1943 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria e Kuqe Sovjetike rimerr Kievin. Para tërheqjes, gjermanët shkatërrojnë pjesën më të madhe të ndërtesave antike të qytetit. Gjatë kësaj beteje për çlirimin e kryeqytetit ukrainas gjermanët humbën 3 mijë trupa, ndërsa sovjetikët mbi 25 mijë. Beteja e Kiev-it, cilësohet si një ndër më të përgjakshmet në teatrin e luftimeve në Lindje.
1947 – Meet the Press, programi televiziv më i gjatë në histori, bën debutimin e parë të tij. Meet the Press është një program javor i lajmeve dhe intervistave televizive amerikane, të transmetuara në rrjetin NBC. Ai u konsiderua programi më i gjatë në historinë e televizionit, megjithëse formati aktual ka pak ngjashmëri me episodin debutues më 6 nëntor 1947.
1962 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miraton një rezolutë që dënon politikat e Aparteidit të Afrikës së Jugut. Njëkohësisht kjo rezolutë bën thirrje për të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të ndërpresin menjëherë, marrëdhëniet ushtarake dhe ekonomike me vendin.
1965 – Kuba dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zyrtarisht bien dakord të ndërtojnë një linjë ajrore për kubanezët që duan të shkojnë në Shtetet e Bashkuara. Deri në vitin 1971, 250,000 kubanezë kishin shfrytëzuar këtë program për të emigruar në SHBA. Sot në territorin amerikan, ndodhen afro 3 milionë kubanezë të cilët janë integruar në shoqërinë amerikane.
1971 – Komisioni i Energjisë Atomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teston bombën më të madhe nëntokësore të hidrogjenit me emrin koduar Cannikin. Ky testim do të bëhej në poligonin nuklear të ishullit Amchitka në arkipelagun e Aleutianeve. Shpërthimi i bombës do të ishte në ekuivalencën e 5 megatoneve.
1979 – Lind në New York, një nga basketbollistët më të famshëm të NBA, Lamar Odom. Odom, ishte lojtar i Los Angeles Lakers në NBA. Ai fitoi 2 kampionate në 2009 dhe 2010 dhe u emërua NBA Njeriu i Gjashtë i Vitit në 2011. Odom luajti në ekipin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, duke fituar një medalje bronzi në Lojërat Olimpike në 2004 dhe një medalje të artë në Kampionatin Botëror FIBA në 2010.
1985 – Në Kolumbi, guerilët e majtë të Lëvizjes së 19 Prillit marrin kontrollin e Pallatit të Drejtësisë në Bogotá, duke vrarë 115 njerëz, 11 prej tyre gjyqtarë të Gjykatës Supreme. Kjo peng-marrje, u zhvillua gjatë gjyqit kundër Presidentit Belisario Betancur. Disa orë më vonë, pas një sulmi ushtarak, mbetën të vdekur 25 gjykatës të Gjykatës Supreme të Kolumbisë.
2007 – Vdes në Milano në moshën 87 vjeçare gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Italian Enzo Biagi. Biagi, konsiderohet si një nga emblemat më të mëdha të gazetarisë italiane të shek XX-të. Aktiv në gazetari për gjashtë dekada dhe autor i rreth tetëdhjetë librave, Biagi fitoi çmime të shumta, ndër të cilat ai i Saint Vincentit të vitit 1979 dhe ai i Internacional Journalism Award në 1985.