• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, June 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kishte njerëz që kaluan një hetuesi të fortë, tepër të vështirë, por në kamp apo burg, nisën të squllen e, u bënë të këqij, spiunë etj., pasi trishtimi, uria, vuajtjet dhe…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Ju tregoj jugosllavët që njoha në kampet dhe burgjet e Enver Hoxhës deri në fundin e viteve ’80-të…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik që u dënua me vdekje dhe vuajti 21 vjet në Burrel
“Kur dy policët roje, dëgjuan alfabetin ‘mors’; Këtu komanda e Flotës së VI-të Amerikane, po ju presim për të marrë Tiranën…, në burg u dha alarmi dhe…”/ Historia tragjikomike në kampin e Kripores së Vlorës
“Të dënuarit ordinerë, na anatemonin ne politikanëve: ngordhshi në litar, armiq të poshtër, që donit me përmbys Partinë dhe shokun Enver! Vërtet kemi bërë faje, por s’kemi..”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Kalendari Historik 16 Tetor
“Si vdiq në kampin e Vlashukut, i dënuari Bejo Vrazhdua, nga Bolena e Vlorës, pasi toger Ademi, s’e ktheu penicilinën oleoze, që Dr. Hysenbegasi, i’a dha për të birin…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik nga Vlora
“Në kampin e Bedenit ku ishte komandant Haxhi Pela, një të dënuar nga fshati Bushkash, e lidhën pas shtyllës dhe aty ai…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“Ju tregoj misterin e vdekjes në burg të Ali Menës, një nga intelektualët më të spikatur nacionalist, që u jepte mësime anglishte bashkëvuajtësve dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

Nga Uran Kalakulla

Pjesa e parë

                                                Nazizmi dhe komunizmi

Memorie.al / Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e stalinizmit, ishte e një natyre më të stërhollë, e cila nuk mbështetej në një program që ishte sheshit barbar, si ai i Hitlerit, por mbi një ideologji socialiste, përparimtare, shkencore e popullore, në sy e punonjësve; një ideologji që ishte si një perde e volitshme dhe komode për të gënjyer klasën punëtore, për të përgjumur mprehtësinë e intelektualëve dhe të rivalëve në luftën për pushtet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse…”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

“Gazetari serb Mifi L., publikoi dëshmi mbi djegin e kufomave të shqiptarëve në shkritoren e aluminit të Surdulicës, por edhe të tjera në Serbi e Kosovë, ku…”/ Libri i politikanit të njohur, që akuzon Serbinë.

Një nga pasojat e kësaj veçantie të stalinizmit, është ajo që mbarë populli sovjetik, përfaqësuesit e tij më të mirë, të aftë, punëtorë e të ndershëm, pësuan goditjen më të tmerrshme. Së paku 10-15 milionë sovjetikë, humbën jetën në dhomat e torturave të KGB-së, të martirizuar apo të ekzekutuar, si dhe në kampet e gulakëve e të të tjerëve si ata, kampe ku ishte e ndaluar të korrespondoje (në fakt ato ishin prototipe të kampeve naziste të vdekjes); në minierat nëpër akujt e Norilskut dhe të Vorkutes, ku njerëzit vdisnin nga e ftohta, nga uria, nga puna dërrmuese nëpër kantieret e panumërt, në shfrytëzimin e pyjeve, në hapjen e kanaleve dhe gjatë transportimit nëpër vagonë të plumbosur, apo në hambarët e përmbytur të anijeve të vdekjes.

                             ALEKSANDËR SAHAROV

Mendime mbi progresin Lindje-Perëndim. 1968- “Lives des lives du XX e siëcle”, Part Europa, 1992 France.)

Amaneti i varreve të humbura

Asnjëherë nuk do të gjejë paqe shpirti i atyre të burgosurve dhe të internuarve politikë antikomunistë, që mbetën në varret e humbura. E pse jo, edhe zemrat e shokëve tanë bashkëvuajtës, që kanë mbetur ende gjallë vërtetë, nëse, për gazep, nuk do të dënohen drejtësisht shkaktarët, ideatorët dhe zbatuesit e mizorive dhe krimeve që u kryen mbi jetën dhe kurrizin e tyre.

Kjo, është e duhet të jetë kërkesa, norma e parë e një shteti ligjor, e një demokracie të vërtetë, e një populli të lirë, ashtu si shkalla e parë për të arritur më pas pajtimin kombëtar, aq të dëshiruar nga vetë populli ynë dhe nga mbarë bota demokratike. Aty ku nuk dënohet krimi, s’ka drejtësi, s’ka e s’mund të ketë demokraci, s’ka shtet ligjor. Aty ka vetëm një babiloni, ku amoraliteti dhe krimi tallen me ndershmërinë, me virtytin. Një shoqëri e tillë nuk është aspak njerëzore, por është një xhungël, me të gjitha egërsitë, shëmtirat, pasiguritë dhe tmerret e saj!

Të shkruash për burgun

Të shkruash për burgun nuk është një punë e lehtë. Së pari, sepse nuk mund të futet dot në një libër të vetëm, qoftë edhe kronika e thjeshtë e viteve të gjatë, gati sa një jetë e tërë. Dhe në rastin tim, ashtu si dhe shumë të tjerëve si unë, që patën fatin e keq të bëjnë mbi njëzet vjet burg, kjo punë bëhet edhe më e vështirë. Mendoni se njëzet e një vjet burg, bëjnë 252 muaj, 1092 javë, 7665 ditë, 183.960 orë. Le t’i lëmë minutat dhe sekondat, megjithëse në burg, në një gjendje të caktuar, edhe çdo minutë, në mos sekondë, të rrezikon jetën!

Së dyti, të shkruash për burgun është një dhimbje, sepse kur e ke provuar në kurriz një fatkeqësi të tillë, do të të duhet që t’i rijetosh, qoftë, këtë radhë, edhe vetëm shpirtërisht vuajtjet e gjata dhe poshtërimet e pësuara! Së treti, edhe sikur të kujtosh ngjarjet e çdo dite, pavarësisht nga dhimbja që ndjen, të vihesh t’i shkruash ato, do të duheshin volume të tëra, nuk di se sa. Unë për vete nuk do të mund ta bëja dot një punë të tillë. Dhe nuk di nëse atë do të mund ta bënte ndonjë shoku im bashkëvuajtës, sado i zoti që të ishte.

Kështu, pikërisht për këtë arsye, njeriu detyrohet të japë vetëm thelbin, duke shënuar ngjarjet më të rëndësishme, më domethënëse, me përfaqësuese, më të forta, ato që kanë mbetur në ndërgjegjen tonë si gjurmë të pashlyeshme, të dhimbshme, me tonalitete të theksuara emocioni dhe me përmbajtje më kuptimplotë.

Disa nga bashkëvuajtësit e mi, ndoshta pikërisht edhe nga arsyet e sipërpërmendura, thonë se është më mirë që të përpiqemi t’i harrojmë ato që kemi hequr. Unë, përkundrazi, mendoj se një punë e tillë, as nuk është plotësisht e mundur dhe as nuk është e drejtë. Kujtesa, ky fakultet i mrekullueshëm i ndërgjegjes njerëzore, si pjesë e pandashme, madje do të thoja si kryesorja e inteligjencës, është dëshmia kryesore, veç të tjerash, edhe për historinë. Dhe nëse historia, si thonë latinët, është vërtetë mësuesja e jetës (historia magistra vitae), të përpiqesh të shuash nga kujtesa dhe dokumentimi pjesën më dramatike, jo aq të një individi, por të më shumë se një brezi njerëzor, më tepër se e padrejtë, është një faj!

