhjen e 81 partive çështjet, për të cilat PPSH-ja nuk ishte dakord me ta e, veçanërisht me veprimet e tyre ndaj vendit tonë pas Mbledhjes së Bukureshtit.

I pari e mori fjalën Mikojani, i cili, duke shprehur keqardhjen për mosmarrëveshjet që kanë lindur midis Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe PPSH-së, akuzon këtë të fundit se ishte shkaktare e mosmarrëveshjeve, pasi nuk ushqente më ndaj Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, atë besim që ushqente më parë. Këto deklarata vinin pas pretendimeve të rusëve se oficerët tanë nuk ishin sjellë mirë me oficerët sovjetikë në bazën ushtarake detare në Vlorë, ndaj dhe sovjetikët pyesnin se mos Shqipëria donte të dilte nga Traktati i Varshavës. Po ashtu, thuhej se udhëheqja sovjetike dëshironte zgjidhjen e këtyre keqkuptimeve në rrugë të drejtë. Mikojani i kërkoi Hoxhës që ai t’i thoshte se ku sovjetikët i kishin gabimet dhe nga kjo, atyre nuk u ngelej qejfi dhe se kjo ndodhte kur shqiptarët bisedonin prapa shpine.

ENVER HOXHA: Na thoni kur dhe ku ne kemi biseduar prapa shpine kundër jush? Ne shqiptarët e kemi zakon, asnjëherë nuk bisedojmë prapa shpine. Lidhur me bazën ushtarake të Vlorës, s’është e vërtetë ajo që thatë. Atje ekziston një miqësi e ngushtë midis marinarëve dhe oficerëve sovjetikë e shqiptarë. Kështu ka qenë deri në Mbledhjen e Bukureshtit dhe nga ana jonë, kështu vazhdon të jetë edhe tani. Komiteti Qendror i Partisë sonë, u ka dhënë udhëzime njerëzve tanë për të mbajtur në bazë qëndrim korrekt ndaj njerëzve sovjetikë. Por, disa nga marinarët tuaj edhe kanë goditur marinarët tanë.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Shqipërisë, ka udhëzuar që këto gjëra të rregullohen nëpërmjet organizatave bazë të Partisë. Ka ngjarë diçka me një oficerin tonë të marinës dhe një kundëradmirali sovjetik, të ardhur nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte. Në mënyrë jo të drejtë, ai kishte kapur një oficerin tonë, shok i mirë që ka studiuar në Bashkimin Sovjetik, dhe i kishte kërkuar që ai t’i tregonte se ç’u vendos në Plenumin e Komitetit Qendror, pasi, ai thoshte se për këtë do të mbante leksione në Sevastopol, pasi atje do ta pyesnin. Oficeri ynë iu përgjigj se komunikata e Plenumit të Komitetit Qendror, ishte botuar në gazetën “Zëri i Popullit”, më 9 shtator 1960.

Më pas oficeri ynë i raportoi komandantit të tij. Shokët tuaj i hoqën veshin kundër admiralit, ai kërkoi ndjesë dhe gjithçka u rregullua. Lidhur me marrjen në dorëzim të nëndetëseve, ushtarakët tanë 2 vjet e gjysmë mësuan dhe u përgatitën në Sevastopol, u dalluan në qitje. Shtabi dhe marinarët tanë ishin përgatitur të prisnin në mënyrë solemne nëndetëset. Në shtabin tonë është një kundëradmiral sovjetik, ne nuk e dimë ç’është ai, por kundëradmiral ai s’është. Ai tha se nëndetëset nuk mund t’ju dorëzohen, sepse nuk jemi gjoja të përgatitur. Shokët e Ministrisë së Mbrojtjes iu përgjigjën se, si është e mundur një gjë e tillë, në qoftë se duhet që ushtarakët tanë të mësojnë edhe disa muaj, mund të na e thoni. Por vetë shtabi sovjetik ka thënë se ekuipazhet shqiptare janë të përgatitura.

Na u tha pastaj se erdhi dimri, deti ka dallgë të mëdha, shokët tanë erdhën këtu në admiraliatin tuaj, e shtruan problemin dhe morën përgjigjen, se nëndetëset do t’ju dorëzoheshin. Por, përsëri erdhi urdhër prej njerëzve tuaj, të mos na jepen. Kur ishim në Tiranë, Ministria jonë e Mbrojtjes i bëri një letër Gorshkovit, i shpjegoi çështjen shoqërisht, kështu si jua përshkrova. Në letër thuhet se, në qoftë se duhen edhe disa muaj për përgatitjen e ushtarakëve tanë, mund të na e thoni. Por nuk është këtu arsyeja.

MIKOJANI: Po ku është arsyeja?

ENVER HOXHA: Këtë duhet të na e thoni ju. Por nuk është kjo çështja kryesore. Le të vijmë tani te çështja e daljes nga Traktati i Varshavës, meqë në fillim folët lidhur me këtë gjë.

MIKOJANI: Jo, por krijohet përshtypja.

ENVER HOXHA: Si krijohet përshtypja, në bazë të të dhënave të një farë kundëradmirali?! Le ta shohim këtë çështje se ka gjëra më serioze.

MIKOJANI: Ashtu?! Ne nuk dimë gjë.

ENVER HOXHA: Si nuk e dini? Në qoftë se është ashtu, nuk është mirë që Komiteti juaj Qendror nuk ka dijeni. E dini se ne na kanë kërcënuar të na përjashtojnë nga Traktati i Varshavës? Këtë e ka bërë Greçko.

MIKOJANI: Ne s’dimë gjë, na e thoni.

