1925 – Ekzekutohet në moshën 52 vjeçare, një prej eksponentëve më të lartë të spunazhit britanik në Europë, Sidney Reilly. Reilly ishte një agjent sekret i Secret Intelligence Service (më vonë MI6) i cili, u dërgua në Rusi gjatë periudhës së Luftës Civile 1918-1922. Ai u kap dhe u ekzekutua nga Kundër-zbulimi sovjetik OGPU, në qelitë e Lubyanka-s në Moskë, pasi u akuzua si komplotist ndaj regjimit komunist.
1943 – Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ndodh Bombardimi i Vatikanit në Romë. Rasti i parë ishte në mbrëmjen e 5 nëntorit 1943, kur një aeroplan aleat, hodhi bomba në zonën në jug-perëndimore të Bazilikës së Shën Pjetrit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme por pa viktima. Ndërsa bombardimi i dytë ndodhi një vit më pas.
1955 – Pasi u shkatërrua në Luftën e Dytë Botërore, Opera Shtetërore e rindërtuar e Vjenës rihapet me një shfaqje të Fidelio-s së Beethoven-it. Sekretari Amerikan i Shtetit, John Foster Dulles ishte i pranishëm. Transmetuesi shtetëror ORF shfrytëzoi rastin për të bërë transmetimin e parë të drejtpërdrejtë, në kohën kur kishte vetëm c. 800 teleshikues në të gjithë Austrinë.
1964 – Lind në Amstelveen të Hollandës, aktorja hollivudiane Famke Jensen. Jensen, gjithashtu është, regjisore, skenariste dhe ish-modelë. Ajo luajti Xenia Onatopp në Golden Eye, Jean Grey Phoenix në serinë e filmit X-Men, Ava Moore në Nip Tuck dhe Lenore Mills në trilogjinë e filmit Taken. Në vitin 2008, ajo u emërua një Ambasadore e Mirësisë për Integritet nga Kombet e Bashkuara.
1968 – Richard Nixon, zgjidhet si presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë zgjedhjeve presidenciale ai, do të triumfonte bindshëm ndaj rivalit të Partisë Demokrate Hubert Humphrey. Nixon, do të jepte dorëheqjen në verën e vitit 1974 pas të ashtuquajturit Skandalit të Ëatergate-it. Sipas sondazheve ai do të konsiderohej si një ndër politikanët më të papëlqyer në historinë e amerikës.
1983 – Platforma naftë-nxjerrëese ujore Byford Dolphin shërthen aksidentalisht duke lënë të vdekur 5 inxhinierë, dhe duke plagosur 3 të tjerë. Kjo do të ishte një nga tragjeditë më të rënda të ndodhura ndonjëherë në një platform naftë-nxjerrëse ujore. Byford Dolphyn gjatë momentit të shpërthimit, ishte stacionuar në Detin e Veriut.
1995 – André Dallaire tenton të vrasë kryeministrin Jean kanadez, Chrétien. Tentativa e tij, dështoi kur gruaja e Kryeministrit bllokoi derën. Dallaire pretendoi se kishte dëgjuar zëra që e çuan atë të depërtonte në rezidencën e 24 Sussex Drive. Gjyqtari, Paul Bélanger përcaktoi diagnozën e mëparshme të Dallaire për skizofreninë paranojake dhe e shpalli fajtor për vrasje në tentativë.