Vuajtjet çnjerëzore të “fajtorëve të pafaj”, vuajtjet e burgut komunist, të këtij ferri mbi tokë, jo vetëm që nuk duhen harruar a lënë mënjanë, por përkundrazi, ato duhet të dalin sa më saktë, me plotësisht në dukje, duke formuar kështu një dëshmi, një akt-akuze ndaj regjimit e sistemit komunist, që ishte dhe mbetet nga më mizorët që ka regjistruar historia e njerëzimit deri më sot. Pra, një dëshmi për gjykimin e drejtë të fajtorëve të vërtetë, të ideatorëve dhe zbatuesve të këtij sistemi të kobshëm, si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Për herë të parë në historinë e njerëzimit, u institucionalizua një gjyq ndërkombëtar ndaj krimeve dhe gjenocidit nazist, siç ishte Gjyqi i Nurembergut, më 1946, ku, siç dihet, u dënuan hierarkët hitlerian. Më pas, si një vazhdë e natyrshme e tij, në vende të ndryshme evropiane e, deri në Japoni, vazhduan gjyqet kundër krimineleve nazistë, fashistë dhe të samurajëve japonezë e bashkëpunëtorëve të tyre të ndryshëm. Kështu u dënua në Francë, gjenerali Peten, ish-ministri i qeverisë së Vishisë, Laval, etj. Izraelitët vajtën dhe e përshkuan deri në Amerikën Latine nazistin gjerman, Hajman. Italianët dënuan komandantin nazist të Romës, Kapler, përgjegjës për krimet e Shpellës Ardeatine.

Dhe sot e kësaj dite kjo punë vazhdon. Po një Nuremberg për krimet komuniste, përse nuk është institucionalizuar ende deri më sot? Mos vallë komunizmi nuk ishte faqja më e zezë e medaljes së krimit, madje me përpjesëtime krejt botërore dhe me viktima shumë herë më të mëdha? Si ta shpjegojmë këtë? Mos duhet që plagët e popujve që kanë vuajtur nga komunizmi duhet të bashkëjetojnë me gelbin komunist? Mos vallë, në vend të një Nurembergu antikomunist, tashmë duhet të pranohet skema gorbaçoviane e Katovicës?

Ç’është ky kompromis i ndyrë historik? Ku qëndrojnë drejtësia evropianoperëndimore dhe amerikane, aq të trumbetuara sot? Mos vallë vetëm në Gjyqin e Hagës, kundër kriminelëve serbë, kroatë etj., në konfliktin e Bosnje -Hercegovinës dhe Kosovës? Mirë këto, po krimet e Stalinit, Enver Hoxhës, Mao Ce Dunit, Pol Potit etj., do falen, do të harrohen? O drejtësi e sotme e gjymtë, e turpshme! Unë kam një bindje të patundur se drejtësia nuk është hakmarrje. Dhe këtë e dinë shumë mirë ata që e teorizojnë dhe e praktikojnë atë. Atëherë përse nuk e bëjnë? Mos vallë nga “interesa madhore politike”? Oh, çfarë interesa mizerabel që qenkëshin këto!

Në Izrael, ka një muzeum të Holokaustit. Një të tillë ka edhe në Uashington. Këtë të fundit pata rastin ta vizitoj vitin që shkoi dhe u ngjetha nga dëshmitë e tij të tmerrshme. Po një muzeum të krimeve të komunizmit, a ka gjëkundi? Vajmedet, për qytetërimin e sotëm modern, vajmedet! Po nëse do të ngrihej edhe në vendin tonë një muzeum i tillë, a thua do të mund të pranohej ky libri im, si një eksponat modest në radhën e atyre më të rëndësishmëve? Edhe për kaq, unë prapë do të isha diçka i kënaqur. Më mirë një fund me tmerr apo një tmerr pa fund?

Duke lexuar këtë libër kushdo mund të vërejë se unë nuk flas aq për mundimet fizike, për rrahje shtazore e tortura që çojnë deri në vdekje, por kryesisht për vuajtjen shpirtërore. Gjatë gjithë kohës së burgimit tim të gjatë, unë vetë e mjaft si unë, nuk kanë pësuar fort tortura të tilla, ashtu si kanë pësuar ata që kanë qenë nëpër burgje, para kohës sime. Do të gënjeja po të mos e pohoja një fakt të tillë. Jam mësuar që edhe armikut, t’i jap hakun, se dua të jem i drejtë, së pari me veten time, e pastaj edhe me gjithë të tjerët.

Po të kisha pësuar rrahje e tortura të tilla të skajme, unë sigurisht nuk do të isha sot i gjallë, sidomos me fizikun tim delikat, që të arrija të them këto që po shkruaj. Mua më duket se ndershmëria dhe serioziteti, vlejnë me shumë në dëshmitë tona, që kemi qenë nëpër burgje, se sa tregimet e fryra, shpesh tej mase. Tregimet e fryra, të nxitura nga pasioni dhe fantazia, them se mund t’i shërbejnë vetëm letërsisë artistike (nëse mund të pranohen edhe këtu), por jo dëshmive konkrete dhe të vërteta, që formojnë bazën e dokumentacionit dhe të memorialistikës.

Dhe unë në këtë libër, më fort se letërsi, dua thjesht të paraqes fakte reale, me aq sa mundem, me aq sa di, me aq sa mbaj mend. Dhe në këtë libër flas kryesisht për rastin tim, sigurisht pa lënë pas dore dhe vuajtjet e të tjerë bashkëvuajtësve të kohës sonë. Për mendimin tim, rrahjet, torturat vdekjeprurëse si dhe vrasjet e drejtpërdrejta të të burgosurve, nuk kanë qenë kudo e kurdoherë në të njëjtin intensitet. Intensiteti më i madh ka qenë sidomos rreth dhjetëvjeçarit të parë të sundimit komunist, apo diçka edhe më tutje, ku dhe numërohen viktimat më të shumta në numër, në raport me kohën, domethënë kur terrori dhe vrasjet kishin arritur kulmin.

Trajtimi mizor, torturat dhe vrasjet mizore e të paligjshme, gjatë afër gjysmëshekulli të sundimit komunist në vendin tonë, nuk kanë ndjekur të njëjtën vijë drejtvizore, të njëtrajtshme. Ato i ngjajnë, po të vazhdojmë me gjuhën matematike, si brenda në burg ashtu edhe jashtë tij, drejtimit të një kurbe sinusoidale, me ngritjet e uljet e saj, të kushtëzuara këto ngushtësisht nga situatat dhe koniunkturat politike të kohës. Ato intensifikoheshin kur në horizont shfaqej rreziku kërcënues ndaj pushtetit absolut të Enver Hoxhës e ndjekësve të tij, ose kur ekonomia ishte katandisur si mos më keq.

Kur gjendja “qetësohej” disi dhe kur iluzioni i përjetësimit të pushtetit mizerabël rritej, atëherë edhe represioni e ultë diçka hovin e tij mizor, por ama pa u shuar kurrë i tëri, sepse dihet tashmë, që vetë sistemi komunist, sidomos në vendin tonë fatkeq, nuk mund të jetonte kurrë pa represion. Sepse terrori ishte shpirti, gjaku, limfa e tij, mbi të cilin ishte ngritur ky sistem e me të cilin mund të mbijetonte. Ndryshe nuk mund të quhej pushtet komunist!

Kjo punë ndodhte, sa për krahasim, pikërisht si në jetën e një bishe gjakësore, mishngrënëse. Pushteti komunist, etjen për gjak e për viktima, nuk e kishte gjithmonë të njëllojtë. Kur ngopej disi me to, sikur bënte një farë pushimi, duket si për të tretur çfarë kishte kollofitur, por ama mbante ende ndër kthetrat e gjakosura ndonjë viktimë gjysmë të gjallë, duke e tororisur atë mes putrave. Unë shoh edhe dy arsye të tjera të këtij “procesi sinusoidal”.

Së pari, bisha e re ka më shumë nevojë për mish e gjak të viktimës së vet, për të majmur trupin e të forcojë kockat e saj. Dhe kur nis e plakët, sikur s’ka dhe aq oreks e takat për të kullufitur gjithçka që i del përpara. Së dyti, kthetrat e dhëmbët e saj, pra kuadrot e Sigurimit, në fillimet e pushtetit komunist, sapo kishin zbritur nga malet, të edukuar e të mbrujtur me egërsinë e bishave dhe shpirtin barbar të një prapambetjeje tribale, shumëshekullore, të etur keqas për gjak, hakmarrje si dhe me mendjen idiote për shkatërrimin dhe asgjësimin e çdo shenje qytetërimi që i dilte përpara: tempull kulture, njeri dinjitoz dhe i kulturuar, qytetar fisnik apo fshatar e malësor krenar; tamam si turmat barbare që sulmuan dhe shembën qytetërimin klasik greko-romak.

Por, kur dhjetëvjeçarët ndoqën njëri- tjetrin dhe veteranët sigurimsa të malit, sikur nisën disi “të qytetarizohen”, ose të dilnin tashmë në pension, vendin e tyre e zunë të bijtë, të cilët, meqë “studiuan” nëpër “akademira” speciale dhe mësuan metoda më të stërholluara torturimi, këta nuk i pëlqenin më opingat dhe poturet e baballarëve të tyre, por nisën të veshin kostume elegante e këpucë lustrafinë; edhe kafshimet dhe shqyerjet e dhëmbëve e kthetrave të këtyre, ishin disi më të sofistikuara.

Ato u ngjanin jo më dhëmbëve të tigrit, të peshkaqenit apo krokodilit, por atyre të gjarprit, që para se të të kafshojë, të helmon me pickim e të le të vdesësh “rehat” mes përpëlitjeve …! Kështu, në logjikën e këtyre pinjollëve të rinj, shtrohej pyetja: në fund të fundit, ç’rëndësi kishte se si do të mbaronin armiqtë e tyre, me vdekje të shpejtë apo të ngadaltë? Kryesorja ishte që të vdisnin, madje pa shumë bujë, pa shumë spektakël. Ja, ky ishte një nga “zhvillimet dialektike” të teorisë marksiste-leniniste, partizano-sigurimse të Hoxhës dhe kthetrave të tij gjakësore. Mua dhe shumë bashkëvuajtësve të kohës së burgut tim e, më tej, na takoi më tepër ky lloj shorti, shorti i burgimit të gjatë, e një vdekjeje të ngadaltë.

Është shumë domethënëse dilema: më mirë një fund i shpejtë me tmerr, apo një tmerr pa fund? Atyre që qenë një a dy dhjetëvjeçarë para meje në burg, u takoi për pjesë më fort fundi me tmerr, një asgjësim a vdekje e shpejtë. Kurse ne të tjerëve pas tyre, na takoi një tmerr pa fund, një vdekje e përditshme, por ama njëlloj e llahtarshme. Të arrestuarit e parë në degët e ndryshme të Sigurimit, të burgosurit e parë të Burrelit, të Burgut të Kalasë së Gjirokastrës, të kamp-burgut të Vloçishtit, të kamp-burgut të Jubës, etj., ashtu si të internuarit e Tepelenës, provuan tmerre edhe më të mëdha se ato tonat, një vdekje të shpejtë plot tmerr.

Kurse ne të tjerët, një tmerr të përjetshëm dhe një vdekje të ngadaltë. Megjithatë, një realitet i tillë nuk mund të ndahet si me thikë, sepse edhe në kohën e burgimit tim, tiparet e dhunës dhe torturës shpesh ndërronin vend e kohë. Kështu as ne nuk mbetëm të “imunizuar” nga rreziku i një vdekjeje të shpejtë me tmerr. Kamp-burgu i Spaçit, i Qafë Barit dhe prapë burgu i Burrelit, ngjanin mjaft me ata të Vloçishtit, Jubës e kamp-burgjet e tjerë të torturës e shfarosjes. Ato janë dëshmi ngjethëse të realitetit tragjik dhe çnjerëzor të burgut komunist.

Ruli i burgut

Dihet që në botën biologjike, në botën e gjallë, nuk ka identitete. Shumë-shumë ka vetëm analogji. Kështu, shpesh, ngjashmëria të gënjen në këtë botë, sepse asnjë gjethe e po së njëjtës pemë, nuk është matematikisht e barabartë me shoqen e saj të po një bisku. Le pastaj ndër bimët, pemët, kafshët, qofshin këto të po një lloji a gjinie, si thuhet. Po njerëzit? Sigurisht, se këta të fundit kanë edhe një botë shpirtërore, një ndërgjegje. Zatën, këtu e ka një nga premisat kryesore filozofia ekzistencialiste, aq në modë në kohën tonë.

Burgu është si një rul, jo i sheshtë ama, por me thumba të çeliktë në rrumbullakësinë e tij, diçka pak a shumë si zinxhirët e tanksit. Mjerë kush ka fatin e keq, të bjerë nën peshën e zinxhirëve të tillë. Kështu jo të gjithë ata që e provojnë burgun, sidomos atë komunist, i bëjnë dot ballë dhunës së tij. Së pari, sepse jo të gjithë fat-keqët e burgut kanë të njëjtin formim shpirtëror, të njëjtën qëndresë, të njëjtin karakter, sidomos të njëjtin personalitet. Laryshia e botës njerëzore, bie fort në sy, më mirë se kudo tjetër, në burg.

Dhe për pasojë, askush nuk është hero kur bie në burg, por mund të bëhet atje, ose mund të shkojë drejt skajit tjetër, pra nga njeri, në vemje, në një krimb që tërhiqet rrëshqanë, vetëm e vetëm që të mund të shpëtojë ekzistencën e tij mjerane. Kështu, për pasojë, burgu ka dy fakultete: atë të nderit dhe të burrërisë dhe atë të turpit dhe poshtërsisë. E burgu komunist parapëlqente, madje kishte për zemër, të nxirrte “kuadro të diplomuar”, kryesisht nga fakulteti i dytë. Kurse ata të të parit, e merrnin diplomën fshehurazi, vjedhurazi, për inat të “rektoratit” dhe të “trupit pedagogjik të universitetit” që quhet burg, sidomos burg komunist.

Kam parë njerëz që në burg hynë të ndershëm dhe dolën së andejmi maskarenj. Kam parë edhe njerëz që dukeshin fare të thjeshtë, e madje të përvuajtur në sjelljen e tyre, kur vinin për herë të parë në derën e burgut, dhe dilnin andej (kur mund të dilnin), me kokën lart e me dritën e nderit dhe krenarisë në ballë e në sy. Kam parë njerëz që kishin kaluar nëpër një hetuesi të fortë, tepër të vështirë. Dhe ata, në kamp apo burg, nisën të squllen në fillim e më pas të bëhen të këqij, spiunë etj. Trishtimi, uria, vuajtja, mërzia, nisën t’ua gërryejnë karakterin, ashtu si e gërryen ndryshku metalin, hekurin lagështia.

Kam parë të rinj apo adoleshentë që në burg erdhën të pastër, pa ndonjë defekt anatomo-fiziologjik, drejt homoseksualizmit e që përfunduan në pederastë. Ose të tjerë që, jashtë burgut, nuk ishin marrë fare, me as ndonjë lloj loje, por në burg u bënë bixhozçinj të thekur, të paskrupull. Pra, njerëz që jashtë burgut thuhej se ishin mbajtur si trima, krenarë, por që në burg u squllën dhe u bënë frikacë, servile deri në pështirosje, edhe pa u bërë spiunë. Të tjerë, jashtë burgut i kishin mbajtur për njerëz të mësuar, të kulturuar, të dhënë pas librit me pasion, por në burg, me kalimin e kohës, nga lodhja e punës së rëndë, trishtimi, dëshpërimi, iu shkaktua një depresion i theksuar e më pas një amnezi gati e plotë, duke mos u mbetur në kujtesë asnjë gjurmë kulture.

Burgu komunist kishte dy detyra: së pari, sfilitjen fizike deri në skajshmëri, nëpërmjet punës së rëndë të skllavit, ushqimit të keq, birucave të rrahjes, përveç ri-dënimeve dhe deri eliminimit fizik dhe, së dyti, deformimin e personalitetit deri në çmenduri mundësisht, si dhe degjenerimin moral të individit të dhënë. Kush mundi t’u rezistojë këtyre dy kurtheve, këtyre dy kuçedrave dinake, ai doli nga burgu më njeri se ç’kishte qenë më parë, më i fortë, më i kalitur, më i kulturuar me dijen e jetës, në mos edhe të librave, i aftë dhe i gatshëm për punë të mëdha në lëmin shoqëror. Nuk ka asnjë dyshim se pjesa më e madhe e brezave të ish-të burgosurve politikë, dolën nga burgu të tillë. Vetëm një pjesë e vogël e tyre u thyen e, përfunduan në gjysmë-njerëz. moralisht e mendërisht. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shfaqjet e trupës së teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, kishin dekorin dhe skenografinë e Ismail Hidrit, i cili...”/ Historia e panjohur e piktorit të parë durrsak, që mjeshtërinë e tij ja trashëgoi të birit, Niaziut

Next Post

“Sjelljet e partizanëve nga Shqipëria në Kosovë, janë brutale, merren pleq peng, tue i shtrëngue, ja të bien djemtë, ja nuk i lëshojnë, kërkohet ushqim me imponim, mishra dhe...”! / Historia e panjohur e “Luftës Antifshatiste”

Artikuj të ngjashëm

“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
Dossier

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse…”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

June 17, 2025
“Pasi kemi ecur orë të tëra në këmbë, të lodhur e të dërmuar, forcat serbe na ndalën te stacioni trenit në Prishtinë, ku u ulëm në tokë dhe ata filluan të…”/ Historia tragjike e familjes shqiptare nga Prishtina
Dossier

“Gazetari serb Mifi L., publikoi dëshmi mbi djegin e kufomave të shqiptarëve në shkritoren e aluminit të Surdulicës, por edhe të tjera në Serbi e Kosovë, ku…”/ Libri i politikanit të njohur, që akuzon Serbinë.

June 16, 2025
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Lenini i internuar në Siberi nga Cari, me gruan dilte për gjah me çifte dhe qentë e gjuetisë, Qemal Stafa u la nga Mbreti Zog te varrimi vëllait, kurse mua më vdiqën…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit, me 22 vite burg  

June 16, 2025
“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora
Dossier

“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora

June 16, 2025
“Kur mbi trupin e saj ranë breshëritë e para të skuadrës së pushkatimit, Ramize Ggjebrea, tha…”/ Dëshmitë e panjohura për ekzekutimin e partizanes, të akuzuar për “dashuri të ndaluar”…!
Dossier

“Sjelljet e partizanëve nga Shqipëria në Kosovë, janë brutale, merren pleq peng, tue i shtrëngue, ja të bien djemtë, ja nuk i lëshojnë, kërkohet ushqim me imponim, mishra dhe…”! / Historia e panjohur e “Luftës Antifshatiste”

June 15, 2025
“Dënohet me vdekje së bashku me Taqi Koçi, më 27 dhjetor 1946 dhe 5 ditë më vonë, në natën e vitit të ri, pushkatohen te kanali varrezave…”/ Historia e panjohur e themeluesit të kantierit detar të Durrësit
Dossier

“Dënohet me vdekje së bashku me Taqi Koçi, më 27 dhjetor 1946 dhe 5 ditë më vonë, në natën e vitit të ri, pushkatohen te kanali varrezave…”/ Historia e panjohur e themeluesit të kantierit detar të Durrësit

June 15, 2025
Next Post
“Kur mbi trupin e saj ranë breshëritë e para të skuadrës së pushkatimit, Ramize Ggjebrea, tha…”/ Dëshmitë e panjohura për ekzekutimin e partizanes, të akuzuar për “dashuri të ndaluar”…!

“Sjelljet e partizanëve nga Shqipëria në Kosovë, janë brutale, merren pleq peng, tue i shtrëngue, ja të bien djemtë, ja nuk i lëshojnë, kërkohet ushqim me imponim, mishra dhe...”! / Historia e panjohur e “Luftës Antifshatiste”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme