• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës

“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës
“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës
“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës
“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës
“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës
“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës
“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës
“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës
“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës

Nga Viron Prodani

Memorie.al / Disa vite më parë, në një emision televiziv, ku diskutohej mbi politikat absurde të Enver Hoxhes z. Artur Zheji midis të tjerave ka thënë se: “Enver Hoxha donte të vendoste në të gjithë botën, rolin hegjemon të ideollogjise Marksiste-Leniniste”! Po z. Zheji, në gazetën “MAPO”, në datën 25 maj të atij viti, e konkretizonte thënien e tij, me një artikull mbi ‘Fondin e Solidaritetit’. Kjo më nxiti që të bëj disa saktësime, duke dhënë një tablo më të qartë të këtij fondi, në U.S.D. dhe Lek. Them edhe në lek, sepse këto shpenzime, kanë qenë me dhjetëra miliona dhe të konvertuara me kursin e atëhershëm, bënin edhe këto disa milion dollarë. 

Mbi fondin e solidaritetit 1964-1991

Sekretariati i Komitetit Qendror të P.P.SH-së, me Vendimin Nr. 190, dt. 10/06/1964, vendosi në dispozicion të K.Q., një fond prej 700.000 USD, për t’i përdorur në interes të punës, për lëvizjen komuniste ndërkombëtare, për luftën kundër imperializmit dhe revizionizmit, për propagandën në botën e jashtme dhe mbrojtjen e Marksizëm-Leninizmit. Vendimi është firmosur nga Enver Hoxha. Vendimi Nr. 190, dt. 10/06/1964, parashikon që fondi të shpenzohet për disa qëllime:

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

– Ndihmë Partive Komuniste M-L dhe grupeve M-L: = 165 000 USD.

– Organizim seminaresh me komunistë nga Evropa Perëndimore dhe Amerika Latine, si dhe me sindikalistë nga vendet e Afrikës të Zezë: = 42.000 U.S.D

– Punë propagandistike me botën e jashtme si botimet ideologjike e propagandiste dhe shpërndarjen e tyre, letër shkrimi, makina shkrimi dhe një pjesë të rrogës së korektesëve të huaj: = 80.000 U.S.D.

– Për të dërguar jashtë shtetit delegacione partie, për bisedime me partitë motra dhe grupet M–L ose kongreset dhe konferencat e tyre.2.000 U.S.D.

– Shtesa në organizimet e ditëve përfaqësuese diplomatike për çeljen e ndonjë përfaqësie të re për të mbajtur kontakte pune me partitë M-L dhe grupe komuniste: = 100.000 U.S.D

– Organizim konferencash, ku të shprehet solidariteti i P.P.SH. dhe popullit tonë në luftën për pavarësi Kombëtare të popujve të Azisë, Afrikës e Amerikës Latine duke ftuar për këtë qëllim delegacione. = 8.000 U.S.D

– Akordim bursash për studentë të këtyre vendeve: = 10.000 U.S.D

– Ardhjen e miqve të huaj, për vizitë e pushime në vendin tonë. Të ftohen 200 miq për pushime dhe njohjen e vendit tonë: = 105. 000 U.S.D.

– Në dispozicion të Byrosë Politike e K.Q. P.P.SH: = 150.000 U.S.D.

Dokument tjetër që vërteton financime të shtetit për ketë fond, është Vendimi i Sekretariatit të K.Q. nr. 19, datë 27.1.1967, për 700.000 dollarë.

FONDI I SOLIDARITETIT 1964 – 1991 TË ARDHURAT. U.S.D.

Derdhje në bankë (1964 – 1976) 500.000

Interesa Bankare (1968 – 1991) 970.000

Johanson New York 84.000

Kuota të anëtarëve të Partisë në Ambasada 101.000

TOTALI:  11.655.000

Nga K.Q.P.P.SH-së, ishte hapur në bankë një llogari, depozitë në dollarë e quajtur “Fondi i Solidaritetit”. Për periudhën 1964-1976 janë derdhur dorazi në bankë nga persona të caktuar 6.500.000 U.S.D.

Në mandat arkëtimet, për arsye të sekretit, nuk tregohet nga çfarë burimi kanë ardhur. Vetëm në disa raste janë shënuar personat ose inicialet e atyre që kanë bërë derdhjet. Vetë personat, nuk e dinin origjinën e kësaj valute, mbasi  përbente sekret. Këtë valutë, ata e merrnin në zyrën e Drejtorisë së Jashtme të ambalazhuara.

Përveç shumës prej 6.500.000 U.S.D., K.Q., ka marrë nga Banka e Shqipërisë për periudhën 1968-1991 dhe 4.970.000 U.S.D., nga llogaritja e interesave. Fillimisht interesi bankar ka qenë 2% dhe është llogaritur deri në vitin 1977. Në vitin 1978, përqindja e interesit me V.K.M., nr 11, datë

2. 3. 1978, është aplikuar në masën 4%, që ka vazhduar deri në vitin 1991. Interesat e përfituara, kanë qenë të kundërligjshmesh, mbasi sipas vendimeve dhe udhëzimeve në fuqi, interesat i përfitonin vetëm individët dhe jo entet apo subjektet shtetërore e politike.

Një mike e vendit tonë në SH.B.A-ës, Imogrena Johonson, ka lënë me testament në një bankë të New Yorkut, në vitin 1990, shumën prej 84.000 U.S.D

— Kuota të anëtarëve të Partisë etj., llogariten në shumën 101.000 U.S.D.

Fondet e derdhura në bankë sipas viteve, për periudhën 1964 – 1976.

Vitet                        U.S.D.

1967                      300.000

1967                      250.000

1967                      250.000

1968                      250.000

1968                      250.000

1969                      500.000

1970                      500.000

1971                      500.000

1972                      500.000

1973                      500.000

1974                      500.000

1975                      500.000

1976                      500. 000

Shuma e Fondeve derdhur në bankë (1964-1976) 6.500.000

Shpenzimet për Fondin e Solidaritetit 1964-1991. U.S.D

  1. Ndihma financiare e Partive e grupeve M-L, 2.290.000
  2. Ndihma e personave të ndryshëm të Partive, 150.000
  3. Përgatitje Politike – Ushtarake, 200.000
  4. Propagandë – Botime – Përkthime – Media, 140.000
  5. Zhvillimi i Kongreseve – Konferencave të vendeve të tjera në Shqipëri, 70.000
  6. Në dispozicion të Byros Politike e K.Q.të P.P.Sh-së për delegacione të Partive në Kongreset e P.P.SH, Rinisë dhe Gruas 220.000.
  7. Materiale e paisje Partive 80.000
  8. Shpenzime udhëtimi për miqtë – Përfaqësueses Diplomatë, etj. 1.815.000
  9. Delegacione Partie dhe Organizata të masave jashtë shtetit 40.000

TOTALI:       5.005.000

  1. Pallati i Kongreseve (200+500+730)  1.430.000
  2. ‘Zëri i Popullit’ për blerjen e një shtypëshkronjë  400.000
  3. Fondi Rezervë  2.570.000
  4. Ministria e Tregtisë së Jashtme  407.000

TOTALI:                                    4.807.000

Gjendja më 1991                            1.843.000

________________

TOTALI:                                    11.655.000

NDIHMA PARTIVE (MARKSISTE – LENINISTE) DHE GRUPEVE (M – L)

  1. P.K. (M-L) Itali                                      380.000
  2. P.K. Franceze                                       244.000
  3. P.K. Austriake                                      144.500
  4. P.K. (M-L) Spanjë                                 297.800
  5. P.K. Belgjikë                                           54.400
  6. P.K. Australiane                                     42.200
  7. P.K. Polake                                           205.800
  8. P.K. Brazil                                             300.500
  9. P.K. Kolumbisë                                       79.000
  10. P.K Zeland e Re                                      44.500
  11. P.K. Peru                                                 75.800
  12. P.K. “Çekan-Çelik” SHBA                          8.000
  13. P.K. Malgash                                            2.500
  14. P.K. Irak                                                   1.300
  15. P.K. Revolucionare, Uruguaj                  23.000
  16. P.K. Filipine                                              5.000
  17. P.K.  Punës Domenikane                       25.000
  18. P.K. Puntëore – Fshatare Iranit               5.000
  19. Organizata Kombëtare Zvicër              15.000
  20. Qëndra M-L Holandë                           44.500
  21. P.K.  Ekuadorit                                      93.200
  22. P.K.  Libanit                                             2.000
  23. P.K.  Ceilonit                                        30.000
  24. P.K. Sudanit                                         10.000
  25. P.K .(M-L) Bolivi                                   26.500
  26. P.K. Kongo                                             5.000
  27. P.K. Revolucionare Kili                       52.000
  28. Komiteti M-L Portugeze                    15.000
  29. Grupi M-L Angli                                   5.000
  30. Keshilli Suprem Kongo – Lepovil         4.000
  31. Lëvizja Popullore Domenikane            2.500
  32. M.I.R. Venezuelë                                  2.000
  33. Bashkimi PAN Afrikan Profesional       2.000
  34. Fronti i Çlirimit Somalis Franceze        1.000
  35. Grupi M-L Grek “GUSHAS”                  1.000
  36. Vangaria Komuniste Argjentinë         37.000

TOTALI:                                                  2.290.000                                        

NDIHMA E PERSONAVE TË NDRYSHËM TË PARTIVE  150.000  U.S.D.

  1. Nils Andesron, 1968 -1986        SUEDI           17.500
  2. Madalena Gripes, 3 raste 1965    BELGJIK       22.000
  3. Fransua Marting, (4 raste) 1967   FRANCË     39.000
  4. Fosko Di Nuci, (në 9 raste) 1967  ITALI           25.000
  5. Maria Oliveida, 1967                 BRAZIL          20.000
  6. Ron Tayler, Sigurim Jete   1972  ZELANDA E RE    21.500
  7. Vllado Dapçev, Ndihmë Finaciare në vit         2.400
  8. Daniel Blonjë, 1972                                         1.500
  9. Boeve Peterson, 1973           SUEDI                 6.000

PREGATITJE IDEO – POLITIKE USHTARAKE

Dok.       Data.

  • 248  05/12/1964, 5 Indonezianë, Shkolla “V. I Lenin”.
  • 347 05/12/1964, 4 Malgashë, Shkolla “V. I Lenin”.
  • 305 13/12/1965, 3 Portugezë, Shkolla “V. I Lenin”.
  • 220  24/08/1965, 10 Indonezianë, Shkolla “Politiko Ushtarake”.
  • 106  6/6/1966, 2 Leopolvild, Shkolla “Politiko Ushtarake”.
  • 4      20/01/1967, 6-8 Brazilian, Shkolla “Politiko Ushtarake”.
  • 5      Kolumbianë, 5 Kilian, 10 Ekuador, 3- 4 Bolivianë, 3 Haitiane, 5 Indonezianë.
  • 22   10/02/1967, 6 Kongolezë, Shkolla “Politiko Ushtarake”, 5-6 muaj.
  • 99   21/07/1967, 15 Sudanezë, Shkolla “Politiko Ushtarake”, çdo vit.
  • 124   07/09/1967, 10 Indonezianë “Akademia Ushtarake”, për 3 vjet
  • 9      Indonezianë “Kurs Ushtarak” 1 vjeçar 4 Indonezianë “Akademi Ushtarake”.
  • 305   13/12/1967, 3 Spanjollë, Shkolla “Politiko Ushtarake”,
  • 90    31/07/ 1968, 6 Ceilonez, Shkolla “Politiko Ushtarake”, kursantë 3-4 muaj.
  • 136   15/12/1969, 5 Peruane shkolla “Politiko Ushtarake”,
  • 5 Ekuadoriane shkolla “Politiko Ushtarake”.

Viti 1972. Nga Ambasada jonë në Paris, vijnë në Shqipëri për kurse Politike – Ushtarake, disa kursantë si: 6 francezë, 4 belgë, 9 italianë, 25/07/1975. Disa kursantë nga Sudani(Sekret).

PROPAGANDË – BOTIME – PËRKTHIME – MEDIA- 140.000 U.S.D.

