• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Tirana zyrtare ngarkoi një oficer të Sigurimit për të investiguar çështjen e Kosta Kazanxhi, i cili në përfundim, tha se ai…”/ Historia e togerit nga Durrësi, i ekzekutuar në Athinë, në ’51-in

“Në prill ’47, Kosta Kazanxhi transferohet në Zbulim e Ushtrisë në kufirin me Greqinë në zonën e Korçës dhe Ersekës, me mision të posaçëm, për…”/ Dëshmitë e togerit të Sigurimit, në gjyq në Athinë
“Në prill ’47, Kosta Kazanxhi transferohet në Zbulim e Ushtrisë në kufirin me Greqinë në zonën e Korçës dhe Ersekës, me mision të posaçëm, për…”/ Dëshmitë e togerit të Sigurimit, në gjyq në Athinë
“Në prill ’47, Kosta Kazanxhi transferohet në Zbulim e Ushtrisë në kufirin me Greqinë në zonën e Korçës dhe Ersekës, me mision të posaçëm, për…”/ Dëshmitë e togerit të Sigurimit, në gjyq në Athinë
“Në prill ’47, Kosta Kazanxhi transferohet në Zbulim e Ushtrisë në kufirin me Greqinë në zonën e Korçës dhe Ersekës, me mision të posaçëm, për…”/ Dëshmitë e togerit të Sigurimit, në gjyq në Athinë
“Në prill ’47, Kosta Kazanxhi transferohet në Zbulim e Ushtrisë në kufirin me Greqinë në zonën e Korçës dhe Ersekës, me mision të posaçëm, për…”/ Dëshmitë e togerit të Sigurimit, në gjyq në Athinë
“Misioni sekret në Greqi me krerët e Partisë Komuniste që i sillja në vilën e fshehtë në Tiranë, kur ata i priste, Enveri dhe…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut
“Misioni sekret në Greqi me krerët e Partisë Komuniste që i sillja në vilën e fshehtë në Tiranë, kur ata i priste, Enveri dhe…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut

Nga Stavri J. DAJO

Pjesa e tretë

-Misioni i dështuar sekret i zbuluesit shqiptar Koço Kazanxhi në Greqi, arrestimi dhe dënimi i tij me vdekje (1948-1951) –

Sipas fashikullit gjyqësor

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

                                                       – Kuadri historik –

                                                   Vijon nga numri i kaluar

Memorie.al / Ndonëse fundi i tij është i paracaktuar dhe i pashmangshëm, pasi e priste skuadra e ekzekutimit, me të njëjtën krenari dhe gjakftohtësi siç priti të gjithë pyetësinë dhe seancën dëgjimore, Kazanxhi iu lutej të afërmeve të tij, që të ndërmjetësonin ose të shikonin mundësinë e shkëmbimit të tij, me ndonjë zbulues grek të kapur atëherë në Shqipëri. (Të shënohet se më 1953, u kap në Thessaloniki në flagrancë zbuluesi bullgar, Trabov, i cili u shkëmbye me një zbulues grek, gashtë vjet më vonë, më 1959).

“Në rast se jo, u vinte atyre në dukje, unë jam gati të përballoj skuadrën e ekzekutimit me krenari dhe gjakftohtësi, deri në çastet e mbrame të jetës sime, duke thirrur si oficer i Ushtrisë sonë Kombëtare: Rroftë Republika Popullore e Shqipërisë! Rroftë shoku Enver dhe PKSH! Rroftë shoku Stalin dhe të gjithë popujt demokratikë! Rroftë Partia Bolshevike! Prindër, shokë dhe të afërm, mos u dëshpëroni nëse unë nuk do të kthehem në gjirin tuaj, kjo nuk do të thotë se do të humbë populli shqiptar”.

Dhe u jepte të fala e u dërgonte urime për festën e Vitit të Ri. Letra e fundit nga burgu mban datën 21 dhjetor 1951. I lodhur nga hetimi i gjatë, letra rrëfen shenja lodhjeje dhe çrregullime psikike, por prapë shpreson dhe u lutet avokatëve, të shikojnë dhe mundësinë më të vogël të anulimit të ekzekutimit të vendimit. Por kjo nuk ndodhi, përfundimisht, Kazanxhiu ekzekutua të premten në orët e para mëngjesit të 28 dhjetorit 1951.

Rishikimi e çështjes Kazanxhi nga Ministria e Punëve të Brendshme

Më 16 tetor 1949, Përfaqësuesi i Përhershëm i Greqisë në OKB, Alexis Kyrou, denoncoi pranë Sekretarisë së Përgjithshme, rastin e arrestimit të zbuluesit shqiptar dhe katër ditë më vonë, më 20 tetor 1949, u njoftua zyrtarisht edhe Tirana.

Por Ministria e Punëve të Brendshme, nuk ndërmori asnjë hap për sqarimin e çështjes dhe shpëtimin e Kazanxhiut. Heshti. Në fillim të qershorit 1952 (pasi ishte ekzekutuar), Ministria e Brendshme e Shqipërisë ngarkoi një oficer të lartë të Sigurimit, për të rishikuar çështjen e tij.

Në një memorandum të dorëzuar nga ky oficer, ai konkludon se qëndrimi i tij para autoriteteve hetimore të Greqisë, nuk ishte aspak i mirë, pasi zbuloi të gjitha detajet e misionit, dha të gjithë informacionet e ndjeshme që dinte për Shqipërinë dhe UDG-në, tregoi të dhëna të sakta, emra, vendndodhje dhe data.

Ky përfundim arbitrar (që në fakt ishin ngjarje që diheshin tashmë botërisht se lidheshin me Luftën Civile të Greqisë), bazohej ekskluzivisht në artikujt që ishin botuar në shtypin grek, por që nuk ishte e gjithë e vërteta.

Ky oficer besonte se Kazanxhiu nuk ishte ekzekutuar, porse “monarko-fashistët e Athinës, do ta përdorin në Durrës”, nëpërmjet Italisë!!! Konkluzionet ishin naive dhe qesharake. U thirrën dhe titullarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të dëshmuar për të, greqishtfolës, si dhe Myftar Tare.

Të gjithë dënuan qëndrimin e tij para autoriteteve greke. Përfundimisht, Kazanxhiu u shpall tradhtar dhe i’u ndërpre rroga. Kadri Hazbiu, gjithashtu, këmbëngulte që dënimi i tij kapital nga gjykata greke, nuk justifikonte tradhtinë e tij të lartë.

Në vitin 1954, Mehmet Shehu (atëherë ministër i Brendshëm) çirrej me tërbim se një nga zbuluesit më të aftë të vendit, u nis për në Greqi si cjapi te kasapi, në një mision që nuk kishte asnjë gjasë të kurorëzohej me sukses.

Kështu, për një dekadë, deri në vitin 1962, Kazanxhiu u stigmatizua si tradhtar, pasi rishikimi linte mënjanë qëndrimin e tij të palëkundur para gjykatës dhe letrat e tij nga burgu.

Në fillim të vitit 1961, Kadri Hazbiu u ndodh rastësisht në Moskë për një ndërhyrje kirurgjikale në klinikat sovjetike dhe në pavijon me guerilë grekë (koincidencë!), mësoi se hetimi i Kazanxhiut, ishte bërë në kushte torture, dhe se pasi u përpoqën ta rekrutonin por nuk mundën, grekët e vranë. Këto informacione duhet marrë me shumë rezerva.

Në gusht të vitit 1965, një oficer i lartë i Zbulimit të Kufirit, referuar brohoritjes e Kazanxhiut në sallën gjyqësore dhe një artikulli në gazetën shqiptare të diasporës (“Iliria”, 25 janar 1952), që himnizonte qëndrimin e guximshëm të Kazanxhiut para gjykatës, propozoi rehabilitimin e tij të plotë, moral, politik dhe ekonomik e, caktoi oficerin Miltjadh Meçi, për investimin e mëtejshëm të çështjes.

Dhe vërtetë, me vendimin 1730/1-9-1965, të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kosta Kazanxhi, u cilësua si “Dëshmor i Kombit”, i cili kishte mbajtur një qëndrim të paepur dhe revolucionar, gjatë kryerjes së misionit, duke mbrojtur interesat e Partisë dhe të shtetit.

Udhëheqja e lartë e Partisë, propozoi rehabilitimin e tij si oficer të sigurimit, të shpallej Hero dhe njëkohësisht i propozoi Presidiumit të Kuvendit Popullor, që të shpallej Dëshmor pas vdekjes, duke i njohur të gjitha të drejtat e oficerit, urdhëruar që shtesat dhe ndryshimet përkatëse të regjistrohen në dosjen e tij personale. Familjes iu dha pension.

Në vitin 1977, shkrimtari Vangjel Kule, duke u mbështetur kryesisht në informacione gojore dhe duke studiuar pjesërisht dosjen e Kazanxhiut në Ministrinë Punëve të Brendshme, shkroi një monografi (më shumë fiction) për jetën dhe veprimtarinë e tij (Vangjel Kule, “Në katakombet e një ishulli”: novelë, Tiranë, Shëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1977) me përmbajtje kryesisht propagandistike dhe vëzhgim letrar. Një rrugë në Durrës, mbante deri vonë emrin e tij

Konkluzione përfundimtare

Ky është legjendimi, pohimet kundërthënëse të zbuluesit shqiptar – siç i rrëfen vetë ai – viktimë e Luftës së Ftohtë dhe e politikës syleshe të Enver Hoxhës, por dhe i luftës së pamëshirshme brenda llojit në radhët e Sigurimit të Shtetit, siç pohon vetë ai.

Dosja hetimore-gjyqësore dhe veçanërisht gjurmimi gazetaresk i Panos Troumpounis, gjatë ndalimit në mjediset e paraburgimit, të cilat zgjatën për dy muaj, dëshmuan komplotin ndërkombëtar komunist, kundër rendit parlamentar grek, përmbysjen me dhunë të regjimit dhe qeverisë së ligjshme në Greqi, ndërkohë që integriteti i saj territorial dhe sovraniteti kombëtar, u rrezikuan seriozisht nga plani i bashkërenduar i Moskës dhe i satelitëve të saj. Gjatë kësaj periudhe të dy vendet, Shqipëria dhe Greqia, u gjendën në prag të luftës.

Vërtetë, sipas opinionit të autoriteteve hetimore, Kazanxhiu ishte një zbulues shumë i aftë, me veti zbuluese të veçanta: perceptim të mprehtë, kualifikim profesional dhe nuhatje zbuluese, bindje të patundura komuniste, por mbi të gjitha dinte të fshehte dhe të kamuflonte mendimet dhe qëllimet e tij, peshonte me kujdes përgjigjet dhe ishte i pajisur me një memorie të pabesueshme, mbante mend me saktësi torturuese detaje, ngjarje dhe data, vende ku kalonte dhe vepronte, takime, dialogë, vendime, sikur të mbante ditar të vërtetë. Këto janë cilësi të një zbuluesi finok dhe të plotësuar, thuhej në konstatimet e kohës në Greqi.

Tek e mbramja, Kazanxhiu nuk arriti kurrë në Kefalonia dhe vepra penale për të cilën u akuzua dhe dënua, mbeti e pa konsumuar. Prandaj, ai ndoshta duhet parë si një viktimë tjetër e paranojës së Luftës së Ftohtë, e nacionalizmit të pafre të Perëndimit dhe e besimit të verbër komunist të Lindjes, që nxiste dhe provokonte rrezikun e një lufte të re botërore dhe, anasjelltas, rrezikun e mbizotërimit komunist, në vendet e demokracive të Perëndimit.

Pas rastit të Kazanxhiut, nga Shqipëria u dërguan në Greqi dhe grupe të tjera zbuluesish, të cilët u kapën dhe u dënuan. Më 1954, Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, protestonte energjikisht pranë ambasadës sovjetike në Athinë, për veprimtarinë e dëmshme të zbuluesve shqiptarë dhe bullgarë, e cila shoqërohej me sabotime dhe akte terroriste në zonët bujqësore: shpërthime me tritol ujësjellësish, centralesh, terror i verbër në qytete, sidomos në zonën e Maqedonisë Greke dhe në Korfuz, si zona me rëndësi strategjike.

Porse shumica e këtyre bandave, kapeshin dhe përfundonin në gjykatat ushtarake. Përndryshe, dekonspironin misionet, autorët dhe jepnin informacion me vlerë agjenturore-operative; si pasojë, Greqia ishte shndërruar në një rezervuar të vlefshëm informacioni sekret, për veprimtarinë subversiveve të Shqipërisë dhe Bullgarisë, kundër Greqisë për NATO-n.

Po përmendim vetëm pak raste. Me 28 shkurt 1954, u dënua me vdekje zbuluesi shqiptar, Riza Shuzni (transliterimi i emrave, paraqet vështirësi shpesh të pazgjidhshme, për shkak të alfabetit grek, ndaj shprehim rezerva për saktësinë e gjeneraliteteve të tyre), me akuzën e veprimtarisë zbuluese kundër Greqisë.

Me të njëjtën akuzë,, me 9 tetor 1954, u dënua me vdekje dhe zbuluesi Osman Xhaho, i kapur më 22 mars 1952. Më 5 maj 1954, u dënua me burgim të përjetshëm, zbuluesi Shaban Luli, i cili kishte infiltruar si i arratisur politik, më 8 korrik 1960, dënua me vdekje Zyber Isak Xhaferri, për veprimtari subversive nga gjykata ushtarake e Kozanit etj.

Më 11 gusht 1960 u zhvillua gjyqi i zhurmshëm i Selanikut me 5 zbulues ardhur nga Shqipëria, anëtarë të Partisë Komuniste të Greqisë dhe të rekrutuar si agjentë nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar. Deri në tetor të vitit 1961, gjykatat ushtarake greke, kishin dënuar me vdekje (ose me dënime të tjera të rënda) 227, zbulues kryesisht ardhur nga vendet e kampit socialist, midis tyre dhe nga Shqipëria, rekrutuar më së shumti me material shtrëngues (sipas të dhënëve që kishte CIA, në fillim të viteve ’60-të, 95 % e agjentëve të lindjes, dërguar në vendet e perëndimit, kapur e dënuar ishin rekrutuar me material shtrëngues, dhe jo vullnetarisht, apo në bazë të bindjeve ideologjike ose politike).

Këto gjyqe, më anë tjetër nuk mëtojnë kredenciale të gjykimeve të paanshme dhe objektive, se në Greqi, si kudo në Evropën Perëndimore, ishte shpallur një luftë histerike, për goditje të pamëshirshme të elementit komunist (sipas Makarthit) me procese të bujshme gjyqësore dhe dënime të rënda.

Në mënyrë treguese, ndërkohë me gjyqin e Kazanxhiut, u zhvillua gjyqi i njohur i Nikos Bellojanis-it (tetor 1951), i cili u dënua me vdekje dhe u ekzekutua, i akuzuar se kishte ardhur nga Shqipëria (stërvitur në Burrel) si agjent i shërbimeve sekrete të vendeve lindore.

Grupi i tij u kap në flagrancë bashkë me pajisjet e radio-ndërlidhjes që komunikonin me Shqipërinë. Një vit më vonë (gusht 1952), filloi gjyqi i aviatorëve me protagonist Nikos Akrivogiannis, zbulues grek, që u dërgua me mision sekret në Shqipëri, u kap dhe u dënua me vdekje (1954) në Berat.

Në dosjen gjyqësore dhe në pyetësinë hetimore të këtyre proceseve, u administruan shumë prova për rrjetet agjenturore që përgatiste Sigurimi Shqiptar nën diktatin e Kremlinit, ku dëshmohej bindshëm implikimi i Shqipërisë, në veprimtaritë subversive kundër rendit juridik të Greqisë. Memorie.al

Korrik 2023

*Doktor i Shkencave të Historisë të Universitetit

“Aristotelis” Thessaloniki

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pse i’u bashkova Lëvizjes Studentore e Partisë Demokratike, në dhjetorin e ’90-ës dhe si u zgjodha nënkryetare e Kuvendit në krah të zotit Arbnori, i cili...”/ Dëshmitë e rralla të Prof. Dr. Margarita Qirko

Next Post

Kalendari Historik 12 Korrik 2023

Artikuj të ngjashëm

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
Next Post
“Më 29 maj 1914, u formua Kabineti i ri qeveritar, ku Turhan Pasha, mbajti sërish postin e Kryeministrit, por dorëzoi atë të Ministrit të Punëve të Jashtme, te Prengë Bibë Doda, i cili…”/ Libri i ri i Dr. Nikoll Loka

Kalendari Historik 12 Korrik 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!