• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Këtu ka ‘Artistë të Popullit’, që nuk u ka kënduar populli, asnjë këngë, ndërsa Simoni, që nuk e kishte atë titull‘, ia këndonin të gjitha këngët…”/ Dëshmia e rrallë e pianistes së njohur, mbesa e ish-ministrit të Zogut

Kalendari Historik 08 Qershor

Nga Valeria Dedaj

Memorie.al / Dashuria e saj për Shqipërinë dhe malli për miqtë dhe kolegët, nuk luhatet asnjëherë. Rikthimi i saj në Tiranë, për të interpretuar sërish tek Universiteti i Arteve, me sopranon Tatjana Korra, e demonstroi dje edhe më tepër dëshirën e saj për të qenë pranë publikut shqiptar. Bëhet fjalë për pianisten, Hermira Gjoni, e cila prej 25 vjetësh, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë ekskluzive për ne, pianistja shqiptare, ndalet në momentet më të veçanta të karrierës së saj, por edhe në vështirësitë që ajo ka kaluar për shkak të luftës së klasave gjatë sistemit komunist.

Vetëm faktin se ajo ishte mbesa e Rauf Ficos, e vuajti gjatë 15 viteve më të bukura të jetës së saj, gjatë punës në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke e renditur emrin e saj në një nga listat e zeza, të 30 artistëve të cilët do të arrestoheshin dhe pushkatoheshin, në rast revoltash kundër pushtetit komunist.

Ndonëse, xhaxhai i saj, e kishte lënë vetëm katër vjeçe, përndjekja e sistemit komunist nuk ndali asnjëherë, deri aty sa nuk lejonte as bashkëshortin e saj, kompozitorin dhe dirigjentin e njohur, Simon Gjoni, të kishte vlerësimin e duhur.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Zonja Gjoni, rikthehemi pak te fëmijëria juaj. Si ju lindi dëshira për t’u marrë me muzikë?

Në fakt, që të ndiqja rrugën e muzikën, më këshilluan prindërit e mi. Më ka ndihmuar shumë edhe puna më profesor Tonin Guraziun, me të cilin bëra mësim edhe në Lice. Menjëherë pas kësaj periudhe, u emërova në Teatrin e Operës dhe Baletit. Më pas u hap Konservatori Shtetëror i Tiranës, (Instituti i Lartë i Arteve) ndërpreva punën dhe nisa studimet. Pas diplomimit në vitin 1966, nisa menjëherë punën, si koncert-maestre në TKOB.

Kanë qenë vite të mrekullueshme. Është një punë që është bërë me shumë pasion, sepse kishte artistë të mrekullueshëm. Kam punuar me vepra, qoftë të shqiptarëve, si të Zoraqit, Zadejës, etj., por kam punuar edhe me operat klasike si: “Berberi i Seviljes”, Butterflay” etj., gjatë asaj kohe kam bërë shumë koncerte.

Në opera njohët edhe kompozitorin Simon Gjoni, i cili më vonë do të bëhej shoku juaj i jetës…?

Atëherë jam njohur edhe më Simonin. Kemi punuar bashkë për “Don Pasquale”- n, “Batterfly”-in, “Berberin e Seviljes”, etj., aty nisi bashkëpunimi ynë. Muzika është një gjë që të lidhë shumë, komunikimi nëpërmjet saj, është i mrekullueshëm. Ai ishte kompozitor dhe unë kam ekzekutuar veprat e tij, sikurse edhe shumë kompozitorëve të tjerë.

A e kishit menduar që një ditë ai do të bëhej bashkëshorti juaj?

Jo! Pothuajse pas një viti, kjo lindi spontanisht. Çdo gjë erdhi natyrshëm.

Gjatë asaj periudhe keni përfaqësuar shpeshherë Shqipërinë jashtë vendit?

Arti nuk ka fund. Kur bën një koncert, do të punosh që të arrish edhe më tepër. Kam përfaqësuar Shqipërinë, në shumë koncerte jashtë vendit, me Gaqo Çakon, kam qenë me Mentor Xhemalin, kur mori medaljen e artë (në koncert me të), por kemi qenë jashtë edhe me Zoica Haxhon, Agron Alinë, etj. Por më pas gjërat ndryshuan.

Vetëm se ishit mbesa e Rauf Ficos, ritmet e kësaj krijimtarie do të ndryshonin, në vitin 1975…?

Këto janë gjëra që kanë ndodhur në art. Nuk është se më ndodhi vetëm mua. Gjetën si pretekst faktin, se unë isha mbesa e Rauf Ficos, edhe pse ai kishte vdekur, kur unë isha katër vjeçe.

A ta thanë vendimin që kishin marrë?

Jo asnjëherë, atëherë merreshin vendime pa të thënë asgjë.

Ju pse mendoni se kjo mund të ketë qenë arsyeja e vetme?

Natyrisht që kjo ishte, nuk ka asgjë tjetër. U bë një luftë klasore, që të mos dilja nëpër koncerte, por ishte edhe profesionale. Njerëz pa shumë talent dhe me ambicie profesionale, nisën të luftojnë në forma të tilla.

Pra ju kaluat 15 vjet, duke interpretuar pas perdes në TKOB?

Po. Megjithatë, për mua këshilltarët më të mirë, kanë qenë kompozitorët e mëdhenj. Të jetoje me veprat e tyre, të jetoje me art, ishte një gjë shumë e mirë. Kishe mundësi që të bisedoje me gjenitë e muzikës botërore. Ishte shumë më bukur kështu, sesa ta kaloje jetën me thashetheme.

Prandaj edhe pse u ndërpre krijimtaria e dikurshme, unë vazhdoja që të heshtja, të studioja edhe të kisha durim. Mbaja repertorin pianistik, edhe kisha pozicionin tim në lojën artistike.

Edhe emri juaj, sipas dokumenteve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit, që kanë dalë kohët e fundit, renditej tek 30 emrat më të rrezikuar, për pushkatim?

Po, por unë këtë nuk e kuptoja. E mora vesh shumë vonë, gjatë kohës që isha në Amerikë.

Çfarë menduat kur e mësuat këtë?

Thashë: “Ç’ne unë, që nuk jam përzierë asnjëherë me këto gjëra, që nuk kam kërkuar asnjë gjë, as nishane e as tituj”?! Por kur punon me artin, je edhe i pasionuar pas artit. Për shembull, këtu ka “Artistë të Popullit”, që nuk u ka kënduar populli asnjë këngë, ndërsa Simoni, që nuk ishte “Artist i Popullit”, ia këndonin të gjitha këngët, prandaj këto nuk kishin rëndësi për një artist të vërtetë.

Të them të drejtën mua m’u ndërpre aktiviteti i shumtë, por kur je i ri, këto i kalon me buzëqeshje. Ndërsa kur vizioni yt i brendshëm, bëhet më akut, e kupton që po të ikin vitet më të mira dhe ti, nuk po bën atë që ishe në gjendje të bëje, atë që ëndërroje. Atëherë ishte një dhimbje e madhe, sepse të hiqnin të drejtën tënde.

Diskutimi për hapjen e dosjeve ende vazhdon…, asokohe nuk ishte e mundur kjo, por edhe tani të vërtetat thuhen pjesërisht. A do donit që ta kishit mësuar të vërtetën e asaj periudhe?

Atëherë jo, se po t’i dija ato të vërteta do të trembesha, ecja mbi mina.

Kjo situatë a ka ndikuar në vlerësimin e profesor Gjonit?

Natyrisht, ai ngeli i pavlerësuar. Ai nuk bëri vetëm një këngë, por ka bërë më shumë se treqind e ca këngë. Unë kam mbledhur një pjesë të mirë të tyre, duke e ndarë në gjini të ndryshme, por ka shkruar shumë poema simfonike, album për piano, album me romanca, album të këngëve qytetare, etj. Por me gjithë këtë veprimtari të madhe që ka pasur, çdo gjë kaloi në heshtje.

Në vitin 1991, profesor Gjoni, ndahet nga jeta, por a pati ndonjë peng?

Ai ishte njeri me zemër të madhe dhe familjar, njerëzit i donte shumë. Kohën e kalonte, ose në shtëpi duke kompozuar, ose me fëmijët, por pasi bëri dy orë mësim, pati një infarkt masiv, sikurse e shpjeguan doktorët. Vdekja e tij, ishte e papritur, sepse ai në jetën e tij, ka qenë shumë i shëndetshëm, nuk kishte pirë asnjë aspirinë, asnjëherë nuk ka thënë: “Më dhemb koka”.

Ne na ra si bombë, mirëpo dhjetë ditë pas Simonit, vdiq Nikolla Zoraqi, mbas disa muajve, Tonin Arapi, Pjetër Gaci, Çesk Zadeja edhe i fundit fare, ka qenë Tish Daija.

Më pas ju u larguat nga Shqipëria…

Unë jam larguar në vitin 1993. Ka qenë një lotari, që nuk e dija se ekzistonte, por ma ka hedhur një mikeshë, në Boston. Pasi mësova si e kisha fituar, mendova që të shkoja një herë edhe të rikthehesha përsëri.

Mirëpo gjatë kësaj kohe, çova CV-in në 9 Konservatorë të Muzikës. Mora përgjigje nga disa prej tyre, njëri ishte konservator shumë i mirë, aty shkova. Sa më dëgjuan në piano, nuk më kërkuan asnjë gjë tjetër.

Ka qenë një rifillim i dytë për ju?

Sigurisht, por atje shkon në një sistem tjetër. Stresi i përshtatjes, është shumë i madh, por nuk thashë; “jo”, për të bërë koncerte, dhe kështu, njëri koncert, solli tjetrin. Madje mbaj mend se kur shkova në Nju Jork, më vlerësonin aq sa ndonjëherë ndihesha jo e vlerësuar, por e mbivlerësuar!

Thosha: “Ç’kam bërë unë këtu”?! Kur atje në vendin tim, punoja 11 orë në ditë edhe nuk dëgjoja asnjë fjalë të mirë! Por nuk mund që të ktheja më kokën mbrapa, sepse do të përplasesha me një mur. Duhet që të shihja para, vetëm ashtu mund të jepja më të mirën.

Amerika, të mëson që të punosh, se do të vlerësohesh për atë që bën, por edhe të heqësh dorë, nga opinionet e të tjerëve. Njeriu mund të ketë në jetë rrëzime, dështime, por ai duhet të arrijë qëllimin, që i ka vënë vetes. Nëse unë do u ktheja përgjigje të gjithë atyre që ishin muzikantë të dështuar, do të humbisja kohë

Çfarë të mban lidhur me Shqipërinë?

Është nostalgjia e viteve të kaluara, nuk bëhet fjalë vetëm për të afërm, por janë miqtë edhe shoqet. Unë marr forcë kur vij këtu, edhe kur largohem filloj punën më lehtësisht.  

                  B i o g r a f i a

Hermira Gjoni, mësimet e para të pianos i mori në moshën 7-vjeçare, nga profesor Tonin Guraziu. Pas mbarimit të studimeve në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, filloi punë në Teatrin e Operës dhe Baletit, si koncert-maestër për 25 vjet. Në vitin 1959, njohu edhe bashkëshortin, kompozitorin e njohur, Simon Gjoni, gjatë punës në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Hermira pati rastin të punojë me katër breza këngëtarësh, ku së bashku me ta, ka interpretuar shumë arie, si: “Malatestën” nga opera “Don Paskuale” e Donixeti-t, me Mihal Cenkon, apo arien e “Xhulietës”, nga opera “Montegët dhe Kapuletet”. Aktiviteti i saj artistik, në vitet 1975, për arsye të luftës së klasave, pati tkurrje. Në vitin 1990, emigroi jashtë vendit, ku edhe aktivizohet në koncerte. Aktualisht jeton në Amerikë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 12 Qershor 2024

Next Post

“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty...”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990

“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty...”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!