– 26/02/1972. Nils Anderson, propagandën e veprave të E. Hoxhës. 15.000

– Nëntor 1974, Janar 1975, Nils Anderson, redaktim të veprave të E. Hoxhës në Frëngj. 1.000.

– 1977. Nils Anderson, propagandimin e vendit tonë 1.000.

– 11/05/1997. Patric Kasel (Francë) publicist propagandim 20.000.

– 7/04/1977. Fosko Di Nuci (Itali), botimi i raportit të Kongresit të VII-të 3.000 P.P.SH.-së në Itali.

– 12/06/1972. Nils Holemberg, botim në suedisht të Historisë së P.P.SH.-së, 6.000.

– 22/09/1981. Qëllime Propagandistike 3 Partive (pa adresë) 15.000.

– 12/03/1979 Ambasadës Egjipt. Ka botuar në Liban 600 kopje të librit të Enver Hoxhës, “Pikëpamjet kineze para gjyqit të historisë”. 2.000.

– 21/03/1979. P.K. Portugeze, botimi i veprës Enver Hoxhës, “Imperializmi dhe Revolucioni”. 5.000.

– 1976. Tre partive M-L. Botimi i veprës 19 të E. Hoxhës, në 3000 kopje, 9.000.

– 30/11/1970. Shpenzimi i udhëtimeve – Dietë për 2 muaj 3 vetë, “Për redaktimin e Historisë së P.P.SH- në gjuhë të huaja.

– 1965. Korrespondentët e “Zërit të Popullit” – Australi 2.500.

– Austri 2.500.

– SHBA. Rrogat per Organin “Çekan-Çelik” 2.000.

– 17/08/1974. Bileta e çiftit spanjoll në Radio (Itali) 1.000.

– 1965. Korrespondentë të Gazetës ‘Puna’ në “Nuova Unita” Itali 25.000.

ZHVILLIMI I KONGRESEVE – KONFERENCAVE TË VENDEVE TË TJERA NË SHQIPËRI 70.000 U.S.D.

Veçojmë:

21/11/1964. 15 iranianë për të bërë kongresin e tyre në vendin tonë. 15.000 USD.

17/01/1978. P.K. Brazilit, shpenzim udhëtimi dietë delegatëve të Koferencës së tyre, që do të zhvillonin në Shqipëri. 40.000 USD

NË DISOPZICION TË BYROSË POLITIKE E K.Q. PËR KONGRESET E P.P.SH.-së ETJ. 220.000 U.S.D.

Veçojme:

  • KONGRESI 6     1971                                20.000
  • KONGRESI 7     1976                                63.000
  • KONGRESI 8     1981                                66.000
  • KONGRESI 9     1986                                47.000

MATERIALE E PAJISJE PËR PARTITË 80.000 U.S.D.

Veçojmë:

  • 2/10/1967. P.K. Franceze, sallë çmontimi ku do të zhvillohej kongresi i saj, 14.000.
  • 7/10/1967. P.K. Ceilonit, makinë shtypi etj., 15.000.
  • 12/06/1970  P.K. Polake, makinë shumëfishimi shkrimi, 10.000.
  • 23/11/1964 P.K. Polake, materiale të ndryshme, letër.
  • 18/02/1967 P.K. Polake, materiale të ndryshme, letër.
  • 6/03/1969 P.K. Polake, materiale të ndryshme, letër.
  • 14/02/1968 P.K. Polake, materiale të ndryshme, letër.
  • 20/03/1967 P.K. Sudan, materiale.
  • 27/01/1969 P.K. Zelandë e Re, materiale letër.
  • 1965 Serbo-Kroatëve, makinë shkrimi, me germa Sërbo–Kroate.
  • 14/06/1969 P.K. Greke, makinë shkrimi.

SHPENZIME UDHËTIMI PËR MIQTË

Për periudhën 1964-1991, janë shpenzuar për bileta udhëtimi – Përfaqësitë Diplomatike, etj., 1.815.000 U.S.D.

Kanë udhëtuar drejt Shqipërisë dhe kthim në vendet e tyre, 4.000 -4.500 vetë.

Përmendim:

– V. 190  dt. 10/06/1964                     200 miq

– V. 343  dt. 21/11/1964,                      15 iraniane bileta vajtje ardhje.

– V. 42   dt. 13/02/1965                     188 miq

– V. 48   dt. 14/03/1966                     158 miq

– V. 96   dt. 15/09/1969                      Turistë

– V. 4    dt. 20.011967                         200 miq

– V. 100  dt. 12/09/1969, delegacione të 25 vjetorit të Çlirimit

– V.4     dt. 16/01/1970, delegacione të vitit 1970.

Ne të gjitha Kongreset e tjera te P.P.SH.-së, ka patur qindra pjesëmarrës.

DELEGACIONE PARTIE DHE TË ORGANIZATAVE TË MASAVE JASHTË SHTETIT 40.000 U.S.D.

Veçojme:

– Për periudhën 1964-1965 delegacione           18.400

– Në nëntor 1970, delegacioni B.R.P.SH.-së në Norvegji e Suedi, për 20 ditë, 20.000

Sekreti për derdhjen – Tërheqjen – Shpërndarjen e Fondeve

Në Promemorien e dt. 09/06/1964, të Ministrisë së Financave, pra një ditë para daljes së Vendimit Nr. 190, 10/06/1964, të firmosur nga Enver Hoxha, thuhet: Autorizimet e lëshuara nga sekretarët e Komitetit Qendror ose vendimet e Sekretariatit të K.Q. të P.P.Sh.-së, të mos kalojnë për protokollim, por direkt të ngarkuarve me këtë punë.

Dokumenti i Ministrise së Jashtme dt.04/01/1965: “Nuk duhet të merrni asnjë dokument për dhënien e të hollave”. “Shkresat të mos dërgohen me shkresë përcjellëse, e Nr.- Protokolli”

NË ZBATIM TË KËTYRE UDHËZIMEVE:

Fondet janë derdhur në bankë, pa adresën e burimit të tyre, por vetëm shumën dhe emrat ose inicialet e atyre që kanë bërë derdhjet.

Dollarët e tërhequr në bankë, kanë qarkulluar nga disa persona me dëftesa ose pusulla të veçanta.

Kështu: Në ambasadën polake, më 04/11/1964, “10.000 U.S.D., për shokët komunist revolucionarë polakë, dorëzuar Sh. Rushi”

– Në ambasadën Franceze: më 01/08/1965, “9000 U.S.D ja dhashë Roberto Sato Venera nga Peruja, i cili erdhi me parullën “Vango de Parte de Andrea”.

– Më 04/11/1965 “E nënshkruara XH.K., dëftoi se mori nga sh. N.K., një zarf më 7/000. tepër sekret, për ta dërguar me anë të korrierëve diplomatikë, në ambasadën e R.P.SH.-së Paris.

Shënimi: “Numri 7/1000 ka kuptimin që mori në dorëzim 7000 U.S.D

Ambasada Vjenë, më 1970, Tepër sekret

I dorëzojnë Doktorit, 5.000 U.S.D 13.3.70 DH.T.

I dorëzojnë Doktorit, 5.000 U.S.D 15.6.70 DH.T.

I dorëzojnë Doktorit, 2.000 U.S.D 28/11/70

Ambasada Kajro 1976, Përfaqësuesit nga Sudani, do t’i jepen 5.000 U.S.D. Ai do të japë parullën në gjuhë shqipe “Faleminderit” edhe në arabisht “Unë erdha nga ana e Fatimesë”. Këtij njeriu, të mos i kërkoni asnjë lloj dëftese ose dokumenti tjetër, me të cilin të vërtetojë që mori në dorëzim shumën e mësipërme”.

Sasi të konsiderueshme dollarë kanë shkuar ne disa ambasada, si: Paris, Romë, Vjenë, Varshave dhe prej këndej, janë shpërndarë me dëftesa dore. Në një letër që dërgon Ambasada jonë në Francë thuhet: “Pas hapjes së kasafortës, për ne është e vështirë të nxjerrim llogaritë, sepse nga shënimet e atij që ka mbajtur kasafortën, nuk mund të bëhet një gjë e tillë”!

Ambasadori Ksenofon Nushi në Romë, në datën 1.7.1967, lëshon një dëftesë ku thotë se i dorëzova sh. Fosco Dinuccit, shumën prej 3.000.000 lireta, nga fondi për ndihmë lëvizjes marksiste- leniniste. Fosco Dinucci, kishte marëë në këtë ambasadë me 9 dëftesa 15.620.000 lireta, që me kursin 1 me 624, i takonte 25.000 dollarë.

Nos Qosja, në ambasadën Paris, me 31 korrik 1967, me anë të një dëftesë i ka dhënë shokut Francois Marty, shumën prej 10.000 dollarë që përbënte pjesën e fundit nga ndihma që i ishte caktuar për vitin 1967. Francois Marty, kishte marrë edhe me parë, me 14.7.1967, 14.000 dollarë, me 15.7.1967, 6.000 dollarë, me 24.7.1967, 9.000 dollarë. Gjithsej, 39.000 dollarë.

SHPENZIMET QË JANË BËRË BRENDA VENDIT NË LEK:

Në shpenzimet e mësipërme në dollar, që janë bërë për miqtë dhe të ftuarit, nuk janë përfshirë shpenzimet në lek për trajtimin e tyre për periudhën që kanë qëndruar në Shqipëri, si ushqim, fjetje, veshmbathje, etj., të cilat kapën shuma të konsiderueshme.

Përveç pjesëmarrjes në Kongrese, festat etj., kanë ardhur edhe për pushime e kurime në vendin tonë. Në një informacion që bëhet nga Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë, në vitin 1967, për shpenzimet që duhen për të përballuar pritjen e delegacioneve, personave të ndryshëm, kurseve etj, duhen dhjetra milion lekë.

Duke u nisur nga numri i miqve të ftuar në Kongrese, kurse disa mujore, vizita, studentë, pushime etj., me dieta e përcaktuara për ushqim e fjetje dhe shpenzime të tjera, për transport, perkthyesa etj., për periudhën 1964-1990, përveç fondit në U.S.D., janë shpenzuar dhjetra milion lekë, që me kursin e atëhershëm, bëjnë disa miliona dollar. (mbi 2 milion dollarë)

Nga dokumentet e kësaj periudhe, del se në Shqipëri kanë ardhur 4.000 – 4.500 persona.

-Pjesa më e madhe e tyre qëndronin deri 10 ditë, të cilët përveçse ndiqnin Kongreset që zhvilloheshin, festat e Nëntorit, etj., vizitonin vendet historike e turistike.

-Disa persona që ishin më të preferuar, qëndronin vetë dhe me familjet e tyre, një muaj me pushime.

-Mbi 250 vetë për disa muaj bënin përgatitje politiko-ushtarake.

-Ishte një numër i madh gazetarësh “Kolonia e gazetarëve”, që banonin në Tiranë dhe punonin në Radio-Tirana, me muaj ose vite të tërë.

-Disa gazetarë që bënin përgatitje politike-ushtarake, kishin me vete edhe familjen.

-Në dispozicion të tyre, ishte Parku i Delegacioneve me auto-veture e autobuzë, si dhe shumë përkthyes e shoqërues që trajtoheshin me dietë.

DIETAT QË ISHIN NË FUQI PËR KËTË TRAJTIM

– Numri 6889, 25/10/1976, kuota e ushqimit ditor është përcaktuar 110 lekë. Dietat për delegacionin, shpenzimet ditore për ushqim e fjetje, kategoria e pare, 20 – 25 U.S.D. dhe kategoria e II-të, 15 – 20 U.S.D.

JA DISA RASTE QË FLASIN PËR KËTO SHPENZIME NE LEK

Vendimi 190, 10/01/1964, 200 miq për pushime dhe njohjen e vendit tonë.

Vendimi 42, 13/02/1965, 188 miq organizimin, pritjen dhe trajtimin e tyre.

Vendimi 48, 14/03/1966, 158 vetë për pushime dhe vizita me organizatat e masave.

Vendimi 49, 14/03/1966, 155 vetë për pushime e vizita në K.Q.

Vendimi 4, 20/01/1967, 200 vete delegacione, pushime, vizita etj.

Vendimi 124, 07/09/1967, 23 indonezianë, banim, ushqim veshmbathje, 200 lekë në muaj për shpenzime të vogla, 1 – 3 vjet, 6 indonezianë, 1000 lekë në muaj, për 1 – 3 vjet.

Nga viti 1968–1986, pothuajse çdo vit, jo vetëm me punë partie por edhe pushime, Nils Anderson, ka qenë i pranishëm në Shqipëri me gruan dhe fëmijët. Në këto vite, Z.Peter Boeve me pseudonimin “Chris Petersen”, si kryetar i P.K. Hollandeze, ka ardhur në Shqipëri 20 herë.

Vendimi 22, 10.02.1967, 6 kongolezë për 5-6 muaj përgatitje politiko-ushtarake, 8 fëmijë dhe 2 gra.

Vendimi 90, 31.07.1968, 6 kursant nga Ceiloni, për 3-4 muaj, përgatitje politike-ushtarake.

Komisari i repartit të Zall Herrit, z. Muhamet Hoxha, më datën 27.12.2009, publikisht në shtypin e përditshëm tregon:

“Për javë dhe muaj me radhë, repartet e ushtrisë u kthyen në qendër stërvitje, për dhjetëra e qindra ilegale nga vende të ndryshme, duke filluar nga Amerika Latine e deri në Indonezi.

QËLLIMI I FONDIT TË SOLIDARITETIT

Të vendosë rolin hegjemon në botë në aspektin politik, ideollogjik të P.P.SH.-së dhe Enver Hoxhës.

Partitë që kanë përfituar nga fondi i solidaritetit, janë në shumë shtete, që nga shtrirja gjeografikë zënë të 5 kontinentet.

Nga Japonia në SHBA-ës, nga Zelanda e Re, në Argjentinë, nga Gadishulli Skadinav, në Jug të Afrikës.

SIPAS KONTINENTEVE

Kontinenti Amerikan: Brazil, Peru, Kolumbi, SHBA-ës, Ekuador, Bolivi, Venezuele, Kili, Argjentinë, Uruguaj, Republika Domenikane, Haiti.

Kontinenti Afrikan: Sudan, Somali, Kongo, Kongolo Leo Pold Vil, Malgash, Mozambik, Namibi, Zambabve, Angola, Togo, Volta e Sipërme, Gaboni, Egjypti.

Kontinenti Aziatik: Irak, Liban, Iran, Ceilon, Japoni, Indi, Laos, Jordani, Siri.

Kontinenti Australisë – Oqeani: Australi, Zelanda e Re, Filipine, Indonezi.

Kontinenti Europian: Francë, Itali, Poloni, Belgjikë, Austri, Spanjë, Zvicër, Holandë, Portugali, Angli, Greqi, Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë, Rumani, Gjermani, Jugosllavi. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Drejtori thirri disa profesorë reaksionarë dhe njërin e kërcënoi, duke e kapur për gryke, kurse nxënësve, ua përplasi kokën për muri dhe…”/ Zbulohet dokumenti tronditës, për Shkodrën e vitit 1948

Next Post

“Pas ekzekutimit të 17 të dënuarve në Gjyqin Special, disa hajdutë varrezash, zbuluan gropën e përbashkët te ‘Kodra e Priftit’, por kur e hapën...”/ Libri studimor i ish-të burgosurit politik, Agim Musta

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
Dossier

“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

May 30, 2025
“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati
Dossier

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

May 31, 2025
“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
“Me shoqëruesin e Babë Myslymit, do i bënim atentat Enverit në Pezë…”, Deponimi në gjyq i Sulo Klosit, që e lanë tre ditë të varur në litar në mes të Rubikut

“Pas ekzekutimit të 17 të dënuarve në Gjyqin Special, disa hajdutë varrezash, zbuluan gropën e përbashkët te ‘Kodra e Priftit’, por kur e hapën...”/ Libri studimor i ish-të burgosurit politik, Agim Musta

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!