ENVER HOXHA: Do t’jua themi dhe me forcë, se është çështje parimore. Dy mareshalët tuaj, Malinovski dhe Greçko, e kanë thënë një gjë të tillë. Ju duhet ta dini.

HYSNI KAPO: Në datën 22 tetor, unë ia kam thënë këtë Poljanskit.

MIKOJANI: Ju mund të mos më besoni, por unë nuk e di.

ENVER HOXHA: Nëse e shtroni çështjen kështu, se nuk dini gjë, duhet t’ju kujtojmë se katër muaj më parë, ju kemi shkruar lidhur me ambasadorin. Përse nuk përdorët praktikën leniniste të partisë suaj e, të na përgjigjeshit?

KOZLLOVI: Ne do t’ju dërgojmë një ambasador tjetër.

ENVER HOXHA: Tani thoni kështu, por pse s’na keni shkruar? Ne ju kemi shkruar 4 muaj më parë, por përgjigje s’kemi marrë.

MIKOJANI: Kemi bërë mirë që nuk ju përgjigjëm, sepse ka 15 vjet që ambasadorët tanë shkojnë e pyesin nëpër komitetet e partive, kështu ka qenë edhe në Shqipëri. A mos është ndërhyrje nga ana e ambasadorit tonë, që të pyesë kryetarin e Komisionit të Revizionimit, se ç’ndodhi në Plenum?

ENVER HOXHA: Është ndërhyrje dhe krejt e palejueshme. Unë mund të them se në vendin tonë nuk ka pasur gjë të fshehtë për njerëzit sovjetikë. Ka 16 vjet që kemi ndjekur praktikën, që për vendimet dhe dokumentet me rëndësi të Komitetit Qendror të Partisë sonë, ose të qeverisë, ne ju kemi vënë në dijeni.

Përse e kemi bërë këtë? Sepse ne kemi qenë të sinqertë, të çiltër me Bashkimin Sovjetik dhe me Partinë Komuniste të tij. Ju s’keni të drejtë ta akuzoni Partinë tonë, se është sjellur keq ndaj Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Me shokët sovjetikë, që nga ambasadori e deri te specialisti më i thjeshtë, ne kemi qenë shumë të lidhur. Të gjitha dyert ishin të hapura për ta.

MIKOJANI, SUSLLOVI: Tamam, ashtu është.

ENVER HOXHA: Ne mendojmë se s’mund të ketë parti tjetër që të jetë sjellë kështu ndaj Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Përse e kemi bërë këtë? Sepse Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e kemi konsideruar si partinë, që nën udhëheqjen e Leninit bëri Revolucionin e madh Socialist dhe hapi e para rrugën drejt socializmit e komunizmit.

Para Bukureshtit ne kemi pasur mosmarrëveshje, ne do t’i themi ato, si për shembull, lidhur me revizionizmin jugosllav. Por ne kemi vepruar në mënyrë të tillë, që jashtë të mos kuptohej asgjë. Përse u prishën marrëdhëniet pas Bukureshtit? Ç’thamë ne në Bukuresht? Ne shfaqëm qëndrimin tonë duke thënë se mosmarrëveshjet që u parashtruan në Mbledhjen e Bukureshtit nga Hrushovi janë mosmarrëveshje që kanë lindur midis Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Partinë Komuniste të Kinës dhe që për këto Partia e Punës e Shqipërisë rezervon të drejtën të shfaqë mendimin e saj në Mbledhjen e Moskës. Atëherë, pse u sulmua Partia jonë?

Ne s’jemi dakord me Bukureshtin, por ne nuk bëmë ndonjë gjë që të ndryshonte një qind për qind qëndrimi tuaj ndaj nesh. Në radhë të parë, ambasadori juaj u soll në mënyrë të poshtër. Ne e donim atë. Pas Bukureshtit dhe veçanërisht pas kthimit të tij nga Moska, ai filloi të na sulmojë dhe u soll me përbuzje ndaj nesh. Memorie.al

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste...”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

Next Post

“E gjithë Evropa Lindore ka qenë në mendjen dhe vizionin e tij, por për herë të parë, kam dëgjuar të flitej për Shqipërinë nga ai, kur...”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-Presidentit  të SHBA-së, Ajzenhauer

Artikuj të ngjashëm

“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
Dossier

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 31, 2025
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Dossier

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

July 30, 2025
“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
Dossier

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 30, 2025
Fotografi me pamje të Sarandës
Dossier

“Në mëngjesin e 29 korrikut 1944, forcat britanike filluan sulmin nga deti, drejt pozicioneve të gjermanëve dhe beteja vazhdoi gjithë ditën, por ne…”! / Dëshmia e ish-partizanit, për çlirimin e Himarës

July 28, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Duke studiuar filozofin kobzi Egezia, ‘këshilltarin e vdekjes’, Mustafa Bajraktari filloi të humbte shpresat dhe një ditë, me copa çarçafi të bëra si litar, ai…”/ Historia e trishtë e filozofit autodidakt nga Tropoja

July 28, 2025
“Ndërsa Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve, paradoksalisht, shteti shqiptar, nuk ka guxuar asnjëherë, që të kërkojë…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

“Ndërsa Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve, paradoksalisht, shteti shqiptar, nuk ka guxuar asnjëherë, që të kërkojë…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

July 28, 2025
Next Post
“E gjithë Evropa Lindore ka qenë në mendjen dhe vizionin e tij, por për herë të parë, kam dëgjuar të flitej për Shqipërinë nga ai, kur…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-Presidentit  të SHBA-së, Ajzenhauer

“E gjithë Evropa Lindore ka qenë në mendjen dhe vizionin e tij, por për herë të parë, kam dëgjuar të flitej për Shqipërinë nga ai, kur...”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-Presidentit  të SHBA-së, Ajzenhauer

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme