• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Konsulli Zambaur, shkruante: në Mirditë, shumica i bindet këshillave të Prengë Pashës, Marka Gjonit e Abat Doçit, por disa, kompromentohen nga bajraktari i Oroshit…”/ Libri i ri i Dr. Nikoll Loka

“Prengë Bibë Doda, i shkruante Valiut, se; ishte mirënjohës për faljen, nga ministri i Jashtëm i Perandorisë Osmane, në prani të ambasadorit të Francës dhe…”/ Libri i ri, i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Prengë Bibë Doda, i shkruante Valiut, se; ishte mirënjohës për faljen, nga ministri i Jashtëm i Perandorisë Osmane, në prani të ambasadorit të Francës dhe…”/ Libri i ri, i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Prengë Bibë Doda, i shkruante Valiut, se; ishte mirënjohës për faljen, nga ministri i Jashtëm i Perandorisë Osmane, në prani të ambasadorit të Francës dhe…”/ Libri i ri, i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka

Nga Dr. Nikoll Loka

Pjesa e tetëmbëdhjetë

                                         “PRENGË BIBË DODA, DRITËHIJET E NJË BURRËSHTETASI”  

Memorie.al / Libri më i ri “Prengë Bibë Doda, një fenomen në jetën politike shqiptare”, i studiuesit Nikollë Loka, jo vetëm zgjeron fushën e studimeve historike mbi Mirditën, Derën e Gjonmarkajve dhe figurën e Princit mirditor, Prengë Bibë Doda, por është edhe një kontribut, në historiografinë kombëtare. Lënda shumë e pasur arkivore, literatura e shfrytëzuar apo e konsultuar, gojëdhënat etj, e bëjnë këtë libër, një thesar të vërtetë studimor, duke i dhënë shkencës së historisë një monografi shkencore, që pasuron njohuritë tona mbi Mirditën, kapedanët e saj, traditën, historinë etj. Të studiosh një figurë sa të rëndësishme dhe komplekse, siç është figura e Prengë Bibë Dodës, është përgjegjësi e lartë shkencore që, jo çdokush e merr përsipër. Nikollë Loka, ka bërë një punë të madhe hulumtuese dhe trajtim prej studiuesi profesionist, duke na e dhënë portretin e Princit dhe gjeneralit mirditor, me konturet e vërteta. Dr. Loka, i është përmbajtur fund e krye hapësirës dhe kohës, në të cilën janë zhvilluar ngjarjet shumëdimensionale dhe protagonistët e tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

MONOGRAFIA “PRENGË BIBË DODA, NJË FENOMEN NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE”, NJË STUDIM SHKENCOR ME VLERË QË PASURON FONDIN E STUDIMEVE TONA HISTORIKE

                                            (Nga Mr. Sc. Murat Ajvazi, mars 2017, Zvicër)

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Afër dhe larg kryengritjes së vitit 1911

Pas kryengritjes së Kosovës së vitit 1910, në Shqipëri shpërthyen dy kryengritje në vitin që pasoi, e Malësisë së Madhe dhe ajo e Mirditës. Për gjallërimin e Lëvizjes anti-turke në Mirditë, ishin të interesuar qarqet arbëreshe dhe qarqet intelektuale atdhetare në Shkodër. Prengë Bibë Doda dhe Abat Doçi, pa dalë vetë në skenë, mbështetën idenë e organizimit të një kryengritje të përgjithshme, që do të niste në Mirditë, pasi si krahinë e vetëqeverisur, nuk kishte forca turke, ose ato ishin në numër të pakët. Edhe qeveria osmane po e ndiqte me vëmendje zhvillimin e situatës dhe ishte e vendosur të përdorte çdo mjet, për shtypjen e kryengritjes. Me datën 11 prill 1911, Stambolli emëroi gjeneralin famëkeq, Shefqet Turgut Pasha, Vali në Shkodër, në vend të Bedri Pashës. Gjenerali i njohur për veprat e tij mizore të një viti më pare, do të mbante të dy postet, të Valiut dhe të Komandantit të trupave ushtarake osmane, në Vilajetin e Shkodrës.(360)

Ai vinte me kompetenca të jashtëzakonshme për të bërë çfarë të donte, mjafton që ta shtypte kryengritjen. Sipas një gazetari rus, të gazetës “Ruskoje Sllova”, plani i gjeneralit dhe i qeverisë osmane të xhonturqve, ishte ta shfaroste popullin e Mirditës ose ta shpërngulte nga Shqipëria. (361)

Më 17 prill 1911, në krye të tetë batalioneve, 2 baterive malore dhe 1 një divizioni mitralozash, Shefqet Turgut Pasha, zbarkoi në Portin e Shën Gjinit. Atë e shoqëroi Prengë Bibë Pasha, i cili duke qenë gjeneral brigade, ishte emëruar komandant i Divizionit të Redifëve në Shkodër. Shoqërimi i gjeneralit Osman, nga prijësi i Mirditës, bëhej për të shmangur ndonjë sulm të befasishëm të kryengritësve mirditorë dhe për ta mbajtur nën kontroll, popullin e kësaj Krahine. (362)

Prenga, ishte i detyruar për hir të funksionit dhe gradës që mbante, që ta shoqëronte gjeneralin osman. Detyra e Turgut Pashës, ishte vendosja e qetësisë, krijimi i administratës osmane, regjistrimi i popullsisë dhe marrja e rekrutëve për ushtarë. Këto masa, e likuidonin përfundimisht vetëqeverisjen në Mirditë dhe e kthenin Krahinën, si të gjithë të tjerat. Ndonëse fushata për çarmatosjen e shqiptarëve u shtri edhe në Mirditë, me gjithë egërsinë e ushtarëve dhe ashpërsinë e funksionarëve, që vepruan me dorë të lirë në këto rajone, mirditorët nuk u bashkuan me kryengritjen e malësorëve dhe nuk iu përgjigjen thirrjes së këtyre të fundit, duke mos qenë të interesuar për një lëvizje, pasojat e së cilës, nuk mund të ndryshonin asgjë në mënyrën e tyre të jetesës. Duke iu bindur këshillave të Imzot Doçit, Abatit të tyre dhe të Prengë Bibdodës, princit të tyre, ata i dorëzuan armët, pa më të voglin kundërshtim dhe e pritën në malësinë e tyre, Turgut Pashën, bashkë me trupat që e shoqëronin.

Por mirditasit, nuk u frikësuan nga prania e gjeneralit mizor dhe ishin të vendosur ta fillonin luftën, sapo ai me forcat e mëdha që e shoqëronin, të largohej nga viset e tyre, kësaj radhe me vendosmëri edhe më të madhe. Konsulli malazez në Shkodër, në raportin e tij Nr.25/3 të datës 18 prill 1911, duke u nisur nga punimet fortifikuese të bëra në zonat gjatë rrugës nga Mirdita në Shkodër, ka bindjen e plotë se; është duke u përgatitur një kryengritje e përgjithshme, e cila do të pëlcasë fuqishëm, sapo mirditorët të sigurojnë armatimet e duhura.

Prandaj qeveria turke, kishte vënë në lëvizje dy torpedierë ushtarakë, që lëvizin nga Durrësi deri në grykëderdhjen e Bunës dhe anasjelltas, për të evituar çdo mundësi për futjen e armatimeve nga jashtë, për të cilin ishte folur dhe shkruar shumë në “Europë”. (363)

Në Mirditë, vlonte një pakënaqësi e madhe, prandaj ishte dërguar një zyrtar që të bisedonte për kërkesat e banorëve, i cili i raportoi Guvernatorit të Përgjithshëm, për kushtet që kishin vënë mirditasit, për të ulur armët. Këto kushte ishin pesë: 1. Largimi i të gjithë funksionarëve administrativë; 2. Emërtimi i Prengë Bibdodë Pashës, si guvernator; 3. Largimi i të gjitha trupave osmane; 4. Heqja e çfarëdo shërbimi ushtarak; 5. Heqja e të gjitha taksave e tatimeve. Guvenatori nuk mund t’i pranonte këto kërkesa, sepse në këtë mënyrë, e humbiste gjithë pushtetin në atë krahinë, prandaj vendosi që t’i nënshtronte kryengritësit, me forcë.

Autoritetet osmane të Shkodrës, nisën trupat për në Mirditë, ku ndodhën përleshje të përgjakshme (në Simon e Shkallë të Madhe), por që të dy betejat, përfunduan me humbje të trupave qeveritare dhe bënë që në duart e malësorëve, të binin një sasi municionesh. Kur mori këto lajme, Bedri Pasha, i kërkoi Stambollit, që t’i dërgoheshin si përforcime dy batalione, të Vezir Quprisë dhe Lurës, që morën urdhër të nënshtronin Mirditën. Nga ana e tyre, krerët e kryengritjes, pasi i bënë të pakalueshme të gjitha shtigjet që të çojnë në Orosh nga drejtime të ndryshme, u tërhoqën në Fanë, që u bë vatra e qëndresës në mars dhe prill, të vitit 1911. Në Fanë, u mendua të thirrej një kuvend, ku të përcaktohej platforma e kryengritjes dhe detyrimet e çdo pjesëmarrësi. (364)

Drejtimin e punëve, e kishte në dorë Prengë Marka Prenga, që bashkëpunonte me Kapidanët, përmes Kolë Marka Kolës. Ishte një taktikë e zgjuar, për të mos e implikuar drejtpërdrejt Derën e Kapidanit në një kauzë, që po të triumfonte, do të bëhej historike, por, nga ana tjetër, shoqërohej me rrezikun e mundshëm të dështimit. Përgatitjet për kryengritjen, i ndiqte nga afër Zef Shantoja, sekretari personal i Prengë Bibë Dodës. Ka dokumente që e provojnë lidhjen e Prengë Bibë Dodës, me Prengë Marka Prengën dhe se Bajraktari, ka vepruar sipas udhëzimeve që ka marrë prej tij. At Pal Dodaj, që kishte marrëdhënie të mira me Bajraktarin, duket që ka lexuar edhe një letër të rëndësishme, që i kishte dërguar Prengë Bibë Doda: “Me 17 prill 1911. Sot 23 ditë ma parë, bajraktari i Oroshit, Prengë Marka Prenga, mori një letër nga Prengë Pasha, në të cilën Princi i shkruante se, kishte ndërmend me u largue jashtë vendit, e në të njëjtën kohë e, shtynte me rezistue me sa mundej. Edhe ma pare, i kishte pas thanë me ngritë krye. Në letrën e ma sipërme i thoshte që të mos priste asgjë prej tij”. (365)

Por më vonë, duket se Prenga shërbente si ndërmjetës, midis kryengritësve dhe qeverisë. (366) Në kohën kur Mirdita vlonte, Prengë Bibë Doda, nuk gjendej në Atdhe, por kishte vajtur në Stamboll.(367) Dihet nga raste të tjera se Prengë Pasha, kur nuk donte të ishte i pranishëm në ndonjë ngjarje, që nuk i shkonte për shtat manovrimeve të tij politike, largohej për jashtë vendit dhe angazhonte të tjerë, që të vepronin në emër të tij. Me 24 mars 1911, një pjesë e krerëve të Mirditës, i kërkojnë Konsullatës Austro-Hungareze në Prizren, që t’i furnizonte me armë. Me 6 prill, mblidhen krerët e 12 bajrakëve, si dhe përfaqësues nga Malësia e Madhe dhe Luma.

Aty u caktua Komiteti i Kryengritësve, me kryetar Prengë Marka Prengën. (368) Me dështimin e kryengritjes së Mirditës, Porta e Lartë, ishte e interesuar që të vendoste qetësinë në Krahinë, për shkak të shqetësimeve nga kryengritja e Malësisë së Madhe. Në këtë periudhë, ajo ishte e gatshme të bënte dhe lëshime, prandaj gjatë kësaj periudhe, Prenga, nuk kishte pushuar përpjekjet, për t’u njohur si qeveritar i Mirditës. Në një kuvend të mbajtur në Kallmet, në ditët e para të tetorit të vitit 1911, krerët e 12 bajrakëve, kishin kërkuar: Të hiqet kajmekamllëku; të largohen trupat; të njihet Prengë Bibë Doda si i parë i vendit. (369)

Më 26 prill, në Bisakë organizohet kremtimi i Shën Markut. Ishin mbledhur aty bajraktarët dhe krerët më të rëndësishëm të Shalës, Shoshit, Mërturit, Nikajt, Toplanës, Thaçit, Berishës, Dukagjinit, e shumë të jashtëzakonshëm prej Shkodre, gjithë krerët e Mirditës, krerët myslimanë të Matit dhe të Dibrës. Vërtetë kuvendi mbahej në Fanë, por për vetë rëndësinë e madhe që kishte, dilte nga kuadri i bajrakut. Krejt Mirdita konsiderohej si mikpritëse e tij dhe krerët e Mirditës, bashkërisht, merrnin përsipër organizimin dhe mbrojtjen e tij. Ishte lënë që Kuvendi të mbahej në atë ditë, kur në Fanë kishte mijëra njerëz nga krahina të ndryshme, që ngjarja të bënte më shumë përshtypje dhe vendimet e Kuvendit, të shpërndaheshin menjëherë. Mbas meshës së shenjtë, bajraktari Prengë Marka Prenga, kërkoi nga të gjithë ata që kishin ardhur për çështje politike, të mblidhen në një lëndinë. (370) Gjithashtu ai e drejtoi Kuvendin si zot shtëpie. (371)

Sipas Kanunit, kuvendin e drejtonte Kreu tradicional i Mirditës, ose një përfaqësues i tij, ndër kapedanët e tjerë Gjomarkaj. Prengë Marka Prenga, drejtonte me cilësinë e Kryetarit të Komitetit Kryengritës të Mirditës, që ishte formuar dy javë më parë. Ngjarja që po ndodhte, kishte peshë të madhe simbolike dhe përgjegjësi historike. Po flitej për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar dhe për organizimin e luftës së fundit, që do të çonte në çlirimin e Atdheut. Pas hapjes së Kuvendit nga Prengë Marka Prenga, Zef Shantoja, u paraqet të pranishmëve Terenc Toçin. Kuvendi përgjigjet se; nuk e mbajnë Toçin për të huaj, se e quajnë vëlla të tyre dhe pranojnë që ai, t’u prijë në luftë.

Toçi, nga ana e tij, me fjalë të thjeshta dhe të qarta, u shpjegon qëllimin e misionit të tij. U flet për ndihmat garibaldine që do të vijnë, sapo shqiptarët të organizohen dhe për nevojën e krijimit të Qeverisë së Përkohshme, që do ta bëjë Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Ai kërkoi bashkimin e të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje apo krahine, rreth flamurit shqiptar. Në Kuvend, u përcaktua një program i përbashkët veprimi, të cilit duhet t’i bindeshin të gjithë pjesëmarrësit. Pastaj të gjithë krerët, lidhën besën. Të krishterët u betuan mbi Bibël dhe myslimanët mbi Kuran, se do të luftonin deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Mbas betimit, ngrihet flamuri shqiptar. Mark Frrok Bajraktari, dëshmitar i ngjarjes shkruan: “Flamuri i madh shqiptar, i prumun prej Malit të Zi, valavitet i lirshëm te kisha e Fandit, i mbrojtur prej burrave, të lidhur besa-besë rreth tij”. (372)

Nganjëherë veprimtaria kryengritëse në Mirditë, është parë në këndvështrim të gabuar, si vepër e disa “nacionalistëve ekstremistë”. Kështu, në një relacion të konsullit austro-hungarez të Shkodrës, Zambaur, shkruhet: “…Në Mirditë, shumica e popullsisë është korrekte dhe i bindet këshillave të Prengë Pashës, Marka Gjonit, Abatit dhe kësaj konsullate. Por një numër jo i vogël i mirditorëve “korrektë”, po komprometohet nga bajraktari i Oroshit, Prengë Marka Prenga dhe mësuesi i Spaçit, Zef Ndoci”. (373)

Me këto fjalë, diplomati austro-hungarez, i ndante udhëheqësit mirditas, në; “të bindur dhe “të pabindur”. Një analizë më e thelluar e faktorëve politikë në Mirditë, tregon se midis këtyre grupimeve, nuk kishte asnjë kundërshti dhe gjithçka ishte rregulluar në atë mënyrë, që të funksiononte ashtu, sepse në bazë të Kanunit që rregullonte marrëdhëniet shoqërore, autoriteti më i madh në vend, ishte Prengë Bibë Doda, prandaj gjithçka bëhej me pëlqimin e tij. Sigurisht që autoritetet osmane të Shkodrës, e dinin këtë fakt, prandaj ishin të pakënaqur, me rolin e Pashës së Mirditës në zhvillimin e ngjarjeve, por nuk kishin se çfarë t’i bënin, si rezultat i mbrojtjes ndërkombëtare që ai gëzonte. Por kishin në dorë të pengonin realizimin e aspiratave të tij dhe të mirditasve. Pavarësisht nga shërbimet që u kishte bërë xhonturqve, si rezultat i presionit që kishte patur nga austro-hungarezët, francezët dhe italianët, për ruajtjen e status quosë, në prill të vitit 1911, Turgut Pasha, u shpreh kundër dërgimit të Prengës në Mirditë, meqë tërë tarafi i tij, kishte marrë anën e kryengritjes së armatosur.

Por në fund, meqenëse autoritetet osmane nuk mundën të vendosin qetësinë, u detyruan t’i pranojnë shërbimet e tij. Që nga ajo kohë, Prengës iu ngarkua misioni që të mbante qetësinë dhe ai mori të ashtuquajturin titull; “Inzibat mamur”. Zëvendës-konsulli rus në Shkodër, u shkruan eprorëve të tij: “Gjatë vitit të kaluar Mirdita, që nuk u bashkua me kryengritjen e malësorëve, u mbajt relativisht e qetë (nëse nuk llogarisim sulmin e dështuar mbi Lezhë. Për ta mbajtur Krahinën larg trazirave, në vjeshtën e vitit të kaluar, iu dhanë Prengë Pashës 2 mijë para, për t’ua shpërndarë banorëve dhe ai ashtu bëri. Përveç kësaj, në marrëveshje me Valiun e mëparshëm, Muhtar Nedim Pashën, u bë përpjekje, për të formuar administrativisht, nën përgjegjësinë e Kapidanit, të ashtuquajturën “Mirdita e Madhe”, pesë fiseve të njohura të Mirditës: Oroshit, Spaçit, Fanit, Kushnenit e Dibrit, me shtatë fiset fqinje, që anojnë nga ajo, e konkretisht katër që bëjnë pjesë në krahinën e Leshit (Kryeziu, Bulgri, Manatia dhe Vela), dhe tri që i përkasin krahinës së Krujës (Kthella, Selita, Rranza)”. (374)

Mirditasve, iu ofruan lëshimet e bëra malësorëve, por ata nuk i pranuan dhe deshën vetëm t’u njiheshin privilegjet që i kishin gëzuar ‘ab antique’, ruajtja e të cilave, ishte premtuar qartë nga të plotë fuqishmit osmanë, në Kongresin e Berlinit. Qeveria nuk donte t’i jepte përgjigje të prerë kësaj kërkese, duke e anashkaluar dhe kërkoi ta shtrinte edhe mbi Krahinën punën paqëtuese, që e kishte nisur pas kryengritjes së Mirditës. Ndërkohë, Prengë Bibë Dodë Pasha, kishte marrë në Shkodër detyrën e Komandantit të Divizionit të Rezervës dhe me këtë funksion, u dërgua pranë bashkatdhetarëve të tij.

Brenda disa javëve, Prengë Pasha, rivendosi qetësinë, bëri që të lidhej besa për një periudhë prej gjashtë muajsh, mori përsipër të rregullonte të gjitha çështjet e gjakmarrjes dhe ngatërresat e tjera, që kishin ndërmjet tyre fiset dhe individët e ndryshëm. Në shenjë të vullnetit të mirë, Stambolli, e largoi kajmekamin e Oroshit, i tërhoqi të gjitha trupat, bashkoi me Mirditën pesë bajrakëshe dhe bajrakët e tjerë e, formoi Mirditën dymbëdhjetë bajrakëshe. Me njohjen dhe të disa privilegjeve të tjera, si përjashtimi nga taksat, dhe çlirimi nga detyrimi i shërbimit të rregullt ushtarak, Mirdita, do të rikthehej përsëri te privilegjet e saj të lashta. (375)

Por në fillim të vitit 1912, Ministri i Brendshëm, Haxhi Adili bëri përpjekje t’ia kufizonte Prengës ndikimin. Në fund të marsit të vitit 1912, zyrtari i lartë Osman, ishte në Shkodër, prej nga urdhëroi që të tërhiqej vendimi i mëparshëm i Valiut, Nedim Beut, dhe riktheu gjendjen e mëparshme, duke e copëtuar Krahinën dhe duke i dërguar tre bajrakët e Kthellës, me kazanë e Matit dhe katër bajrakët e Lezhës, me kazanë e Lezhës. (376)

