• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, November 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Karrocieri se dëgjoi lutjen tonë që të ecte më ngadalë, të mos tronditej babai dhe kur shkuam në shtëpi, ai vdiq, për ta varrosur shitëm orën e tij të xhepit…”/ Dëshmia e trishtë e motrës së Arshi Pipës

“Gjermanët erdhën edhe në rrugicën tonë, ku flejshin e hajshin vorfnisht në makina dhe mes popullit e familjeve, ishin të qetë e të urtë, por kishin urrejtje për…”/ Dëshmia e rrallë, e Ipeshkvit Katolik të Shkodrës
“Në Universitetin e Montanës në SHBA-ës, prezantova një studim me jetëshkrimet e B. Pipës, M. Kokalarit, dhe D. Çomos…”/ Dëshmia e autores së tre monografive të botuara në SHBA-ës, Britani, etj.
“Prej kohësh atë e përndiqte një student i tij në Durrës dhe kur po polemizonte me një djal të ri, që recitonte Majakovskin, dikush nga pas e pyeti; kaq mirë e njihke Nako Spiron…”?! / Historia e panjohur e Arshi Pipës
“Karrocieri se dëgjoi lutjen tonë që të ecte më ngadalë, të mos tronditej babai dhe kur shkuam në shtëpi, ai vdiq, për ta varrosur shitëm orën e tij të xhepit…”/ Dëshmia e trishtë e motrës së Arshi Pipës
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
“Në kampin e Vloçishtit ku ishte komandant, vëllai i Rita Markos, vdiqën nga uria apo u vranë nga ushtarët, 73 shokë të burgosur…”/ Dëshmia rrëqethese e ish-të dënuarit që u arratis…

Memorie.al / Prej katër vitesh, dergjej në shtrat nga një frakturë në kockën e femurit, por atë ditë duhej të ngrihej. Një karrocë kuajsh, i vetmi mjet që iu lejuan, do ta çonte në banesën e radhës ku i kishin transferuar. Kishte veshur kostumin dhe mundohej ta mbante veten teksa rrinte i ulur, me këmbët e shtrira, në karrocën, tronditjet e së cilës i ndjente në kockat e thyera. Tre vite më parë, i kishin vrarë të birin, avokatin Myzafer Pipa. Djalin tjetër, Arshiun, që priste ta rikthente disi në jetë, e ri-dënuan 20 vjet. Tuberkulozi i kishte marrë një nga vajzat, Bedin. Ndihej me siguri i pashpresë, por nuk e jepte veten. Atë ditë, e shoqëronin bashkëshortja dhe vajzat e tjera. Me kockën e pangjitur, duhet të përjetonte dhimbje të vazhdueshme thyerjesh mbi çdo gur që kapërcente karroca. Atë mbrëmje, do të ndërronte jetë. E bija Fehime Pipa, ka treguar një pjesë të vuajtjeve të familjes pas vrasjes së Myzaferit dhe burgosjes së Arshiut, në një tregim të botuar në New York, në vitin 1991, ku ajo u arratis më vonë, së bashku me Arshiun.

Dëshmia e Feime Pipa: Udhëtimi i gjatë e i pashpresë për një strehë!

Për pothuaj dy vjet ishim në zi për vdekjen e vëllait tonë, Myzaferit, dhe motrës Bedit. Megjithatë, meqenëse po afronte dita e lëshimit nga burgu e Arshiut, filluam të ndjenim njëfarë lehtësimi. Babai, që dergjej në shtrat prej katër vjetësh, me femorën të thyer, u gjallërua disi dhe filloi të na tregonte, mua dhe motrave, ngjarje të jetës se tij.

Nëna lau dhe hekurosi kostumin e Arshiut e, i bëri një kravatë të re. I duhej edhe një dyshek, por me mundësitë financiare që kishim, nuk mund t’ia blinim. Ne, motrat, ndjeheshim më mirë, veçanërisht unë që, në mënyrë të fshehtë isha lidhur me Arshinë, gjë që vetëm nëna e dinte. Ngushëlloheshim edhe pse, të paktën, tashti kishim një çati mbi kokë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mikun gjerman e gostitëm me verë, raki ‘Moskat’ që pinte Enveri, por në vilën e tij, ai më tha; Ore Belul, kush të tha ta shoqëroje Shtrausin…”?! / Dëshmia e rrallë e ish-kryetarit të Komitetit të Pogradecit

“Kur Dhimitri u fut në zyrën e drejtoreshës së ujësjellësit të Kuçovës, ku ndodhej dhe i vëllai i tij, Miltiadhi, me të cilin s’njihej fare, ai…”/Historia e trishtë e dy vëllezërve grekë, që kishin 40 vite pa u takuar!

Ishte një banesë primitive në periferi të Durrësit, në fund të një rruge të gjatë të cilën shirat e dimrit e bënin të pakalueshme. Shtëpia kishte dy dhoma dhe një haur të vogël që e përdornim për kuzhinë. Ne e quanim atë “kështjella jonë e vogël”. E kishim gjetur pasi komunistët na kishin detyruar të shpërnguleshim tri herë brenda gjashtë muajve.

Banesa jonë e parë, e përkohshme ishte një apartament me dy dhoma. Ndërsa banonim aty, një anëtar partie, ish-student i Arshiut, u ngarkua ta takonte atë në burg. Kishte për detyrë të zbulonte nëse Arshiu, ndërkohë, kishte ndryshuar apo jo. Arshiu i kishte thënë se s’kishte bërë asgjë për t’u penduar.

Shpejt, pas kësaj, Zyra e Strehimit na shpërnguli nga apartamenti që kishim, në një dhome të një ndërtese tjetër. Sapo e bëmë atë dhome të banueshme, duke e larë dhe lyer, Zyra e Strehimit na transferoi te një apartament tjetër, me një dhome me të vogël e me të ndyrë se e mëparshmja. “Për ku pas kësaj”? – pyetëm kur për të tretën here u detyruam të largoheshim.

“Këtë herë ju do të keni një banesë më vete, bile me pamje të këndshme. Nuk do të lëvizni më prej saj”! Banesa e re ndodhej në zonën që quhej Stan, në zonën me të varfër të qytetit. Shkova ta gjeja. Gjatë rrugës, në kodër, dukeshin baraka e kasolle të rrënuara që pasonin njëra tjetrën, me oborre ballore ku ndereshin rrecka për t’u tharë. Një plakë më tregoi se si shkohej te shtëpia që kërkoja.

Eca përmes kaçubash e ferrash që mbulonin një rrugicë e arrita në një lëndinë mbushur me lule të egra. Në largësi, deti vezullonte. Panorama qe mahnitëse. Mendoja babanë në shtrat, me kokën të ngritur me jastëkë, që sodiste detin përballë. Vendi do të kishte qenë fare i mirë edhe për Bedin.

Gjatë endjeve tona prej ciganësh, Bedi vdiq nga tuberkulozi, pa asnjë pranë nga familja, në një dhome të spitalit të Tiranës. Shoqja e saj e dhomës na tha se, para vdekjes, ndjehej e lumtur, pasi mendonte se së shpejti do ta merrnim në shtëpi. Ishte një trillim i yni, për t’i lehtësuar asaj dhimbjen.

Shtëpia në lëndinë ishte rreth shtatë metra e gjatë dhe pesë metra e gjerë. Ishte e mbuluar me mbeturina fletësh alumini, që kërcisnin kur frynte erë. Dritare ishin dy vrima të zëna me dërrasa. Dera mbyllej me një copë tel.

Brenda ishte e mbushur me kashtë të kalbur e bajga. Ishte përdorur më parë si stallë. Atë natë asnjë prej nesh nuk fjeti. Të nesërmen, shkova në Zyrën e Strehimit, për t’u thënë se nuk do të lëvizim nga banesa ku ndodheshim.

