• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, August 28, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Krerët e Mirditës kishin qejf të mbanin vajza turke nga familje të mira dhe pasi i pagëzonin ato, i bënin gratë e tyre, kështu që ka një linjë të fortë gjaku…”/ Studimi i panjohur i autores Elizabeth Christitch

Luke Gjon Palaj, heroina e bjeshkëve të Dukagjinit që vuajti 18 vite burg, pasi kishte strehuar në shtëpinë e saj grupin e Lazër Palit, që i ndiqte kolonel Hilmi Seiti
“Nga 1934-a, Philby ishte agjent i rusëve, ai pengoi një kryengritje antikomuniste në Shqipëri dhe mbulonte spiunazhin sovjetik në çështjet atomike në Washington…”/ Gazeta gjermane “Die Zeit”, në 1969-ën
Mul Delia, Bajraktari i Hotit dhe të parët e tij deri në 16 breza, me një histori gati 500 vjeçare
Kalendari Historik 28 Nëntor 2022
Memorie.al
“Në Macukull të Matit, u zhvillua beteja e parë e forcave antikomuniste, kundra brigadës partizane të Shefqet Peçit, ku Bilal Kola, Sali dhe Xhemal Vata…”/ Si u fshi nga historia, lufta e korrikut ’44…?!

Nga Armand Plaka

                                             -Shqipëria e para një shekulli, në “Enciklopedinë Katolike” –

Memorie.al / Në një dokument, i cili daton në vitin 1907 e, që është shkëputur nga “Enciklopedia Katolike”, hasim në shumë informacione interesante të njohura e të panjohura, që hedhin kësisoj më shumë dritë mbi rrënjët e shqiptarëve, vlerësimin që kishin për ta bota perëndimore, përshkrimi i zakoneve e traditave të tyre, ruajtja e besimit të vjetër të periudhës para-osmane e, shumëçka tjetër që na zhvendos në atmosferën e atyre kohëve, pothuajse ekzaktësisht një shekull më parë. Autorja e përmbledhjes në fjalë është Elizabeth Christitch, e cila është bazuar në shkrimet e dokumentet e shkruara në atë kohë dhe në fund shton se këtë punë ajo e ka bërë në kujtim të figurës së humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza.

Në fillim të përmbledhjes në fjalë, flitet për pozicionin gjeografik të Shqipërisë, e cila, asokohe, akoma nuk ishte bërë objekt përfundimtar i ndarjes mes fqinjëve e ndodhej nën pushtetin e Turqisë. Më konkretisht, autorja shkruan: “Epiri antik e Iliria është dhe vendi më perëndimor i pushtuar nga turqit në Evropë. Ai shtrihet në një vijë gjatësore maksimale Veri-Jug prej 290 miljesh dhe gjerësi prej 49 miljesh. Në Perëndim dhe Jugperëndim, ai laget nga ujërat e Adriatikut e të detit Jon.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi ju pritëm për tre muaj para Komitetit Qendror e Kryeministrisë dhe rrugët për takim me ju, janë të zëna, po ju drejtohemi me…”/ Historia e rrallë e familjes nga Tepelena, që i vuri Fletë-Rrufe Enverit dhe Mehmet Shehut

“Në vitet e fundit të lëngatës së regjimit komunist, qytetarët e Tiranës përflisnin gjithnjë për brumatriçet që punonin 24 orë në bodrumet e MPB-së, por…”/Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

Në vija të trasha ndahet në tri rajone: Shqipëria e Epërme, që shtrihet nga kufiri me Malin e Zi, deri në lumin Shkumbin; Shqipëria e Poshtme, ose Epiri, nga Shkumbini deri në Gjirin e Artës; dhe Shqipëria Lindore, që shtrihet deri në Lindje të zinxhirit malor të Shar-Dagh. Është një territor malor e i ashpër dhe disa nga malet e tij arrijnë edhe kuotën mbi 8.500 këmbë dhe ka vetëm një sipërfaqe të sheshtë që ia vlen të përmendet, atë të Shkodrës (dikur Scodra antike, apo ndryshe Skodra), e cila mbart në vetvete edhe liqenin me të njëjtin emër, që furnizohet me ujë nga lumi Drin.

Shumë lumenj rrjedhin nga lartësitë e ashpra e të pashkelura për t‘u zbrazur më tej drejt detit Jon: Mati, Shkumbini, Erzeni (Ergent) apo Devolli, Vjosa (Voynassa), Kalamas. Shqipëria ndan me Greqinë edhe fenomenin e veçantë të lumenjve nëntokësorë; ujërat e liqenit të Janinës rrjedhin në njërën prej këtyre rrymave e kanaleve nëntokësore deri në Gjirin e Artës dhe kjo i bën ata të ushqejnë një mit, se aty qenkësh pra edhe “hyrja për në botën e ferrit” të grekëve antikë. Vendi rrethohet nga rrënoja “ciklopiane”.

Në rajonin e liqenit të Ohrit (Ochrida) e atij të Prespës (Presba) ka kalime që çajnë përmes maleve, gjë e cila mundëson komunikimin mes Shqipërisë e Maqedonisë dhe posta turke, aktualisht, ndjek rrugën e vjetër Egnatia të romakëve nga Durrësi (Dyrrahu antik) drejt Selanikut, duke kaluar në Bitola.

Pak më poshtë, mes Gramozit e vargmaleve të Pindit, një grykë e thellë lejon komunikimin me rrugën nga Janina drejt Larisës. “Mavropotamas”, ose ndryshe “Acheron”-i, dikur priste prurjet e “Cocytus”-it dhe të “Phlegeton”-it, që tashmë janë zhdukur. Toka është e pavlerë në aspektin e kultivimit bujqësor dhe eksportet janë të pakta, duke konsistuar, së pari, në prodhimin e lëkurëve, lëvores së drurëve për ngjyrosje dhe duhan.

Më poshtë aty flitet për perspektivën ekonomike që rezervon rajoni i Shkodrës me liqenin Buna, por vihet në dukje edhe pengesa e mungesa e orientimit dhe e vizionit për këtë nga ana e regjimit Osman, akoma prezent në Shqipëri. “Nëse lumi Buna (Boyana) do të ishte i lundrueshëm, Shkodra do të mund të lidhej kësisoj me detin dhe tregtia do t‘i paraprinte me siguri një procesi që do të sillte përparim në çdo fushë; por regjimi osman i pengon këto përpjekje”.

Shqiptarët, furnitorë trimash

Shumë interesant duket përshkrimi që bëhet për origjinën e cilësitë e veçanta të shqiptarëve si popull trim, si dhe mbi origjinën e depërtimit të krishterimit në malet shqiptare. “Shqiptarët – thuhet aty – (më shumë një term etnografik ky sesa gjeografik) quhen Arnautë (Arnaoots, Arnaouts) nga popujt e tjerë të Ballkanit; ata u japin vetes emrin “Skipetar” ose “Malësorë”. Ata pretendojnë se janë pasardhës të epirotëve e ilirëve dhe, ashtu sikurse dhe këta të fundit, kanë qenë gjithmonë të prirur nga shpirti i luftës.

Pasi u pushtuan nga romakët në luftërat ilirike, fiset e këtij rajoni furnizuan më pas me ushtarët më të mirë gjithë perandorinë, e shumë perandorë ishin me gjak ilir (Freeman, The Illyrian Emperors, Historical Essays, London, 1892, III, 22-68). Krishterimi, me shumë gjasa depërtoi në ato hapësira të ashpra malore, nëpërmjet ushtarëve romakë dhe tregtarëve nga Epiri e Maqedonia; mbetet akoma e paqartë nëse aty gjenden akoma gjurmë të apostujve të hershëm që të kenë mbijetuar në rrënojat e shtetit romak.

Pas shkrirjes së Perandorisë Romake, popullsia ilire, gradualisht u shty drejt Jugut, pasi ia nisën dhe pushtimet sllave, duke u njohur tashmë si “shqiptarë”, ku u bënë për një kohë të gjatë subjekt i skizmës religjioze të Kostandinopojës (pra iu nënshtruan ortodoksisë: shën. i përkthyesit), e më pas ranë nën sundimin serb dhe më në fund në vitin 1336-‘56 u bënë një provincë e Perandorisë mesjetare Serbe, nën sundimin e Car Stefan Dushanit.

Skënderbeu, i famshëm në mbarë botën

Më pas i afrohemi epokës së Skënderbeut, e cila, sigurisht, nuk mund të rrinte dot pa u vënë në dukje nga autorja, ndërsa thotë se: Pas shkrirjes së perandorisë së tij, e pas betejës së Fushë-Kosovës, e cila u zhvillua në vitin 1389, turqit fitimtarë zaptuan të gjithë vendin, por princi Gjergj Kastrioti (George Castriota), i famshmi “Scanderbeg”, i cili njihej gjithashtu edhe si Iskander Bey, apo princi Aleksandër, ia doli të mbante në këmbë një sovranitet të paprekur në Shqipërinë e Epërme për rreth një çerek shekulli (1443-‘67).

Ky hero, vlerat e veprave të të cilit janë shumë legjendare, u rrit si një mysliman në oborrin e Sulltan Muratit II, të cilit ai iu dha peng nga i ati, një fisnik shqiptar; por pasi kishte fituar famë e lavdi në shërbim të Sulltanit, “thirrja e gjakut” të vet e bëri të vetën dhe ai ia doli të vihej në krye të popullit të tij dhe të përqafonte krishterimin.

Ai i mundi ushtritë turke në disa përplasje e beteja dhe siguroi për disa kohë një paqe me kushte favorizuese për veten. Por, i inkurajuar nga Papa dhe premtimi për ndihmë nga Venediku, ai sërish sulmoi turqit dhe arriti të tjera fitore. Pas vdekjes së tij në Lezhë (Alessio 1467), Sulltani deklaroi: “Tashmë që vendasit humbën shpatën dhe mburojën e tyre, kush do mund t‘i shpëtojë dot tanimë ata nga zemërata ime”?

Shqiptarët nën Turqi: të privilegjuar

Ndërsa flet për rrënjët e dominimit osman në Shqipëri, autorja thekson faktin se shqiptarët, megjithëse u desh t‘i bindeshin autoritetit të Portës së Lartë, nuk iu nënshtruan kurrë plotësisht turqve, duke u trajtuar nga ata shpesh më shumë si aleatë se sa si vasalë, duke gëzuar asokohe edhe privilegje. Përveç kësaj, ata lejoheshin të mos paguanin taksa, të cilat dihen se asokohe ishin një barrë e rëndë për ekonomitë e vogla bujqësore të Ballkanit.

“Shqiptarët nisën të çorganizoheshin dhe në fund iu nënshtruan (në 1479-ën) dominimit mysliman. Ata, megjithatë, kurrë nuk kanë qenë nënshtruar dhe, edhe në ditët sotme madje, trajtohen më shumë si aleatë se sa të nënshtruar. Ata tashmë mbështesin e furnizojnë ushtrinë turke me ushtarët më të mirë, ashtu siç bënin dikur me legjionet e Romës dhe janë të përjashtuar nga taksat e nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Si vullnetarë, ata marrin rroga të mira e gëzojnë shumë privilegje.

Feja, shqiptarët dhe morali proverbial

Në një paragraf të rëndësishëm, autorja ndalet edhe në ndarjen e përkatësinë fetare të shqiptarëve, zakonet e moralin e tyre puritan, që aty cilësohet si “proverbial” e devocionin e pjesës katolike, ndaj fesë së të parëve tyre. Kështu, më poshtë aty thuhet: Ndërkohë që shumë fise kanë përqafuar islamin dhe të tjerë akoma i përkasin skizmës greke (orthodoksisë), pjesa më e mirë e popullsisë është katolike dhe ndërsa kanë zakone tradicionale dhe një mënyrë primitive jetese, e praktikojnë me devotshmëri fenë e tyre.

Puritanizmi i moralit të tyre është proverbial në mbarë Gadishullin e Ballkanit dhe misionarët e zellshëm austriakë e italianë, kanë hasur kushte më se të favorshme për të ushtruar mësimet e tyre. Në një paragraf theksohet edhe adoptimi që u është dashur të bëjnë shqiptarët, megjithëse të krishterë, zakoneve e traditave “të reja” të sjella nga turqit, duke e vënë thjesht theksin në nxjerrjen në pah të këtij fakti, pa u marrë shumë me arsyet e këtij fenomeni. Kështu, aty shkruhet se: Klanet e fiset, të cilat i rezistuan regjimit mysliman në mënyrë të suksesshme dhe e mbajtën të gjallë besimin e tyre, kanë adoptuar megjithatë shumë zakone myslimane.

Gjuha dhe gazetat shqipe

Shkollat janë hapur në të gjitha fshatrat nga etërit françeskanë e jezuitë, por përhapja e arsimimit dhe edukimit është penguar nga mungesa e një gjuhe të unifikuar e të organizuar në aspektin gramatikor. Shumë përpjekje janë bërë për të vendosur një alfabet, por asnjëra prej tyre, akoma nuk ka pasur sukses të aplikohet, pasi hasen vështirësi në përshtatjen e tingujve të folur me germat e çdonjërit prej alfabeteve evropiane.

Një shqiptar i kulturuar, për këtë arsye përdor më së shumti rumanishten, greqishten, serbishten apo dhe italishten, si mjet të tij komunikimi me botën e jashtme. Një gazetë shqiptare është çelur në Bukuresht dhe një tjetër në Beograd. Në vendin amë vetë, nuk ka ndonjë përpjekje për ndonjë gazetë në gjuhën amtare dhe periodikët që më së shumti hasen në qytetet e mëdha, janë të një natyre religjioze e në italisht

GJENDJA E SHQIPTARËVE KATOLIKË, FRANÇESKANËT DHE AUSTRIAKËT KANË BËRË MË SHUMË

Për katër shekuj shqiptarët katolikë kanë mbrojtur besimin e tyre me trimëri, të ndihmuar shumë edhe nga misionarët françeskanë, sidomos qysh nga mesi i shekullit të 17-të, kur persekutimet e tmerrshme nga ana e zotërve të tyre myslimanë, nisën të sjellin mes tyre turbullira në këtë aspekt në shumë fshatra, e sidomos mes skizmatikëve greko-ortodoksë. Kolegji i Propagandës në Romë, ishte sidomos shumë aktiv e largpamës në mbështetjen morale e religjioze ndaj katolikëve shqiptarë.

Gjatë shekujve të shtatëmbëdhjetë e atij të tetëmbëdhjetë, sidomos, ai u kujdes të arsimonte klerikë të rinj për të kryer shërbesat në Shqipëri e për t‘i dërguar atje me misione, duke kontribuar kësisoj asokohe dhe sot, gjithashtu, me mbështetjen e tyre e të kishave të tyre, në të cilat puna e mirë e bërë deri më tani paraprihet nga ndihma e qeverisë austriake, e cila jep çdo vit për ato misione rreth pesë mijë dollarë, për të përmirësuar punën e tyre si protektorë të komunitetit të krishterë nën autoritetin e Turqisë.

Legjislacioni i kishës së shqiptarëve u reformua nga Papa Klementi XI-të, i cili dekretoi mbajtjen e të drejtave ekleziastike (1763) nga kryepeshkopi i Tivarit (Antivari), me ndihmën e të cilit u ngrit edhe një sinod i shenjtë kombëtar. Dekretet e tij u shtypën nga Propaganda e Romës (1705) dhe u riformuluan në vitin 1803 (Coll. Lucensis Conc. Recent., I, 283 sq.). Në vitin 1872, Papa Piu IX thirri një sinod të dytë me qendër në Shkodër, për rinovimin e jetës ekleziastike të saj e të popullit në përgjithësi.

Në përputhje me interesat e Austrisë në Shqipëri, mund të thuhet se është pikërisht ambasadori austriak, i cili mban nga Sulltani edhe “Berat”-in, apo dokumentin civil të fuqisë institucionale për peshkopatat katolike të Shqipërisë (Neber, in K. L., XI, 18, 19). Shqipëria ndahet në disa provinca ekleziastikale:

(1) Tivari (ose Antivari), qysh nga 1878-ta tashmë pjesë e Principatës së Malit të Zi, e cila qysh nga viti 1886 disponon priftërinj të nivelit të ulët, apo nuk ka fare dhe e ndarë nga Shkodra, me të cilën ka qenë i lidhur qysh nga 1867-ta me kushte të barabarta); (2) Shkodra (Scutari), me dioqezat e Lezhës (Alessio), Pulit (Pulati), Sapës (Sappa) dhe qysh nga 1888-ta, me Abacinë e Shën Aleksit në Orosh; (3) Durrësin (Durazzo); (4) Shkupin (Uskup).

Dy të fundit nuk kanë krerë priftërinj dhe varen kësisoj direkt nga Selia e Shenjtë. Një seminar, themeluar në vitin 1858 nga argjipeshkvi i Shkodrës, u shkatërrua nga turqit, por më vonë u ri themelua në territorin e administruar nga austriakët dhe u vendos kësisoj nën mbrojtjen e perandorisë.

Gratë, veshja dhe raca semi-barbare, Katolikët shqiptarë, shumë të devotshëm në adhurim

Në Shkodër, gratë katolike, ashtu si dhe ato muhamedane, shfaqen në rrugë të mbuluara. Gratë shqiptare punojnë pa pushim në bujqësi apo në shtëpi, kështu që thuajse çdo punë në shtëpi administrohet prej tyre në mënyrë të vazhdueshme, pasi burrat janë të aktivizuar rregullisht si luftëtarë në çetat shqiptare apo ato shqiptaro-turke. Gratë mbajnë veshur xhubota të ngjitura fort pas trupit, në ngjyrë të çelur të kombinuara me të zezën dhe kokat e gjokset e tyre, janë të mbuluara në ditë festash e gostish, me një masë të madhe zinxhirësh të lara në ar e flori.

Në kishat katolike, gratë shfaqen me fytyra të pambuluara dhe klasa e ulët i heq madje në përgjithësi këpucët, jashtë dere. Shërbimi në katedralen katolike të Shkodrës, është shumë mbresëlënës, megjithëse primitiv në një masë ekstreme. Ngjyra e kuqe e ndezur predominon në dekorimet e altarit, si dhe në veshjet e besimtarëve e adhuruesve të Perëndisë. Është e pamundur që të tregosh me fjalë përkushtimin e katolikut shqiptar, pasi ata i kanë mbetur plotësisht strikt mënyrës së tyre të thjeshtë, por plot zemër e devocion të adhurimit ndaj Zotit e besimit.

Puna e admirueshme e fretërve në shuarjen e zakonit të vjetër të gjakmarrjes është një ndër faktorët kryesorë në evolucionin e kësaj race semi¬barbare. Ndërsa çdo racë tjetër në Ballkan, me përjashtim të serbëve perëndimorë, të quajtur kroatë, përqafuan skizmën, besimi katolik mbeti i sigurt në ashpërsinë që ofronte terreni dhe njerëzit në Shqipërinë e Epërme.

Shqiptarët, konvertimi dhe nacionalizmi, “Mirdita”, martesat me vajzat e bukura turke

Të konvertoheshe në islam, kjo do të thoshte dikur se kësisoj bëheshe një luftëtar i nderuar, ndërsa po të mbeteshe i krishterë, do të thoshte të bëheshe skllav, i privuar nga mbajtja e armëve, e kështu që ishte më e lehtë për shumicën e fiseve e klaneve shqiptare të ndërronin fe. Dyert kryesore në Shqipërinë e Epërme, “Shoshi” dhe “Mirdita”, kanë qenë dhe janë pionierët e nacionalizmit shqiptar e të katolicizmit.

Shumë kohë më parë “Mirditët” kishin qejf të mbanin vajza turke nga familje të mira dhe pasi i pagëzonin ato, i bënin gratë e tyre, kështu që ka një linjë të fortë gjaku turk, në dejet e katolikëve mirditorë të sotëm.

Ky fis ka gëzuar privilegje të veçanta, siç janë edhe vendi i nderit në ushtrinë turke, nën komandën e vetë kreut të tyre. Në pranimin e ndarjes së komandës me trupat myslimane, kjo ka sjellë edhe në rritjen e ndjenjës së nacionalizmit e të shërbimit me të njëjtën devocion edhe ndaj Sulltanit, kur ai i thërret nën armë. “Mirditët”, me rreth 40.000 në numër dhe me një kryeqendër me rreth katër mijë shtëpi, Oroshi, trajtohen me kushte të barabarta me marrëdhëniet me Portën e Lartë.

Shqiptarët, kjo racë trime dhe e talentuar

Ka qenë një shqiptar ai që i udhëhoqi grekët në luftën e tyre për pavarësi dhe ka qenë sërish shqiptar ai i cili kishte komandën e ushtrisë turke, që ishin dërguar për të shtypur rebelimin. Mbreti i Napolit mbante në dispozicion të tij një regjiment shqiptarësh të quajtur “Regjimenti Mbretëror Maqedon” dhe rezistenca e famshme e Silistrias në vitin 1854, ndodhi për shkak të trimërisë së pashoqe të shqiptarëve. Kurajo dhe heroizmi janë cilësi të lindura të kësaj race të veçantë e të talentuar. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në vitet e fundit të lëngatës së regjimit komunist, qytetarët e Tiranës përflisnin gjithnjë për brumatriçet që punonin 24 orë në bodrumet e MPB-së, por...”/Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

Next Post

“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae...’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi...”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët

Artikuj të ngjashëm

“Si u detyrova dhe i vura fletë-rrufe kolegut tim të punës, i cili nuk ktheu përgjigje, por kur e pa Gogo Nushi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-instruktorit të Bashkimeve Profesionale në Tiranë
Dossier

“Pasi ju pritëm për tre muaj para Komitetit Qendror e Kryeministrisë dhe rrugët për takim me ju, janë të zëna, po ju drejtohemi me…”/ Historia e rrallë e familjes nga Tepelena, që i vuri Fletë-Rrufe Enverit dhe Mehmet Shehut

August 27, 2025
“Çabej deklarohej hapur pro regjimit fashist, u caktua si Ministër i Arsimit gjatë okupacionit gjerman e, bashkëpunonte me ta, mbronte politikën naziste dhe…”/ Dosja e Sigurimit, për profesorin e famshëm
Dossier

“Në vitet e fundit të lëngatës së regjimit komunist, qytetarët e Tiranës përflisnin gjithnjë për brumatriçet që punonin 24 orë në bodrumet e MPB-së, por…”/Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

August 26, 2025
“Agjentët britanikë e dërguar në Shqipëri e Ukrainë për të organizuar kryengritje anti-komuniste pas luftës, u kapën të gjithë, pasi Kim Filbi…”! / Libri më i ri për agjentin e famshëm në shërbim të Moskës
Dossier

“Agjentët britanikë e dërguar në Shqipëri e Ukrainë për të organizuar kryengritje anti-komuniste pas luftës, u kapën të gjithë, pasi Kim Filbi…”! / Libri më i ri për agjentin e famshëm në shërbim të Moskës

August 26, 2025
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
Dossier

“Takimet e Operativit të Sigurimit me agjenturën, bëheshin vetëm në shtëpitë konspirative, ose në pyll, por kur agjenti ishte femër…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

August 25, 2025
“Për të forcuar kontaktet me botën, Ramiz Alia ka sjellë në udhëheqje disa të rinj pragmatistë, por në Byro, ka vetëm katër mbështetës dhe…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, ‘TIME’, 1 dhjetor 1986
Dossier

“Për të forcuar kontaktet me botën, Ramiz Alia ka sjellë në udhëheqje disa të rinj pragmatistë, por në Byro, ka vetëm katër mbështetës dhe…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, ‘TIME’, 1 dhjetor 1986

August 24, 2025
“Autori i vërtetë i romanit ‘Tradhtia’, është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resulbegoviq, ka përvetësuar autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së, të cilave…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi
Dossier

“Autori i vërtetë i romanit ‘Tradhtia’, është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resulbegoviq, ka përvetësuar autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së, të cilave…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi

August 24, 2025
Next Post
“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae…’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi…”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët

“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae...’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi...”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme