1933 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë periudhës së Depresionit të Madh, Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt shpalos Administratën e Punëve Civile. Kjo ishte një organizatë e krijuar për të hapur, vende të lira, pune për më shumë se 4 milion të papunë. Punët ishin thjesht të përkohshme, vetëm për kohëzgjatjen e dimrit të vështirë të viteve 1933–34. Gjatë periudhës së Depresionit të Madh, me miliona njerëz, humbën profesionet e tyre si pasojë e krizës së rënë ekonomike të atyre viteve.
1935 – Lind në Sceaux të Francës, aktori i famshëm Alain Delon. Delon, njihet si një nga aktorët më të shquar në Evropë dhe simbolet e ekranit në vitet ’60. Ai arriti një vlerësim kritik për rolet në filma si, Plein Soleil, L’Eclisse, Leopard, The Yellow Rolls-Royce , Lost Command dhe Le Samourai. Gjatë karrierës së tij Delon, ka punuar me shumë regjisorë të njohur, përfshirë Luchino Visconti, Jean-Luc Godard, Jean-Pierre Melville, Michelangelo Antonioni dhe Louis Malle. Ai fitoi nënshtetësinë zvicerane në 1999.
1941 – Në Tiranë, themelohet Partia Komuniste Shqiptare. E njohur ndryshe si PKSH-ja, kjo forcë politike, do të dominonte jetën politike, ekonomike, dhe sociale, në Shqipëri për afro gjysëm shekulli. Kryetari i saj u zgjodh Enver Hoxha i cili, do ta udhëhiqte këtë parti deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Partia Komuniste Shqiptare, (e cila më vonë do të quhej Partia e Punës së Shqipërisë), udhëheqësi i saj Enver Hoxha, dhe pasuesi i tij Ramiz Alia, do të sundonin vendin, me dorë të hekurt nga Nëntori i vitit 1944, deri në Mars të vitit 1991.
1957 – Britania e Madhe, zhvillon testin e parë të suksesshëm të bombës me hidrogjen mbi ishujt Kiritimati në Oqeanin Paqësor. I koduar ndryshe edhe si Grapple X, si emri i katër serive të testeve bërthamore britanike, dhe bombave të hidrogjenit të kryera në 1957 dhe 1958 në Malden Island dhe Kiritimati (Ishulli i Krishtlindjes) në Oqeanin Paqësor si pjesë e programit britanik të bombave hidrogjen. Nëntë shpërthime bërthamore u inicuan, duke arritur në ekuivalencën e 3 Megatonëve.
1968 – Në Austri, nënshkruhet Konventa e Vjenës për Trafikun Rrugor. Kjo konventë, u nënshkrua për të lehtësuar trafikun rrugor ndërkombëtar dhe për të rritur sigurinë rrugore duke standardizuar rregullat uniforme të trafikut midis nënshkruesve. Ajo hyri në fuqi më 21 maj 1977. Konventa është ratifikuar nga 78 vende, por ata që nuk e kanë ratifikuar konventën mund të jenë akoma palë në Konventën e vitit 1949 për Trafikun Rrugor. Kjo konferencë prodhoi edhe Konventën për Shenjat dhe Sinjalet Rrugore.
1977 – Manolis Andronikos, një arkeolog grek dhe profesor në Universitetin Aristotelis të Selanikut, zbulon varrin e mbretit Philip II të Maqedonisë në Vergina. Ky zbulim arkeologjik, u cilësua si një nga më të mëdhenjtë e shek XX në kontinentin europian. Varri i Philip-it të II, ishte i pa-prishur dhe përmbante shumë sende me vlerë, siç është një larnaks i artë. Gjetjet nga ky varr u përfshinë më vonë në ekspozitën udhëtuese “Kërkimi i Aleksandrit”, shfaqur në katër qytete të Shteteve të Bashkuara nga 1980 deri në 1982.
1986 – Vdes në Moskë në moshën 96 vjeçare politikani sovjetik Vyacheslav Molotov. Molotov, ishte një politikan dhe diplomat sovjetik. Ai, ishte një figurë udhëheqëse në qeverinë Sovjetike që nga vitet 1920, kur ai u ngrit në pushtet si një përkrahës i Joseph Stalin. Molotov shërbeu si Kryeministër nga 1930 deri më 1941, dhe si Ministër i Punëve të Jashtme nga 1939 deri në 1949 dhe nga 1953 deri në 1956. Ai shërbeu si Zëvendës Kryeministri nga 1942 deri në 1957, kur u shkarkua nga Presidiumi i Komitetit Qendror nga Nikita Hrushovi. Molotov u hoq nga të gjitha pozicionet në vitin 1961.
2013 – Në Filipine të Azisë Jug-lindore, tajfuni Haiyan, një nga ciklonet më të fortë tropikale të regjistruar ndonjëherë, godet rajonin Visayas. Sipas kalkulimeve të meteorologëve ndërkombëtarë, era e këtij tajfuni do të frynte me një shpejtësi nga 250 deri në 300 km në orë. Stuhia la të paktën 6.340 njerëz të vdekur me mbi 1.000 ende të zhdukur. Ajo shkaktoj një dëm ekonomik prej 2.86 miliardë dollarësh. Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vlerësuan se afro 12 milionë njerëz u prekën direkt ose indirekt nga ky tajfun.