• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, August 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kjo që ndodhi në Kumanovë, nuk është konflikt shqiptar-maqedonas, por përballje mes urrejtjes dhe arsyes, mes ideologjive të errëta dhe…”! / Refleksionet e intelektualit të njohur nga Shkupi

“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
“Kjo që ndodhi në Kumanovë, nuk është konflikt shqiptar-maqedonas, por përballje mes urrejtjes dhe arsyes, mes ideologjive të errëta dhe…”! / Refleksionet e intelektualit të njohur nga Shkupi
“Kjo që ndodhi në Kumanovë, nuk është konflikt shqiptar-maqedonas, por përballje mes urrejtjes dhe arsyes, mes ideologjive të errëta dhe…”! / Refleksionet e intelektualit të njohur nga Shkupi
“Kjo që ndodhi në Kumanovë, nuk është konflikt shqiptar-maqedonas, por përballje mes urrejtjes dhe arsyes, mes ideologjive të errëta dhe…”! / Refleksionet e intelektualit të njohur nga Shkupi
“Kjo që ndodhi në Kumanovë, nuk është konflikt shqiptar-maqedonas, por përballje mes urrejtjes dhe arsyes, mes ideologjive të errëta dhe…”! / Refleksionet e intelektualit të njohur nga Shkupi
“Kjo që ndodhi në Kumanovë, nuk është konflikt shqiptar-maqedonas, por përballje mes urrejtjes dhe arsyes, mes ideologjive të errëta dhe…”! / Refleksionet e intelektualit të njohur nga Shkupi

Nga Nafi Çegrani

                                      -Një ese mbi Shqiptarët dhe shovinizmin e ri në Maqedoni –

Memorie.al / Në një kohë kur njerëzimi po përpiqet të ndërtojë ura mirëkuptimi, në një botë gjithnjë e më të trazuar, në zemër të Ballkanit po ringjallen hijet e së kaluarës, me një gjuhë që nuk njeh as arsyen, as ndërgjegjen njerëzore. Nëpër mediume, tribuna dhe rrjete sociale të Maqedonisë së Veriut, kanë zënë vend thirrje të tilla si; “Vdekje shqiptarëve”! apo “Shqiptarët duhet djegur në furrë”! që kujtojnë më shumë një retorikë lufte, sesa një klimë të bashkëjetesës demokratike.

Në dukje, këto mund të duken si shpërthime emocionale të individëve të irrituar, por në thelb ato përfaqësojnë një frymë të errët shoviniste, një ideologji të vjetër që vazhdon të ushqehet me urrejtje dhe me mitet e një “kombi të pastër”, mbi të cilin do të ndërtohej një rend i ri politik. Dhe kur një ideologji e tillë nuk dënohet, por tolerohet, ajo bëhet rrezik kolektiv – për bashkëjetesën, për sigurinë, për demokracinë vetë. Kjo klimë nuk është e re për shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në Maqedoni.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sipas Koço Plakut, Lipe Nashi me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Sikurse rezultoi nga provat dhe nga pohimi i të pandehurit M. Gjikopulli, duke qenë agjentë të Zbulimit Sovjetik, ai dhe K. Plaku…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

Ne kemi kaluar përmes valëve të mohimit historik, diskriminimit institucional dhe përpjekjeve të vazhdueshme për ta zhvlerësuar identitetin tonë kolektiv. Kemi duruar stuhitë e shekujve, kemi ruajtur gjuhën, kulturën, kujtesën dhe rrënjët – por nuk mund të qëndrojmë të heshtur kur gjithçka njerëzore vihet sërish në pikëpyetje nga fryma primitive e shovinizmit etnik. Filozofikisht, urrejtja është shprehje e frikës dhe e mungesës së identitetit të sigurt. Një shoqëri që nuk e njeh veten, që nuk e ndërton historinë mbi vlera humane, përpiqet ta shfaqë forcën përmes poshtërimit të tjetrit.

Dhe kur “tjetri” është qytetari yt, bashkëqytetari yt, fqinji yt – atëherë ajo shoqëri s’është më shoqëri, por turmë e manipulueshme nga pasione destruktive. Të thërrasësh sot; “vdekje shqiptarëve”! nuk është thjesht fyerje apo kërcënim – është krim moral, është mohim i vetë themeleve të bashkëjetesës civile dhe i çdo parimi të botës moderne. Ky është një akt që kërkon dënim politik, ligjor, etik dhe shoqëror. Heshtja përballë këtij fenomeni, nuk është neutralitet, por bashkëfajësi. Ne shqiptarët nuk kërkojmë mëshirë. Ne kërkojmë drejtësi. Kërkojmë të jemi të barabartë në atdheun tonë të përbashkët. Nuk kërkojmë të sundojmë, por të mos sundohemi.

Kërkojmë që fëmijët tanë të mësojnë në gjuhën amtare pa ndjerë turp apo frikë. Kërkojmë që të mos jemi “të tjerët” në histori, por bashkë-krijues të saj. Në fund, kjo nuk është çështje etnie, por çështje njerëzore. Nuk është betejë për pushtet, por për dinjitet. Nuk është konflikt shqiptar-maqedonas, por përballje mes urrejtjes dhe arsyes, mes ideologjive të errëta dhe aspiratave për një shoqëri të drejtë. Nëse duam një të ardhme për të gjithë, atëherë duhet të kemi guximin të ndalojmë të keqen në rrënjë. Të emërtojmë shovinizmin me emrin e tij të vërtetë. Të ndërtojmë një vetëdije qytetare ku askush nuk kërcënohet për atë që është, për atë që flet, për atë që përfaqëson. Sepse nuk ka paqe pa drejtësi, dhe nuk ka bashkëjetesë pa respekt.

… Dhe tani kur jemi në  një botë të trazuar nga forcat e errëta, duhet që të  përpiqemi të rindërtojë urat e mirëkuptimit, përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkulturor. Por, mjerisht, si duket, në zemër të Ballkanit po riaktivizohen hijet e një së kaluare të errët, që refuzon të shndërrohet në mësim për të ardhmen. Gjuhët e urrejtjes, të cilat do të duhej të ishin shuar në ndërgjegjen kolektive pas dekadash konflikti, tani po rikthehen me një intensitet tronditës në rrjetet sociale, në tribuna politike dhe në hapësirën publike të Maqedonisë së Veriut.

Po ritheksoj se shqiptarët e Maqedonisë e njohin mirë këtë klimë. E kanë jetuar gjatë gjithë shekullit të kaluar përmes përjashtimit, asimilimit të heshtur, diskriminimit të institucionalizuar dhe mohimit të identitetit të tyre. Kanë përballuar shtypjen jo me urrejtje, por me durim dhe vetëdije. Kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën, jo si armë kundër të tjerëve, por si mjet për të mbijetuar me dinjitet. Por tani, kur menduam se historia e dhimbshme ishte lënë pas, po përballemi sërish me një retorikë që nuk ka vend në asnjë rend demokratik.

Urrejtja nuk lind nga forca, por nga pasiguria. Është zë i frikës dhe i mungesës së identitetit të shëndoshë. Një komb që nuk ka vetëbesim, ndërton krenarinë e vet mbi poshtërimin e tjetrit. Dhe kur tjetri është fqinji yt, bashkëqytetari yt, ai që flet një gjuhë tjetër por ndan të njëjtin trotuar, të njëjtin ajër, të njëjtën tokë – atëherë kemi hyrë në një epokë të rrezikshme, ku qytetaria rrezikon të zëvendësohet nga tribalizmi modern.

Të thërrasësh sot për vdekje të shqiptarëve nuk është thjesht retorikë e rrezikshme – është akt kriminal. Është mohim i çdo norme morale, i çdo parimi kushtetues dhe i çdo aspirate për bashkëjetesë. Kërkohet që shoqëria, institucionet dhe elitat politike të mos qëndrojnë më në anën e konformizmit ose të frikës, por të reagojnë me guxim. Sepse heshtja përballë së keqes është tradhti ndaj të ardhmes. Kjo nuk është një betejë mes shqiptarëve dhe maqedonasve – është një përballje mes urrejtjes dhe arsyes, mes ideologjive të errëta të shekullit të kaluar dhe ëndrrës për një të ardhme të përbashkët. Është momenti që shoqëria e Maqedonisë së Veriut të zgjedhë: do të ecim përpara si qytetarë të barabartë, apo do të kthehemi pas si armiq të trashëguar?

Ato janë prova të një fryme të deformuar politike e shoqërore, që gjen mbështetje ose heshtje në disa qarqe ideologjike të mbetura peng të nacionalizmave të shekullit XIX-të, që ende ëndërrojnë shtete të pastërta etnike, duke harruar se historia i ka gjykuar me gjak këto iluzione. Si shqiptarë autoktonë në këtë truall, me rrënjë mijëravjeçare në këtë cep të lashtë të Ballkanit, jemi mësuar të përballojmë stuhi – por jo të heshtim përballë kthimit të gjuetisë së urrejtjes, që ngjall kujtime të errëta të “natës së thikave të gjata” dhe të bajonetave të ideologjive sllavo-madhështore.

Në vend që të ndërtojmë ura të bashkëjetesës demokratike, ne shohim ngritjen e flamujve të urrejtjes, që helmojnë mendjen e gjeneratave të reja dhe minojnë çdo përpjekje për integrim shoqëror dhe politik të barabartë. Shqiptarët nuk janë të huaj në këtë vend. Ne nuk jemi të ardhur, por pjesë themelore e historisë, kulturës dhe zhvillimit të kësaj hapësire. Të bëhesh sot shqiptar në Maqedoni nuk është thjesht çështje identiteti, por akt që kërkon kurajë, urtësi dhe përkushtim të vazhdueshëm për të ruajtur baraspeshën e brishtë mes ekzistencës dhe dinjitetit. Por a mundet një shoqëri të quhet demokratike, nëse në zemrën e saj lejon të brohoriten parulla që thërrasin për zhdukjen e një populli tjetër?

Kërkojmë që shpirti njerëzor të mos shtypet nga këmbët e urrejtjes, sepse çdo plagë e tillë e prish paqen për të gjithë – edhe për ata që sot brohorasin, por nesër do të jetojnë në një vend më të pasigurt dhe më të varfër shpirtërisht. Le të ngremë zërin jo me thirrje urrejtjeje, por me fjalë që shërojnë, me veprime që ndërtojnë. Sepse koha e popujve është e përbashkët, dhe asnjë komb nuk është i madh nëse e ndërton madhështinë mbi rrënojat e tjetrit.  Nëse nuk veprojmë sot, këto plagë rrezikojnë të rikthehen nesër, më të thella, më të dhimbshme, dhe këtë herë – për të gjithë. / Memorie.al

Dy fjalë rreth autorit

Nafi Çegrani është një nga figurat më të veçanta të mendimit dhe qëndresës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. I lindur në truallin historik të Çegranit, ai përfaqëson më shumë se një intelektual – është zë i një brezi që nuk u dorëzua, kujtesë e gjallë e një kohe përballjesh, dhe simbol i një përkushtimi të palëkundur ndaj së vërtetës dhe drejtësisë. I rritur me ndjeshmërinë për çështjen kombëtare dhe ideale të thella për liri e dinjitet, Çegrani nuk zgjodhi as heshtjen e as kompromisin. Përkundrazi – përballja e tij me Shërbimin famëkeq të UDB-së, sidomos para dhe pas vitit 1981, e vendosi atë në vijën e parë të luftës morale kundër shtypjes dhe asimilimit. Nafi Çegrani është një zë që sfidon harresën, një kujtim i gjallë që thërret për reflektim dhe dokumentim. Ai mbetet një dëshmitar i rrallë i një kohe të përvuajtur, por gjithnjë të ndritur nga ideali shqiptar për liri, barazi dhe identitet. Shkrimet e tij janë një thirrje për ndërgjegjen kolektive – për të mos harruar dhe për të mos u dorëzuar përballë padrejtësisë.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Po të kishte qenë Mehmeti agjent i KGB-së, CIA-s etj., do ta kishte përmbysur regjimin me kohë, por, të nesërmen e vetëvrasjes së tij, më thirri Enveri dhe më tregoi...”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

Next Post

“Milto Gjikopulli u rekrutua si agjent në 1959, nga ‘pedagogu’ rus Digezvinski, kurse në 1966, kunata e tij, agjentja Elvira Babiçenko...”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Artikuj të ngjashëm

“Pak ditë para arrestimit, Koço Plaku më tregoi se në vitin 1957, pas arratisjes së vëllait në Jugosllavi, ai donte të vriste veten, por…”/ Dëshmia e rrallë e kolegut për ing, e famshëm, që u pushkatua në ’76-ën
Dossier

“Sipas Koço Plakut, Lipe Nashi me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 8, 2025
“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
Dossier

“Sikurse rezultoi nga provat dhe nga pohimi i të pandehurit M. Gjikopulli, duke qenë agjentë të Zbulimit Sovjetik, ai dhe K. Plaku…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 7, 2025
“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.

“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 6, 2025
“Në ’94-ën, kur denoncimi u publikua në gazeta, ish-kryetari i Degës së Mirditës, sapo mësoi firmosjen e urdhër-arrestit, vdes në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për “çështjen Bardhok Biba”!

“Të pandehurit F. Nashi, B. Alija, K. Plaku, P. Murati, M. Gjikopulli, Dh. Stefa e J. Konomi, kanë bërë edhe agjitacion dhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 5, 2025
Next Post
Memorie.al

“Milto Gjikopulli u rekrutua si agjent në 1959, nga ‘pedagogu’ rus Digezvinski, kurse në 1966, kunata e tij, agjentja Elvira Babiçenko...”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme