1910 – Zgjidhet për herë të parë Kryeministër i Greqisë Eleftherios Venizelos. Venizelos i ardhur nga Kreta, do ta qeveriste shtetin grek në 6 mandate të ndryshme politike. Ai do të bëhej i njohur për rivendosjen e marrëdhënieve politike dhe diplomatike me Turqinë e Ataturk-ut, përfshirjen e Greqisë në Luftërat Ballkanike, si dhe pushtimin e Shqipërisë së Jugut nga formacionet ushtarake të drejtuara prej tij. Dinastia Venizelos do ta dominonte politikisht Greqinë edhe në të ardhmen.
1930 – Lind në Qardaha të Sirisë, Hafez al Assad, Presidenti i këtij vendi. Ai do ta udhëhiqte Sirinë nga viti 1970 e deri në vdekjen e tij në vitin 2000. Gjatë udhëheqjes së tij Siria, do të njihte një rritje ekonomike, si pasojë e shfrytëzimit të burimeve të naftës dhe gazit. Ai do të ndërtonte një politikë paqësore dhe bashkëpunimi jo vetëm me shtetet e tjera arabe por edhe me Perëndimin. Pas vdekjes së tij nga kanceri në vitin 2000, pushtetin do ta merrte i biri Bashar-i i cili, do të shkaktonte edhe luftën civile të përgjakshme në këtë vend.
1973 – Egjipti dhe Siria, koordinojnë një sulm ushtarak të fuqishëm mes tyre ndaj pozicioneve izraelite. Gjatë luftës së Yom Kippur-it e cila do të zgjaste 20 ditë, forcat ushtarake të Izraelit, do të ndesheshin me ato egjiptiane dhe siriane në kanalin e Suezit dhe lartësitë Golan. Nga këto sulme 3000 izraelitë do të vdisnin ndërsa, nga palët egjiptiane dhe siriane humbjet do të ishin rreth 10.000 vetë. Pas përfundimit të këtyre sulmeve, trupat e bashkuara egjipto-siriane do të tërhiqeshin përtej pozicioneve të tyre.
1976 – Udhëheqësi komunist i Kinës Hua Guofeng, urdhëron arrestimin e të ashtuquajturës Banda e të Katërt-ve. Me arrestimin e këtij grupi ku bënin pjesë, gruaja e Mao-s Jiang Qing, dhe tre anëtarë të tjerë të Byrosë Politike, iu dha fund kështu zyrtarisht epokës së spastrimeve të Revolucionit Kulturor. Jiang Qing do të dënohej me burgim të përjetshëm, së bashku me të tre kolegët e saj, të cilët u akuzuan për tentativë të grushtit të shtetit.
1981 – Vdes në moshën 62 vjeçare, Presidenti i Egjiptit Anwar Sadat, si pasojë e një atentati terrorist. Sadat, do ta udhëhiqte shtetin egjiptian nga viti 1970 e deri në vdekjen e tij. Ai do të fitonte Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1978 si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin. Për këtë arsye ai u qëllua për vdekje nga një atentat i organizuar, nga një grup ekstremistësh islamikë. Ai u vra së bashku me bodyguardët e tij gjatë momentit të ndjekjes së një parade ushtarake në Cairo.
2002 – Ndërron jetë Ismail Lulani, arsimtar dhe piktor, një nga emrat me te shquar te artit shqiptar. Në vitin 1967 mbaron Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës “Ded Gjo Luli me trima”, u vlerësua mjaft nga kritika e kohës. Emërohet dhe punon si profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijimtari të lirë. Ai ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike “Prek Jakova”) në qytetin e Shkodrës. Ai ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktoret më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejzash, portret, natyra të qeta. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojërat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse. Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës” i cili iu dorëzua të shoqes së artistit.
2007 – Aventurieri britanik Jason Lewis do të bëhej personi i parë në botë që do të përshkruante atë për-rreth me varkë lundruese. Ai do të përdorte pedalinën dhe rremat me fuqinë e gjymtyrëve të tij duke përshkruar për 46 ditë afro 2000 milje detare. Në fund pas shumë ndalesash, nëpër portet e ndryshme të botës, Lewis kishte përshkruar një distancë të përgjithshme prej rreth 75.000 km. Ky mision do të quhej edhe si Ekspedita 360
2010 – Themelohet nga Kevin Systrom dhe Mike Krieger aplikacioni i quajtur Instagram. Ky aplikacion, do të shërbente njëkohësisht edhe si rrjet i komunikimit social dhe shpërndarjes së videove dhe fotove. Shumë shpejt Instagram-i, do të konkurronte Facebook-un dhe aplikacionet e tjera duke zënë kështu vendin e parë, përsa i përket numrit të përdoruesve. Në mesin e vitit 2019, Instagrami regjistron afro 1 miliardë përdorues në mbarë botën.