1881 – Publikohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edicioni i parë i gazetës “Los Angeles Times”. Ajo ka qarkullimin e katërt më të madh në mesin e gazetave në SHBA, dhe është gazeta më e madhe amerikane që nuk ka selinë në Bregun Lindor. Gazeta është e njohur për mbulimin e çështjeve të rëndësishme për Bregun Perëndimor të SHBA, si tendencat e emigracionit dhe katastrofat natyrore.
1918 – Presidenti amerikan Woodroë Wilson, udhëton për bisedimet e Paqes në Luftën e Parë Botërore në Versajë, duke u bërë Presidenti i parë amerikan që udhëton në Evropë ndërsa ishte në detyrë. Ai do të ishte dhe iniciatori kryesor për zhvillimin e Traktatin e Paqjes në Paris, që do të mbahej një vit më vonë. Gjithashtu Ëilson do të përkrahte gjerësisht, themelimin e shtetit shqiptar.
1963 – Lind në Voroshilovgrad të Ukrainës, Sergey Bubka. Bubka, është një ish kërcyes për së larti, ukrainas. Ai përfaqësoi Bashkimin Sovjetik deri në shpërbërjen e tij në 1991. Bubka u emërua dy herë Atlet i Vitit në Kërcimin për së Larti. Bubka, fitoi gjashë Kampionate Botërore në këtë sport, dhe theu 35 herë, rekordin e kërcimit për së larti. Rekordet e tij më të famshme janë 6.0 dhe 6.10 metra.
1971 – PNS Ghazi, një nëndetëse që i përkiste Marinës së Pakistanit, mbytet gjatë Luftës Detare Indo-Pakistaneze. PNS Ghazi, duke u nisur nga të qenit një nëndetëse e vetme në luftën Indo-Pakistani, u ciulësua si elita e Flotës Detare Pakistaneze, derisa u mbyt nën rrethana misterioze pranë bregdetit lindor të Indisë. Ajo, kryente operacione detare gjatë rrugës për në Gjirin e Bengalit.
1977 – Avioni civil i linjës ajrore, Malaysian Airline System Flight 653, u rrëmbye, për tu përplasur më pas në Johor të Malajzisë. Si pasojë mbetën të vrarë të 100 pasagjerët, në bord. Avioni u rrëmbye, sapo arriti në lartësinë e lundrimit. Rrethanat në të cilat ndodhën rrëmbimi dhe përplasja pasuese, mbeten të pa zgjidhura. Kjo është katastrofa më vdekjeprurëse e aviacionit në Malajzi.
1981 – Afrika e Jugut i jep pavarësinë, “atdheut” të Çiskei-it(nuk njihet nga asnjë qeveri jashtë Afrikës së Jugut).Çiskei, ishte një shtet nominalisht i pavarur në Bantustan, të Afrikës së Jugut. Ajo mbuloi një sipërfaqe prej 7.700 kilometrash katrorë, tërësisht i rrethuar nga ajo që ishte atëherë Province Cape Town, në një vijë të vogël bregdetare përgjatë bregut të Oqeanit Indian.
1992 – Gjatë, Luftës Civile në Somali, Presidenti amerikan George H. W. Bush urdhëron tërheqjen 28 mijë trupave amerikane për në Afrikën Verilindore. Gjatë kësaj lufte civile, do të humbnin jetën afro gjysëm milioni njerëz si dhe, do të zhvendoseshin 1 milionë refugjatë. Gjithashtu nga trupat amerikane, do të humbnin jetën 20 marinsa në betejën e Mogadishos.
2011 – Vdes në moshën 57 vjeçare, në Sao Paulo, Socrates. Socrates, ishte një futbollist brazilian që luajti si një mesfushor me tipare sulmuese. I njohur lehtësisht për mjekrën dhe shiritin e kokës, Sócrates u bë “simbol për një gjeneratë të tërë mbështetësish të futbollit”. Në 1983, ai u emërua Futbollisti i Vitit i Amerikës së Jugut. Në vitin 2004, ai u emërua nga Pele në listën e 100 lojtarëve më të mëdhenj në botë.