• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, May 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

“Gjyshi im, Mehdi bej Frashëri, ish-kryeministër, i ndihmonte komunistët, kurse ata tentuan ta vrisnin me atentat te shtëpia ku banonte me Dilo-t”/ Dëshmia e rrallë e nipit të tij… (fotot e panjohura)

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967
“Gjyshi im, Mehdi bej Frashëri, ish-kryeministër, i ndihmonte komunistët, kurse ata tentuan ta vrisnin me atentat te shtëpia ku banonte me Dilo-t”/ Dëshmia e rrallë e nipit të tij… (fotot e panjohura)
“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967
“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967
“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967
“Për 27 vjet rresht, familja banoi në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ku Sokrat Shyti, iu nënshtrua punëve të rënda dhe tre herë në ditë, ai paraqitej tek i plotfuqishmi i zonës…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967
“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e shtatë

Memorie.al / Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.

Po kjo “praktikë”, pra masa ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).

Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me mijra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë. Po kështu, përveç masave me internime dhe dëbime, komisioni qeveritar, jepte vendime edhe për sekuestrimin e pasurisë së të gjithë personave që arratiseshin nga Shqipëria.

Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!

Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (që mban siglën sekret, por tashmë prej kohësh e de-klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.

                                                               Vijon nga numri kaluar

 VENDIMI NR. 7 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                    TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                         Grupi 2/A

                                                 Tiranë, më 1.3.1967  

                     VENDIM Nr. 7

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 1.3.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,

                     VENDOSI:

Që Ded Gjon Markun, i datëlindjes 1938, lindur në katundin Orosh të Mirditës, internuar me vendim Nr. 12, datë 2.3.1962, në rrethin e Lushnjes, për rrezikshmëri shoqërore, të dëbojë për 5 vjet kohë, duke i ndaluar banimin dhe qarkullimin në këto rrethe; Shkodër, Tropojë, Kukës, Dibër, Lezhë, Krujë, Mirditë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, Korçë, Ersekë, Përmet, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Fier, Berat, Durrës dhe Tiranë.

Dëbimi i fillon më 2.3.1967 dhe i mbaron më 2 Mars 1972, për 5 vjet kohë.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT           KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                      ………………..

                                            ANËTARËT

PROKURORI I PËRGJITHSHËM          KRYETARI GJYKATËS LARTË

  LEFTER GOGA                                         ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 9 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË           TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                     Ekz. Nr. 1

                                   Tiranë, më 25.III.1967          

                   VENDIM Nr. 9

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 25.III.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,

                     VENDOSI:

Për qëndrim të keq politik dhe meqë paraqet rrezikshmëri shoqërore, të internoj në Roskovec të rrethit të Fierit, për 5 vjet kohë, Dhora Andrea Leka, i datëlindjes 1920, lindur në Korçë dhe banues në qytetin e Beratit, shtresë e mesme, me arsim të lartë, e dënuar njëherë për krime kundër shtetit.

Internimi i saj fillon me datë 25.III.1967 dhe i mbaron me datë 25.III.1972.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                             ………………..

                                              ANËTARËT

PROKURORI I PËRGJITHSHËM          KRYETARI GJYKATËS LARTË

  LEFTER GOGA                                          ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 11 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË           TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                  Ekz. Nr. 1

                                   Tiranë, më 28.III.1967          

                   VENDIM Nr. 11

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 28.III.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të internoj për 5 vjet kohë në sektorin e Grabjanit të rrethit Lushnjë:

1. Ismail Dacin, i biri i Jonuzit dhe i Hazbijes, i datëlindjes 1930, lindur dhe banues në Zall-Kalis të rrethit Dibër, nëpunës, shtresë e mesme, i përjashtuar nga Partia, i martuar me fëmijë.

2. Hysen Daci, i biri i Jonuzit dhe i Hazbijes, i datëlindjes 1917, lindur dhe banues në Zall-Kalis të rrethit Dibër, shtresë e mesme, i përjashtuar nga Partia, i martuar me fëmijë.

Të përmendurit janë elementë me qëndrim të keq politik dhe me rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Në mënyrë të organizuar, kanë penguar krijimin e kooperativës bujqësore në katundin Zall-Kalis. Edhe mbas krijimit të kooperativës, kanë sabotuar në mënyrë sistematike daljen e fshatarëve në punë.

Internimi u fillon me datën 28.III.1967 dhe u mbaron me datën 28.III.1972.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT             KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                          ………………..

                                          ANËTARËT

PROKURORI I PËRGJITHSHËM          KRYETARI GJYKATËS LARTË

  LEFTER GOGA                                         ARANIT ÇELA

            VENDIMI NR. 12 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË         TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE               Ekz. Nr. 1

                                   Tiranë, më 3.IV.1967          

                   VENDIM Nr. 12

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3.IV.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,

                     VENDOSI:

Për qëndrim te keq politik, meqë paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore, të internoj në Rreshen për 5 vjet kohë, Kaso Mehmet Karafilin, i datëlindjes 1911, lindur në Konispol, banues në Tiranë, ish-nëpunës, shtresë e mesme.

Internimi i fillon me datën 3.IV/1967 dhe i mbaron me datën 3.IV.1972.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT        KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                     ………………..

                                       ANËTARËT

PROKURORI I PËRGJITHSHËM          KRYETARI GJYKATËS LARTË

  LEFTER GOGA                                       ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 15 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË        TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE              Ekz. Nr. 1

                                   Tiranë, më 19.IV.1967          

                   VENDIM Nr. 15

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 19.IV.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të internojë për 5 vjet kohë, në katundin Ishëm të rrethit Durrës:

1. Vangjel Jorgji Manushi, i datëlindjes 1894, lindur në Berat dhe banues në qytetin e Durrësit, shtresë e pasur, pa punë.

2. Jorgji Vangjel Manushi, i datëlindjes 1926, lindur dhe banues në qytetin e Durrësit, i biri, pa punë.

3. Sotiraq Vangjel Manushi, i datëlindjes 1930, lindur në Bari të Italisë dhe banues në Durrës, mekanik, i biri.

4. Haritini Sotir Manushi, e datëlindjes 1905, e shoqja, pa punë.

5. Amalia Tito Manushi, e datëlindjes 1945, lindur dhe banuese në Durrës, nusja e djalit, pa punë.

6. Violeta Tefik Manushi, e datëlindjes 1945, lindur dhe banuese në Durrës, e reja, pa punë.

Të përmendurit paraqesin rrezikshmëri shoqërore të theksuar. Banorët e Lagjes Nr. 3 në Durrës, kanë vendosur largimin e tyre nga qyteti i Durrësit.

Internimi i tyre fillon me datën 19.4.1967 dhe mbaron me datën 19.4.1972, për 5 vjet kohë.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT          KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                  ………………..

                                      ANËTARËT

PROKURORI I PËRGJITHSHËM          KRYETARI GJYKATËS LARTË

  LEFTER GOGA                                          ARANIT ÇELA

                 VENDIMI NR. 16 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË        TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE              Ekz. Nr. 1

                                   Tiranë, më 19.IV.1967          

                   VENDIM Nr. 16

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 19.IV.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të internojë për 5 vjet kohë, në katundin Qatrom të rrethit Korçë:

1. Sheme Hasan Koçibelli, i datëlindjes 1937, lindur në katundin Qatrom të rrethit Korçë, me banim në qytetin e Tiranës, me origjinë fshatar i pasur, me arsim fillor, ish-nëpunës, i martuar, me tre fëmijë, pa parti.

2. Avni Hasan Koçibelli, i datëlindjes 1941, lindur në katundin Qatrom të rrethit Korçë, me banim në qytetin e Tiranës, fshatar i pasur, me arsim 7-vjeçar, me profesion mekanik.

3. Reko Hasan Koçibelli, e datëlindjes 1904, e ëma e Shemes.

4. Sulejman Hasan Koçibelli, i datëlinjes 1929, i vëllai i Shemes.

5. Qefser Riza Koçibelli, e datëlindjes 1927, bashkëshortja e Shemes.

Gjatë luftës, familjarisht kanë qenë të lidhur me Ballin, mbas çlirimit iu shtetëzuan tokat dhe u shpallën kulakë.

Në vitin 1947, janë shpërngulur familjarisht nga Korça dhe u stabilizuan në Tiranë.

Për qëndrim të keq politik dhe….janë pushuar disa herë nga puna dhe tani janë pa punë.

Nga ana e Komitetit Ekzekutiv të qytetit, u është bërë thirrje për të shkuar në vend-lindje, por ata kanë refuzuar. Është vërtetuar se Shemia dhe Avniu janë shprehur në mënyrë armiqësore duke thënë: “Nuk shkojmë në fshat që t’na urdhërojnë shërbëtorët tanë, jeta në kooperativë është e keqe, sikur të na vij rasti, do t’i vrisnim me thikë, që nga i madhi deri tek më i vogli”!

Ditët e fundit, Shemia ka shfaqur tendenca terrori, duke thënë se; “Do të vras fëmijët, por nuk e lë pa vrarë më parë ndonjërin prej këtyre”.

Internimi fillon me datën 19.4.1967 dhe i mbaron me 19.4.1972.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT              KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                            ………………..

                                         ANËTARËT

PROKURORI I PËRGJITHSHËM          KRYETARI GJYKATËS LARTË

  LEFTER GOGA                                          ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 17 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË               TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                      Ekz. Nr. 1

                                   Tiranë, më 27.IV.1967          

                   VENDIM Nr. 17

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 27.IV.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të internojë për 5 vjet kohë, në katundin Pagri të rrethit Përmet:

1. Feta Sali Mala, i datë-lindjes 1910, lindur në katundin Pagri të rrethit Përmet, me banim në qytetin e Tiranës, shtresë e mesme, me arsim të mesëm, pa punë.

2. Qamile Refat Mala, e datë-lindjes 1919, e shoqja, pa punë.

3. Vullnet Feta Mala, i datë-lindjes 1939, me profesion n/punës, pa punë, i biri.

4. Petrit Feta Mala, i datë-lindjes 1941, me profesion mekanik, pa punë, i biri.

5. Violeta Feta Mala, e datë-lindjes 1949, pa punë, e bija.

6. Dylbere Feta Mala, e datë-lindjes 1942, pa punë, e bija.

7. Diana Osman Mala, e datë-lindjes 1947, pa punë, e reja.

Internimi u fillon me datën 27.4.1967 dhe u mbaron me datë 27.4.1972, për 5 vjet kohë.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                 KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                               ………………..

                                     ANËTARËT

PROKURORI I PËRGJITHSHËM          KRYETARI GJYKATËS LARTË

  LEFTER GOGA                                         ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 18 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË          Grupi II/B

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                Tiranë, më 3.1.1967        

                    VENDIM Nr. 18

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3.1.1967, në bazë të paragrafit II-të, të nenin 3, të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954,

                     VENDOSI:

Konfiskimin e pjesës së pasurisë, së personave të poshtëshënuar:

1. Petraq Koli Papadhami, lindur dhe banues në qytetin e Korçës.

2. Thanas Koli Papadhami, lindur dhe banues në qytetin e Korçës.

3. Pandi Vasil Sterjo, lindur dhe banues në qytetin e Korçës.

Të përmendurit, më datën 26.9.1966, kanë tradhtuar atdheun, duke u arratisur jashtë shtetit, në Greqi.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                 KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                       BEQIR BALLUKU

                              ANËTARËT

PROKURORI I PËRGJITHSHËM          KRYETARI GJYKATËS LARTË

  LEFTER GOGA                                       ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 19 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË      Grupi II/B

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE         Tiranë, më 3.1.1967        

                    VENDIM Nr. 19

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3.1.1967, në bazë të paragrafit II-të, të nenin 3, të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954,

                     VENDOSI:

Konfiskimin e pasurisë, së Çel Zenel Selimaj, nga katundi Valbonë i rrethit të Tropojës, i cili më datën 9.9.1966, u arratis në Jugosllavi, me të gjithë pjesëtarët e familjes. Memorie.al

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT          KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                  BEQIR BALLUKU

                        ANËTARËT

PROKURORI I PËRGJITHSHËM        KRYETARI GJYKATËS LARTË

  LEFTER GOGA                                       ARANIT ÇELA 

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë...”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Next Post

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj...”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

Artikuj të ngjashëm

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
Next Post
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj...”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!