1901 – Leon Czolgosz, një anarkist i papunë, qëllon dhe plagos fatalisht Presidentin e SHBA William McKinley në Ekspozitën Panamerikane në Buffalo, të New York. McKinley vdiq më 14 shtator nga gangrena e shkaktuar nga plagët. Ai ishte presidenti i tretë amerikan që u vra, pas Abraham Lincoln në 1865 dhe James A. Garfield në 1881.
1943 – Instituti i Teknologjisë Monterrey është themeluar në Monterrey, Meksikë si një nga universitetet private më të mëdha dhe më me ndikim në Amerikën Latine. ITESM ishte universiteti i parë që ishte i lidhur me internetin në Amerikën Latine dhe në të gjithë botën hispanike. Sot ky institute, përfshin 36 kampuse.
1946 – Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara James F. Byrnes njofton se SHBA do të ndjekë një politikë të rindërtimit ekonomik në Gjermaninë e pasluftës. E njohur gjithashtu si “Fjala e shpresës” ky plan vendosi tonin e politikës së ardhshme të SHBA, pasi hodhi poshtë politikat ekonomike të Planit Morgenthau.
1955 – Pakicat greke, hebraike dhe armene të Stambollit janë shënjestra e një spastrimi të sponsorizuar nga qeveria. Me dhjetra janë vrarë në trazirat që pasuan. Pogromi do të mbaronte 24 orë më pas, dhe do të shkaktonte edhe shumë të emigruar, në drejtim të Greqisë, apo dhe vëndeve të tjera. Qeveria turke, do të këkronte falje, disa vjet më vonë.
1966 – Kryeministri Hendrik Verwoerd, arkitekti i aparteidit, është qëlluar për vdekje me thikë për në Capetown, të Afrika e Jugut gjatë një takimi parlamentar. Verwoerd, ishte një udhëheqës autoritar, shoqëror konservator dhe një nacionalist Afrikan. Vrasja e tij, shkaktoi një turbulencë të madhe sociale në Afrikën e Jugut.
1972 – Lind në Londër, Idris Elba. Elba, është një aktor, shkrimtar, producent, reper, këngëtar, kompozitor dhe DJ anglez. Ai është i njohur për rolet përfshirë Stringer Bell në serinë HBO The Wire, DCI John Luther në serinë BBC One Luther dhe Nelson Mandela në filmin biografik Mandela të Long Walk to Freedom.
1997 – Varrimi i Lady Dianës, Princesha e Uellsit zhvillohet në Londër. Mbi një milion njerëz u rreshtuan në rrugë dhe me miliona të tjerë, e shikuan nëpër botë nga televizioni. Ceremonia e varrimit të Lady Dianës, është një ndër më madhështoret e zhvilluara ndonjëherë jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe më gjerë. Një ceremony e tillë i ishte bërë vetëm Churchill.
2007 – Vdes në moshën 71 vjeçare, Luciano Pavarotti. Pavarotti, ishte një tenor operistik italian i cili gjatë pjesës së vonë të karrierës së tij kaloi në muzikë klasike, duke u bërë përfundimisht një nga tenorët më të vlerësuar dhe të dashur të të gjitha kohërave. Ai bëri regjistrime të operave të plota, duke fituar famë botërore për zërin e tij.