Princi atëherë nuk pranoi ta merrte detyrën, duke deklaruar se; nuk mbante më përgjegjësi, për trazirat që mund të shpërthenin në të ardhmen, të cilat ai i nxiti përmes njerëzve të tij. Kreu Gjonmarkaj, s’mund të pajtohej me degradimin në një kajmekam të thjeshtë, të pesë fiseve mirditase dhe e dorëzoi postin e tij, si përfaqësues i qeverisë. (377) Situata në Mirditë pas dorëheqjes së Prengë Pashës, u bë e paqëndrueshme dhe që nga kjo kohë, gjithmonë ekzistonte frika, që shkaktonte situata anarkike. (378)

Në lidhje me gjendjen, konsulli francez në Shkodër, shprehu pakënaqësinë e vet. Në një relacion të tij shkruhet: “Fatkeqësisht, ne ende nuk kemi mundur të sigurojmë bashkëpunimin e Mirditës; të gjitha propozimet tona deri tani, janë hedhur poshtë, por nuk dëshpërohemi, nuk e humbasim shpresën se, do ta mposhtim këtë kundërshtim që ka si nxitës Prengë Bibdodë Pashën, që gjendet i mbërthyer mes detyrimeve të tij si funksionar dhe dëshirës, për të siguruar një gjendje definitive në Mirditë, dhe nuk do të donte t’ua kthente krahët autoriteteve, të cilat kanë qëndrim më të favorshëm për të.(379)

Një shkak tjetër për prishjen e marrëdhënieve, ndërmjet Prengë Pashës me Ministrin e Punëve të Brendshme, kishte qenë çështja e mospjesëmarrjes së mirditasve, në zgjedhjet për Parlamentin osman. Prenga, kishte zhvilluar një mbledhje në Kallmet, për problemin e kryengritjes dhe të zgjedhjeve. Konsulli francez në Shkodër, shkruan për këtë mbledhje: “Prengë Bibë Doda, po niset sot përsëri për në Kallmet, ku në mesditë duhet të zhvillohet mbledhja e përgjithshme e krerëve të dymbëdhjetë fiseve mirditore, si dhe të delegatëve të disa qendrave myslimane të rrethit. Kjo mbledhje, duket se do të jetë shumë e rëndësishme dhe shpresoj se brenda disa ditësh, të jem në gjendje të raportoj.

Pikërisht në këtë mbledhje, do diskutohen çështjet nëse, në rast kryengritjeje, mirditorët duhet të bashkohen me malësorët dhe nëse duhet në rastin e zgjedhjes së një deputeti, të imitojnë abstenimin e fiseve të tjera të Malësisë dhe atë të popullsisë së Shkodrës. Memorie.al

                                  Vijon numrin e ardhshëm

  1. PRO, FO 371 (1229, Aklers Daglas-Sir Eduard Grey, Cetina, 04,06.1911)
  2. “Liri e Shqipërisë”, Nr.7, Sofje, datë 20 maj 1911
  3. Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1911-1912, Libri 2, Institute i Historisë Prishtinë, 2004, f. 57
  4. Taraboshi, vjeta II, Nr.112, Shkodër 1914.
  5. Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare… f. 52
  6. Pjesë nga ditari i At Pla Dodajt, ku bëhet fjalë për përpjekjet e autoriteteve osmane për të nënshtruar kryengritësit dhe për çarmatosjen e popullatës, shih Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), botim i Institutit të Historisë, Prishtinë 2003, dok.nr.43, f.85
  7. Pjesë nga ditari i At Pla Dodajt, ku bëhet fjalë për përpjekjet e autoriteteve osmane për të nënshtruar kryengritësit dhe për çarmatosjen e popullatës, shih Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), botim i Institutit të Historisë, Prishtinë 2003, dok.nr.43, f.85
  8. AQSH, Fondi 77, Dosja 29,f. 97
  9. Nikollë Doda, Ndue Dedaj, Nikollë Loka, Prengë Marka Prenga, Bajraktari i Oroshit, shtëpia botuese “Mirdita”, Tiranë 1998, f.24
  10. AIH, Kumtim nga Shkodra, D.F.205, 10 tetor 1911.
  1. Mark Frrok Bajraktari: “Coptimi i Shqipnisë dhe Kryengritja e Pukës 1911-1912, viti 1967, Kanada
  2. Aurel Plasari, Si (nuk) u shpall Pavarësia më 1911, gazeta 55, 10 shkurt 2002
  3. Mark Frrok Bajraktari: “Coptimi i Shqipnisë dhe Kryengritja e Pukës 1911-1912, viti 1967, Kanada.
  4. Relacion i konsullit austro-hungarez në Shkodër, Zambaur, Ambasadorit austro-hugarez në Stamboll, Franz Kallosa, HHStA-PA-Vj-21-12-1246, Nr.39, Shkodër me 10 qershor 1911
  5. Nënkonsullata e Perandorisë së Rusisë, Shkodër, Departamentit të Parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sankt Petersburg, Nr. 37, Shkodër, 24 mars/6 prill 1912, Dokumente ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912, Institute i Historisë Prishtinë, përagtiti Muhamet Shatri, Ramiz Abdyli, Prishtinë, 2006, f.69-75
  6. Konsulli i Francës në Shkodër, Shkëlqesisë së Tij z. De Selves, ministër i Puënve të Jashtme të Republikës, Nr. 5. Shkodër, 13 janar 1912, Dokumente Franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, Instituti i Historisë Prishtinë, zgjodhi, përgaditit dhe redaktoi Muhamet Shatri, Prishtinë, 2004, f. 35-36; AIH, Vj. 1-6-609, Raport i konsullit austro-hungarez nga Shkodra, Nr. 132, dt. 15 dhjetor 1911, dërguar ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë.
  7. Muhamet Shatri, Ramiz Abdyli, Dokumente ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në vitin 1912
  8. Raporti i konsullatës austro-hungareze nga Shkodra, drejtuar eprorëve në Vjenë, mbi masat që mori Haxhi Adil Beu në administratë, në xhandarmëri, në arsim dhe në fushëm shëndetësore në këtë vilajet, Nr. 50, Shkodër, më 31 mars 1912, Rreptësisht konfidencial, Shqipëria në dokumentet Austro-Hungareze (1912), Vëllimi I, përgatitija dhe redaktimi Beqir Meta dhe Sokol Gjermeni, Botimet Albanologjike, 2014, Qendra e Studimeve Albanologjike, Istituti i Historisë, f.410-412; Konsullata Mbretërore e Malit të Zi, Dushan Gregoriq, Ministër i Punëve të Jashtme, Cetinë, 29 mars 1912, Kryengritja shqiptare e vitit 1912 në dokumentet serbe, Instituti Albanologjik Prishtinë 2008, f.118
  9. Raport i konsullit austro-hungarez në Shkodër, Zambaur drejtuar kontit Berchtold, në lidhje me zhvillimet politike në rajonin Lezhë-Mirditë, menjëherë pas zgjedhjeve për në Parlamentin Osman, Shkodër, më 2 maj 1912, Shqipëria në dokumentet Austro-Hungareze (1912), vëllimi II, Qendra e Studimeve Albanologjike Instituti i Historisë, Vëllimi II, përgatitja dhe redaktimi Ferid Duka, Dritan Egro, Sokol Gjermeni, Botimet Albanologjike, 2012
  10. Konsulli i Francës në Shkodër, Shkëlqesisë së tij, Z. R. Puankare, Kryetar i Këshillit të Ministrave, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Nr. 26, 10 shkurt 1912, Dokumente Franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, Instituti i Historisë Prishtinë, zgjodhi, përgatiti dhe redaktoi Muhamet Shatri, Prishtinë, 2004, f. 74-76

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 25 Qershor 2023

Next Post

“Një mesnatë, nga çatia e barakave të kampit, dëgjuam një zë të fortë që thërriste; I bëfsha nënën Stalinit dhe Enver Hoxhës’, ndërkohë policët...”/ Rrëfimi i nipit të Abaz Kupit

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946

“Një mesnatë, nga çatia e barakave të kampit, dëgjuam një zë të fortë që thërriste; I bëfsha nënën Stalinit dhe Enver Hoxhës’, ndërkohë policët...”/ Rrëfimi i nipit të Abaz Kupit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!