1919 – Përleshja në sheshin George, zhvillohet në Glasgoë, të Skocisë, gjatë një fushate protestash për orë më të shkurtuara pune. E njohur edhe si“ E Premte e Përgjakshme ”, kjo protestë u zhvillua më 31 Janar, 82 ditë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Pas kësaj, udhëheqësit e grevës u arrestuan dhe trupat britanike, të mbështetura nga gjashtë tanke, u zhvendosën në pikat kryesore në Glasgow dhe zonat përreth tij.
1949 – These Are My Children, sopa opera e parë televizive u transmetua live nga kanali NBC në Chicago. Krijuar nga Irna Phillips dhe e drejtuar nga Norman Felton, shfaqja u bazua në pjesën më të madhe të sopa operave të Philips, Today’s Children dhe Painted Dreams. Por transmetimi i kësaj soap opera, nuk u prit mirë nga kritikët të cilët, deklaruan qartë se televizioni duhet të kishte një prodhimtari më cilësore.
1951 – Miratohet Rezoluta 90 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me Luftën në Kore. Kjo rezolutë, vendosi të heqë diskutimin rreth “Ankesës e agresionit ndaj Republikës së Koresë” nga lista e çështjeve për të cilat do të merrej Këshilli i Sigurimit. Për miratimin e kësaj rezolute të gjithë anëtarët votuan në mënyrë unanime pro miratimit të saj. Kjo bëhej për të ndërprerë sa më shpejtë Luftën në Kore.
1958 – Gjatë Garës Hapësinore, sateliti i parë i suksesshëm amerikan Explorer 1 zbulon brezin e rrezatimit të Van Allen. Një rrip rrezatimi Van Allen është një zonë e grimcave të ngarkuara energjike, shumica e të cilave burojnë nga era diellore, të cilat kapen dhe mbahen rreth një planeti nga fusha magnetike e këtij planeti. Ky satelit, qëndroi në hapësirë 111 ditë. Ky do të ishte sateliti i tretë në Botë pas Sputnik 1 dhe 2.
1960 – Lind në Glasgow, Grant Morrison. Morrison, është një shkrimtar dhe dramaturg i librave komik skocez. Ai është i njohur për rrëfimet e tij jolineare dhe prirjet anti kulturore në veprimet e tij, në tituj duke përfshirë por pa u kufizuar në DC Manical Animal Man, Doom Patrol, Batman, JLA, Action Comics, All-Star Superman, Green Lantern, The Flash, Vertigo’s Invisibles, dhe Fleetway’s 2000 AD.
1973 – Vdes në, në moshën 77 vjeçare, Ragnar Fisch. Fisch, ishte një ekonomist norvegjez dhe bashkë-marrës i Çmimit të parë Nobel për Përkujtim në Shkencat Ekonomike në 1969 (me Jan Tinbergen). Ai është i njohur si një nga themeluesit e disiplinës së ekonometrisë, si dhe për shpikjen e termit makroekonomi mikroekonomi, term i përdorur gjerësisht në 1933. Për nder të tij u themelua qendra Fisch në Universitetin e Oslos.
2001 – Në Hollandë, një gjykatë skoceze dënon libianin Abdelbaset al-Megrahi dhe liron një shtetas tjetër libian për pjesëmarrjen e tyre në hedhjen në erë të Pan Am Flight 103 mbi Lockerbie, të Skocicë në vitin 1988. Avioni civil i linjës Pan Am shpërtheu mbi Lockerbie, duke shkaktuar vdekjen e të 270 pasagjerëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit në bord. Ky do të ishte një nga sulmet më të rënda terroriste deri në atë kohë.