Njëri nga punonjësit me bërtiti; “Çfarë prisni, vilë?! Është e vërtetë, shtëpia ka nevojë për riparime, por ju mund t’i bëni ato, ashtu siç bëtë edhe me banesat e tjera”! – “S’kemi mundësi të shndërrojmë stallën në shtëpi – iu përgjigja, – por, edhe në qoftë se do të kishim, çezma është tepër larg, poshtë në luginë dhe kasollja nuk ka banjë, nuk ka korrent elektrik. Për më tepër, babai është i paralizuar. Si mund ta çojmë aty, ku s’ka rrugë”? “Me aeroplan, – u tall ai – lutuni Zotit t’ju ndihmojë”.

“Ne kemi probleme strehimi me njerëzit tanë – tha një nëpunës tjetër, – në qoftë se gjeni vetë një vend tjetër, ne nuk kundërshtojmë”. Shanset për të gjetur shtëpinë tjetër ishin fare të pakta. Megjithatë, unë u lidha me Nuçin, një mik të familjes që na pat ndihmuar në shumë raste të vështira. Ai foli me Markun, një anëtar partie të cilin e njihja.

Kishim bërë se bashku “punë vullnetare” në plazh. Marku, epileptik, ndërsa punonim një ditë me diell të fortë, pati një krizë epilepsie. Unë e ndihmova. Marku na dha adresën e një familjeje që kishte një shtëpi me katër dhoma e një kuzhinë. “Ata janë miq, – na shpjegoi, – por ju lutem, mos e përmendni emrin tim”! Shtëpia ishte e një shoferi kamioni që banonte aty me nënë plakë dhe me gruan pa fëmijë. Ishte njeri me zemër të butë.

Babai ndjehej i lehtësuar në dhomën e tij: me diell në dimër e me freski në verë. Aty celebruam fejesën e njërës prej motrave. Unë punoja në një fabrike makaronash. Po aty punonte, gjatë pushimeve të verës, Bukurushi, që do të martohej se shpejti. Deti, motra me e vogël, nganjëherë u jepte mësime private rusishteje shoqeve të saj të klasës. Por, ishte nëna që punonte më rëndë.

Përveçse që kujdesej për babanë, ajo gjente kohë për të bërë jorganë, që i shiste një tregtar shëtitës. Kur fqinjët tanë kishin festa familjare, ajo u bënte ëmbëlsira. Ata e shpërblenin me qumësht, ushqim që gjendej me vështirësi. Qumështi dhe kosi ishin ushqimet kryesore për babanë. Ai nuk përdorte më protezat e dhëmbëve. Ato e vrisnin. Ushqimet më të mira i ruanim për babanë dhe për Arshiun.

Nuk mundëm kurrë të vendosnim një lule në varrin e vëllait tonë, Myzaferit. Ai u torturua për vdekje, përnjëherë pas arrestimit, në vitin 1946, në Degën e Sigurimit në Shkodër. Nuk dinim, dhe ende nuk dimë, vendin e varrit të tij. Një ditë tregu, pasi do të blinim disa ushqime për Arshiun, mora një trastë në të cilën kisha futur një bluzë dhe kuletën me triskat e paret dhe u nisa për në dyqan.

Në dyqan kishin mbetur vetëm marmelatë dhe djathë. Porosita nga dy kilogram prej të dyjave dhe nisa të kërkoja paret për të paguar. Kuleta nuk ndodhej në trastë. Si e çmendur, e boshatisa atë, kërkova në xhepat e bluzës, kuleta nuk ndodhej. U ktheva mbrapsht e kërkova disa here rreth dyqanit.

Kur i humba shpresat, u nisa e dëshpëruar për në shtëpi, duke tërhequr zvarre këmbët nëpër shi. Përveç pareve që mezi i kishim kursyer, kuleta kishte dhe tri triska buke për tetorin që sapo kishte filluar. E sfilitur dhe krejtësisht e lagur, arrita aty ku rruga kryesore ndërpritej me rrugicën tonë.

Befas pashë një send të zi në tokë që në fillim m’u duk si një cope gome. Ishte kuleta. Isha e sigurt se ishte kuleta ime, dhe sendet duhej të ndodheshin në të, pasi asnjë shqiptar, në atë kohe, nuk do të hidhte një kuletë boshe, sado e vjetër dhe e grisur që të ishte, por pata frikë se shiu do të kishte prishur triskat dhe paret.

Por, jo. Nëna i kishte mbështjellë ato në celofan. Më parë, si duket, kur unë kisha nxjerrë bluzën nga trasta për ta veshur, kuleta më kishte rënë. Që prej asaj kohe kishin kaluar tre orë. Njerëz, gomarë e mushka mund të kishin shkelur mbi të, por, për fat, s’e kishin venë re.

Në një pasdite nëntori të vitit 1947, kur unë me motrën time Bukurushin, po ktheheshim për në shtëpi, pamë një “Xhip” – që ndaloi para Prokurorisë së Përgjithshme. Dy roje zbritën prej tij dhe hapën portën e të burgosurit. Prej saj doli vëllai ynë, Arshiu, me pizhame e pantofla. Gjatë daljes nga “Xhip”-i, ai ktheu kokën, na vështroi, dhe u fut në ndërtesë.

Ne ngrimë. Arshiun e kishin nxjerrë nga infermieria. Pse? Ai duhej të lirohej pas tre muajsh! Qëndruam para ndërtesës gjersa u err. Rrugët u boshatisën dhe dritat e rrugës u ndezën. Në këtë kohë dy roje dolën nga godina dhe na urdhëruan të largoheshim. Babait nuk ia thamë. Në të tjerët jetuam në ankth, deri sa erdhi dita e takimit.

Shkuam në burg, duke mos ditur ç’na priste. Kërkuam të takoheshim me Arshinë. Atij i thirrën emrin. Qe gjallë!

Arshiu u gjykua për herë të dytë. Gjatë gjykimit, mori vesh vdekjen e vëllait, Myzaferit. Na qortoi që nuk e kishim njoftuar. Nuk ia kishim thënë për të mos e munduar edhe më, ndërkohë që brengën e kishim mbytur brenda vetes tonë. Kur vizitonim Arshinë në burg, hiqnim rrobat e zisë dhe vishnim ato normale.

Kur Arshiu na pyeste për Myzaferin, i thoshim se ishte mirë, duke mbajtur në zemrat tona pikëllimin. Në korrik 1948, Arshiu u dërgua në kampin e punës se detyruar famëzi të Vloçishtit. Disa muaj më pas, në nëntor 1948, ai u dënua për herë të dytë me njëzet vjet dhe u transferua në kështjellën burg të Gjirokastrës.

Në vjeshtë të vitit 1949, regjimi komunist në fuqi shpërnguli nga Durrësi rreth njëzet familje të “deklasuara” dhe i vendosi në shtëpi boshe në plazh. Ne ishim, doemos, midis tyre. Kërkuam që babanë ta transportonin me autoambulancë. Partia refuzoi. Pajtuam një karroce me kalë, i vetmi mjet transporti që mund të gjendesh. Për herë të parë në katër vjet, babai i veshur me kostum, u detyrua të qëndronte në këmbë. Në karrocë ai i mbante ato të shtrira para vetes.

Ne, motrat, ndiqnim nga pas karrocën. Plazhi ishte rreth pesë kilometra larg nga shtëpia që lamë. Meqenëse rruga ishte e keqe e me gropa, iu lutëm karrocierit të ecte më ngadalë, për të mos tronditur babanë. Por, ai donte të kthehej në Durrës para se të fillonte shiu e, prandaj, nuk na e plotësoi lutjen. Në një çast babai u zbeh. Ndjente dhimbje. Karrocieri ndaloi karrocën.

Nëna i mbështeti babait kokën në gjirin e saj. Kur arritëm në strehën e re, ishte bërë natë e binte shi. Babai vdiq po atë natë nga një goditje në zemër. Për ta varrosur, na u desh të shisnim orën e tij të xhepit./ Memorie.al

Përktheu Ilir Hashorva

Shkrimi është botuar në vitin 1991, në revistën Albanica, në New York

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët...”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

Artikuj të ngjashëm

“Mikun gjerman e gostitëm me verë, raki  ‘Moskat’ që pinte Enveri, por në vilën e tij, ai më tha; Ore Belul, kush të tha ta shoqëroje Shtrausin…”?! / Dëshmia e rrallë e ish-kryetarit të Komitetit të Pogradecit
Personazh

“Mikun gjerman e gostitëm me verë, raki ‘Moskat’ që pinte Enveri, por në vilën e tij, ai më tha; Ore Belul, kush të tha ta shoqëroje Shtrausin…”?! / Dëshmia e rrallë e ish-kryetarit të Komitetit të Pogradecit

November 1, 2025
“Kur Dhimitri u fut në zyrën e drejtoreshës së ujësjellësit të Kuçovës, ku ndodhej dhe i vëllai i tij, Miltiadhi, me të cilin s’njihej fare, ai…”/Historia e trishtë e dy vëllezërve grekë, që kishin 40 vite pa u takuar!
Personazh

“Kur Dhimitri u fut në zyrën e drejtoreshës së ujësjellësit të Kuçovës, ku ndodhej dhe i vëllai i tij, Miltiadhi, me të cilin s’njihej fare, ai…”/Historia e trishtë e dy vëllezërve grekë, që kishin 40 vite pa u takuar!

October 28, 2025
“Kur më arrestuen në tetorin e ’89-ës, në Rragam, tuj dhanë meshë te shpia e mikut tim, Ndrecës, shoferi i Degës së Mbrendshme, një komunist lunatik, u tregu aq i egër, sa…”/ Dëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
Personazh

“Tina Marleci, kushrina e Dom Ndreut, me vajtimin e saj kishte çu peshë mbarë zemrat e të pranishmëve, pasi duke i zbërthye veladonin në fyt, kishte pa…”/ Refleksionet e publicistit të njohur Frano Kulli

October 28, 2025
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Me komandantin e gjindarmërisë, u dëbuam nga Esat Pasha, në Tiranë e Durrës gjendja ka ndryshuar, kanë nisur veprime që…”/ Historia e panjohur e Tefik Rogut nga Skrapari, mikut të Ismail Qemalit

October 26, 2025
“Babai s’pranonte të hynte në kooperativë dhe kur kryetari e ata të pushtetit në rreth e kërcënuan se do na merrnin tokat e shtëpinë do e bënin SMT, ai…”/ Dëshmia e rrallë e poetit e shkrimtarit Skënder Buçpapaj
Personazh

“Babai s’pranonte të hynte në kooperativë dhe kur kryetari e ata të pushtetit në rreth e kërcënuan se do na merrnin tokat e shtëpinë do e bënin SMT, ai…”/ Dëshmia e rrallë e poetit e shkrimtarit Skënder Buçpapaj

October 25, 2025
“Xhaxhai ynë i madh Fasllia, e akuzoi publiksht Enver Hoxhën, se e kishte tradhtuar Kosovën dhe vetë luftën, pasi ai dhe tre vëllezërit…”/ Historia e panjohur e familjes Buçpapaj dhe përplasjet me regjimin
Personazh

“Xhaxhai ynë i madh Fasllia, e akuzoi publiksht Enver Hoxhën, se e kishte tradhtuar Kosovën dhe vetë luftën, pasi ai dhe tre vëllezërit…”/ Historia e panjohur e familjes Buçpapaj dhe përplasjet me regjimin

October 24, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme