1882 – Themelohet në Londër nga Bobby Buckle, një prej klubeve më të famshme të futbollit britanik Tottenham Hotspur. Përgjatë 137 viteve të ekzistencës së tij, klubi ka arritur të marrë 26 kupa kombëtare dhe ndërkombëtare.
1905 – Në New Hempshire të SHBA, me ndërmjetësinë e Presidentit amerikan Theodore Roosevelt u nënshkrua Traktati i Portsmouthi-it midis Perandorisë Ruse dhe asaj Japoneze, që i jepte fund lufës 2 vjeçare ruso-japoneze. Gjatë këtij konflikti do të humbnin jetën afro 200.000 vetë nga të dyja palët.
1945 – Shifranti i ambasadës sovjetike në Ottawa, Igor Guzenko, dezerton nga rradhët e saj duke i kërkuar shtetit kanadez statusin e azilantit politik . Ai do të merrte me vete 110 dokumente zyrtare të klasifikuara top secret ku tregonin të gjithë strukturët e rrjetit të spiunazhit rus në Kanada dhe në të gjithë Amerikën e Veriut. Ikja e Guzenkos do të trondiste ndjeshëm marrdhëniet dypalëshe Moskë – Ottawa.
1946 – Lind në Zanzibar të Afrikës Freddie Mercury, një prej këngëtarëve më të famshëm të shek XX. Mercury do të spikaste në vitet 70-80 me hitet e tij Killer Queen, Bohemian Raphsody, Show Must Go On, dhe Living On My Own. Ai do të shuhej nga sëmundja e AIDS-it në moshën 45 në vitin 1991.
1972 – Në Lojrat e 16 Olimpike verore që do të mbaheshin në Mynih të Gjermanisë, një grup terroristësh palestinesë do të merrnin peng, 11 atletë izraelitë në dhomat e tyre. Grupi i quajtur Shtatori i Zi do të kërkonte lirimin e 235 të burgosurve palestinezë dhe dy komunistëve gjermanë nga burgjet izraelite. Pas 24 orë negociatash kjo pengmarrje, do të përfundonte në mënyrë tragjike, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit në aeroportin ushtarak të Mynihut do të ngelnin të vdekur 17 vetë përfshi të gjithë atletët izraelitë, pengmarrësit palestinezë, dhe një polic gjerman.
1978 – Në rezidencën dimërore qeveritare të SHBA-së, Camp David, do të nënshkruhej marrëveshja e paqjes ndërmjet Presidentit egjiptian Anwar Sadat, dhe Kryeministrit izraelit Menachem Begin, e ndërmjetësuar nga Presidenti amerikan Jimmy Carter. Sadat dhe Begin po atë vit, si pasojë e kësaj marrveshjeje do të fitonin Çmimin Nobel për Paqjen.
1997 – Vdes në Kalkuta të Indisë, në moshën 87 vjeçare bamirësja e famshme me origjinë shqiptare Nënë Tereza. E njohur ndryshe si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza përgjatë gjithë jetës së saj, do të ndërmerrte misione humanitare në mbarë botët në ndihmë të të sëmurëve, të pastrehëve, dhe jetimëve. Kështu ajo gdhëndi përfundimisht emrin e saj në listën e Çmimeve Nobel për Paqjen të cilin do ta fitonte në vitin 1979.