• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Nga Zylyftar Hoxha

                                      Frashëri, fshati që i dha emër Shqipërisë, por që ngeli vetë pa emër!

Memorie.al / Kam shkuar disa herë në Frashër, me rast apo pa rast, me sebep apo pa sebep, si i thonë. Megjithëse larg e me një rrugë, më të keqen në Shqipëri, asnjë herë nuk jam lodhur. E kam ndjerë veten mirë, “të mbushur” plot, edhe disa ditë më pas. Se, të vesh në Frashër, është si të vesh në vendin më të shenjtë shqiptar, që, me një gjuhë dhe metaforë shumë të bukur, poeti i madh i atyre anëve, Xhevahir Spahiu, e ka quajtur “Meka shqiptare” dhe që është dhe do të mbetet, pa dyshim, në zemrën e shqiptarëve, si shpirti i Rilindjes sonë Kombëtare, panteoni më i plotë i diturisë e i ardhmërisë së shqiptarëve, djepi i gjuhës së kulluar shqipe, yll ndriçues dhe guri kryesor i vendosur në themelet e kulturës shqiptare.

Një kupë qiell mes malesh është Frashëri, por që i dha aq shumë dritë dhe dituri Shqipërisë, sa që nuk mund të ketë universitet në botë, ta bënte këtë që bëri ai në mendjen e shqiptarëve. Në një farë mënyre Frashëri ka bërë Shqipërinë, ai është frymëmarrja e Shqipërisë. Sillni pak mendërisht gjithë atë punë kolosole të tre vëllezërve Frashëri, Abdylit, si ideolog dhe burrë shteti; Naimit, si poet kombëtar dhe Samiut si filozof, gjithçka në interes të kombit shqiptar dhe ngjizjes së shtetit shqiptar dhe do të shikoni se sa pak bëjmë ne për ta.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Por Frashëri nuk ka vetëm ata. Këtu, pak në të kaptë, 500 m. larg shtëpisë së Frashërllinjve, ke dhe një monument tjetër të historisë sonë kombëtare, po aq të rëndësishme sa shtëpia muze që vizitove pak më parë, po aq me nam të mirë, një shtëpi zoti, që ka bërë ferk (famë) në të gjitha kohërat, sa në anën fetare, religjioze, aq edhe në atë patriotike, teqenë Bektashiane të Frashërit. Në këtë teqe Baba Alushi, mik i familjes së madhe, mbajti për disa muaj Naim Frashërin, pas sëmundjes së rëndë të tuberkulozit, për ta kuruar, por më shumë për t’i qetuar shpirtin e trazuar të poetit të madh.

Ishte po ky Baba Alush, që disa vite më vonë bashkë me Abdyl Frashërin, e ktheu teqenë në seli e qendër të degës së Lidhjes së Prizrenit për Jugun. Për të edhe sot këndohet kënga: “Kush e do Shqipërinë, kush,/ I miri Baba Alush”. Ndërsa për delegatët që kishin ardhur në këmbë që nga Prizreni, koha ka tretur vargjet e tjerë të një kënge popullore, që kush e di ç’perlë ka qenë, së cilës i kanë mbetur vetëm dy: “Ç’u pruri juve nga juga,/ shtatë ditë u bëri udha…”!

Teqeja e Frashërit si një shkëndijë, ndezi një mal, mësimin e gjuhës shqipe. Qenë baballarët, dervishët, myhibët e kësaj teqeje dhe asaj të Backës, që bashkë me patriotë të tjerë ngritën në vitin 1908 shkollat e para në Dangëlli dhe në Skrapar. Nën kujdesin e kësaj teqeje po në 1908, në Koprënckë ngrihet klubi patriotik “Pellazg” dhe zhvillohet një miting i madh, ku morën pjesë mbi 1000 veta nga gjithë zona e Jugut, pa përmendur faktin tjetër se teqeja e Frashërit, ishte qendra e çetave të luftëtarëve, si; Çerçis Topulli, Mihal Grameno, Themistokli Gërmenji, Sali Butka e të tjerë.

Por Frashëri ka edhe histori të mëvonshme, veçmas të njerëzve të urtë e të ditur, pinjollëve të derës së Frashërllinjve, Mehdi e Mit’hat Frashëri, të intelektualëve të tjerë shkencëtarë e dijetarë, që kjo zonë i ka me shumicë. Nën Kokojkë aty ku fillojnë bredhat e famshëm, është një gur i madh. Thonë se aty vinte dhe rrinte më orë të tëra Naimi, kur erdhi pak kohë në Frashër, për të shëruar mushkëritë e sëmura. Tani atij guri i thonë; “Guri i Naimit”. Ndoshta nga ky gur nga ky vend atij i lindën motivet e poemës së gjatë, “Bagëti e Bujqësi”. Ndoshta është pikërisht ky gur, për të cilin ai shtoi edhe gjysmën tjetër të vargut 16-rroksh, “ma kënda të rrija një copëz herë”!…

Duke vështruar nga kjo lartësi Frashërin e tanishëm, të shkretuar, me oborre ku ka harlisur ferra dhe shpëndra, na kujtohet thënia e Sami Frashërit, në veprën madhore “Kamus-Ul-Alam”, në vitin 1898, për vendlindjen e tij: “Është vend malor dhe i lartë, pak i frytshëm, por ka burra trima dhe të urtë”…

Ish- kryetari i komunës së Frashërit, kur Frashëri ishte komunë, Tomorr Kotorri, një njeri me kulturë, mik i shumë poetëve e shkrimtarëve, me një shpirt të ndjeshëm, e ka për nder që është bir i kësaj treve dhe kujdestar i shtëpisë muze, shtëpisë së rilindur të rilindësve. Ai ndihmon në zhvillimin me dekor festiv të veprimtarive të përvitshme me karakter kombëtar, ku vinë shkrimtarë, poetë dhe artistë nga e gjithë Shqipëria, por më shumë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe diaspora.

Me mbështetjen e intelektualeve të shquar të mbarë trevave shqiptare, ka organizuar në çdo 25 maj të çdo viti, që i bie të jetë ditëlindja e Poetit tonë Kombëtar, “Ditët Naimiane”, veprimtari interesante me konferenca shkencore, pelegrinazhe, vizita në objektet historikë dhe veprimtari kulturore në Frashër. Këto veprimtari të Tomorrit dhe të shoqatës “Vëllezërit Frashëri”, ku ai është kryetar, më shumë se anës memuaristike shërbejnë si thirrje për të ruajtur e lartësuar emrin e Frashërit, për sensibilizimin e shqiptarëve, të shtetit dhe kombit, që, me projekte të veçanta, të mbështesin e ndihmojnë fuqishëm Frashërin, që ai të kthehet në një qendër historike, shëndetësore, turistike, muzeale për shqiptarët që jetojnë e punojnë brenda e jashtë Shqipërisë, por edhe për turistët e huaj.

Si zot shtëpie, Tomorri “bëhet copë”, këto ditë që miqtë ta ndjejnë veten sa më mirë, të kënaqen, por, mbi të gjitha, të marrin atë për të cilën kanë bërë gjithë atë rrugë deri këtu. Mos harro se askush në Tiranë nuk e di se ç’bëhet në Frashër, se ç’bën Tomorri dhe një grup poetësh me në krye të mirënjohurin Xhevahir Spahiu, për “Ditët Naimiane” të Frashërit.

Me keqardhje më duhet ta them se në Përmet, dhe jo vetëm aty, por edhe më sipër, në Tiranë, veprojnë në hije njerëz dhe organizma që zbatojnë urdhrat e qarqeve të caktuara të atyre matan kufirit, ose dhe që u servilosën atyre, që nuk i a duan të mirën Frashërit me atë braktisje totale, vetëm e vetëm për një copëz rrugë; nuk ia duan të mirën Përmetit, kujtoni historinë famëkeqe të “kockave të Kosinës” dhe legjendën e kishës-pallat kulture në qendër të qytetit, që nuk po kthehet në identitet, edhe pse prej vitesh ka një vendim gjykate të formës së prerë; që nuk ia duan të mirën Këlcyrës, me ato varreza dhe memorialë të zymtë dhe të pakuptimtë, pikërisht atje ku nuk duhet të ishin, në vendin më të mrekullueshëm të grykës së saj fantastike; që nuk ia duan të mirën Bënjës dhe banjave termale, por i lënë ato me gurë dhe baltë, në kushtet më primitive, më skandaloze dhe më të turpshme, të cilat, tani, nëpërmjet internetit, i shikon e gjithë bota.

Pse të ketë kaq “probleme” Përmeti, një nga qytetet më të qetë dhe më të civilizuar në Shqipëri?!… Pse të katandiset Frashëri, fshati më i dëgjuar në Shqipëri, pa asnjë shtëpi, pa asnjë frymë njeriu, ku ka bërë fole ujku dhe të shqyen ariu. Dhe kush kështu?! Ai Frashër që dikur është quajtur qytezë dhe që Sami Frashëri në veprën e tij madhore enciklopedike “Kamus al Alam”, e përshkruan si një ndër më të mëdhenj e 48 fshatrave të Dangëllisë: kishte 22 lagje, me një popullsi të përzier bektashiane dhe të krishtere, kishte dyqane manifakture, punishte shajaku, veglash pune dhe bëhej pazar i madh.

Si, për gati 30 vjet, askush nuk u mendua për rrugën që të çon në fshatin, ta bënte jo me asfalt, por thjeshtë, edhe me “mirëmbajtje lopate”!?… Si, për gati 30 vjet, asnjë ministër kulture nuk shkeli një herë në këtë fshat mes maleve të Dangëllisë, me një emër dhe status të përveçëm historik, që i ka dhënë Shqipërisë kolosë të mendimit politik, shoqëror dhe kulturor. Si, asnjë pushtetar të lartë nuk e solli këtu kurioziteti i thjeshtë dhe ndërgjegjja më elementare, që emrin e Frashërit dhe Frashërllinjve, e ka hasur që në klasën e parë fillore!?…

Si, kryeministri nuk lë vend pa shkelur, por nuk gjeti një herë të vetme kohë në kaq vjet të shkojë në këtë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri (tashmë të mbuluar nga pluhuri dhe cergat e merimangave), apo në Teqenë historike të Frashërit (edhe kjo, anagjore, e rrëgjuar si dhe shtëpia muze), për të dhënë një mesazh vazhdimësie mes Rilindjes së parë Kombëtare, me “Rilindjen e tij të dytë partiake” apo, thjeshtë të “prehej një copëz herë”, siç thoshte Naimi, në bredh të Hotovës, nga më të famshmit dhe më të bukurit në Ballkan!

Nuk vijnë në Frashër, se Frashëri, me thesare të njohur historikë, tashmë i fshirë nga harta e Shqipërisë, u “hap punë e qedere të mëdha”!… Nuk mjaftuaka gjithë ai emër i madh, ajo histori aq e ndritur, ajo simbolikë e rrafshit kombëtar që Frashëri të këtë prioritet dhe përkujdesje shtetërore!? U futën 100 fshatra në një projekt qeverie, për zhvillimin e turizmit në të tërë vendin, Frashëri jo. Pse? Se Frashëri do dorë nga lartë, nga qeveria. Frashërin nuk e mban dot sot as Bashkia Përmetit, as Prefektura apo Qarku i Gjirokastrës, edhe po të mos kishin “shkopinjtë nëpër këmbë”, që thamë më sipër.

Ai është i Kombit dhe kështu duhet vlerësuar. Ai është unikal dhe kërkon që shteti dhe shoqëria shqiptare ta shohë unikal, si një zë më vete në zhvillimin e përparimin e vendit. Të marrë vetë iniciativa të guximshme dhe inkurajuese, të bëjë politika dhe lehtësi fiskale për ata që do të investojnë në Frashër. Kot flasim ne, po pati vullnet dhe po deshi, ajo e di vetë se çdo dhe ç’di të bëjë!…

Kush harron Frashërin, përgjegjës para historisë së Shqipërisë

Të anashkalosh Frashërin, apo ta injorosh atë, është njëlloj si të injorosh pjesët më vitale të historisë dhe historisë së Shqipërisë, është njëlloj si ta lësh mozaikun e kulturës shqiptare, pa emblemën dhe pa gurin më të çmuar të tij.

Është kjo arsyeja që akademikë dhe intelektualë të shquar, që Frashërit nuk i kanë munguar asnjë herë, por edhe ish-banorë të tij, të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë dhe të organizuar në shoqata të ndryshme atdhetare dhe kulturore, si “Vëllezërit Frashëri”, “Përmeti”, “Dangëllia”, “Tomorri”, “Dëshnica”, Shoqata “Zëri Dardan” Rahovec, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve Kosovë, më 25 maj të këtij viti, në “Ditën Naimiane”, iu drejtuan qeverisë me një propozim konkret, për rehabilitimin dhe zhvillimin e Frashërit.

Natyrisht në këtë nismë morën pjesë dhe hodhën firmën edhe autoritetet më të lartë lokalë të Bashkisë së Përmetit dhe të Qarkut të Gjirokastrës. Po çfarë përmban propozimi në fjalë, që në fakt është një ëndërr jo e pa realizueshme? Kërkon ringjalljen dhe zhvillimin e Frashërit, si qendër Historike – Muzeale – Shëndetësore dhe Turistike.

Por që të bëhet kjo, shkruajnë ata në kërkesë, e para e të parave, është rruga. Janë 30 km. që lidhin Frashërin me Përmetin. Po u bë rruga, të tjerat vijnë vetë pas.

Së dyti, duhet të ri-konstruktohen tre objekte historikë të këtij fshati: Shtëpia Muze e Vëllezërve Frashëri, shkolla e parë shqipe në rrethin e Përmetit në Frashër dhe Teqeja e Frashërit si Monument Kulture.

Së treti, është mundësia të rindërtohen shtëpi të dikurshme dhe të vihen në dispozicion të turizmit vjetor, të çdo stine. Është bërë një projekt për ruajtjen urbane të qytezës së vjetër të Frashërit, të banesave të dikurshme, të rrugëve, veprave dhe objekteve bektashiane dhe të krishtera, të cilat do të restaurohen sipas pamjes arkitektoniko-ndërtimore që kanë pasur në ato vite.

Së katërti, Frashëri ka rezervate të pasura mjedisore, me florë dhe faun të pazëvendësueshme të Bredhit të Hotoves, Lajthizës së Ogrenit, ku mund të ngrihet parku për gjueti të kontrolluar, duke e bashkërenduar atë me turizmin veror dhe dimëror, sportin e skive gjatë dimrit dhe ekskursioneve turistike gjatë verës, gjë që do të sjellë nevojën e ndërtimit të një kompleksi sportiv, hotele, bar-restorante etj.

Së pesti, për shkak të klimës malore dhe afërsisë me pyllin me bredha, mund të ndërtohet një qendër shëndetësore rehabilituese për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive. Për këtë qendër, mund të shfrytëzohet ish-ndërtesa e shkollës së mesme, e cila aktualisht është e zbrazët.

Së gjashti, në Frashër dhe rreth tij ka mjaft prodhime frutikulture dhe blegtorale, ç‘ka mundëson ndërtimin e një kompleksi përpunimi të këtyre prodhimeve.

Së shtati, po shkoi rruga në Frashër, aksi nacional i rrugës Sadrandë – Gjirokastër – Përmet – Korçë, mund të kalojë nga Frashëri dhe jo nga Leskoviku, siç kalon sot, shkurtohen shumë kilometra rrugë dhe rruga bëhet më funksionale. Me këtë rast merr zhvillimin që meriton edhe e gjithë zona e Dangëllisë, -shkruajnë ata në promemorien e tyre, drejtuar qeverisë.

Promemoria mbyllet me këto fjalë:

Rrënimi i Frashërit, braktisja, harresa ndaj tij, të gjithëve do të na ngarkojë me përgjegjësi të rëndë para historisë së kombit dhe brezave që do të vijnë. E kundërta do të ndodhë: ata që do ta zhvillojnë e ruajnë Frashërin, kanë për të hyrë në historinë kombëtare të nderuar, së bashku me emrin e tij të madh, historik e kombëtar.

Pas këtyre fjalëve të mrekullueshme, s‘na ngelet gjë tjetër, veçse të urojmë: Fjala e tyre, në veshë të Perëndisë!… Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte...”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Next Post

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar...”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën
Personazh

“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
Next Post
“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar...”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!